Videot kryesore

ambasada amerikane drejtesia.mp4
ambasada amerikane drejtesia.mp4 Gazeta Si 110 Shikime • 7 years më parë

Mesazhi i ambasades amerikane per reformen ne drejtesi ku theksohet se me kete proces do te kete nje drejtesi te bararabarte per Shqiperine

Tempulli budist në këmbët e një vullkani
Tempulli budist në këmbët e një vullkani Gazeta Si 116 Shikime • 7 years më parë

Tempulli budist në këmbët e një vullkani

Firmoset marrëveshja që i hap rrugë Turqisë për rindërtimin e Laçit
Firmoset marrëveshja që i hap rrugë Turqisë për rindërtimin e Laçit Gazeta Si 73 Shikime • 7 years më parë

Shqipëria dhe Turqia nënshkruan këtë të shtunë marrëveshjen për rindërtimin, që i hap rrugë agjencisë turke të strehimit social që të investohet në ndërtimin e 500 banesave në qytetin e Laçit, sipas ndihmës së ofruar nga Presidenti turk, Recep Taip Erdogan pas tërmetit të 26 nëntorit.

Marrëveshja u nënshkruar nga ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum dhe ministri shqiptar i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në prani të Kryeministrit Edi Rama.

“Tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në këtë moment të nënshkrimit për të vazhduar me zbatimin e këtij programi bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do të ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të Presidentit Erdogan dhe ne kemi zgjedhur zonën e Laçit ku besojmë se me këtë projekt do t’i hapim rrugë një transformimi rrënjësor me qëllim që njerëzit që humbën shtëpitë të kthehen në shtëpi më të mira sesa ato që humbën”, deklaroi në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, ministri turk ripërcolli edhe njëherë mesazhin e Presidentit turk në mbështetje të popullit shqiptar dhe tha se realizimi i 500 banesave është shenjë konkrete e kësaj mbështetjeje.

igli tare videomesazhi
igli tare videomesazhi Gazeta Si 54 Shikime • 6 years më parë

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, tashmë drejtori sportiv i ekipit të Lacios, Igli Tare ka dhënë një videomesazh për të marrë masat kundër koronavirusit, duke qëndruar në shtëpi.

Video – Si e mban Jurgen Klopp në formë Livepulin
Video – Si e mban Jurgen Klopp në formë Livepulin Gazeta Si 53 Shikime • 6 years më parë

Trajneri Jurgen Klopp përpiqet që të mbajë lart si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht lojtarët e Liverpulit, përmes organizimit të seancave stërvitore në distancë, ku të gjithë lojtarët janë nëpër shtëpitë e tyre.

Në një seancë të tillë, Klopp u kujton lojtarëve se talenti Harvey Elliot ka ditëlindjen dhe u kërkon të gjithëve që ta urojnë fillimisht në anglisht dhe më pas në të gjitha gjuhët që flitet nga lojtarët e “The Reds”.

E mes gjuhëve që fliten në “Anfield” është edhe shqipja. Xherdan Shaqiri ‘zbatoi’ urdhrin e Klopp për t’i përçuar në shqip një “Shumë urime për ty!” shokut të skuadrës, Harvey Elliot.

Kleri kërkon hapjen e kishave dhe xhamive, Rama: Pas datës 18 maj
Kleri kërkon hapjen e kishave dhe xhamive, Rama: Pas datës 18 maj Gazeta Si 59 Shikime • 6 years më parë

Përfaqësues të komuniteteve fetare në vendin tonë i kërkuan Kryeministrit Edi Rama që të shqyrtohet mundësia e hapjes së kishave dhe xhamive për besimtarët, sipas një protokolli sigurie higjieno-sanitare dhe distancimi fizik.

Kërkesa i është bërë personalisht Kryeministrit Rama gjatë një bashkëbisedimi online që kreu i Qeverisë pati me përfaqësues të klerit fetar. Bashkëbisedimi është kërkuar pas një peticioni të besimtarëve drejtuar Komunitetit Mysliman që të hapeshin xhamitë për pjesën e mbetur të Muajit të Ramazanit.

Megjithatë, Kryeministri këmbënguli se hapja do të jetë graduale dhe xhamitë e kishat përfshihen në fazën pas 18 majit. Për këtë ai kërkoi nga komunitetet fetare që të hartojnë protokollet e sigurisë dhe të distancës fizike.

