Videot kryesore

Thyen izolimin, qytetari vrapon per t'i ikur policit
Thyen izolimin, qytetari vrapon per t'i ikur policit Gazeta Si 87 Shikime • 7 years më parë

Policia ndjek nje qytetar tek kodrat e Liqenit Artificial ne Tirane pasi ka shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit.

Grabitja me dhunë në një fshat të Tiranës, momenti i arrestimi të 3 autorëve.mp4
Grabitja me dhunë në një fshat të Tiranës, momenti i arrestimi të 3 autorëve.mp4 Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

Grabitja me dhunë në Zall-Herr, momenti i arrestimi të 3 autorëve

Deputetëve u matet temperatura para se të hyjnë në seancë
Deputetëve u matet temperatura para se të hyjnë në seancë Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

Anashkalimi i ndryshimit të sistemit zgjedhor nga diskutimet e Këshillit Politik deri më tani ka nervozuar deputetët e opozitës parlamentare, që në seancën e kësaj të enjteje përveçse nuk u shfaqën në një zë, sulmuan si mazhorancën, ashtu edhe opozitën jashtëparlamentare se po kërkojnë të ruajnë “status quo-në”.

Rudina Hajdari, që përfaqëson opozitën parlamentare në Këshillin Politik foli për pazare që po bëhen mes PS dhe PD dhe tha se vetë refuzon që të bëhet pjesë e këtyre pazarave. Deputeti Ralf Gjoni kërkoi menjëherë që Hajdari të tërhiqej nga tryeza dhe i bëri thirrje mazhorancës që të ndryshojë sistemin zgjedhor dhe të mos i trembet. Ndryshime të sistemit zgjedhor kërkuan edhe deputetët Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti.

Por, mënyra sesi e ka përfaqësuar Hajdari opozitën parlamentare në tryezën e reformës zgjedhore duket se ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e grupit parlamentar demokrat. Sipas një dokumenti që ndodhet i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, grupi është mbledhur më datë 12 maj ka vendosur shkarkimin e saj nga drejtimi i grupit dhe emërimin në këtë detyrë të Myslim Murrizit.

Vendimi nuk është zyrtarizuar ende nga Parlamenti, ndërkohë që për këtë mbledhje nuk foli asnjë prej deputetëve të opozitës dhe as vetë Rudina Hajdari. Gazeta “Si” kontaktoi një pjesë të deputetëve të grupit parlamentar demokrat, të cilët nuk pohuan, por as e mohuan shkarkimin e Rudina Hajdarit.

Por, që atmosfera brenda opozitës parlamentare është tensionuar dhe e përçarë konfirmohet tërthorazi nga fjalimi që Rudina Hajdari mbajti në seancë plenare, ku foli për pazare dhe deputetë të opozitës parlamentare që kërkojnë të kapin ndonjë “llokmë” nga pushteti.

“Ka edhe nga ata opozitar që duan një llokmë. Mos bëni opozitë duke dashur llokma. Unë nuk bëhem pjesë e tyre. Duhet të mbarojë kjo politikë me shkelje syri. Bëjmë akuza dhe flasim për koncesione dhe në darkë ulemi për të marrë një llokmë nga ai koncesion”, deklaroi ajo.

Deputeti Myslim Murrizi tha nga ana tjetër se e vetmja mënyrë që mazhoranca të kalojë reformën zgjedhore pa ndryshimin e sistemit është që të blejë deputetët e opozitës.

“Do ta kaloni? Ta shikojmë! Nëse me paratë e dosjes 184, 385, 395, 384 do të blini nga ky krahu këtej? Si do e kaloni ju? Me ata të bunkerit të Pallatit të Kongreseve (PD+LSI)? Kënaqem me ata kur thonë edhe ne do ta votojmë këtë! Ku do ta votojnë ata?! Në pallat të sportit?!”, tha ai.

