Videot kryesore

Takimi Kurti- Vuçiç në Bruksel
Takimi Kurti- Vuçiç në Bruksel Gazeta Si 96 Shikime • 3 years më parë

⁣Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Inva Mula - Mik Festival
Inva Mula - Mik Festival Gazeta Si 119 Shikime • 3 years më parë

⁣Inva Mula - Mik Festival

Alma Arrazi drejtohet drejt urës së Bunës bashkë me tre fëmijët para aktit final
Alma Arrazi drejtohet drejt urës së Bunës bashkë me tre fëmijët para aktit final Gazeta Si 100 Shikime • 2 years më parë

⁣Alma Arrazi drejtohet drejt urës së Bunës bashkë me tre fëmijët para aktit final

Inter-Atalanta 4-0
Inter-Atalanta 4-0 Gazeta Si 67 Shikime • 2 years më parë

Ja se si Inter fitoi sfidën e fazës së parë ndaj Atalantës këtë sezon.

Karriera e Thomas Muller
Karriera e Thomas Muller Gazeta Si 86 Shikime • 2 years më parë

Bayern dhe veterani Muller ndahen në fund të sezonit.

Kim i ngeci topin, Basha e refuzon: Ka ende një çështje të pazgjidhur
Kim i ngeci topin, Basha e refuzon: Ka ende një çështje të pazgjidhur Gazeta Si 63 Shikime • 6 years më parë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e bëri fakt të kryer marrëveshjen për reformën zgjedhore dhe ja pasoi topin kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se tashmë gjithçka varet nga vendimi i tij.

Por, duket se Basha e ka refuzuar këtë marrëveshje duke u përpjekur që ta hedhë sërish topin në tryezën e negociatave. Ai pranoi se është bërë progres drejt dakordësisë për reformën zgjedhore, por foli për një çështje të pazgjidhur ende.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i sigurojë shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për të siguruar votën e lirë dhe të ndershme”, u shpreh kreu i PD-së pas deklaratës së ambasadores amerikane dhe përfundimit të mbledhjes maratonë të Këshillit Politik.

Kësaj deklarate të shkurtër të Bashës i parapriu edhe një takim i tij me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Situatë kaotike në Kakavijë
Situatë kaotike në Kakavijë Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Situatë kaotike në Kakavijë

9 Golat e Vedat Muriqit në La Liga
9 Golat e Vedat Muriqit në La Liga Gazeta Si 47 Shikime • 10 muaj më parë

Koha p⁣ër t⁣ë rijetuar golat e sh⁣ënuesit t⁣ë 3 m⁣ë t⁣ë mi⁣rë n⁣ë Spanj⁣ë.

⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës
⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Në krahasim me fjalimet e zakonshme në seancat plenare të Kuvendit, fjalimi i kësaj të enjteje i Kryeministrit Edi Rama ishte më i shkurtër, por po aq thumbues në drejtim të Lulzim Bashës.

Pasi akuzoi Partinë Demokratike se po përsëriste të njëjtat gabime që e kanë çuar nga humbja në humbje në zgjedhje, nga foltorja e parlamentit, Edi Rama i solli Lulzim Bashës reminishenca të një tjetër “Foltoreje”, asaj të Sali Berishës.

Kryeministri përdori fjalët e Berishës, që në turin e takimeve me mbështetësit e vet e ka akuzuar Lulzim Bashën si kryetar “kukull” të PD-së dhe “peng” të Edi Ramës.

“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është tipari i mendjelehtësisë. Natyrisht, duke përsëritur të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do të merrni sërish. Kjo është zgjedhja juaj dhe nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj, aq më tepër tani që jeni në garë se kush është kukulla, se kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull dhe as peng”, tha Rama.

Thumbimet shoqëruan thuajse të gjithë fjalimin, ku Kryeministri e këshilloi opozitën që të heqë dorë nga akuzat, sipas tij, boshe ndaj ministrave sepse nuk i sjellin mbështetje.

“Se ça mbillni këtu në katër vite, shkoni e korrni atje”, tha ai.

Sali Berisha, që turin e foltoreve të mërkurën e ndali në Gjirokastër, nuk ishte i pranishëm në sallë.

FOTO BERISHA

Ndërkohë, Basha iu kundërpërgjigj Ramës duke akuzuar se po përpiqet që të zhvendosë debatet që bëhen për interesat e qytetarëve në kacafytje personale.

