Videot kryesore
Një ekip inxhininerësh dhe shkencëtarësh holandezë testuan me sukses atë që njihet si modeli i avionit të së ardhmes. Bëhet fjalë për modelin “Flying-V”, një dezajn i konceptuar që të jetë më efikas për nga konsumi i karburantit.
“Flying-V” përmbledh tek krahët ambientet për pasagjerët, bagazhet dhe depozitën e karburantit. Ekspertët holandezë shpresojnë që forma e tij aerodinamike redukton konsumin e karburantit me të paktën 20 për qind në krahasim me avionët tradicionalë të sotëm.
Testimi i parë është kryer me anë të një modeli të vogël vetëm 22.5 kilogram si peshë dhe 3 metra gjatësi në një aerodrom në Gjermani.
“Shqetësimi ynë kryesor ishte mundësia që avioni të kishte vështirësi në ulje, nisur nga fakti që sipas përllogaritjeve dhe simulimeve tona kompjuterike manovrimi ishte i vështirë. Inxhinierët tanë e tejkaluan këtë problem përmes një mekanizmi të thjeshtë kontrollues të rrymave ajrore të sinkronizuara në të dy krahët e avionit e që shërbejnë si timon orientues i tij”, tha Roelof Vos pjesëmarrës në këtë studim dhe profesor i inxhinierisë hapësinore në Universitetin e Teknologjisë Delft në Holandë.
Pas projektit qëndrojnë si financues një sërë kompanish të fuqishme në fushën e transportit ajror, si Airbus, KLM e deri tek flota ajrore holandeze.
Forumi i Prespës ka takuar edhe njëherë tjetër Edi Ramën me Albin Kurtin. Dy Kryeministrat janë përshëndetur me njëri-tjetrin në prani edhe të kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Nga pamjet e shkurtra filmike të shpërndara për mediat, shihet Kurti që vjen i fundit dhe gjen të ulur në tavolinë Edi Ramën me Ali Ahmetin dhe shoqëruesit përkatës në pjesëmarrjen e këtij forumi.
Ndërkohë, në një tjetër video, Kryeministri i Shqipërisë shfaqet duke komunikuar me ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker.
Reeker merr pjesë gjithashtu në këtë forum, që synon të nxisë dialogun mes vendev të rajonit si e vetmja rrugë për zhvillim. Para mbërritjes në Ohër, zyrtari i DASH pati një ndalesë të shkurtër në Tiranë, ku nga politika u takua vetëm me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por jo me Presidentin Ilir Meta.
Rusia nisi një fushatë të koordinuar ushtarake ndaj Ukrainës. Burimi kryesor i zjarrit ishte në lindje të vendit, por predhat goditën edhe zona në Kiev, Odesa dhe më në Perëndim në Ivano-Frankivsk.
Zjarri i raketave ruse u përqëndrua në shtatë zona, ndërsa raportime për përplasje ka pasur edhe në pikat kufitare në veri me Bjellorusinë, vijën ndarëse administrative me Krimenë dhe me dy rajonet e Donetskut dhe Luhanskut në Lindje.
Bodrumspor shkon përkohësisht në vendin e parë pas fitores me 5 gola ndaj Istanbulspor. Dy prej tyre u shënuan nga Taulant Seferi (i dyti dhe i katërti) që numëron 9 gola si shënuesi i dytë më i mirë 1.Lig në Turqi duke lënë pas dardanin e Boluspor, Florent Hasani (8 gola).
Stoku i kredisë për individë në dhjetor arriti 12.5% të PBB-së ose
0.4 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2018-të.
Rritja ka ardhur nga kredia hipotekare
Shtesa e kredisë për individët ka qenë kryesisht në LEK.
Por kërkesa për kredi nga individët vijon të jetë e luhatshme
Për shkak të tërmetit tre muajt e fundit të vitit, kredia për
individë ishte 4.2 për qind me e ulët se tremujori paraardhës.
Rënia ka befasuar edhe bankat.
Portofoli I kredisë për individë është më I vogli se vendet e tjera të rajonit
Kredia hipotekare është sa 70% e gjithë
kredisë së dhënë për individët.
