Videot kryesore

Momenti i arrestimeve në "Call Center" te kulla luksoze në Tiranë!
Momenti i arrestimeve në "Call Center" te kulla luksoze në Tiranë! Gazeta Si 85 Shikime • 9 muaj më parë

Momenti i arrestimeve në "Call Center" te kulla luksoze në Tiranë!

Mbreti u kthye
Mbreti u kthye Gazeta Si 85 Shikime • 9 muaj më parë

Shikoni si e presin sulmuesin kuqezi, Rey Manaj, fansat e Sivaspor...

Ekstradimi i Durim Bamit nga Dubai në Shqipëri
Ekstradimi i Durim Bamit nga Dubai në Shqipëri Gazeta Si 85 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Ekstradimi i Durim Bamit nga Dubai në Shqipëri

Kur Ilir Meta sulmonte Bashën e Ramën
Kur Ilir Meta sulmonte Bashën e Ramën Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Si President i zgjedhur, Ilir Meta drejtoi fushatën e LSI-së në 2017. Ai e cilësonte Lulzim Bashën si politikan pa shtyllë kurrizore dhe deklaronte se marrëveshja e 17 majit ishte fundi i politik i kryetarit të PD.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Zef Hila, kryetar i Bashkise se Vaut te Dejes, mohoi përfshirjen në aktet e dhunës ndaj KZAZ-së, ndërkohë që pak ditë më parë gjatë një takimi me banorë të bashkisë premtonte se më 30 qershor në Vaun e Dejës nuk do të mbaheshin zgjedhje vendore.

Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi
Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Ndryshimet cekin disa nene, kryesisht nenet që parashikojnë masat disiplinore për anëtarët e organeve të drejtësisë së re, por edhe nenin 221 të këtij ligji, që përcakton kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u emëruar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mes kushteve ishtë edhe ai që kandidatët duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Presidenti Meta fajësonte këtë nen që prej fillimit të vitit të kaluar si shkaktar të ngërçit për ngritjen e këtij Këshilli.

Dy të rinj ngjiten në një nga majat më të larta të Zvicrës
Dy të rinj ngjiten në një nga majat më të larta të Zvicrës Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Zvicra ndryshe mund të quhet edhe shteti alpin, për shkak të vargmaleve të larta. Vizitë e fundit në malin e quajtur Monte Rosa, ka qenë aventura e radhës e dy të rinjve që kanë sfiduar ndjenjën e frikës. Teksa shihni pamjet e veçanta dhe rrëqethëse njëkohësisht, mund edhe të mendoni për një udhëtim.

Guximtari
Guximtari Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Guximtari

Video e mahnitshme tepelene
Video e mahnitshme tepelene Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Video e mahnitshme tepelene

familjaret video.mp4
familjaret video.mp4 Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Reagimi i familjare qe moren vesh lajmin e hidhur te vdekjes se Andi Malokut

PD: Dëshmitë e banorëve, Qeveria e paaftë të menaxhojë pasojat e tërmetit
PD: Dëshmitë e banorëve, Qeveria e paaftë të menaxhojë pasojat e tërmetit Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike thotë se qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Në këtë rezultat, opozita mbërrin pas dëshmive që thotë se janë mbledhur prej përfaqësuesve të saj, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi në zonën e Sukthit dhe të Ishmit, ku rezulton se banorët e fshatit janë më të braktisurit.

“Askush nuk ka ardhur të na shohë” është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfare ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal. Më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet. Dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit”, thotë PD.

Video/ Fëmijët e pasur sillen si "të fortë" sfidojnë policinë me makinë
Video/ Fëmijët e pasur sillen si "të fortë" sfidojnë policinë me makinë Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, e cila është postuar pikërisht në llogarin Rich Kids of Tirana në Instragram (Fëmijët e pasur të Tiranës) ku një person i jep makinës luksoze Benz AMG, duke i xhiruar gomat dhe e sjell rrotull makinën (drift) përpara godinës së komisariatit numër 6 të Policisë, në zonën e Kombinatit.

“Sipër shtetit”, është shprehja që e shoqëron këtë video, ku në makinë shfaqen disa janë brenda dy persona. Ndërsa një i tretë i filmon këtë spektakël që zhvillohet para godinës së policisë. Në një moment tek dera e komisariatit shfaqet një oficer policie, por asgjë nuk ndodh më tepër.

Pak pas shpërndarjes së këtyre pamjeve, Policia njoftoi se kishte shoqëruar personin që drejtonte këtë mjet, ndaj të cilit rëndojnë dy akuza, një penale dhe një administrative.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme”, deklaron Policia e Shtetit.