Ralf Gjoni, Andi Përmeti dhe Halil Jakimi sfiduan deputetët socialistë që të ndryshojnë sistemin dhe të testojnë me votë popullore nëse opozita parlamentare do të mbijetojë apo jo.

“Çdo shqiptar i ndershëm i pavarur që nuk i përket komunitetit të lëpirësave, ka një pyetje: pse ka frikë Edi Rama listat e hapura? Që PD është në krevat me PS-ja kjo dihej, por ata të LSI-së, që bënë grevë urie në këtë sallë nuk i kuptoj që prej 2017 se pse. Kanë çuar Tit Vasilin që duket si nuse fshati. Më e fortë duket Rudina Hajdari. Nëse ata vazhdojnë të luajnë lojëra, prania jonë në atë Këshill duhet të futet në diskutim. Nuk kemi nevojë të bëhemi nevojë e tresheve të tyre në krevat për të mbajtur pishtarin”, tha Gjoni.

“Ju drejtohem kolegëve të PS-së. Ju dhe ne kemi votat për ta ndryshuar kodin zgjedhor. Guxoni për të ndryshuar sistemin, se kjo është për të mirën e Shqipërisë dhe dinjitetin tuaj. Nëse ia lini Edi Ramës listat, unë kam frikë se 50 për qind e juaja më e mirë do të mungojë herën tjetër. Edi Rama, kam frikë se po përgatit skenarin për t'ju zëvendësuar ju me kriminelët. Ligji nuk e lejon, por Rama po e përgatit, ata do të quhen biznesmenë të kultivimit të kanabisit", deklaroi nga ana tjetër deputeti Andi Përmeti.

Kjo ishte seanca e tretë plenare që Parlamenti zhvillon nën masat e sigurisë anti-Covid. Deputetët hynë në sallë me doreza dhe maska dhe para se të uleshin në vendet e përcaktuara sipas protokollit të distancimit fizik iu mat edhe temperatura.

Në rend dite ishin katër projektligje dhe që të gjithë pa lidhje me situatën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Ligjet që u miratuan ishin për sektorin e energjisë, tregjet e kapitalit, përmirësimin e zonave të lira të biznesit dhe heqjen e TVSH-së për jahtet.

Policia dhunon 15-vjecarin se shkeli rregullat e kufizim-qarkullimit
Policia dhunon 15-vjecarin se shkeli rregullat e kufizim-qarkullimit Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në Gjykatë pezullimin nga detyra të efektivit të policisë, i cili rrahu djalin 15-vjeçar të Zaida Çobos në Tiranë, një skenë që u filmua nga kalimtarë të rastit.

Djali 15-vjeçar kishte thyer karantinën dhe po kthehej në shtëpi me biçikletë kur u dhunua nga një prej policëve, i cili rezulton të jetë Glein Ndreu.

Prokuroria pretendon se efektivi i policisë, Glein Ndreu e ka qëlluar me shpullë dhe grusht dhe për të kërkon ndalimin e ushtrimit të çdo detyre publike.

Pikërisht nga ky rast u prodhua një skandal ku në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nxori një video për të treguar shembullin se nga çfarë familje vinte 15-vjeçari.

Aty tregohej nëna e djalit, Zaida Çobo e cila i drejtonte dikujt një pistoletë në kokë, por në fakt ajo po luante aktore në një film. Sot po ajo e ka kallëzuar penalisht në Prokurori kryepolicin Ardi Veliu.

Mesazhi i mjekut Harxhi: Të gjithë kemi përgjegjësitë tona
Mesazhi i mjekut Harxhi: Të gjithë kemi përgjegjësitë tona Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

Mjeku Arjan Harxhi u ka adresuar qytetarëve një mesazh ndërgjegjësimi për kontributin që gjithsecili mund të japë në përballimin me sukses të pandemisë së koronavirusit.

Harxhi thotë se veç institucioneve shtetërore, një rol thelbësor në këtë betejë kanë edhe qytetarët dhe respektimi i masave të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit.