Rama tha se propozimet e tyre do të shqyrtohen në Komitetin e Ekspertëve që do të kenë fjalën e fundit për të vendosur për hapjen ose jo të tyre.

"Besoj që më 18 maj ku do të jetë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare. Të fillojmë nga puna sot, të na propozoni me ide konkrete, si mund të mblidhen komunitete fetare duke ruajtur distancat. Nëse jeni dakord ne menjëherë pas këtij takimi do ju kontaktojnë nga zyra dhe sigurisht do të ballafaqohemi me komitetin e ekspertëve sepse ai do të vendosë ", tha Rama.

Deti “gëlltit” tokën me 8 banesa në Norvegji
Deti “gëlltit” tokën me 8 banesa në Norvegji Gazeta Si 99 Shikime • 6 years më parë

Deti përpiu një masiv theu dhe tetë banesa në një rajon verior të Norvegjisë, fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.

Fenomeni jo fort i rrallë në këtë zona norvegjeze ka ndodhur në rajonin Alta dhe është filmuar në kamera nga një banor lokal.

Nga pamjet që po shpërndahen në internet shihet masivi i tokës rreth 800 metra i gjatë dhe 40 metra thellësi që gëlltitet lehtësisht nga uji i detit dhe bashkë me të shkatërrohen edhe tetë shtëpi.

Autoritetet thonë se deri më tani nuk ka raportime për të vdekur, pasi shtëpitë shërbenin kryesisht si shtëpi pushimi në periudhën e verës, që në këtë sezon, falë edhe kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë ishin bosh.

I vetmi banorë që shquhet me vështirësi në video është një qen, që tërhiqet brenda në ujë, por që fatmirësisht ja arrin që të dalë me not sërish në breg.

Dy opsionet e Ramës për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Dy opsionet e Ramës për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme Gazeta Si 41 Shikime • 6 years më parë

Gjendja e fatkeqësisë natyrore përfundon ditën e martë (23 qershor) dhe një ditë më vonë, të paktën juridikisht vendi kthehet në normalitet. Megjithatë, shtimi i infeksioneve të reja të raportuara përgjatë ditëve të fundit ka shtuar zërat për një zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga Qeveria dhe mazhoranca kjo temë është anashkaluar për momentin, por në fillim të muajit qershor, atëherë kur vendi u hap thuajse plotësisht, Kryeministri Edi Rama nuk përjashtonte zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zona të caktuara të vendit.

Në këtë deklaratë, Kryeministri nënkuptonte zonat bregdetare dhe e interpretonte mundësinë e zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë në mënyrë që Qeveria të kishte në dorë instrumentet për të luftuar përhapjen e infeksionit, duke qenë se rritja e temperaturave do të zhvendoste gjithnjë e më shumë njerëz në drejtim të bregdetit.

Pa kaluar as dhjetë ditë nga kjo deklaratë, Kryeministri Edi Rama doli me një paralajmërim për rikthimin e karantinës dhe zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, që tha se ishte i detyruar që ta ndërmerrte nëse shifrat me infeksione të reja vazhdonin me ritmet e regjistruara në dhjetë ditët e para të qershorit.

Prej asaj dite, shifrat kanë qenë të larta e po ashtu, sipas raportimeve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë është rritur edhe numri i pacientëve që janë shtruar në spital. Përballë këtyre zhvillimeve dhe me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, çfarë duhet të presin shqiptarët të mërkurën; zgjatje të përgjithshme të gjendjes së jashtëzakonshme, apo gjendje të jashtëzakonshme vetëm në bregdet?

Erdogani rikthen siluetën e Ataturkut mbi pallatin Presidencial
Erdogani rikthen siluetën e Ataturkut mbi pallatin Presidencial Gazeta Si 52 Shikime • 6 years më parë

Turqia përkujtoi 98-vjetorin e çlirimit nga forcat greke të Anadollit Perëndimor pa një paradë ushtarake për shkak të koronavirusit, por mbi pallatin presidencial të Reçep Taip Erdogan fluturuan 300 dronë ndriçues.

Dronët e kontrolluar nga distanca përmes një programi, që mediat turke thanë se është vepër e inxhinierëve vendas, formuan në qiell simbole patriotike turke, përfshirë këtu edhe siluetën e Mustafa Kemal Ataturkut në foton e famshme në kodrat e Kocatepesë pas fitores përfundimtare ndaj forcave greke në Anadollin Perëndimor, në betejën e Dumlupinarit, që zgjati nga data 26 deri më 30 gusht.