Kredia hipotekare është 8.7% e PBB-së.
Kredia konsumatore rreth 3.8% e PBB-së.
Rrugë e sheshe të boshatisura, qepena dyqanesh të mbyllur, farmacistë e ata pak njerëz që marrin guximin të dalin jashtë shtëpive me maska në fytyrë.
Qyteza e Kodonjos në Italinë Veriore u gdhi një qytezë fantazmë këtë të shtunë, pas urdhrit të autoriteteve vendore për të anuluar të gjitha aktivitetet publike, por edhe këshillës për banorët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
Vendimi i autoriteteve vendase është marrë pas disa rasteve të raportuara me koronovirus në këtë zonë me rreth 15 mijë banorë të Italisë, ku njëri prej të prekurve humbi jetën.
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku në rend të ditës ishte diskutimi dhe shqyrtimi i propozimeve të opozitës parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dështoi për shkak se vetë opozita parlamentare e bojkotoi këtë mbledhje.
Shkak i bojkotit është bërë përplasja në lidhje me draftin e propozuar nga Partia Demokratike për hapjen e listave dhe koalicionet. Opozita parlamentare u shfaq e joshur nga pjesa e hapjes 100 për qind të listave, propozuar në draftin e PD-së dhe LSI-së dhe i dorëzuar në Këshillin Politik.
Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kërkuan që mbledhja të shtyhej dhe të zhvillohej pas diskutimeve në Këshillin Politik, që pritet të mblidhet ditën e enjte.
“Duhet ta shtyjmë këtë, sepse duhet të rakordohemi me opozitën jashtëparlamentare, kemi nesër një takim në Këshillin Politik dhe do të ishte e udhës të zhvillojmë atë takim dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare të bëjmë një takim tjetër. propozimi i opozites jashtëparlamentare preg shume nene të propozimeve sot”, deklaroi Hajdari.
Por, Damian Gjiknuri tha se rendi i ditës në Komisionin e Ligjeve nuk diktohej nga agjenda e Këshillit Politik dhe kërkoi që puna për shqyrtimin e propozimeve të opozitës parlamentare të vazhdojë. Rudina Hajdari e kundërshtoi duke thënë se disa pika të propozimeve të PD-LSI bien ndesh me disa pika të propozuara nga opozita parlamentare.
Ndërkohë, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri u tërhoqën nga një nismë e propozuar në janar të këtij viti për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që kërkon ndryshim të sistemit duke kaluar në proporcional kombëtar. Murrizi argumentoi se vendimi për t’u tërhequr mbërrin pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, që e bëjnë të pamundur miratimin e këtyre propozimeve.
Ai që nuk u tërhoq nga propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor ishte Ralf Gjoni, që ka depozituar në Kuvend draftin e Nismës Thurje, për hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Pavarësisht kësaj ndasie, pas largimit nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës parlamentare u shfaqën të bashkuar dhe mirëpritën që në Komision të diskutohej drafti i Partisë Demokratike.
“Edhe nga Bashkimi Sovjetik të mbërrijë një draft që hap listat, unë do ta mbështes”, deklaroi deputetit Myslim Murrizi, kur u pyet nëse e mbështet propozimin e Partisë Demokratike.
Vizita e Papa Françeskut në Greqi nuk shkoi e gjitha e qetë. Kreu i kishës katolike u prit me protestën individuale të një prifti ortodoks grek.
“Papa, je heretik! Ti je një heretik”, iu drejtua prifti ortodoks grek, që më pas u largua nga policia dhe forcat e sigurisë që ndodheshin aty.
Me protesta Papa u prit edhe gjatë ndalimit në Qipro. Që prej ndarjes së madhe, të vitit 1054 dy kishat kanë qenë në përplasje me njëra-tjetrën se cila është në rrugën e drejtë dhe cila jo. Këto përplasja kanë çuar deri edhe në konflikte të armatosura përgjatë historisë 1-mijëvjeçare të ekzistencës së dy kishave.
Ndërkohë, Papa Françesku përcolli edhe në Athinë mesazhin e rrezikut që po i kanoset njerëzimit për shkak të populizmit dhe nacionalizmit.