Videot kryesore
Një bizon i vogël, jo më shumë se 3 muajsh u shkëput nga rrezja e shikimit të mamasë së vet dhe hyri në një aventurë që mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë.
Kur e pa të pambrojtur dhe të shkëputur nga tufa, që zakonisht qëndrojnë bizonët, bizonit të vogël iu afrua një ujk. Afrimin e ujkut bizoni i pamësuar e interpretoi si ftesë për të luajtur dhe ashtu si “lojë” ujku u përpoq që të realizonte planet e veta.
Kur e kuptoi se në ç’valle e kishte futur veten, bizoni i vogël lëshoi thirrjen për ndihmë, që dëgjohet nga e ëma e tij. Me të parë të ëmën në horizont, ai merr kurajo dhe i kundërvihet ujkut. Dy “familjarët” bashkohet në fund, ndërsa për të voglin takimi i parë me ujkun u bë një mësim i mirë.
Pamjet janë filmuar nga National Geographic në Parkun e Jelloustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pritshmëritë e Kryeministrit Edi Rama që Bashkimi Europian do të hapë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë më 18 tetor janë të ulta, por jo të zbehta plotësisht. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Rama “fajësoi” presidentin francez, Emmanuel Macron për këtë.
“Franca dhe 2-3 vendet nuk kanë dalë ende në një pozicion zyrtar, ndaj nuk përjashtohet që më 18 tetor të ketë një tjetër vendim. Por, Presidenti i Francës ka një vizion dhe qasje publikisht të shpallur që prej ditës së parë të zgjedhjes së tij. Ai nuk është i gatshëm të shtyjë integrimin dhe zgjerimin e BE pa reformuar unionin. Qasja është e shpërputhur nga qasja tradicionale që karakterizon frontin e Po-së”, tha Rama.
Kryeministri thotë se ky qëndrim francez nuk duhet nënkuptuar si qasje kundër Shqipërisë, por si pasojë e përplasjeve të brendshme të BE-së mbi prioritetet që duhet të ketë.
“Nuk është qasje kundër Shqipërisë, megjithëse asgjë nuk përjashtohet deri në minutën e fundit. Fjala e fundit nuk është thënë ende. Përpjekjet deri në mbledhjen e Këshillit synojnë që të përputhin qëndrimet e të dyja anëve në pritje të bisedimeve të Gjermanisë dhe Francës”, vijoi ai.
Rama i cilësoi spekulime lajmet që e lidhin qëndrimin e Francës, Holandës dhe Danimarkës me progresin që ka bërë Shqipëria.
“Unë nuk e di sot se si do të përfundojë kjo odise më 18 tetor, por di që e para, përtej spekulimeve dhe broçkullave, vendimmarrja nuk ka lidhje me çfarë kemi bërë, apo nuk kemi bërë ne në vendin tonë. Vendimmarrja ka lidhje thelbësore me çfarë duan, apo nuk duan të bëjnë anëtarët e BE mes vetes dhe me sa do të arrijnë mes tyre që të dakordësohen se cilado qoftë reforma brenda BE ajo nuk duhet të pengojë negociatat”, shtoi ai.
Së dyti, Rama është i bindur se Shqipëria jo vetëm që ka realizuar detyrat e vendosura nga BE, por ka shkuaër përtej dhe kjo, sipas Kryeministrit shprehet qartë në rekomandimin pa kushte të Komisionit për hapjen e negociatave.
Rama akuzoi Partinë Demokratike se loboi në Bundestag për të bllokuar hapjen e negociatave.
“Kemi kapërcyer pengesën e lartë në Bundestag, edhe si pasojë e planit politik të opozitës për të bllokuar negociatat. Bundestagu i tha po Shqipërisë dhe sot Gjermania është avokati ynë i madh në këtë proces shumë të ndërlikuar”, vijoi ai.
Kryeministri mbyll mesazhin e tij duke thënë se pavarësisht përfundimit nga kjo mbledhje e Këshillit Europian, ai dhe qeveria e tij do të vazhdojë punën, sipas tij, për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjeneratat e tjera.
Kryeministri Edi Rama është nisur në drejtim të Brukselit për të lobuar për hapjen e negociatave. Ai do të marrë pjesë së bashku me Zoran Zaev në një tryezë të kryeministrave të majtë europianë si përpjekje për të marrë “Po”-në e negociatave.
“Po nisem për në Bruksel së bashku me Kryeministrin Zaev për të takuar Kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të Bashkimit Europian, në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane në funkson të nevojës që kemi sot për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme”, njoftoi Rama përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në të njëjtin mesazh, Kryeministri thotë se ka mbështetjen e Kancelares Angela Merkel, por nuk shprehet as pesimist dhe as optimist se negociatat do të hapen. Ai përsëriti bindjen e tij se Shqipëria meriton hapjen e negociatave dhe se Franca mendon ndryshe për arsye që lidhen me të ardhmen e BE-së.
“Kancelarja Merkel dhe Gjermani po përpiqen intensivisht që të ketë një “Po” për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon, të paktën për momentin, me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as pesimist dhe as optimist për këtë proces, por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të bërë “Po”-në e merituar”, thotë Rama.
“E kam filluar punën e fotografisë kur isha ende çunak në vitin 1982, e krejt rastësisht”, - është shprehur fotografi Roland Tasho, në këtë intervistë për “Gazetën Si”. "Unë ndërkohë e kisha gjetur një punë, siç ishte asokohe. Kisha gjetur një punë si elektricist, nga një çun xhaje që kisha kryeinxhinier"