Videot kryesore
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me doza të forta ironie e sarkazme akuzave këmbëngulëse të Partisë Demokratike për një udhëtim të fshehtë e të kushtueshëm drejt Gjermanisë dhe Suedisë.
"Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s'është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë", shkruan Soren Kierkegaard. Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s'është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë”, shkruan Kryeministri.
Rama mohon se ka udhëtuar me charter drejt Gjermanisë, tha se ka udhëtuar me biletë 345 euroshe nga Lufthansa dhe mohoi gjithashtu se ka udhëtuar në drejtim të Suedisë.
Përmbytjet në Durrës i kanë shtyrë qytetarët që të lëvizin
me mjete alternative duke qenë se me makina është bërë e pamundur.
Një nga qytetarët e ka gjetur zgjidhjen tek dërrasa e sërfit.
Ai është parë në rrugët e Durrësit duke lundruar mbi një dërrasë
sërfi dhe duke kaluar ujin me një lopatë.
Bashkia e Shkodrës akuzon Kryeministrin Edi Rama për diskriminim në trajtimin e qytetarëve të saj nga ana e Kryeministrit Edi Rama, i cili në një nga daljet e kësaj të hëne iu drejtua qytetarëve shkodranë që të respektojnë rregullat kundër koronavirusit, sidomos atë të distancimit social.
Por, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi doli në një konferencë për shtyp duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po kërkon që të fajësojë qytetarët e këtij qyteti për të fshehur dështimin në hetimin epidemiologjik dhe këputjen e zinxhiri të rasteve me Covid-19 në këtë qytet.
Ademi tha se për këtë qëllim ishte dërguar në Shkodër këtë të hënë vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Sot, Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin e tij pa spaleta, Sandër Lleshajn. Kryeministri po mundohet të fshehë dështimin me hetimin epidemiologjik dhe me testimin e qytetarëve dhe dështimin në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike në përpjekje për të fajësuar qytetarët e Shkodrës”, deklaroi Ademi.
Kryebashkiakja e Shkodrës tha se në tregjet e këtij qyteti respektohet distanca dhe janë vetë qytetarët që mbajnë rregullin e largësisë sociale. Ajo tha se Kryeministri është në dijeni që në të infektuarit në Shkodër janë pjesë e një familjeje që thotë se iu refuzuan testimet disa herë. Për këtë, Ademi thotë se Rama po përpiqet që t’u largohet përgjegjësive.
“Rama dhe sejmeni i tij, që kishte ardhur në Shkodër në një mision dukshëm politik, e dinë mirë që familja dhe familjarë që kanë patur kontake dhe të tjerë që kanë telefonuar prej ditësh në numrin 127 dhe u është refuzuar testimi. Një person ka vdekur në spitalin e Shkodrës për shkak të neglizhencës”, tha ajo.
Ademi deklaroi se Shkodra po diskriminohet edhe me ndihma. Ajo tha se përveçse u tkurr ndjeshëm lista e personave me asistencë sociale, në këtë qytet për prillin është marrë vetëm një asistencë dhe jo dyfishi i saj, ashtu sikundër ka premtuar Kryeministri. Përveç kësaj, kryebashkiakja e Shkodrës akuzon edhe Këshillin Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se bllokoi ndihmën financiare për qytetarët.
“Në Shkodër janë shpërndarë vetëm 200 pako ndihma ushqimore për 250 mijë vetë. Këshilli Bashkiak monist nuk e miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuar nga ana ime. U bëj thirrje që të mos përdorin politikën për të sulmuar qytetarët në Shkodër. Nëse qytetarët nuk do të respektonin masat kufizuese, ashtu siç u përpoqëën sot ta shesin Rama dhe Lleshaj, atëherë kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me tregun e Kombinatit në Tiranë. Nuk ka nevojë që Edi Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për shqiptarët kanë armik Covid-19”, tha ajo.
Ademi e mbylli deklaratën duke kërkuar më shumë testime për qytetarët dhe më shumë ndihma financiare dhe materiale ushqimore, pasi siç deklaroi qytetarët po vuajnë për bukë në shtëpi.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i dha të drejtë Partisë Socialiste dhe i kërkon Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi që të miratojë fletën e votimit me numra në vend të emrave të kandidatëve.