“Shikoni pak të dashur qytetar se ku e zhvendos një debat që është për ju, për xhepat tuaj, për situatën ku ndodheni ju. Shikoni si do që ta zhvendosë në një kacafytje dhe protagonizëm personal, njësoj si në ditët e para të pandemisë, ku na dilte dhe kur hapnim frigoriferin. Frigoriferi bosh nga ushqimet, po dilte koka e tij. Shikoni si e koncepton politikën ky. Shikoni si i drejtohet opozitës, moratorium heshtjeje, mbyllni gojën, pse? Sepse ka frikë nga e vërteta!”, tha Basha.

⁣Videoja e hakerave: Fshihen serverat virtualë të AKSHI-t
⁣Videoja e hakerave: Fshihen serverat virtualë të AKSHI-t Gazeta Si 132 Shikime • 4 years më parë

Deklaratat e Qeverisë se të dhënat e qytetarëve nuk janë prekur nga sulmi kibernetik i para një jave vihen në dyshim nga një sërë publikimesh në rrjetet sociale nga disa llogari.

Postimet kryesore u bënë nga llogaria ‘Homeland Justice’ (Drejtësia për Atdheun), një grup hakerash pas të cilit, sipas postimeve dhe simbolit të shqiponjës që kap yllin e Davidit dyshohet se qëndron Irani.

Por, pak ditë pas sulmeve, Twitter e ka pezulluar këtë llogari për shkelje të rregullave të përdorimit të platformës sociale. Pezullimi dyshohet se është ndërmarrë nga kompania pas sinjalizimeve që janë dhënë nga pala shqiptare.

Megjithatë, mes gjurmëve të lëna pas është një video më pak se një minutë, ku pretendohet se hakerat kanë në dorë ata që njihen si servera virtualë të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Serverat virtualë të AKSHI-t janë të ndërtuar në bazë të programit kompjuterik të Microsoft, Hyper-V. Hyper-V u mundëson përdoruesve që të krijojnë mjedise kompjuterike virtuale dhe të menaxhojnë sisteme operimi të shumëfishta nga një server fizik i vetëm.

Në videon që qarkullon në Twitter shihen file (dosje) që dyshohet se i përkasin një morie institucionesh shtetërore e private shqiptare, që nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, te Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve, ministritë e deri edhe të vetë AKSHI-t.

Po në të njëjtën video, pretendohet se hakerat, pasi i kanë fikur këta servera virtualë edhe i kanë fshirë tërësisht. Sipas hakerave, shërbimet e ofruara përmes këtyre serverave virtualë ende nuk janë rikthyer në funksion.

Megjithatë, në deklaratat e saj, Qeveria thotë se të dhënat e qytetarëve janë të sigurta dhe se sistemet kanë ‘back up’ dhe gjithçka mund të rekuperohet. Sipas deklaratave të Qeverisë dhe të AKSHI-t, sulmi kibernetik nuk e arriti qëllimin.

Ademi akuzon Ramën: Po diskriminon Shkodrën
Ademi akuzon Ramën: Po diskriminon Shkodrën Gazeta Si 64 Shikime • 7 years më parë

Bashkia e Shkodrës akuzon Kryeministrin Edi Rama për diskriminim në trajtimin e qytetarëve të saj nga ana e Kryeministrit Edi Rama, i cili në një nga daljet e kësaj të hëne iu drejtua qytetarëve shkodranë që të respektojnë rregullat kundër koronavirusit, sidomos atë të distancimit social.

Por, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi doli në një konferencë për shtyp duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po kërkon që të fajësojë qytetarët e këtij qyteti për të fshehur dështimin në hetimin epidemiologjik dhe këputjen e zinxhiri të rasteve me Covid-19 në këtë qytet.

Ademi tha se për këtë qëllim ishte dërguar në Shkodër këtë të hënë vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Sot, Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin e tij pa spaleta, Sandër Lleshajn. Kryeministri po mundohet të fshehë dështimin me hetimin epidemiologjik dhe me testimin e qytetarëve dhe dështimin në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike në përpjekje për të fajësuar qytetarët e Shkodrës”, deklaroi Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës tha se në tregjet e këtij qyteti respektohet distanca dhe janë vetë qytetarët që mbajnë rregullin e largësisë sociale. Ajo tha se Kryeministri është në dijeni që në të infektuarit në Shkodër janë pjesë e një familjeje që thotë se iu refuzuan testimet disa herë. Për këtë, Ademi thotë se Rama po përpiqet që t’u largohet përgjegjësive.

