Videot kryesore

Hiqet dhe përdhoset nga një protestues flamuri izraelit në ambasadë
Hiqet dhe përdhoset nga një protestues flamuri izraelit në ambasadë Gazeta Si 70 Shikime • 2 muaj më parë

⁣Hiqet dhe përdhoset nga një protestues flamuri izraelit në ambasadë

Burg edhe kush bllokon rrugët! Rama i përgjigjet opozitës
Burg edhe kush bllokon rrugët! Rama i përgjigjet opozitës Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

Pasi sqaroi se në Berlin nuk kishte vajtur me misionin për të marrë vendimin e Angela Merkel për hapjen, ose jo të negociatave dhe pasi foli për keqpërdorimet dhe keqinformimet politike e mediatike, që sipas tij pasuan samitin me Presidentin francez dhe Kancelaren gjermane, Kryeministri Edi Rama përçoi një mesazh të fortë në drejtim të opozitës.

Përtej imagjinatës, të hidhesh nga avioni pa parashutë
Përtej imagjinatës, të hidhesh nga avioni pa parashutë Gazeta Si 99 Shikime • 7 years më parë

Përtej imagjinatës, të hidhesh nga avioni pa parashutë

Vitrinat nxinin, e doja të bëja njerëzit të ndalonin një çast.
Vitrinat nxinin, e doja të bëja njerëzit të ndalonin një çast. Gazeta Si 150 Shikime • 7 years më parë

“Doja ti bëja njerëzit të ndalonin tek vitrinat e ATSH-së, me fëmijët e vegjël dhe loja me kundra-dritën. Kur i pa drejtori, u gëzua. Unë nuk dija gjë se, çdo thuhej më vonë, e një nga fotografët e ftuar në panel, Alqi Golloshi, në një emision në Top Channel tha se Leoni kur ndërroi vitrinat menduam se ishte rrëzuar qeveria”, thotë Çika në këtë ekskluzive për “Gazetën Si”, teksa ka rrëfyer për institucionin më të fuqishëm të propagandës asokohe, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, të fund vitit të ’80-ës.

Zgjedhjet në Mal të Zi, Rama bën thirrje për të votuar Gjukanoviçin
Zgjedhjet në Mal të Zi, Rama bën thirrje për të votuar Gjukanoviçin Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Përmes një video-mesazhi të shprehur në anglisht dhe në gjuhën malazeze, Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të mbështet Milo Gjukanoviç në zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel.

“Se ç’është më e mira për Malin e Zi unë nuk mund të gjykoj pasi nuk jetoj atje. Por ajo që mund të them pa asnjë ngurrim është se çfarë ka bërë Milo Gjukanoviç për Malin e Zi duhet ti bëjë krenarë të gjithë qytetarët e këtij shteti. Milo Gjukanoviç e ka bërë Malin e zi më të fortë dhe me të mirë. Askush në ditët e sotme nuk mund ta shpëtojë Malin e Zi, përveç njeriut qe e ka shpëtuar shumë herë. Milo Gjykanoviç e ka kthyer Malin e Zi në yllin shndritës të rajonit tonë’, thotë Kryeministri shqiptar në mesazhin e shpërndarë edhe nga mediat malazeze.

Thirrja e Edi Ramës duket se bie ndesh me fushatën e “Listës Shqiptare”, një koalicion që ka mbledhur rreth vetes partitë kryesore shqiptare atje me sloganin “Voto Shqip”, në përpjekje për të maksimizuar votën dhe për të shtuar numrin e mandateve në Parlamentin e ri. Nëse elektorati shqiptar atje unifikohet i gjithi rreth kësaj liste, shqiptarët mund të sigurojnë deri në 4 mandate në Kuvendin e ri malazez.

Ky mesazh i Edi Ramës nuk është pritur mirë nga partitë shqiptare në Mal të Zi, një pjesë e të cilave e kanë vlerësuar si të pakonceptueshme thirrjen e tij për të votuar Milo Gjukanoviçin dhe jo partitë shqiptare. Në fakt, ndryshe nga zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit të një viti më parë, Edi Rama nuk ka shfaqur publikisht të njëjtin entuziazëm për bashkimin e shqiptarëve.