KAS u mblodh këtë të shtunë për të shqyrtuar tre ankesat e dorëzuara nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Bindja Demokratike. Të trija kërkesat lidheshin me vërejtjet që këto parti kishin për modelin e fletës së votimit të miratuar nga Komisioneri i Zgjedhjeve.
Partia Socialiste kërkonte rrëzimin e plotë të vendimit të Celibashit dhe detyrimin e tij që të miratojë fletën e votimit me numra në vend të asaj me emra.
Përfaqësuesi i PS-së tha se fleta me numra ishte më e thjeshtë për votuesit dhe vetë administratën zgjedhore në procesin e menaxhimit të zgjedhjeve dhe më me pak kosto. Ai tha gjithashtu se fleta me emra shkelte parimin e barazisë, pasi ajo nuk ishte e njëjtë për të gjithë votuesit në 12 qarqet e vendit.
PD nga ana tjetër mbështeste fletën e votimit me emra, por kërkoi nga KAS që të rrëzonte pozicionimin horizontal (landscape) të saj dhe në vend të tij të miratonte pozicionin vertikal (portrait).
Bindja Demokratike kishte ankimuar logon me anë të së cilës ishte paraqitur në fletën e votimit, që sipas kësaj force nuk ishte logoja e rishikuar e paraqitur prej kësaj partie në datë 1 prill.
Kundër këtyre vendimeve të KAS, partitë politike që nuk janë dakord mund të apelojnë në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve.
Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Fierit, Bujar Çela uroi të dielën kolegët e tij në grupin ËhatsApp të Komisionit të Sigurisë për festën e Pavarësisë me një foto të flamurit kombëtar, por që shoqërohej me në krah fotografinë e Enver Hoxhës.
Rasti u denoncua nga deputetët e opozitës, që e cilësuan skandal dhe papërgjegjshmëri. Ata i kërkuan në grup deputetit në fjalë që të kërkonte falje dhe ta tërhiqte mbrapsht atë urim.
Një ditë më vonë, Taulant Balla me statusin e dyfishtë si drejtues politik i socialistëve në qarkun e Fierit dhe njëkohësisht si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste e mbrojti deputetin duke thënë se “Bujar Çela e ka njoftuar se dikush tjetër e ka dërguar atë fotografi përmes telefonit të tij”.
“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë”, u shpreh ai.
Balla siguroi se e gjitha kjo “do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, u shpreh ai.
Por, ende pa u shpërndarë mirë nëpër media kjo deklaratë e Ballës, Bujar Çela e ka nxjerrë bllof eprorin e tij të dyfishtë. Deputeti i Lushnjes ka pranuar se ka qenë pikërisht ai që e ka dërguar atë foto, ka mbrojtur vendimin dhe ka bërë thirrje për rishikim të historisë dhe rehabilitim të figurës së Enver Hoxhës.
“I përkas atyre që e njohin luftën. Mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe kontribut në luftë, përderisa ne nuk kemi nxjerrë udhëheqës tjetër në luftë. Po që se ka ndonjë tjetër që pretendon se gjyshja apo gjyshërit ka në luftë, të shprehet, historianët janë aty, letrat janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht, armiq dhe kriminelë dhe pastaj kemi reflektuar. Këto fakte janë nga më të ndryshmet. Që nga Balli Kombëtar, Legaliteti dhe pastaj armiqtë janë rreshtuar tek kampi fitues”, tha Çela.
Ai e mbylli deklaratën me një thumbim, me gjasë në drejtim të Enkelejd Alibeajt, që është anëtar i Komisionit të Sigurisë, duke e quajtur atë “nip të Isa Toskës”, udhëheqësit ballist në Luftën e Dytë Botërore, i ekzekutuar nga partizanët në Fier me akuzën e bashkëpunimit me fashistët.
“Foto në Komision? Në atë komision ka persona që janë nipër të Isa Toskës. Unë nuk jam nip i Enver Hoxhës, por jam si të gjithë shqiptarët që nuk mund të harrojë historinë nga e cila kemi ardhur ne si Komb”, tha Çela.
Isa Toska akuzohet nga historia komuniste për krime “makabre ndaj popullsisë në zonat e Mallakastrës, Fierit, Lushnjes dhe Vlorës”.
Lulzim Basha nuk ka pritur 20 qershorin, datë e caktuar nga prokuroria për ta shoqëruar atë me forcë mbi akuzën e pastrimin të parave në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është paraqitur vetë 24 orë më parë.