“Rama dhe sejmeni i tij, që kishte ardhur në Shkodër në një mision dukshëm politik, e dinë mirë që familja dhe familjarë që kanë patur kontake dhe të tjerë që kanë telefonuar prej ditësh në numrin 127 dhe u është refuzuar testimi. Një person ka vdekur në spitalin e Shkodrës për shkak të neglizhencës”, tha ajo.

Ademi deklaroi se Shkodra po diskriminohet edhe me ndihma. Ajo tha se përveçse u tkurr ndjeshëm lista e personave me asistencë sociale, në këtë qytet për prillin është marrë vetëm një asistencë dhe jo dyfishi i saj, ashtu sikundër ka premtuar Kryeministri. Përveç kësaj, kryebashkiakja e Shkodrës akuzon edhe Këshillin Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se bllokoi ndihmën financiare për qytetarët.

“Në Shkodër janë shpërndarë vetëm 200 pako ndihma ushqimore për 250 mijë vetë. Këshilli Bashkiak monist nuk e miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuar nga ana ime. U bëj thirrje që të mos përdorin politikën për të sulmuar qytetarët në Shkodër. Nëse qytetarët nuk do të respektonin masat kufizuese, ashtu siç u përpoqëën sot ta shesin Rama dhe Lleshaj, atëherë kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me tregun e Kombinatit në Tiranë. Nuk ka nevojë që Edi Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për shqiptarët kanë armik Covid-19”, tha ajo.

Ademi e mbylli deklaratën duke kërkuar më shumë testime për qytetarët dhe më shumë ndihma financiare dhe materiale ushqimore, pasi siç deklaroi qytetarët po vuajnë për bukë në shtëpi.

⁣Loja me fletën vazhdon, KAS rrëzon Celibashin dhe miraton fletën e votimit me numra
⁣Loja me fletën vazhdon, KAS rrëzon Celibashin dhe miraton fletën e votimit me numra Gazeta Si 94 Shikime • 6 years më parë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i dha të drejtë Partisë Socialiste dhe i kërkon Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi që të miratojë fletën e votimit me numra në vend të emrave të kandidatëve.

KAS u mblodh këtë të shtunë për të shqyrtuar tre ankesat e dorëzuara nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Bindja Demokratike. Të trija kërkesat lidheshin me vërejtjet që këto parti kishin për modelin e fletës së votimit të miratuar nga Komisioneri i Zgjedhjeve.

Partia Socialiste kërkonte rrëzimin e plotë të vendimit të Celibashit dhe detyrimin e tij që të miratojë fletën e votimit me numra në vend të asaj me emra.

Përfaqësuesi i PS-së tha se fleta me numra ishte më e thjeshtë për votuesit dhe vetë administratën zgjedhore në procesin e menaxhimit të zgjedhjeve dhe më me pak kosto. Ai tha gjithashtu se fleta me emra shkelte parimin e barazisë, pasi ajo nuk ishte e njëjtë për të gjithë votuesit në 12 qarqet e vendit.

PD nga ana tjetër mbështeste fletën e votimit me emra, por kërkoi nga KAS që të rrëzonte pozicionimin horizontal (landscape) të saj dhe në vend të tij të miratonte pozicionin vertikal (portrait).

Bindja Demokratike kishte ankimuar logon me anë të së cilës ishte paraqitur në fletën e votimit, që sipas kësaj force nuk ishte logoja e rishikuar e paraqitur prej kësaj partie në datë 1 prill.

Kundër këtyre vendimeve të KAS, partitë politike që nuk janë dakord mund të apelojnë në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve.

Rriten krimet brenda familjes dhe krimet ndaj të miturve
Rriten krimet brenda familjes dhe krimet ndaj të miturve Gazeta Si 100 Shikime • 5 years më parë

Kriminaliteti në vend ka pësuar një rritje përgjatë në dhjetë muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara. Shifrat janë paraqitur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë mbi gjendjen e rendit publik.

