Videot kryesore
Shtatorja e ish-mbretit Zog në sheshin Bulevardit qe mban emrin e tij, prane ish-stacionit të Trenit është mbushur me grafite me parullat "Tradhtari i Kombit", "Poshtë tradhtari i kombit" dhe "Spiuni i Serbisë". Grafitet janë realizuar në të katër anët e bustit të vendosur në këtë shesh me rastin e vitit jubile të 100 vjetorit të Pavarësisë, në dhjetor të vitit 2012. Kjo vepër u inagurua nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha.
Rendi i ditës në një parlament mund të sinjalizojë fare mirë se çfarë problematikash shqetësojnë një shoqëri. Në Shqipëri, si shembull, Parlamenti diskuton për PPP-të, reformën zgjedhore, shkarkimin e Presidentit, apo kodin penal, që tregojnë nivelin ende primitiv të demokracisë shqiptare.
Po në një shoqëri si ajo daneze, çfarë diskutohet? Parlamenti vendas u mblodh në fillim të këtij muaji i shqetësuar për fatin e katër elefantëve të blerë nga Qeveria disa vite më parë.
Elefantët Lara, Ramboline, Jenny dhe Djunga kanë qenë pjesë e një cirku. Por tani kafshët kanë dalë në pension dhe autoritetet vendase thanë se kanë pranuar aplikimet për t’i sistemuar kafshët në një azil.
Rastin e katër elefantëve, kryeministrja Mette Frederiksen e solli si shembull në Parlament për të mbrojtur një projektligj që ndalon përdorimin e të gjitha kafshëve për qëllime argëtimi, siç është cirku. Gjatë fjalës së saj ajo lakoi me radhë emrat e elefantëve dhe pavarësisht seriozitetit që i karakterizon danezët për të tilla çështje, të qeshurat në sallë nuk munguan.
Në të njëjtin parlament diskutohet dhe vendoset edhe për çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Danimarka bën pjesë në listën e vendeve skeptike, së bashku me Holandën dhe Francën.
Autoriteteti shqiptare kanë ekstraduar në drejtim të Italisë tre shtetas të dënuar nga drejtësia italiane për vjedhje, vrasje dhe trafik droge.
Policia njofton se ka ekstraduar shtetasin e lindur në Elbasan me inicialet S.T, 50 vjeç. Ndaj këtij personi ka që në mars të 2017 një urdhër-arrest ndërkombëtar nga pala italiane pasi është dënuar për vrasje me paramendim.
Personi tjetër i ekstraduar është një 37-vjeçar me inicialet R.K., lindur në Fier. Urdhër-arresti për të është lëshuaar në janar të 2018 me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale të trafikut të drogës.
I fundit është një 47-vjeçar i lindur në Krujë, që është dënuar me 6 vite burg për veprën penale të vjedhjes me armë.
Në muajin gusht mori fund ngërçi i ekstradimeve, pas një vendimi të organeve të reja të drejtësisë që deleguan gjyqtarë të Apelit në Gjykatën e Lartë për të zhbllokuar këtë mekanizëm. Alarmi u dha që në pranverë, ku disa të shumëkërkuar nga vendet e Bashkimit Europian rrezikohej që të liroheshin para ekstradimit për përfundim afatesh.
I gjetëm të katërt, Julin, Ilirin, Bilbilin dhe Klajdin, të mbledhur në një nga fushat e sportit në kompleksin e Ali Demit, duke luajtur futboll. Të gjithë me proteza, për të cilat Juli thotë se, janë tejet të shtrenjta (nga një bisedë me të jashtë kamerës, ai thotë se dy protezat e tij për të dy këmbët kushtojnë rreth 30 mijë euro, disa fish më shumë, se një “karrocë-burg” me rrota).
