Videot kryesore
Pas "Arenës Kombëtare" (Tiranë), "Elbasan Arenës" (Elbasan), "Loro Boriçit" (Shkodër ) dhe "Kuksi Arena" në Kukës, futbolli shqiptar ka një tjetër impiant moderrn në qytetin e Rrogozhinës. Në inagurim morën pjesë Presidenti i FSHF, Armando Duka dhe ai i Egnatias, Agim Demrozi.
Ditë reflektimi e bashkimi e konsideroi edhe Lulzim Basha. Por, ndryshe nga Rama, në mesazhin e përcjellë prej tij, nënkuptohet se në Shqipëri liria dhe vlerat e saj janë sërish në rrezik dhe për këtë kreu i PD-së kërkon një sakrificë nga të gjithë.
Prej më shumë se dy dekada, avionët e vetëm që janë ulur në Aeroportin e Kuçovës kanë qenë avionët luftarakë. Por, së fundmi është ulur në këtë bazë një avion transportues ushtarak, i përmasave të mëdha, siç është “MC-130J Commando II” i Forcave Ajrore Amerikane.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njoftoi se prej disa ditësh, dy avionë të këtij llojit që janë mbështetës të Operacioneve Speciale Ajrore amerikane përdorën bazën e Kuçovës dhe atë të Rinasit.
“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë”, thotë Xhaçka.
Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Pogradecit këtë të shtunë.
Pamjet e siguruara nga gazeta “Si”, tregojnë shtëllungat e tymit që dalin nga shtëpia në fjalë. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në këtë banesë.
Në Prishtinë mbahet këtë të hënë mbledhja e radhës mes dy qeverive, ku në agjendë janë diskutimet për ndërlidhjen infrastrukturore, portin e ri të Durrësit, qasjen e Kosovës në këtë port, portin e thatë në Kosovë dhe projektin ambicioz të lidhjes hekurudhore.
Kryeministri Edi Rama udhëtoi të dielën në drejtim të Prishtinës, ku e nisi vizitën me një takim në familjen e ish-Presidentit Hashim Thaçi. Vizitën në familjen e Presidentit, Rama e shoqëroi me një set fotografik gjatë takimeve me familjarët e Thaçit.
Gjithashtu, Rama vizitoi edhe një sipërmarrje në Gjakovë, ku premtoi se synimi i qeverisë shqiptare është që të shkrijë të gjitha pengesat në kufi për të lehtësuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
Ai tha se dëshira e Shqipërisë është që heqja e këtyre barrierave doganore të jetë e ndërsjellë, por tha se Qeveria e Kosovës ka kërkuar më shumë kohë për të analizuar efektet financiare në buxhet. Pavarësisht kësaj, Rama premtoi se Shqipëria do të ndërmarrë, pavarësisht vendimit të Kosovës.
“Ne kemi bërë edhe një plan dhe do ta vëmë tani në lëvizje që do t’i heqim tarifat doganore me Kosovën. Do t'i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale dhe me qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar, por ne do ta bejmë do t’i heqim, se nuk ka kuptim ne t’i heqim me Ballkanin e hapur, mos t’i heqim me Kosovën. Kështu që do t’i heqim tarifat për gjithë çfarë vjen nga Kosova përjashto atë të skanimit se asaj s’kemi çfarë i bëjmë se ajo është e trashëguar edhe s'lëviz, por gjithë pjesën tjetër nuk do ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri. Anasjelltas do ta bëjë qeveria e Kosovës dhe ne duam ta bëjmë bilaterale, por në qoftë se qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi, sepse nuk duam që ta kemi të hapur pa tarifa me të tjerët në Ballkanin e hapur dhe të mos e kemi me Kosovën”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, ministrat e kabinetit të Ramës janë nisur me furgon në drejtim të Kosovës paraditen e së hënës. Takimi i përbashkët i Qeverive nis në orën 11:15 me fjalët hapëse të Kryeministrave Kurti e Rama, fjalime të shkurtra nga ministrat dhe me prezantimin e marrëveshjeve që do të nënshkruhen.
Rreth mesditës është planifikuar prezantimi i projekteve infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Porti i thatë në Kosovë. Këtë prezantim do të bajë Eric Smit, drejtor i kompanisë projektuese, “Royal Haskoning DHV”.
Dy autorë të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Kudhës në Himarë janë vendosur në pranga. Personat E. M., 44 vjeç dhe nipi i tij, A. L., 29 vjeç kishin marrë me qira një sipërfaqe pyjore për kullotë.
Duke pasur si qëllim rigjenerimin e saj, ata i kanë vënë zjarrin sipërfaqes pyjore. Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë.
Në një përgjim tjetër bga "Bild" tregohet se si Avdylaj i telefonon kryebashkiakut të Shijakut për të organizuar një takim me të, me Vangjush Dakon, dhe me një kandidat të mundshëm dhe deputetin aktual ‘Liri’ (Ilir Ndraxhi), një person që klani kriminal i Avdylajve kërkon të vendoset si kandidat i PS.
Çfarë shije ka një banane e ngjitur në mur në instalacionin e artistit italian Mauricio Cattelan, e që sipas galerisë “Art Basel Miami Beach” është vlerësuar të paktën 120 mijë dollarë? Këtë e zbuloi një tjetër artist.
David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.
“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.
Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.
“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.
Megjithë deklaratatat e
autoriteteve në vend se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, ka rrugë
aktualisht që janë një rrezik real për qarkullimin me automjete. Gazeta “Si” ka
siguruar foto e video të aksit Krujë-Qafë Shtamë, i cili në kushte normale është
një segment shumë i rrahur nga automjetet, por që sot është i bllokuar.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive më 6 Korrik, kur Rama do të jetë në Prishtinë në kuadër të turit që do të zhvillojë në Ballkan.
Në një konferencë shtypi me gazetarët, Kurti bëri të ditur se me rëndësi konsideron mbledhjen e përbashkët për firmosjen e marrëveshje të lënë përgjysmë pas anulimit të mbledhjes, dhe jo takime të tjera.