Spektakli i dritave mbi godinën presidenciale mbërrin në një periudhë të rindezur tensionesh mes Ankarasë dhe Athinës për pretendimet që të dyja palët kanë për ujërat në Detin Egje.

Turqia ka paralajmëruar Greqinë se ligji i miratuar që në mes të viteve ’90 nga Asambleja Kombëtare turke, sipas të cilit një vendim grek për t’u zgjeruar me 12 milje në det është një akt i mjaftueshëm që të konsiderohet si akt lufte.

Megjithatë, Greqia ka përjashtuar, të paktën për momentin, zgjerimin e ujërave të veta territoriale në Lindje, por ka deklaruar se do ta ushtrojë këtë të drejtë, që Athina thotë se i buron nga Konventa e OKB-së për ligjin e detit vetëm në Perëndim në Detin Jon.

Gjiknuri pret PD, Balla: Propozimi ynë për listat është më i miri
Gjiknuri pret PD, Balla: Propozimi ynë për listat është më i miri Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

Partia Socialiste shprehet e gatshme që të diskutojë me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare metodikën e hapjes së listave, por me bindjen se propozimi i saj është më i miri i mundshëm.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla thotë se formula e propozuar nga PS garanton përfaqësimin gjinor në Kuvend dhe njëkohësisht u jep mundësi votuesve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve të ofruara nga partia, pa i mohuar kësaj të fundit peshën elektorale të saj.

“Argumenti që një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbështetjen reale të partisë politike, duhet që të përmbushë legjitimitetin demokratik për të pasur votat, sepse kjo nuk mund të jetë që mblidhen 36 vetë në Tiranë, marrin të gjithë nga 300 vota dhe ai që ka 301 është deputeti. Ky nuk është legjitimiteti demokratik. Në këtë kendvështrim fakti që renditja e partisë politike thyhet nga mbështetja që do të marrë secili kandidat, ky është një hap shumë i madh dhe brenda pjesës që do të quhet renditja e propozuar nga partia, numri i votave për secilin kandidat rimodelon listën”, tha Balla.

Balla foli para gazetarëvenë përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ndërkohë që në orët e pasdites Rama do të mbledhë drejtuesit politikë të partisë në qarqe për raportimin javor. Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve dha me shifra se cilat janë pretendimet e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

“Partia Socialiste, që është forca modernizuese e jetës politike në vend do të ketë në grupin e saj parlamentar të pas 25 prillit, nga 75, apo 74 minimalisht, të paktën një e treta do të jenë gra dhe kjo do të thotë që është një numër i konsiderueshëm”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve u shpreh i bindur gjithashtu se Partia Demokratike do të dorëzojë në Këshillin Politik një propozim të sajin për formulën e hapjes së listave, propozim që do t’i bashkohej atij të Rudina Hajdarit, që kërkon renditje alfabetike në listat e kandidatëve për deputetë.

Drejt Asamblesë në tetor

Taulant Balla tha se së shpejti do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partia Socialiste, pa dhënë më shumë detaje.

Gazeta “Si” mëson se kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar dhe pritet që të jetë temë diskutimi edhe në mbledhjen e pasdites së Edi Ramës me drejtuesit politikë të partisë në qarqe.

Një propozim që po qarkullon është ai i mbajtjes së Asamblesë me rreth 350 anëtarë në dy javët e para të muajit tetor në tre qytetet. Sipas këtij propozimi, asambleistët e Jugut të mblidhen në Fier, të Veriut në Shkodër dhe të Shqipërisë së Mesme në Tiranë. Mbledhjet do të lidhen me njëra-tjetrën përmes platformave online dhe më pas të votohet për kryesinë e re të partisë.

Asambleja duhej të ishte thirrur pas zhvillimit të kongresit në fund të muajit shkurt, por u shty për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Pika tjetër në rend të ditës në këtë mbledhje, siç mëson Gazeta “Si”, do të lidhet me konstatimet e drejtuesve të qarqeve në terren nga takimet me qytetarët. Kryeministri Rama u ka kërkuar 11 drejtuesve të qarqeve (me përjashtim të Durrësit, ku Rama është vetë drejtues politik i qarkut) një raport përmbledhës mbi perceptimin e qytetarëve për qeverisjen.

Rama ka ngarkuar drejtuesit politikë që në takimet me qytetarët të përqëndrohen fort tek punët e kryera nga Qeveria, tek reformat e ndërmarra, sidomos ajo në drejtësi dhe tek investime në sektorët strategjikë, si ujësjellësat.

