Videot kryesore

Rama pranon që Ardi Veliu gaboi, por nuk e shkarkon
Rama pranon që Ardi Veliu gaboi, por nuk e shkarkon Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi të mbyllur çështjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që është përballur ditët e fundit me kërkesën për dorëheqje.

Veliu u vu në qendër të kritikave pasi gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë në Kuvend tregoi një video video me pistoletë të nënës së një 15-vjeçari të dhununar nga policia, në përpjekje për të mbrojtur veprimet e uniformave blu.

Kryeministri Edi Rama tha se ai ka gabuar.

“Ardi Veliu në këtë rast ka gabuar, por jam më i prirur të besoj ndjesën e tij publike, sesa mexhelisin e këtij vendi. Preferoj ndjesën publike të tij dhe duke e njohur për shkak të punës dhe integritetin moral të pavënë në diskutim sot nga askush dhe për profesionalizimin kjo çështje për mua është e mbyllur”, tha Rama.

Deklarata e Veliut shkaktoi furtunë në internet, ku kreu i Policisë së Shtetit u akuzua se “i bëri gjyqin publik një familjeje” dhe për “rrëmim në jetën personale të një nëne”, që nuk ishte as e kërkuar dhe as e dyshuar për ndonjë krim.

Nga aktivistë e deri tek studiues të shkencave politike në vendin tonë dënuan deklaratën dhe kërkuan dorëheqjen e Veliut.

“Drejtori i Policisë fyeu, denigroi dhe cenoi jetën private të një 15 vjecari. Ai mori në mbrojtje dhunuesit e tij. Shfaqja e drejtorit Veliu ishte jo etike, jo ligjore, jo demokratike. Ai duhet të kërkojë ndjesë familjes dhe publikut. Nëse jo ai meriton reagim & largim sa më parë”, shkruan drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi.

Dorëheqjen e kërkoi edhe Partia Demokratike.

“Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqej çfarë bëj unë apo ti, atij i lind e drejta të na rrahë fëmijët, pastaj të gërmojë në jetën tonë private, të vjedhë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale, siç ka bërë me ato të nënës së djalit, të sajojë me to një histori dhe, në fund, ta bëjë atë publike për të na dhunuar e për të na poshtëruar përsëri”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri.

Inceneratorët, Basha: Kryebashkiakja e Durrësit nuk firmos
Inceneratorët, Basha: Kryebashkiakja e Durrësit nuk firmos Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

⁣Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se edhe në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit e ka mendjen se si të materializojë afera, që kreu i opozitës i vlerëson si korruptive.

Basha tha se Rama po përgatitet që të ndryshojë sërish kryetaren e Bashkisë së Durrësit, pasi ajo refuzon që të firmosë dërgimin e mbetjeve të këtij qyteti tek inceneratori i Tiranës.

“Për inceneratorët po bëhet gati ta ndërrojë për herë të 5-6 kryetarin e Bashkisë në Durrës, sepse nuk pranon të firmosë aferën për të çuar mbetjet e Durrësit në inceneratorin e Tiranës. Plani është që Milva Ekonomi të japë dorëheqjen nga deputete dhe të shkojë në Durrës si nënkryetare e më pas të bëhet kryetare dhe të firmosë aferën korruptive të inceneratorëve”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së tha se koha do ta provojë nëse Rama do të ndryshojë këtë skenar pas denoncimit të tij apo jo, por këtë e mori si shembull për të treguar se sipas tij, prioritet i Ramës janë aferat korruptive dhe ndarja e parave të taksapaguesve shqiptarë për një grusht oligarkësh.

Promo - Babai Im, Gazeta Si
Promo - Babai Im, Gazeta Si Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

⁣Promo - Babai Im, Gazeta Si

Permbytje ne Kurbin
Permbytje ne Kurbin Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

⁣Permbytje ne Kurbin

Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli...
Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli... Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

⁣Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli...

Kreu i shtetit kthehet një vit pas në kohë, duke risjellë pamjet nga mitingu i 2 marsit të vitit të kaluar për të përcjellë me zë dhe figurë dhe ndoshta për t’i rikujtuar popullit dhe Qeverisë një mesazh të përcjellë në atë kohë.

“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri! Aty ka drejtësi!”, thotë Meta.

⁣Rama: Vera na gjen në normalitet, pa kufizime
⁣Rama: Vera na gjen në normalitet, pa kufizime Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama premton se sezoni turistik do ta gjejë vendin pa masa kufizuese dhe të hapur plotësisht për turistët nga e gjithë bota.

"Hotelet, restorantet, klubet, çdo plazh e çdo mal i Shqipërisë do të jenë të hapura pa masa kufizuese", thotë ai.