Si mund të jenë telefonat e së ardhmes? Kinezët prezantojnë “Trefletëshin”
Si mund të jenë telefonat e së ardhmes? Kinezët prezantojnë “Trefletëshin” Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Kompania kineze e prodhimit të telefonave, TCL ka prezantuar disa modele që mund të na udhëzojnë se në çfarë drejtimi do të shkojë në të ardhmen e afërt evoluimi i telefonave inteligjentë.

Njëri prej këtyre koncepteve është edhe ai që njihet si “Tri Fold Phone” (TFP), ose shqip telefoni trefletësh. Bëhet fjalë për një model me tre ekrane në gjendje që të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri kur janë të palosur dhe të funksionojnë si një ekran i tërë në momentin që hapen bashkë, apo vetëm dy prej tyre.

Vetë kompania është në fazë testuese të të gjithë këtyre modeleve. Ajo thotë se nuk ka ende një plan për prodhim masiv për treg, as një çmim se sa mund të kushtojë ky model dhe as ndonjë të dhënë tjetër.

“Për momentin jemi të përqëndruar tek dizajni dhe gjetja e një mekanizmi sa rezistent, aq edhe praktik për t’u përdorur nga njerëzit”, thotë kompania TCL.

Video
Video Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Video Rai 3

Sot mjekët janë kombëtarja jonë, FSHF
Sot mjekët janë kombëtarja jonë, FSHF Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Sot mjekët janë kombëtarja jonë. Faleminderit për sakrificën tuaj!

Lëvizja për arsye shëndetësore, si aplikohet përmes e-Albanias
Lëvizja për arsye shëndetësore, si aplikohet përmes e-Albanias Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Shërbimet e marrjes së vërtetimeve për lëvizje, apo ushtrim aktiviteti për qytetarët, apo bizneset po transferohen gradualisht nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit tek faqja e shërbimeve qeveritare, e-Albania.

Pas kalimit të lejeve për ushtrimin e biznesit në këtë platformë, edhe qytetarët që duan të lëvizin për arsye shëndetësore mund të marrin autorizimin përmes e-Albanias. Autorizimi është i vlefshëm vetëm për rrugën nga shtëpia për në qendrën shëndetësore dhe kthim.

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania, që gjendet pas identifikimit në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj në sektorin “Leje për dalje”, ku zgjidhet i opsionin "Leje për arsye shëndetësore";
Kërkuesit duhet të shkruajnë saktë datën, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës. Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet në pronësinë aplikuesit, do të shfaqet direkt në listë, nëse jo, qytetarët mund të shtojnë manualisht të dhënat e mjetit me të cilin do të udhëtojnë, si targën dhe numrin e shasisë.

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal. Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania dhe kushdo që lëviz përmes kësaj lejeje duhet të ketë me vetë një dokument mjekësor për vizitën. Në të gjitha rastet, nuk mund të lëvizet me më shumë se dy persona.

“Amnistia” e gjobave, ashpërsim i ndëshkimeve

Të gjitha gjobat e vendosura nga ana e Policisë së Shtetit deri të premten e 17 prillit për këmbësorë dhe drejtues automjetesh për shkelje të rregullave të karantinës zerohet/ Bëhet fjalë për rreth 9 mijë persona në total, ndërkohë që për ata që e kanë paguar gjobën dhe u është sekuestruar licenca e qarkullimit të mjetit së bashku me lejen e drejtimit premtohet t’u rikthehen paratë së bashku me dokumentacionin brenda datës 15 maj.

Por, së bashku me “amnistinë” për këto gjoba, për të cilët opozita dhe juristët ngritën dyshimet mbi kushtetueshmërinë e tyre mbërrijnë edhe përforcimi i ndëshkimeve për shkelësit e urdhrave dhe vendimeve të autoriteteve për masat parandaluese ndaj përhapjes së Covid-19.

Tashmë, shkelja e këtyre masave është përfshirë në Kodin Penal, pas votimit në Parlament të enjten e javës së kaluaar. Sipas parashikimeve të vendosura në Kod, për moszbatim urdhri ndëshkimi shkon nga gjobë deri në 6 muaj burg për individë dhe gjobë deri në dy vite burg për bizneset.

Dy deri në tre vite burg ndëshkohen personat që pavarësisht janë, apo jo mbartës së virusit shkelin urdhrin e izolimit, gjobë ose dy vite burg për ata që përhapin sëmundjen nga pakujdesia dhe burg nga dy deri në pesë vite për ata që përhapin me dashje infeksionin. Kur përhapja e virusit, me ose pa dashje ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin e personave të tjerë, deri në vdekjen e tyre ndëshkohet me burg nga tre deri në 8 vite.