Makina fluturuese
Makina fluturuese Gazeta Si 123 Shikime • 5 years më parë

⁣Zbulohet
makina e parë fluturuese me shpejtësi maksimale 75 milje në orë

Gjatë korrikut në Rinas hynë 100 mijë persona më shumë se dy vjet më parë
Gjatë korrikut në Rinas hynë 100 mijë persona më shumë se dy vjet më parë Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

⁣Gjatë korrikut në Rinas hynë 100 mijë persona më shumë se dy vjet më parë

Ushtarë rusë u dorëzohen atyre ukrainas në Kharkov
Ushtarë rusë u dorëzohen atyre ukrainas në Kharkov Gazeta Si 118 Shikime • 4 years më parë

Momenti i dorëzimit të disa ushtarëve rusë te ushtria ukrainase. Besohet se ky episod është regjistruar në Kharkov, qytet në lindje të Ukrainës, ku është raportuar se trupat ruse kanë hyrë në brendësi të tij, por ende s’e kanë kontrollin.

Arrestohet polici në Sarandë, shiste kanabis në lokalet e natës
Arrestohet polici në Sarandë, shiste kanabis në lokalet e natës Gazeta Si 74 Shikime • 3 years më parë

⁣Arrestohet polici në Sarandë, shiste kanabis në lokalet e natës

Goditet grupi i falsifikatorëve të kartëmonedhave të huaja në Vlorë
Goditet grupi i falsifikatorëve të kartëmonedhave të huaja në Vlorë Gazeta Si 62 Shikime • 1 year më parë

⁣Goditet grupi i falsifikatorëve të kartëmonedhave të huaja në Vlorë

Kampionat i fortë apo mediokër
Kampionat i fortë apo mediokër Gazeta Si 71 Shikime • 1 year më parë

⁣Pikë të lëna rrugës, diferenca të ngushta, dhe AF Elbasani që duket se e ka mbyllur sezonin... Superiorja kthehet këtë mesjavë me raundin e 31.

‘Çmenduri angleze’, Totenhami sfidon Liverpulin (VIDEO)
‘Çmenduri angleze’, Totenhami sfidon Liverpulin (VIDEO) Gazeta Si 118 Shikime • 7 years më parë

Dy gjysmëfinale spektakolare dhe dy përmbysje të çmendura nga dy ekipe angleze. Pas Liverpulit edhe Totenham ka bërë mrekullinë, duke përmbysur humbjen e parë në shtëpi me Ajaksin dhe ka triumfuar në Amsterdam 2-3.

Ceremonia e çuditshme e mbylljes së kufirit Indi-Pakistan
Ceremonia e çuditshme e mbylljes së kufirit Indi-Pakistan Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri pakistanez, Imran Khan akuzoi Indinë se për të hequr vëmendjen nga kritikat e komunitetit ndërkombëtar për heqjen e autonomisë dhe shtypjen e qytetarëve në zonën e Kashmirit po përgatitet që të ndërmarrë një sulm ballor ndaj Pakistanit.

Deklarata është tregues për tensionet e rindezura mes dy vendeve. Por, tensionet nuk e kanë ndaluar as këtë herë ceremoninë e famshme të mbylljes së kufirit mes dy vendeve në zonën Ëagah-Attari.

Ceremonia daton që prej vitit 1959 dhe karakterizohet nga lëvizje të shpejta dhe thuajse vallëzuese të Forcës Indiane të Sigurisë përballë Rejnxhërsave pakistenezë. Simbolika interpretohet si tregues i rivalitetit dhe armiqësisë së hershme mes dy vendeve, por edhe i respektit, vëllazërisë dhe lidhjeve të shumëfishta që karakterizojnë marrëdhënien e tyre.

Mbyllja e kufirit në Ëagah (Pakistan) dhe Attari (Indi) kryhet çdo ditë sipas këtij rituali. Ushtarët protagonistë në të janë të trajnuar mirë dhe e kanë të detyruar mbajtjen e mustaqeve (India) dhe mjekrës (Pakistani). Ata nuk janë të trajnuar për luftë, por paguhen vetëm si “aktorë” në cermoninë në fjalë.