“Me sëmundjet infektive është shumë e rëndësishme që të dihet që çdokush ka përgjegjësitë e veta dhe do të duhet që ta rishikojë këtë pozicion. Pra, përgjegjësitë që kanë institucionet, shteti dhe shoqëria e individi sa i përket kujdesit, parandalimit dhe për të parë sesi do të jetë pozicioni i secilit prej tyre në të ardhmen e afërt, afatmesme dhe afatgjatë”, deklaron profesor Harxhi.

Patrullat policore duke ndaluar qytetarë për mosmbajtje maske
Patrullat policore duke ndaluar qytetarë për mosmbajtje maske Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

⁣“M’u lag nga shiu dhe e hodha!”, “E kam në xhep se isha duke pirë cigare!”. “S’kam! Tani do ta blej te farmacia e parë që do gjej!”, “Më ra në shesh e u bë pis”, “Sa dola nga lokali, tani po e vendos”,… e deri tek “Nuk dua ta vendos”. Këto janë justifikimet më të shpeshta që kanë nxjerrë qytetarët kur janë përballur me patrullat e Policisë së Shtetit dhe policive bashkiake për çështjen e maskave.

Gazeta “Si” mëson se kur po mbushen thuajse 10 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit që detyron mbajtjen e maskave në çdo ambient, me përjashtim të bareve dhe restoranteve, janë vendosur rreth 4 mijë gjoba në të gjithë vendin.

Por, burime të Gazetës “Si” thonë se për një pjesë të mirë të gjobave të vendosura nga komunikimi me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po hasin vështirësi në gjetjen e kontratave të energjisë elektrike për t’u faturuar 3 mijë, apo 5 mijë lekshin e gjobës së marrë.

“Kjo për faktin se personat në fjalë nuk e kanë një të tillë. Janë persona madhorë dhe me zotësi të plotë juridike, me banim të deklaruar tek prindërit, vëllai, apo motra, apo ndonjë i afërm tjetër. Pra, ata vetë nuk kanë kontratë me OSHEE, por kanë familjarët e tyre”, thonë burimet.

Gjobat vendosen mbi bazën e certifikatës familjare, që do të thotë se personat e gjobitur, edhe nëse nuk janë kryefamiljarë, por figurojnë pjesë në certifikatën e trungut familjar gjoba vendoset në matësin e familjes. Po në rastet kur personat e gjobitur figurojnë të ndarë me familjarët e tyre në certifikatë dhe pa kontratë me OSHEE?

“Në të tilla raste marrja e gjobës përmes OSHEE është e pamundur. Janë duke u diskutuar mundësitë e marrjes së tyre në rrugë të tjera”, thonë burimet e gazetës “Si”, por pa sqaruar më shumë mbi këto “rrugë të tjera” pasi siç thonë janë ende në diskutim dhe konsultim, sidomos me zyrat juridike të Policisë së Shtetit.

Juristët e Policisë së Shtetit për momentin kanë përjashtuar mundësinë e delegimit të gjobës për këtë kaategori tek familjarët, apo të afërmit e tjerë, duke arsyetuar se përbën shkelje deri edhe të Kushtetutës.

“S’mund të gjobisim babain për faj të djalit. Juridikisht kjo bie ndesh me ligjin përsa kohë janë të ndarë në certifikatat familjare. Bie ndesh edhe me Kushtetutën, që e përcakton se përgjegjësia është individuale”, thonë burimet.

“Halli” me interpretimin e ligjit dhe “keqinterpretimi” qytetar me policitë bashkiake

Policia e Shtetit dhe policitë bashkiake janë vënë në “hall të madh” me interpretimin e aktit normativ që detyron mbajtjen e maskave në publik.

“Mjafton të dalësh nëpër rrugët e Tiranës dhe 80 për qind, për të mos thënë më shumë, e njerëzve e mbajnë maskën varur në qafë, ose në dorë. Patrullat policore janë vënë në dilemë të gjobisin, apo të mos gjobisin në të tilla raste”, thonë burimet e Gazetës “Si”.

