Videot kryesore

Hasani shënon golin e 7 sezonal në Turqi
Hasani shënon golin e 7 sezonal në Turqi Gazeta Si 38 Shikime • 10 muaj më parë

Florent Hasani eviton humbjen e Boluspor në transfertën ndaj Istanbulspor. Gjithçka në pjesën e dytë pas një topi të marrë në zonë dhe kalibrimit të saktë të Hasanit.

Ajzeraj afron Dritën me kualifikimin
Ajzeraj afron Dritën me kualifikimin Gazeta Si 38 Shikime • 9 muaj më parë

Mjaftoi një gol në pjesën e dytë që kampionët e Kosovës të fitonin ndeshjen e parë në UEFA Europa Conference League. Paraqitja e portierit mik, bëri që Dardanët të largoheshin me fitore nga Shelbourne dhe tani rregjistrojnë 5 pikë pas 3 raundeve (1F-2B)

Video e mahnitshme, çfarë la pas zjarri në Notre Dame
Video e mahnitshme, çfarë la pas zjarri në Notre Dame Gazeta Si 117 Shikime • 7 years më parë

Video e mahnitshme, çfarë la pas zjarri në Notre Dame

Përmbysja spektakolare e Liverpulit me Barcelonën në shtëpi
Përmbysja spektakolare e Liverpulit me Barcelonën në shtëpi Gazeta Si 107 Shikime • 7 years më parë

Përmbledhja e rasteve dhe golave të ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Liverpulit dhe Barcelonës.

Infermierja flet.mp4
Infermierja flet.mp4 Gazeta Si 75 Shikime • 7 years më parë

Infermiera e spitalit te Peshkopise flet per te plagosurit ne spital. Video e shperndare nga PD, e cila pretendon me ane te kesaj deshmie se policet nuk jane dhunuar, por jane lenduar nga perdorimi i gazit lotsjelles

Renea stërvitje nën ujë eksploron anijen e Luftës së Dytë Botërore
Renea stërvitje nën ujë eksploron anijen e Luftës së Dytë Botërore Gazeta Si 126 Shikime • 7 years më parë

Renea stërvitje nën ujë eksploron anijen e Luftës së Dytë Botërore (VIDEO)

“Vatra të Covid-19”, Presidenti dhe opozita kërkojnë mbylljen e fasonerive
“Vatra të Covid-19”, Presidenti dhe opozita kërkojnë mbylljen e fasonerive Gazeta Si 48 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta kërkoi mbylljen e fasonerive dhe mbështetjen e punonjësve të tyre me pagesa nga Qeveria, nëse këto të fundit nuk përmbushin dhe garantojnë standardet e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Është me mjaft rëndësi që të respektohen kudo distancat fizike dhe standarde të detyrueshme nga institucionet e shëndetit publik për çdolloj aktiviteti. Çdo nënvlerësim do të ishte me pasoja edhe njerëzore, financiare dhe ekonomike. Duhet përqëndrim më i madh në këtë drejtim për të parandaluar krijimin e vatrave të reja në mënyrë të paparashikuar. Nëse nuk garantohen standardet aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen dhe punonjësit duhet të mbështeten nga ana e Qeverisë”, deklaroi në një konferencë për shtyp Presidenti Meta.

Meta komentoi këtë tematikë pas shpërthimit të dy vatrave me koronavirus në Krujë dhe Laç. Në të dyja këto vatra, pjesa dërrmuese e rasteve të reja me Covid-19 janë punonjëse të fasonerive dhe familjarë të tyre.

Mbylljen e fasonerive dhe mbështetjen financiare nga ana e Qeverisë të 70 mijë punonjësve të këtij sektori e ka kërkuar edhe Partia Demokratike. Ish-deputetja Orjola Pampuri tha se shifrat zyrtare konfirmojnë shqetësimin e ngritur që në fillim nga ana e opozitës, që fasoneritë janë “mina me sahat” e pandemisë.

