Up next

A u shkel ligji me heqjen e numrave të Policisë së Shtetit?

25 Shikime· 05/21/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Pasi foli për rëndësinë e policisë si një nga strukturat kryesore të shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj iu përgjigj edhe kritikave që kanë vërshuar në lidhje me mungesën e numrave identifikues të një pjese të efektivëve gjatë protestës që pasoi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj.

“Kam dëgjuar shumë që kërkojnë numrat e identitetit të tyre. Duan t’i identifikojnë personalisht. Të nderuar qytetarë, kushdoqofshi! Punonjësit e policisë kanë qenë më 17 maj jo individualisht! Kanë qenë të strukturuar. Nëse do të kërkoni përgjegjësi ligjore, penale, politike kërkojeni tek përgjegjësit e tyre. Jam unë! Është drejtori i policisë e me radhë! Për çfarë ju duhen punonjësit individualë? Përse? Për t’i linçuar individualisht? Për t’i intimiduar punonjësit e policisë, që nesër të mos rreshtohen më në radhët e saj?!”, tha ministri në fjalën që mbajti në Parlament.

Sipas kësaj fjale të ministrit, ai është përgjegjësi kryesor nëse më 17 maj u shkel ligji për policinë e shtetit dhe një vendim i 2016 i Këshillit të Ministrave për shenjat dalluese të policisë së shtetit. Ligji që mban numrin 108 i miratuar në vitin 2014 përcakton në pikën 1 të nenit 98 se “punonjësi i policisë i kryen detyrat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike me uniformën dhe shenjat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave...”

Ndërkohë, në vendimin e Këshillit të Ministrave të marrë në 2016, përcaktohen më specifikisht shenjat dalluese të Policisë së Shtetit, ku në krye është renditur pikërisht “shenja e mbiemrit/numri i identifikimit”. Po në këtë VKM thuhet se uniformat e Policisë së Shtetit janë të patjetërsueshme, pra nuk mund të hiqen, apo shtohen elementë, a shenja dalluese të tyre pa një vendim të Këshillit të Ministrave.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next