Në atë kohë, Rama dhe Hashim Thaçi u qortuan nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç për ndërhyrje në punët e brendshme.

Sa i takon Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ai është treguar më i ekuilibruar. Thaçi nuk ka udhëzuar mbështetjen e asnjë partie, por ka kërkuar që shqiptarët të dalin masivisht në votime.

Ndërkohë, Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për partitë shqiptare.

“Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare. Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit”, tha ai.

Shqiptarët në këto zgjedhje nuk dalin plotësisht të unifikuar. Katër parti janë mbledhur rreth një liste të përbashkët, ndërsa tre subjekte të tjera garojnë më vete. Ndërkohë, tek shqiptarët atje, Milo Gjukanoviç është parë gjithmonë si “e keqja më e vogël” në krahasim me ekstremistët malazez dhe partitë serbe të Malit të Zi. Për këtë arsye, në zgjedhjet e 2018-ës, Gjukanoviç mori edhe mbështetjen e partive shqiptare.

⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet
⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet Gazeta Si 71 Shikime • 6 years më parë

Parlamenti miratoi vitin e kaluar një ligj përmes të cilit u hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar mjeteve ujore që përdoren për qëllime turizmi, si jahtet. Por, pa u mbushur ende viti nga ky vendim, deputeti Ilir Beqaj thotë se Kodi Detar është bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji dhe propozon ndërhyrjen.

Beqaj, që ishte relator në nismën e heqjes së TVSH-së për jahtet thotë se ka identifikuar nga ankesat e operatorëve turistikë në këtë treg disa pengesa, si tarifa doganore të ndryshme e mjeteve lundruese të trupëzuara dhe ato me fryrje, shtetësia e kapitenit dhe procedura e zhdoganimit të këtyre mjeteve lundruese.

Aktualisht, Kodi Detar i Shqipërisë përcakton se licencë kapiteni u jepet vetëm shtetasve shqiptarë, ose shtetasve të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

“Kjo e kufizon shumë rrethin e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar këto anije në kushtet kur prej vitesh në Shqipëri ne nuk kemi më një shkollë që të përgatisë kapitenë anijesh shqiptarë.

Beqaj thotë se mungesën e kapitenëve për të drejtuar anijet po e vuan edhe industria e peshkimit.

“Nëse rrijmë me kufizimin e vendeve të BE, ata janë më të kushtuteshëm dhe ky problem është edhe me industrinë e peshkimit”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj propozon që gjeografia të zgjerohet me listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Kam bërë këtë propozim duke e zgjeruar gjeografinë me vendet anëtare të OECD, vende që kanë një strukturë administrative që mund t’u besojmë dhënien e licencës. Turqia, si shembull, ka një industri blu mjaft të zhvilluar, në turizëm, peshkim”, deklaroi ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në thelb tha se nuk ishte kundër ndërhyrjeve në Kodin Detar, por kërkoi kohë për shkak se ishte në pritje të ekspertizës nga ana e Bashkimit Europian për të ndërhyrë në të gjithë Kodin Detar.

Megjithatë, në lidhje me hapjen e tregut për kapitenë të huaj, MIE kërkoi që të bëhet kujdes dhe të mbrohen kapitenët shqiptarë të paktën tek anijet tregtare me flamuj shqiptarë.

“Mendoj që përsa kohë bëhet fjalë për anije tregtare shqiptare, mendoj që kapitenët shqiptarë të kenë mundësi punësimi të paktën për anijet me flamuj shqiptarë. Nëse ne do ta hapim, atëherë do të mbulohet tregu me kapiteni që janë shtetas të huaj”, deklaron eksperti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Elson Thana.

Diskutimet u bënë në mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit të Ligjeve, ku pati edhe një përplasje mes zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Xhafaj tha se Komisioni i kishte refuzuar pjesëmarrjen në Komision të drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Detar, Paulin Ndreu. Por, Ulsi Manja tha se kush merr pjesë në mbledhjet e Komisionit e përcakton ministria dhe jo Komisioni.