Kreu i Qeverisë shpërndau këtë të diel një spot të shkurtër në rrjetet sociale, ku thotë se Shqipëria siguroi vaksina kundër Covid kundrejt të gjitha parashikimeve.

Spoti është i ngjashëm me atë të publikuar disa ditë më parë e të lexuar nga aktori Robert Ndrenika me ndryshimin se këtë herë Rama është vetë narratori.

⁣Ulet avioni i parë në Kukës, Rama ironizon: S’jam as unë as aeroporti 3D
⁣Ulet avioni i parë në Kukës, Rama ironizon: S’jam as unë as aeroporti 3D Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Në tetor të 2018-ës, pothuajse 3 vite më parë, Kryeministri Edi Rama premtonte përfundimin e Aeroportit të Kukësit, duke publikuar projektin 3D të tij.

Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia kushtëzuan përqëndrimin e Qeverisë tek ky projekt, që u shty për t’u përfunduar këtë të diel, kur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, “Zayed – Flatrat e Veriut” u ul avioni i parë.

Ai ishte avioni i Air Albania dhe sipas Kryeministrit Rama, pasagjerët e parë të tij ishin emigrantë shqiptarë në Londër, pikërisht ata që kreu i Qeverisë tha se kishin tallur më shumë përmes rrjeteve sociale projektin 3D ku ishte publikuar. Rama ironizoi me këtë pjesë.

“Unë jam real dhe aeroporti është real. Ma kanë lexuar librin e shtëpisë me pasion, sa herë që flisja për aeroportin e Kukësit. Njëri quhej Edi Rama dhe ishte PD-në, ishte real edhe ai. Gjatë e kishte Eduard, por e thërrisnin Edi Rama. Ishte edhe një tjetër që i thashë si e hëngre këtë rrenë. Më tha ta shohim deri në fund a e mban dot llafin. Tjetri që fola ishte demokrat e tha e mbajte llafin. I treti më tha se a ka vend për patronazhist te PS se nuk kthehem më. Sot një ditë e veçantë për shqiptarinë”, deklaroi Rama.

Për shkak të teknikaliteteve dhe burokracive deri në licencimin si aeroport ndërkombëtar, avioni i ulur këtë të diel në Kukës u ngrit nga Rinasi. Avioni i "Air Albania" u nis nga Londra ku mori emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, më pas është ndalur fillimisht në Rinas ku kanë marrë Kryeministrin Edi Rama dhe fluturimi ka vijuar drejt Kukësit.

Gjatë fjalës së tij Rama ka shpjeguar edhe pse aeroporti mban emrin “Zayed – Flatrat e Veriut”, duke kujtuar faktin se në Kukës qëndruan shqiptarët e dëbuar nga regjimi kriminal serb i kohës. Emri "Zayed" është në nderim të emrit të familjes së princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë, është përkujdesur për të sjellë ndihma të konsiderueshme.

Destinacionet e para të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

⁣Meta nuk e njeh Komisionin Hetimor Parlamentar dhe as vendimmarrjen e mundshme të tij
⁣Meta nuk e njeh Komisionin Hetimor Parlamentar dhe as vendimmarrjen e mundshme të tij Gazeta Si 84 Shikime • 5 years më parë

Presidenti Ilir Meta nuk e njeh Komisionin Hetimor Parlamentar që u ngrit nga Kuvendi këtë të premte, me objektiv hetimin dhe paralajmëron se nuk do të njohë as një vendim të mundshëm për shkarkimin e tij.

“Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik”, deklaroi nga Presidenca, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit.

Blushi e vlerësoi si fiktiv dhe antiligjor të gjithë procesin, ndërsa betejën e Presidentit e cilësoi si betejë për sovranitetin e vendit.

“Që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike dhe nuk meriton vëmendje dhe është nul. Askush nuk mund të fshihet dot, as pas “etikës” dhe as pas “retorikës”, sepse kjo është një çështje sovraniteti”, tha zëdhënësi.

Sipas Presidencës, Meta është shumë qartë në planin e tij dhe e di se çfarë do të ndodhë në vijim

“Garantojmë të gjithë qytetarët, se Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar deri më tani, të gjitha funksionet e tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”, mbyllet reagimi i Presidencës.

⁣“Meta 2” i propozon Kuvendit shkarkimin e Presidentit
⁣“Meta 2” i propozon Kuvendit shkarkimin e Presidentit Gazeta Si 84 Shikime • 5 years më parë

Pas më shumë se tre orë mbledhje, ku pjesën më të madhe të kohës e mori leximi i raportit 96 faqesh, Komisioni Hetimor Parlamentar gjeti se shkeljet e Presidentit Meta të një morie nenesh të Kushtetutës klasifikoheshin si të rënda dhe unanimisht i propozohet Kuvendit në seancë plenare shkarkimi i tij.