Mes dy rrugëve, policët e patrullave kanë gjetur një të mesme.

“Në shumicën e rasteve pasi u merret emri e mbiemri qytetarëve që kapen në shkelje të aktit normativ u jepet një këshillim. Por sa më shumë shtohen rastet me infektime të reja, aq më shumë shtohet presioni i drejtuesve të Policisë së Shtetit për të vendosur gjoba”, deklarojnë burimet e gazetës “Si”.

Problematika tjetër lidhet me “keqinterpretimin”, apo “mosinformimin” e qytetarëve për parashikimet e aktiti normativ, që të drejtën e gjobës ja jep edhe policive bashkiake. Kompetencat e kësaj të fundit ndryshojnë nga Bashkia e Tiranës me bashkitë e tjera. Policia bashkiake e kryeqytetit ka kompetenca më të zgjeruara, por sërish ato mbeten administrative.

“Pra, policia bashkiake nuk mund të arrestojë, ndalojë, apo shoqërojë njeri. Ajo vetëm gjobit. Ka pasur raste kur qytetarët e ndaluar për mosmbajtje maske nga ana e policisë bashkiake e kanë shpërfillur atë, kanë rezistuar. Në përpjekje për të zbatuar parashikimet e aktit ligjor, policia bashkiake ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit”, thonë burimet.

Në këtë pjesë burimet thonë se kjo ka shtuar punën e patrullave të policisë së shtetit.

“Policitë bashkiake kanë kërkuar ndihmë në shumë raste. Në një pjesë të mirë të tyre qytetarët janë shoqëruar nëpër komisariate dhe detyrën e gjobitjes së tyre për mosmbajtje maske e kanë bërë punonjësit e Policisë së Shtetit. Por, kjo ka shtuar ngarkesën e patrullave”, vijojnë burimet.

Situata bëhet më problematike në Tiranë, ku Policia e Shtetit është e angazhuar edhe tek menaxhimi i trafikut, që me punimet në “Rrethrrotullimin Shqiponja” bëhet një detyrë edhe më shumë sfiduese.

“Për këtë arsye, drejtori (i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj) ka kërkuar ndihmën e Policisë Bashkiake për menaxhimin e trafikut”, sqarojnë burimet e gazetës “Si”.

“Presioni” për të vendosur gjoba

Burimet e Gazetës “Si” thonë se Policia e Shtetit është urdhëruar, të paktën gojarisht, që gjobat të aplikohen vetëm në rastet kur haset në rezistencë dhe refuzim nga qytetari për të mbajtur maskën.

“Në rastet e tjera detyra e patrullave ka qenë kryesisht ndërgjegjësuese dhe këshilluese”, thonë burimet.

Megjithatë, ka akuza se në terren po aplikohen masivisht gjobat, sidomos në 3-4 ditët e fundit, kur edhe numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur ndjeshëm.

“Direktivat për patrullat nuk kanë ndryshuar. Ato janë të njëjta që nga fillimi. Mund të ketë ndodhur që në fillim policia është treguar më tolerante ndaj shkelësve për t’u lënë kohë qytetarëve që të mësohen me realitetin e ri; atë që maska është me detyrim”, shpjegon një tjetër burim i gazetës “Si”, duke mohuar çdo akuzë se uniformat blu në terren janë nën presion për të vendosur gjoba.

Kryemadhi: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit
Kryemadhi: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

⁣Kryetarja e LSI-së nga ana tjetër ndodhej në Vlorë, ku vendosi një buqetë me lule tek Monumenti i Pavarësisë. Mesazhi i saj në këtë ditë ishte bashkimi i shqiptarëve për të ndaluar, siç tha Kryemadhi, shpopullimin dhe mbytjen nga varfëria dhe mungesa e shpresës në vend.