Basha i drejtohet Ramës: Berisha e Meta fajtorë që ti je sot në politikë
Basha i drejtohet Ramës: Berisha e Meta fajtorë që ti je sot në politikë Gazeta Si 63 Shikime • 5 years më parë

⁣Basha i drejtohet Ramës: Berisha e Meta fajtorë që ti je sot në politikë

Go Taps
Go Taps Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

Si funksopnon Go Taps

Kapen mbi 3 tonë kokainë mes bananeve në Itali me vlerë rreth 1 mld euro
Kapen mbi 3 tonë kokainë mes bananeve në Itali me vlerë rreth 1 mld euro Gazeta Si 50 Shikime • 5 years më parë

⁣Kapen mbi 3 tonë kokainë mes bananeve në Itali me vlerë rreth 1 mld euro

Mesazhi i Ilir Metës për "rilindasit" kombëtarë e ndërkombëtarë
Mesazhi i Ilir Metës për "rilindasit" kombëtarë e ndërkombëtarë Gazeta Si 83 Shikime • 4 years më parë

⁣“Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin ‘de facto’ pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën.

Jam Ilir Meta u them atyre o super budallenj, ju jeni vetëm yje (medias) vetëm informoni drejt,” iu drejtua Presidenti i Republikës, Ilir Meta, medias në konferencën 20 minutashe për shtyp ku informoi se kishte depozituar një kallëzim penal ne Prokurorinë e Tiranës dhe SPAK me argumentin se Kuvendi ka falsifikuar dokumentet për shkarkimin e tij.

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke folur në Kongresin e Partisë Socialiste
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke folur në Kongresin e Partisë Socialiste Gazeta Si 81 Shikime • 4 years më parë

⁣Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke folur në Kongresin e Partisë Socialiste

Mashtroi bizneset, punonjësja e postës private shoqërohet nga policia në Gjykatën e Korçës
Mashtroi bizneset, punonjësja e postës private shoqërohet nga policia në Gjykatën e Korçës Gazeta Si 77 Shikime • 3 years më parë

⁣Mashtroi bizneset, punonjësja e postës private shoqërohet nga policia në Gjykatën e Korçës

Shpërthim në Lushnjë nga vinçi që preku tensionin e lartë
Shpërthim në Lushnjë nga vinçi që preku tensionin e lartë Gazeta Si 83 Shikime • 2 years më parë

⁣Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes.
Si pasojë e shpërthimit pas vinçierit, Landi Verçani, mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij 24 vjeçar i cili po transportohej drejt Traumës.
Bëhet me dije se i riu ka qenë brenda vinçit kur mjeti i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik.

Deputeti demokrat Luan Baçi paraqitet në SPAK
Deputeti demokrat Luan Baçi paraqitet në SPAK Gazeta Si 77 Shikime • 2 years më parë

⁣Deputeti demokrat Luan Baçi paraqitet në SPAK

Shpërthimi te lokali në Rrugën e Durrësit, arrestohet 46-vjeçari
Shpërthimi te lokali në Rrugën e Durrësit, arrestohet 46-vjeçari Gazeta Si 56 Shikime • 1 year më parë

⁣Shpërthimi te lokali në Rrugën e Durrësit, arrestohet 46-vjeçari

Ekstradohet në Shqipëri anëtari i grupit që trafikonte drogë në Europë
Ekstradohet në Shqipëri anëtari i grupit që trafikonte drogë në Europë Gazeta Si 57 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Ekstradohet në Shqipëri anëtari i grupit që trafikonte drogë në Europë

Kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 32 shqiptarë
Kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 32 shqiptarë Gazeta Si 107 Shikime • 7 years më parë

Kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 32 shqiptarë

Pamjet spektakolare të ujëvarës nënujore
Pamjet spektakolare të ujëvarës nënujore Gazeta Si 125 Shikime • 7 years më parë

Pamjet spektakolare të ujëvarës nënujore

E rrethuar nga flakët, thirrja për ndihmë e koalas (Video)
E rrethuar nga flakët, thirrja për ndihmë e koalas (Video) Gazeta Si 91 Shikime • 7 years më parë

E rrethuar nga flakët dhe me tymin e lëshuar prej tyre që i mbushte mushkëritë, një koala u zvarrit në një pemë gjysmë të djegur dhe prej andej lëshonte thirrjet për ndihmë për t’i shpëtuar ferrit që e rrethonte.