Sipas Nanos, deri më 31 tetor të këtij viti janë regjistruar rreth 27 mijë vepra penale, nga të cilat policia ka zbardhur 24 mijë prej tyre. Nano tha se janë 1500 vepra penale më shumë në krahasim me vitin 2020.

Por, shqetësuese është rritja e fortë krimit brenda familjes. Gledis Nano foli për 1337 vepra penale në total të kësaj natyre, 370 raste më shumë se në 2020, që fatkeqësisht kanë prodhuar 16 vrasje. Numri i vrasjeve brenda familjes përbën 30 për qind të numrit total të vrasjeve që kanë ndodhur në vend në 10 muajt e parë të këtij viti.

Krimet ndaj të miturve gjithashtu janë paraqitur në nivele shqetësuese. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se janë rreth 900 vepra penale që përfshijnë krimet kundër tyre, nga të cilat 67 janë krimet seksuale me të mitur.


Po në krahasim me vitin e kaluar, Nano tha se ka rënie të krimeve kundër personit dhe kundër pronës, rritje të goditjes së veprave që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, por gjithashtu edhe rritje të veprave penale të dhunës në familje.



Në shifra konkrete, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se numri i vrasjeve të regjistruara në 10 muajt e parë të këtij viti është më i lartë se vrasjet e ndodhura në të njëjtën periudhë të 2020 dhe 2019.

“Deri më 31 tetor 2021 janë regjistruar 56 vrasje, nga 44 që kanë ndodhur në të njëjtën periudhë në 2020 dhe 52 që kanë ndodhur në 2019”, tha Nano.

Veprat penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale janë rritur gjithashtu. Nano tha se janë 39 raste të regjistruara në dhjetë muaj, nga të cilat policia ka zbuluar 18, ose më pak se gjysmën, ndërsa rritja është me 23 vepra më shumë në krahasim me 2020.

Drejtori i Policisë foli për rritje të sekuestrimin të aseteve të dyshuara të krimit të organizuar. Ai thotë se në total vlera e tyre përllogaritet në rreth 31 milionë euro.

WhatsApp Video 2022-01-08 at 2
WhatsApp Video 2022-01-08 at 2 Gazeta Si 54 Shikime • 5 years më parë

Ervin Salianji pas protestes ne PD

Protestë e banorëve të disa zonave në Tiranë te ambasada e SHBA-ve
Protestë e banorëve të disa zonave në Tiranë te ambasada e SHBA-ve Gazeta Si 92 Shikime • 5 years më parë

⁣Protestë e banorëve të disa zonave në Tiranë te ambasada e SHBA-ve

Elisabeta Imeraj kundërshton vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga sistemi i drejtësisë
Elisabeta Imeraj kundërshton vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga sistemi i drejtësisë Gazeta Si 99 Shikime • 4 years më parë

⁣Elisabeta Imeraj kundërshton vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga sistemi i drejtësisë

Ish-polici i RENEA-s dhe shoku i tij kapet me snajper në makinë
Ish-polici i RENEA-s dhe shoku i tij kapet me snajper në makinë Gazeta Si 126 Shikime • 4 years më parë

⁣Ish-polici i RENEA-s dhe shoku i tij kapet me snajper në makinë

Vendosi 3 herë tritol në një mobileri, arrestohet 33 vjeçari në Durrës
Vendosi 3 herë tritol në një mobileri, arrestohet 33 vjeçari në Durrës Gazeta Si 84 Shikime • 3 years më parë

⁣Vendosi 3 herë tritol në një mobileri, arrestohet 33 vjeçari në Durrës

Muriqin shënon, Mallorca fiton
Muriqin shënon, Mallorca fiton Gazeta Si 60 Shikime • 1 year më parë

Gjithcka n⁣ë transfert⁣ën e Seviljes ku sulmuesi dardan startoi p⁣ërmbysjen e miqve n⁣ë fitoren 1-3 ndaj vendasve.

Peshq mes plehrave, pamje nga fundi i detit Mesdhe (VIDEO)
Peshq mes plehrave, pamje nga fundi i detit Mesdhe (VIDEO) Gazeta Si 168 Shikime • 7 years më parë

Televizioni “France 2” ka realizuar një dokumentar, në të cilin kamerat e një nëndetëse për herë të parë kanë filmuar fundin e Detit Mesdhe, në thellësinë 2200 metra.

Showing 8 out of 78