“Sot më shumë se kurrë kjo ditë duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve për të ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë shpopullim të mbrapshtë që ka nisur në Shqipëri. Sot më shumë se kurrë, edhe ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për të përballuar këtë evazion të shpopullimit dhe këtë mbytje të varfërisë dhe të mungesës së shpresës, me bashkimin të gjithë bashkë, për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Dalja e lumit Ishëm nga shtrati 1
Dalja e lumit Ishëm nga shtrati 1 Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

⁣Dalja e⁣Dalja e lumit⁣Dalja e lumit Ishëm nga shtrati shkakton përmbytje

Hashash në serra, magazina e pyje! “Agimi” çon në pranga 16 vetë, 24 të tjerë shpallen në kërkim
Hashash në serra, magazina e pyje! “Agimi” çon në pranga 16 vetë, 24 të tjerë shpallen në kërkim Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

⁣
16 të arrestuar, dhjetra të tjerë të shpallur në kërkim dhe mijëra rrënjë hashashi të asgjësuara. Ky është bilanci paraprak i operacionit të beftë të Policisë së Shtetit në zonën e Niklës në Krujë, njohur ndryshe edhe si “zona e të fortëve”.

Operacioni i koduar “Agimi” për shkak të nisjes së tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës angazhoi dhjetra forca të policisë së Durrësit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe Fierit, si dhe forcat speciale RENEA.

Shtrirja gjeografike e tij ishte në zonën e Niklës, Halilit dhe Arramerras të rrethit Krujë. Operacioni zbuloi përmasat dhe metodat e reja të kultivimit të hashashit në këtë zonë, që ishte kthyer në disa raste në një biznes familjar dhe i maskuar brenda serrave si aktivitet fruta-perimesh.

Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës së OSHEE-së dhe kryeplaku i fshatit Halil, që akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa ndaj personave të tjerë dhe atyre të shpallur në kërkim akuza që rëndon është ajo e kultivimit të bimëve narkotike në bashkëpunim.

Policia thotë se operacioni nisi në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga ajo vetë dhe nga ajri të kryera me avion nga GDF italiane, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kanë kontrolluar serra, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabisi, 5 automjete dhe prova të tjera materiale. Policia thotë se në total janë rreth 50 mijë bimë narkotike kanabis të asgjësuara.

Detaje nga operacioni “Agimi”

Janë vënë në pranga për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim, shtetasit Xh.K., dhe D.K., , banues në Halil,(babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë;
E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç.

Si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve: E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Korrupsion dhe pastrim parash, operacioni antidrogë "Shpirti"
Korrupsion dhe pastrim parash, operacioni antidrogë "Shpirti" Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

⁣KoOrrupsion dhe pastrim parash, operacioni antidrogë "Shpirti"

⁣Oligarkë apo sipërmarrës? Basha flet me emra, Rama: Mos i përdor për gjobë! Çoji në SPAK!
⁣Oligarkë apo sipërmarrës? Basha flet me emra, Rama: Mos i përdor për gjobë! Çoji në SPAK! Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

Përplasja Rama-Basha në Kuvend këtë të enjte përshkallëzoi në emra konkretë biznesmenësh, që për kreun e PD-së janë oligarkë të lidhur me Ramën dhe për Qeverinë janë sipërmarrës që punësojnë shqiptarët.

“Ta them unë meqenëse bën sikur s’e kupton diferencën mes sipërmarrësve të ndershëm dhe oligarkëve të tu, të cilët nga 12 shkuan në gjashtë dhe tani janë katandisur sa gishtat e njerëz dorë. Një nga një t’i marr unë! Pse të ra heshtja ty në mbledhjen e kaluar (të Qeverisë) kur të thanë se 30 për qind e karburantit futet kontrabandë?! (I drejtohet Ramës) Do emra ti? Emra do? T’i them unë! Të mori baca Çet ty?! Samiri të mori për tunelin e Llogarasë?! Se janë futur edhe ca të tjerë që nuk dihet se ku fillojnë paratë e tyre dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu, se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë dhe gjysmën e paguani me paratë që u keni vjedhur shqiptarëve. Se Tirana sot nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari, apo administratori i pasurive të tua”, deklaroi Basha.