“Të dhënat zyrtare konfirmojnë shqetësimin e Partisë Demokratike se mbajtja hapur me kokëfortësi e fasonerive i ka kthyer ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit. Në Krujë, sot ka më shumë të infektuar se dje. Janë 18 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë punonjës fasonerie, kryesisht gra dhe vajza. Urojmë që të dhënat të pasqyrojnë realitetin dhe virusi të mos jetë përhapur akoma më shumë, por edhe kaq sa është, kemi një situatë shumë problematike”, deklaroi ajo.

Por, ndryshe nga Presidenti, opozita thotë se nga këqyrja që ka bërë në terren është e pamundur që të respektohet distanca fizike mes punonjësve dhe protokollet e tjera të sigurisë anti Covid.

“Ne ishim atje, kemi parë kushtet, kemi biseduar me sipërmarrësit dhe me punonjësit. Është e pamundur që në një mjedis të tillë aq të vogël të ruhet distanca sociale dhe të respektohen standardet e kërkuara. Duhet mbyllja e tyre, e shoqëruar me një mbështetje financiare. Sa më shpejt, aq më mirë!”, vijon ajo më tej.

PD është e bindur se pas qëndrimit të Qeverisë për të mos mbyllur fasoneritë është këmbëngulja e Edi Ramës për të mos anuluar tendera dhe koncesione, që opozita i cilëson si korruptive.

“Ka vetëm një arsye pse Edi Rama është i gatshëm të luajë bixhoz me jetën dhe shëndetin e 70 mijë nënave dhe motrave. Ai nuk do që të sakrifikojë nga paratë që ndan me një grusht oligarkësh për disa koncesione korruptive. Anulimi i pagesave për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit mbulon koston e pagesës minimale për 70 mijë gra e vajza të fasonerive”, tha Pampuri.

Rama: Teatrin siç ishte do ta rindërtojmë, por jo aty ku ishte
Rama: Teatrin siç ishte do ta rindërtojmë, por jo aty ku ishte Gazeta Si 50 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama shmangu temën e reformës zgjedhore gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të Kuvendit këtë të enjte, por u ndal gjatë tek çështja e Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh i gatshëm që të plotësojë kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për ta rindërtuar godinën siç ishte, por jo në vendin ku ishte.

“Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do t’ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe politikanëve, por do t’ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do ta kemi mes nesh, jo aty dhe jo teatër. për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin e njerëzve tek ajo godinë. tek ajo godinë do të shkojnë vetëm mësuesit dhe fëmijët”, deklaroi Rama.

Rama u është përgjigur edhe akuzave për shembjen e godinës ekzistuese. Ai e cilësoi Presidentin komedian, ish-Kryeministrin Sali Berisha dramaturg dhe Lulzim Bashën aktor “i huazuar në politikë”. Kryeministri tha se i qëndron edne bindjes se godina duhej shembur, por mes fjalëve të shqiptuara duket se u ndjenë doza pendimi, jo për vendimin e marrë, por që vendimi i marrë nuk ishte konsensual.

“Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor për këtë, sepse jam i politikës së bindjeve dhe i luftës për bindjet. Duke u kthyer tek dhimbjet ia vlen që të flitet sepse dikush që nuk ka lidhje fare”, u shpreh ai.

Rama tha gjithashtu se brenda këtij muaji do të hiqen që të gjitha masat kufizuese dhe vendi do të hapet dhe përgatitet për sezonin turistik. Në lidhje me mënyrën sesi Shqipëria e ka përballuar pandeminë, Rama tha se ka marrë admirimin e miqve ndërkombëtare, mes të cilëve edhe të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan.

“Sigurisht që do të hapemi por jo si te teatri ku papritur u turr turma si sheshi te përsheshi”, u shpreh ai.

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 57 Shikime • 6 years më parë

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

Drejtuesi i mjetit që përplasi çiftin dhe foshnjën, del pozitiv në testin e drogës
Drejtuesi i mjetit që përplasi çiftin dhe foshnjën, del pozitiv në testin e drogës Gazeta Si 70 Shikime • 4 years më parë

⁣Drejtuesi i mjetit që përplasi çiftin dhe foshnjën, del pozitiv në testin e drogës

Tifozët e Romës para finales së Conference League me Fejnordin në “Air Albania”
Tifozët e Romës para finales së Conference League me Fejnordin në “Air Albania” Gazeta Si 52 Shikime • 4 years më parë