“Është një dokument gjithpërfshirës që do të shërbejë për punë studimore në të ardhmen. Është shterues brenda objektit të hetimit të caktuar në kërkesën e 49 deputetëve të Kuvendit”, tha anëtarja e Komisionit, Vasilika Hysi.

Raporti është hartuar mbi bazën provave fizike e virtuale, ku janë të pasqyruar të gjitha deklaratat e Presidentit para, gjatë dhe pas 25 prillit, që në vlerësimin e 49 deputetëve nismëtarë për shkarkimin e Metës bien ndesh me rolin e tij mbi palët.

Raporti thotë se Presidenti bëri fushatë hapur kundër partisë në pushtet dhe roli i tij nuk perceptohet në popull si unifikues, rrezikoi marrëdhëniet me ndërkombëtarët me akuzat për korrupsion për diplomatët e huaj, nxiti dhunën dhe urrejtjen, madje për këtë të fundit, Komisioni kërkon edhe ndjekjen penale.

“Thirrjet që nxisin dhunë janë subjekt i ndjekjes penale nga organet kompetente”, thotë raporti.

Veç tyre, Komisioni ka administruar si prova edhe postime me foto, video dhe tekst të Presidentit në rrjetet sociale. Prova tjetër është korrespondenca e Presidentit me Gjykatën Kushtetuese, që anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar e interpretojnë si shantazh të tij ndaj kësaj gjykate.

Komisioni akuzon Presidentin se jo vetëm ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por e ka bërë këtë në mënyrë të përsëritur.

“Bëhet fjalë për shkelje të përsëritura në 19 intervista televizive, 9 deklarata për mediat dhe 45 postime në rrjetet sociale”, tha kreu i Komisionit, Alket Hyseni.

Si prova janë administruar edhe të dhënat e mbledhura nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga SPAK në lidhje me kallëzimet për krimet zgjedhore. Komisioni tha se ka administruar edhe informacione nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe një informacion të klasifikuar si sekret nga ana e Policisë së Shtetit, nën dyshimet se Presidenti Ilir Meta mund të jetë takuar me eksponentë të Agimit të Artë.

Informacion është marrë edhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procedurat e ndjekura prej kësaj të fundit për përplasjen në lidhje me zyrat e Frymës së Re Demokratike si dhe raste të shkarkimit të Presidentit në Letoni dhe vende të tjera europian. Si provë janë administruar edhe dhënia e titujve, dekoratave, procedurave dhe dekreteve të shtetësisë së dhëna nga ana e Presidentit Meta para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Gjithashtu, raporti është bazuar edhe te dy mendimet e dhëna nga ekspertët Artan Spahiu dhe Erind Mërkuri.

Raporti do t'i dorëzohet Kuvendit brenda javës së ardhshme. Kuvendi më pas duhet të vendosë në seancë plenare me të paktën 94 vota pro për shkarkimin e Metës. Votimi i Parlamentit, së bashku me raportin e Komisionit Hetimor dorëzohet më pas në Gjykatën Kushtetuese, që jep vendimin përfundimtar, ose për shkarkimin, ose e rrëzon raportin dhe Presidenti Meta vijon detyrën.

Tre të arrestuar në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje me pagesë
Tre të arrestuar në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje me pagesë Gazeta Si 84 Shikime • 5 years më parë

⁣Tre të arrestuar në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje me pagesë

Vijon fluksi i qytetarëve me shenja të helmimit nga uji i pijshëm në Krujë
Vijon fluksi i qytetarëve me shenja të helmimit nga uji i pijshëm në Krujë Gazeta Si 84 Shikime • 5 years më parë

⁣Vijon fluksi i qytetarëve me shenja të helmimit nga uji i pijshëm në Krujë

Debate mes seocialistëve te Ekonomia për Butrintin
Debate mes seocialistëve te Ekonomia për Butrintin Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

Socialistët miratuan në Komisionin e Ekonomisë projektligjin që kalon Parkun e Butrintit nën menaxhimin e një fondacioni privat.

Ky ishte hapi i fundit para se të kalojë në seancë plenare për miratim. Opozita e cilëson këtë marrëveshje dhënie me koncesion të trashëgimisë kulturore, që i hap rrugë ndërtimit të hoteleve dhe resorteve në Parkun e Butrintit.

Por, ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se nuk bëhet fjalë për dhënie me koncesion, por për bashkëmenaxhim mes një fondacioni privat dhe Ministrisë së Kulturës.

Seanca u shoqërua me debate, jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe mes vetë mazhorancës.