Me këtë përshkrim një grua australiane e identifikuar më vonë me emrin Toni rrëfeu për mediat vendase sesi u gjend përpara një dileme; ose të sfidonte flakët duke rrezikuar edhe jetën e vet dhe të shpëtonte koalan, ose të qëndronte në distancë dhe të shihte sesi flakët merrnin jetën e kafshës së gjorë.

Mes të parës dhe të dytës triumfoi e dytë dhe një pjesë nga veprimi heroik i gruas është filmuar nga partneri i saj, që qëndroi në distancë.

Në videon që qarkullon në internet shihet koala që në përpjekje për t’u ikur flakëve dhe tymit kalon në anën tjetër të një rruge. Por, as në anën tjetër situata nuk është më e mirë. Nga lëvizjet e kafshës shihet se shpuza e lënë pas nga flakët po i digjte këmbët, ndërkohë që më herët flakët kishin lënë gjurmë edhe në gjysmën e trupit të saj.

Fill pasi e largon në një distancë sigurie nga zjarri, çifti që e shpëtoi i ofron për të pirë ujë dhe i lag djegiet e shkaktuara nga zjarri. Mediat australiane thonë se çifti e dorëzoi koalan në një spital veterinar, ku kafsha po merr mjekim për djegiet e pësuar.

Uellsi Jugor në Australi është përfshirë prej ditësh nga zjarre masive, që këtë vit mbërritën shumë më herët. Flakët kanë lënë pesë persona të vdekur dhe kanë shkatërruar me qindra hektarë pyll, që shërbente si habitat i koalave.

Rama prezanton masat kundër koronavirusit
Rama prezanton masat kundër koronavirusit Gazeta Si 37 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komiteti Kombëtar të Sigurisë në lidhje me epideminë e koronavirusit, megjithëse zyrtarisht deri më tani Shqipëria nuk ka deklaruar asnjë të prekur nga ky virus.

Rama bëri thirrje për qetësi dhe të mos përhapet panik.

“Shprehjen e nevojës për qetësi dhe për të mos e lënë veten që të çoroditemi nga infedemia. Nga klikimet në burime të absurditetit informativ, që me papërgjegjshmëri shpërndajnë lajme të rreme dhe rrisin efektin shumë të rrezikshëm të infedemisë duke krijuar ankth dhe panik”, deklaroi Kryeministri.

Rama tha se një prej godinave që do të përdoret si karantinë është Konvaleshenca në Durrës.

“Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcaktuar vendosjen e shtëpisë së pushimit të Ushtarakëve në zonën e Durrësit. Me OBSH është përcaktuar përmbushja e të gjitha kushteve. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka kapacitete shtesë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për masat e shtuara në shkolla. Janë rekomanduar qytetarët të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë tha se sistemi shëndetësor shqiptar është në gatishmëri dhe në gjendje që paralelisht me përballimin e një epidemie të mundshme të koronavirusit në vend, të përballojë edhe patologjitë e tjera.

“Pra kemi siguruar normalitetin e punës sa u takon patologjive të tjera. Sistemi ynë shëndetësor, ka marrë masat dhe është në gatishmëri për të gjitha skenarët me të cilat mund të përballemi në të ardhmen. Probabilteti është që të prekë edhe Shqipërinë”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama solli një statistikë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të argumentuar se nuk ka nevojë për panik.

“Mos harroni këtë statistikë të konfirmuar nga OBSH, 97 për qind e të prekurve nga koronavirusi shërohen. Së dyti, i prek të gjithë, askush nuk është imun, por godet fort më të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje, që janë të sëmurë. Përballohet me sukses nga persona të shëndetshëm dhe nga fëmijët. Kështu që është e rëndësishme që të informohemi në kohë reale nga burimet zyrtare, dhe të mbyllim sa më shumë derën e virusit të infodemisë që hyn përmes kanaleve, portaleve dhe burimeve të llogjeve dhe pazare dhe duke menaxhuar ankthin dhe panikun me solidaritet, duke besuar tek solidariteti dhe tek mbështetja e pakufijshme që ne u japim të gjithëve dhe jemi të përgatitur në çdo situatë”, tha Rama.

Showing 88 out of 157