⁣Tifozët e Romës para finales së Conference League me Fejnordin në “Air Albania”

Momenti i arrestimit të bosit shqiptar të drogës, Dritan Rexhepi në Stamboll të Turqisë
Momenti i arrestimit të bosit shqiptar të drogës, Dritan Rexhepi në Stamboll të Turqisë Gazeta Si 87 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti i arrestimit të bosit shqiptar të drogës, Dritan Rexhepi në Stamboll të Turqisë

Sekuestrohet arsenal armësh në Lushnjë, arrestohet një 60-vjeçar
Sekuestrohet arsenal armësh në Lushnjë, arrestohet një 60-vjeçar Gazeta Si 58 Shikime • 2 years më parë

⁣Sekuestrohet arsenal armësh në Lushnjë, arrestohet një 60-vjeçar

Zbulohet "shtëpi bari" në Tiranë, arrestohen vëllezërit dhe elektriçisti
Zbulohet "shtëpi bari" në Tiranë, arrestohen vëllezërit dhe elektriçisti Gazeta Si 76 Shikime • 1 year më parë

⁣Zbulohet "shtëpi bari" në Tiranë, arrestohen vëllezërit dhe elektriçisti

Pritjet më të bukura të 15 Prillit në Champions League
Pritjet më të bukura të 15 Prillit në Champions League Gazeta Si 43 Shikime • 1 year më parë

Donnaruma dhe Szczesny ishin protagonist⁣ë s⁣ërish n⁣ë kualifikimin e skuadrave p⁣ërkat⁣ëse.

UEFA mbylli punimet e mbledhjes së KE, pas së cilës u prit nga Kryeministri Rama
UEFA mbylli punimet e mbledhjes së KE, pas së cilës u prit nga Kryeministri Rama Gazeta Si 50 Shikime • 11 muaj më parë

⁣UEFA mbylli ditët shqiptare me një vizitë në selinë e Kryeministrisë ku u prit nga Kryeministri, z. Edi Rama. ⁣Presidenti Čeferin , Presidenti Duka dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s, FSHF-së dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend.

Hiqet dhe përdhoset nga një protestues flamuri izraelit në ambasadë
Hiqet dhe përdhoset nga një protestues flamuri izraelit në ambasadë Gazeta Si 70 Shikime • 2 muaj më parë

⁣Hiqet dhe përdhoset nga një protestues flamuri izraelit në ambasadë

Burg edhe kush bllokon rrugët! Rama i përgjigjet opozitës
Burg edhe kush bllokon rrugët! Rama i përgjigjet opozitës Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

Pasi sqaroi se në Berlin nuk kishte vajtur me misionin për të marrë vendimin e Angela Merkel për hapjen, ose jo të negociatave dhe pasi foli për keqpërdorimet dhe keqinformimet politike e mediatike, që sipas tij pasuan samitin me Presidentin francez dhe Kancelaren gjermane, Kryeministri Edi Rama përçoi një mesazh të fortë në drejtim të opozitës.

Përtej imagjinatës, të hidhesh nga avioni pa parashutë
Përtej imagjinatës, të hidhesh nga avioni pa parashutë Gazeta Si 99 Shikime • 7 years më parë

Përtej imagjinatës, të hidhesh nga avioni pa parashutë

Vitrinat nxinin, e doja të bëja njerëzit të ndalonin një çast.
Vitrinat nxinin, e doja të bëja njerëzit të ndalonin një çast. Gazeta Si 150 Shikime • 7 years më parë

“Doja ti bëja njerëzit të ndalonin tek vitrinat e ATSH-së, me fëmijët e vegjël dhe loja me kundra-dritën. Kur i pa drejtori, u gëzua. Unë nuk dija gjë se, çdo thuhej më vonë, e një nga fotografët e ftuar në panel, Alqi Golloshi, në një emision në Top Channel tha se Leoni kur ndërroi vitrinat menduam se ishte rrëzuar qeveria”, thotë Çika në këtë ekskluzive për “Gazetën Si”, teksa ka rrëfyer për institucionin më të fuqishëm të propagandës asokohe, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, të fund vitit të ’80-ës.

Showing 87 out of 157