Rama iu kundërpërgjigj duke akuzuar Bashën se po i përmend për “t’i gjobitur”, ndërsa e ftoi Bashën që t’i çonte në SPAK akuzat e bëra ndaj tyre.

“Ndryshimi mes meje dhe teje është që unë nuk marr njerëz nëpër gojë, asnjëherë! Nëse ju e nxirrni këtu që unë jam marrë me njerëz dhe të kem përdorur të tjerë për të bërë politikë, hajde ma thoni kur! E di e gjithë Shqipëria se këto janë gjoba Lulzim. Nuk është se nuk e di, këto janë gjoba. E di gjithë Shqipëria se si ndodh që goditet një person me emër si oligark, peshkaqen, peshkatar dhe papritur dhe pakujtuar mbaron sulmi. Atë emrin që përmende, formulo denoncimin dhe shko e dili për zot te SPAK-u dhe çoja ti këto të dhënat e kontrabandës te SPAK”, iu përgjigj Rama.

Por, sipas Bashës, drejtësia sot është në koma dhe SPAK është nën ndikimin e Ramës.

“Së pari, jashtë kësaj salle, e pastaj kur t’i rriten kicat SPAK-ut, që mesa duket ka nevojë për më shumë steroide nga vendi i “Pfizer” dhe nga vendet e “Astrazenekës” e të “Modernës”, por jo të “Sinovakut” e të “Sputnikut”, se do na ngrej dhe satelitë zotëria jote, pastaj edhe vendin do ta tregojë pushteti i tretë, të cilin për momentin duket se e ke vënë nën gjuhë dhe e kontrollon”, tha Basha.

Flet vajza e biznesmenit të grabitur: U tmerruam, nuk e dija nëse e kisha babin gjallë!
Flet vajza e biznesmenit të grabitur: U tmerruam, nuk e dija nëse e kisha babin gjallë! Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

⁣Flet vajza e biznesmenit të grabitur: U tmerruam, nuk e dija nëse e kisha babin gjallë!

⁣Ahmetaj: Te 5 Maj bëjmë kompensim 100 për qind për banorët. Premtimet do të mbahen
⁣Ahmetaj: Te 5 Maj bëjmë kompensim 100 për qind për banorët. Premtimet do të mbahen Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

Qeveria do të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë banorët e zonës së “5 majit”, si ata që i kanë të legalizuara pronat e tyre, ashtu edhe të tjerët që nuk i kanë të legalizuara ato.

Deklarata u bë nga zv.Kryeministri Arben Ahmetaj.

“Rreth 60 janë ndërtime të palegalizuar. Qeveria ka vendosur në janar të 2021, që edhe ata të palegalizuar do të trajtohen njësoj. Nëse dikush ka sot te 5 maji një ndërtesë, shtëpi apo, dyqan 200 metra/katrorë do të marrë me shkëmbim po 200 metra/katrorë”, tha Ahmetaj.

Deklarata e zv.Kryeministrit bie ndesh me pretendimet e disa banorëve, që thonë se në kontratat paraprake u është ofruar sipërfaqe më e vogël se sa sipërfaqja e shtëpive që iu shemben nga ky proces.

Zv.Kryeministri u shpreh se deri më tani janë bërë 27 kontrata të atyre që janë me ndërtesa të legalizuara dhe tha se marrëveshjet e nënshkruara janë në përputhje me ligjin dhe premtimet që do të mbahen nga ana e Qeverisë.

Ahmetaj akuzoi opozitën se po e përdorte politikisht këtë çështje dhe e ftoi atë që të heqë dorë nga ky përdorim.