Ceremonia tërheq çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj. Që prej vitit 1959, pak pas përfundimit të luftës mes dy vendeve për sovranitetin mbi Kashmirit, ajo nuk është ndërprerë për asnjë rast. Ajo nuk u ndërpre as në 2014, kur një sulm me kamikaz në pjesën pakistaneze la dhjetra të vrarë dhe as në 2016, kur në pjesët e tjera të kufirit, ushtritë e dy vendeve ishin përfshirë në një konflikt që për pak desh gjeneroi në një luftë frontale.

Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe
Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Çfarë shije ka një banane e ngjitur në mur në instalacionin e artistit italian Mauricio Cattelan, e që sipas galerisë “Art Basel Miami Beach” është vlerësuar të paktën 120 mijë dollarë? Këtë e zbuloi një tjetër artist.

David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.

“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.

Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.

“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.

Ambasada Ruse akuzon ambasadoren Yuri Kim për deformim të fjalës së Lavrov me Ramën
Ambasada Ruse akuzon ambasadoren Yuri Kim për deformim të fjalës së Lavrov me Ramën Gazeta Si 77 Shikime • 6 years më parë

Ambasada Ruse në Tiranë akuzon Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim se ka deformuar fjalët e thëna nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë në cilësinë e Presidentit të OSBE-së.

“Kemi vënë re se Ambasadorja e SHBA-ve në faqen e saj në Tëitter dhe më pas edhe një serë mediash lokale kanë shtrembëruar fjalët e Ministrit të Jashtëm Rus Sergej Lavrov në konferencën për shtyp me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Edi Rama. Pse? Shkaku mund të jetë përkthim i gabuar, ose mungesë dëshire për të verifikuar fjalët origjinale. Shpresojmë që kolegët tanë e kanë bërë pa qellim të keq”, thotë Ambasada ruse.

Përfaqësia diplomatike e Federatës Ruse në Tiranë poston një faksimile të postimit në rrjetet sociale të ambasadores amerikane në Tiranë, e cila citon fjalët e thëna nga Sergey Lavrov në konferencën e përbashkët me Ramën.

“Ne e dimë që Shqipëria synon anëtarësimin në BE. Unë besoj që Shqipëria mund të jetë një nga ato shembuj kur detyrimet e pengojnë që të zhvillojë marrëdhënie miqësore me përfitime të përbashkëta në tregti, investime dhe ekonomi”, citon Yuri Kim kryediplomatin rus.

Sipas këtij citimi, me fjalën “detyrime” Lavrov nënkuptonte angazhimin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe të procesit të integrimit europian, që në fjalët e mësipërme kuptohen si pengesë për të zhvilluar marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shqipërisë.

Por, Ambasada Ruse në Tiranë thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe fjalët e Lavrov janë deformuar, duke postuar edhe përkthimin zyrtar në anglisht të fjalës së thënë prej tij.

“Ne jemi të hapur për të zhvilluar marrëdhënie aq intensive sa janë të lumtur kolegët shqiptarë. Kryeministri theksoi detyrimet që Shqipëria ka si anëtare e NATO-s dhe sidomos ndaj aleatëve të tyre, SHBA. Jemi në dijeni që Shqipëria kërkon që të fillojë procesin e anëtarësimit për të hyrë ne Bashkimin Europian dhe po e shohim se kjo aktualisht po ndodh. Por, ka shembuj të shumtë, dhe jam i sigurtë që Shqipëria mund të bëhet njëri prej tyre, ku asnjë detyrim i mësipërm nuk ndalon zhvillimin normal, të shëndetshëm të marrëdhënieve me përfitim të përbashkët në sfera si tregtia, investimet, ekonomia dhe promovimi i kontaktit të njerëzve në fushat humanitare, kulturore dhe arsimore. Nuk shoh asnjë arsye që mund të na ndalojë ne të zhvillojmë të tilla marrëdhënie”, thuhet në përkthimin e ofruar nga përfaqësia diplomatike ruse në Tiranë.

Në konferencën e përbashkët Rama-Lavrov në Moskë pati një moment kur kryediplomati rus citoi “detyrimet” që Shqipëria ka si anëtare e NATO-s dhe si kandidate për anëtarësim në BE, që u përkthyen si detyrime që pengojnë zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Rama i ktheu përgjigje Lavrovit duke deklaruar se Shqipëria nuk ishte e detyruar, por kishte zgjedhur aleancën me NATO-n, SHBA-në dhe rrugën drejt anëtarësimit me BE. Kryeministri deklaroi se do ta shënonte në CV se kishte korrigjuar ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ndërsa ky i fundit iu përgjigj me shaka se duhej të korrigjonte përkthyesin.

Showing 90 out of 157