Deputeti Erion Braçe kërkoi që në ligj të shtohej një pikë, ku Qeverisë t’i lihej detyra që të mbronte paprekshmërinë e zonës së mbrojtur përreth zonës A3, e cila është zona arkeologjike e Butrintit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se kjo nuk ishte objekt i marrëveshjes, propozim që u përkrah edhe nga zëvendëskryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti.

Holandë, policia e Roterdamit shpërndan tifozët e zemëruar pas humbjes me Romën
Holandë, policia e Roterdamit shpërndan tifozët e zemëruar pas humbjes me Romën Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

⁣Holandë, policia e Roterdamit shpërndan tifozët e zemëruar pas humbjes me Romën

Momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumin Osum me makinë në Berat
Momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumin Osum me makinë në Berat Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumin Osum me makinë në Berat

Momenti i shpëtimit të tre turistëve çekë që u bllokuan mes zonës së Thethit dhe Valbonës
Momenti i shpëtimit të tre turistëve çekë që u bllokuan mes zonës së Thethit dhe Valbonës Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti i shpëtimit të tre turistëve çekë që u bllokuan mes zonës së Thethit dhe Valbonës

⁣Kërkesa e Autoritetit të Dosjeve, socialistët në gatishmëri për ta votuar edhe gjatë gushtit
⁣Kërkesa e Autoritetit të Dosjeve, socialistët në gatishmëri për ta votuar edhe gjatë gushtit Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

Kuvendi u mblodh të enjten në seancën e jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në Qeveri, por në këtë seancë nuk mbeti pa u cekur edhe kërkesa e Autoritetit të Dosjeve për të ndryshuar ligjin dhe hapur rrugë verifikimit të dosjes me inicialet I.M., apo dosje të tjera të politikanëve të lartë.

Enkelejd Alibeaj mirëpriti nismën e Autoritetit të Dosjeve.

“Autoriteti i Dosjeve nuk e ka të drejtën e nismave ligjore, megjithatë sa herë që ka kërkesa për ndryshime ligjore, duhet të jetë fillimi e instalimi i një procedure të re që çdo nismë të diskutohet”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Taulant Balla nga ana tjetër shprehu gatishmërinë e socialistëve për të vepruar sa më shpejt dhe ndryshuar ligjin ashtu siç e kërkon Autoriteti i Dosjeve.

“Shpresoj që edhe zoti Alibeaj ta mbajë fjalën deri në fund, por ne si grup parlamentar i Partisë Socialiste jemi gati që të votojmë ndryshimet, edhe në Kodin Zgjedhor siç i propozon Autoriteti i Dosjeve”, deklaroi ai.

Në vazhdën e këtij qëndrimi, deputetëve të grupit parlamentar socialist u është lënë porosia që të jenë në gatishmëri, pasi Kuvendi mund të mblidhet sërish në një seancë të jashtëzakonshme, qoftë kjo edhe në muajin gusht, muaji zyrtar i pushimeve, për të miratuar këto ndryshime.

Autoriteti i Dosjeve ka propozuar shfuqizimin e pikës 4 të nenit 29 të ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas Autoritetit, ky nen pengon atë që të verifikojë politikanët e lartë që janë të pajisur me certifikata pastërtie figure nga dy komisionet Mezini e Bezhani në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000.

Propozimi tjetër është ndërhyrja në Kodin Zgjedhor që të detyrojë kandidatët për zgjedhje vendore e qendrore që të dorëzojnë formularët e pastërtisë së figurës pranë këtij autoriteti 70 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Vatër e madhe zjarri në Nikël të Krujës, flakët rrezikojnë disa banesa
Vatër e madhe zjarri në Nikël të Krujës, flakët rrezikojnë disa banesa Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

⁣Vatër e madhe zjarri në Nikël të Krujës, flakët rrezikojnë disa banesa

Banorët në Shkodër ecin në mes të ujit me çadra dhe fëmijë në duar
Banorët në Shkodër ecin në mes të ujit me çadra dhe fëmijë në duar Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

⁣Banorët në Shkodër ecin në mes të ujit me çadra dhe fëmijë në duar

Homazhe ithtaret e Enverit
Homazhe ithtaret e Enverit Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

Homazhe ithtaret e Enverit

"Gërdeci", ish-ministri Aldo Bumçi tregon "lidhjen" e tij me Shkëlzen Berishën
"Gërdeci", ish-ministri Aldo Bumçi tregon "lidhjen" e tij me Shkëlzen Berishën Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

⁣Dosja "Gërdeci", ish-ministri Aldo Bumçi tregon "lidhjen" e tij me Shkëlzen Berishën

Showing 72 out of 73