⁣Rama takohet me Blinken në Uashington: Roli i Shqipërisë në KS
⁣Rama takohet me Blinken në Uashington: Roli i Shqipërisë në KS Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama mbërriti rreth orës 19:00 me orën tonë në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit në Uashington, për të nisur takimin me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Rama ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka treguar çështjet kryesore që u diskutuan.

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet bilaterale, diskutuam për rajonin, ecurinë e reformave në Shqipëri. Në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s".

Rama shpjegoi edhe praktikën e "bashkëpengmarrjes" në KS mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Është një praktikë kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara dhe SHBA na propozoi ne këtë bashkëpunim, e pranuam me shumë kënaqësi dhe kjo na jep mundësi që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë. Për Ukrainën nuk është një çështje e Shqipërisë por e gjithë botës, e OKB", tha ai.

Rama ndodhet në SHBA për një vizitë 4-ditore, që nisi me një ceremoni të organizuar me rastin e marrjes nga ana e Shqipërisë së mandatit dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.

Rama e vlerësoi këtë si një arritje historike dhe plotësisht të merituar për Shqipërinë.

Ndërkohë, takimi me Blinken mbërrin në një periudhë të trazuar në kampin e opozitës së politikës shqiptare, ku Sali Berisha ka nisur prej shtatorit Foltoren për t’i marrë PD-në Lulzim Bashës, që e akuzon së bashku me Ramën si pjesë “të komplotit që e shpalli atë non grata nga DASH” me akuzën e korrupsionit madhor.

Berisha thotë se ka paditur në gjykatën korrektuese të Parisit Sekretarin e Shtetit, ndërsa deklaron se ai ka marrë një vendim krejtësisht politik e të shtyrë nga George Soros, pa asnjë provë e fakt kundër tij.

Pamje tragjike, një person me biçikletë goditet nga një predhë ruse
Pamje tragjike, një person me biçikletë goditet nga një predhë ruse Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

⁣Pamje tragjike, një person me biçikletë goditet nga një predhë ruse

Ushtari ukrainas shkatë rron me NLAW-n britanik një  tank rus
Ushtari ukrainas shkatë rron me NLAW-n britanik një tank rus Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

⁣Në k⁣ët⁣ë video tregohet një ushtar ukrainas që godet me një NLAW, antitanku i famshëm britanik, një tank rus.

Inceneratori i Fierit, administratori: Në fazë kolaudimi
Inceneratori i Fierit, administratori: Në fazë kolaudimi Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

⁣Inceneratori i Fierit, administratori: Në fazë kolaudimi

Banorët e Rinasit përplasen me policinë gjatë protestës kundër devijimit të rrugës
Banorët e Rinasit përplasen me policinë gjatë protestës kundër devijimit të rrugës Gazeta Si 87 Shikime • 4 years më parë

Banorët e Rinasit përplasen me policinë gjatë protestës kundër devijimit të rrugës

Ishin në kërkim për trafik droge, dy persona do t ekstradohen në Sllovaki dhe Kosovë
Ishin në kërkim për trafik droge, dy persona do t ekstradohen në Sllovaki dhe Kosovë Gazeta Si 87 Shikime • 4 years më parë

⁣Ishin në kërkim për trafik droge, dy persona do t ekstradohen në Sllovaki dhe Kosovë

Vuçiç në kuvend: Nuk guxoj ta prezantoj të gjithë planin europian
Vuçiç në kuvend: Nuk guxoj ta prezantoj të gjithë planin europian Gazeta Si 87 Shikime • 4 years më parë

⁣Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha gjatë seancës së posaçme të Kuvendit serb se qëllimi “i
ditës së sotme nuk është që përgjegjësia të bartet në këtë institucion apo te
populli”.⁣Seanca plenare po mbahet pasi presidenti i Serbisë ka pranuar propozimin nga Bashkimi Evropian
për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Showing 65 out of 66