Duke filluar prej kësaj të hene lejohet lëvizja për këmbësorët me leje nga ora 05:00 deri në orën 17:30. Në të njëjtën fashë orare mund të qëndrojnë hapur dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre të gjitha bizneset që janë përfshirë në listën e publikuar në e-Albania, duke respektuar protokollet e sigurisë.

Lëvizja me makinë për në punë lejohet në dy fasha orare, nga ora 05:00-08:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 17:30. Autorizimi për të shkuar në punë me makinë jepet për një javë përmes e-Albanias.

Veliaj pranon se projekti për teatrin është paguar nga kompania "Fusha"
Veliaj pranon se projekti për teatrin është paguar nga kompania "Fusha" Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

I ftuar në emisionin “Opinion”, Veliaj e pranon se projekti i prezantuar prej tij është ai që më herët kishte prezantuar kompania “Fusha”, por ndryshe nga sa paraqiti para Këshillit Bashkiak foli për një projekt-ide të padetajuar dhe që do të detajohet në tre muajt e ardhshëm përmes një konkursi ndërkombëtar.

kulla durres.mp4
kulla durres.mp4 Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Kulla C, një nga kullat fortifikuese të Kalasë së Durrësit, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, është drejt riparimit. CHëB Albania, e cila po merret me punimet restauruse, njoftoi në faqen e saj në Facebook se “në Kullën C kanë arritur të zhvendosin 42 fragmente, të cilat disa peshonin deri në 40 tonë, larg nga muri i thyer dhe në një pozicion ku ato mund të dokumentohen dhe studiohen plotësisht”.

Kamioni hyn mes protestuesve në SHBA (Video)
Kamioni hyn mes protestuesve në SHBA (Video) Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Një kamion çisternë për pak përshkallëzoi tragjedinë e protestave që kanë shpërthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vdekjes së George Floyd. Mjeti i rëndë u fut me shpejtësi në mes të një grupi prej mijëra protestuesish që kishin bllokuar një autostradë në dalje të Mineapolisit.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë dhe telefonat e një pjese të protestuesve shihet mjeti teksa frenon me vonesë, në përpjekje për të shmangur përplasjen e personave që ndodheshin ende në rrugë.

Fatmirësisht, asnjë prej protestuesve nuk u godit, ndërkohë që vetë këta të fundit kanë rrethuar më pas kabinën e kamionit dhe pasi i kanë thyer xhamat kanë nxjerrë andej drejtuesin e mjetit, duke e goditur me grushta dhe sende të tjera të forta, para se t’ja dorëzonin të gjakosur dhe gjysmë të zhveshur një patrulle policore që ndodhej aty pranë.

Përdhunimi i 15-vjeçares, ministrja Shahini fajëson kulturën dhe qorton mediat
Përdhunimi i 15-vjeçares, ministrja Shahini fajëson kulturën dhe qorton mediat Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar për herë të parë pas rastit të 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Ajo përgëzon nxënësit që gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, por një pjesë të “fajit” ja lë kulturës patriarkale që mundëson dhunën ndaj vajzave dhe grave dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për ta ndryshuar këtë kulturë.

Ministrja qorton edhe mediat, pasi sipas saj nuk e

Përgëzoj nxënësit që gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, si hapi i parë dhe i domosdoshëm për të luftuar bullizmin dhe dhunën. Politika “shkolla si hapësirë e sigurt” do të ndihmojë në këtë drejtim. Por, duhet bashkëpunim i të gjithëve për të ndryshuar kulturën patriarkale që mundëson dhunën ndaj vajzave dhe grave.

“Shpesh viktimat nuk denoncojnë dhunën që kanë përjetuar sepse ndjehen në faj, apo në turp për atë se çfarë i ka ndodhur. Por faji dhe turpi i takojnë dhunuesit dhe abuzuesit”, deklaroi ajo.

Ministrja tha se do të dyfishohet numri i psikologëve dhe punonjësve socialë nëpër shkolla përmes riorganizimit të stafit arsimor. Ata do të trajnohen për çështje të ndjeshme si ngacmimi dhe abuzimi seksual.

“Do të dëshiroja që media të raportonte në mënyrë më të mirë dhe të ndjeshme rastet e dhunës ndaj vajzave dhe grave. një nxënëse që kishte pësuar një abuzim u raportua nga një gazetar, që bënte pyetje të gabuara, duke lënë përshtypjen a thua është viktima ajo që duhej të jepte llogari”, deklaroi ministrja përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Showing 71 out of 72