Të shohësh studion e Leon Çikës, e ndodhur dikur pranë zonës së quajtur, Liqeni i Thatë në Tiranë, ajo është tejet miqësore, e rrethuar nga ngjyrat e pikturave të tij shumëngjyrëshe, e hera-herës “i rrethuar” nga abstraksioni i pikturave të tij të varura ngado. Një pikturë ende pritet të përfundojë. Më tej në një dhomë të dytë, ku në të djathtë ndodhen pikturat e tij, diku “fshehtazi” ca nudo, e pranë ato “lojërat” me dritë-hijet. Vërehen ca rrugica ku në shumë prej tyre, shkallë që zbresin, e diku një ndriçim.
Arben Isufaj në Fier, njohur ndryshe si “Ben Qimja” dhe Saimir Taullai në Lushnje janë dy personat e tjerë që “Operacioni Forca e Ligjit” u ka kërkuar që të plotësojnë formularin për burimin e pasurive që zotërojnë.
Isufaj është prej vitesh nën hetim në Itali për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Pala italiane ka kërkuar disa herë ekstradimin e tij për t’u përballur me këto akuza, por kërkesat janë rrëzuar nga drejtësia shqiptare.
Ndërkohë, Saimir Taullai njihet jo vetëm si biznesmen në qytetin e Lushnjes, por edhe si “rivali” i bandës së Aldo Bares në këtë qytet. Ai u vu në qendër të vëmendjes në nëntor të 2018, ku pas një atentati që iu bë mbeti i plagosur lehtë. Ai rezulton i dënuar me akuzën e trafikut dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.
Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se në vend që të shqetësohet për mijëra qytetarë, që sipas saj, sot janë pa punë e bukë, merret me video-montazhe për të sulmuar opozitën.
“Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Bardhi tha se qeveria nuk ka paratë, as ato që u ka premtuar qytetarëve.
“Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma. Çfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën!”, shkruan Bardhi.
Këtë reagim të PD-së e ka nxitur një video-montazh i krijuar nga një faqe satirike në rrjetet sociale dhe më pas i postuar në Instagram nga Kryeministri Edi Rama, ku shfaqet Lulzim Basha në një konferencë për shtyp me fjalët “Unë dhe Partia Demokratike morëm fund!”.
Kërkesa e Guvernatores së Miçiganit për të zgjatur edhe më tej gjendjen e emergjencës për shkak të Covid-19 u refuzua “me pahir” nga ligjvënësit e këtij shteti amerikan, që e panë veten nën kërcënimin e protestuesve të armatosur që mësynë korridoret e sallës së seancave plenare.
Protesta kundër kufizimeve u thirr dhe organizua përmes rrjeteve sociale nga organizata “American Patriot”, një grupim kontravers, që shpesh është akuzuar për veprime raciste dhe si i lidhur me ideologjinë e ekstremit të djathtë.
Për orë me radhë mes protestuesve të armatosur edhe me pushkë të kalibrit ushtarak dhe forcave të policisë u zhvillua një luftë nervash, deri në momentin që nga brenda sallës doli rezultatoi që rrëzoi kërkesën e guvernatores Gretchen Whitmer.
Pamjet që u shpërndanë edhe drejtpërdrejtë në rrjetet sociale nga vetë organizatorët e protestës paraqisnin një situatë surreale, por jo krejtësisht të pazakontë për Miçiganin. Në këtë shtet lejohet armëmbajtja, edhe brenda sallës së Parlamentit me kushtin që poseduesi duhet ta mbajë në vend të dukshëm për forcat e rendit.
Përfaqësuesit demokratë në këtë shtet akuzuan se pas kësaj proteste qëndronin ekstremistë të djathtë, të njohur si mbështetës së Presidentit Donald Trump. Në fakt, në protestë nuk munguan parrullat dhe thirrjet pro Trump dhe thirrjet “Ne nuk jemi Kina!”.
Dhjetra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin kryesor të Tiranës në shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Qytetarët janë vendosur përballë forcave të shumta policore që kanë bllokuar hyrjen në pedonalen, që të çon në sheshin e Teatrit, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike mes dy palëve.
Mes protestuesve janë edhe ish-deputetët të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.