Videot kryesore

Ministri Cakaj në deklaratë për shtyp
Ministri Cakaj në deklaratë për shtyp Gazeta Si 152 Shikime • 8 years më parë

Bllokohen mbi 350 pasaporta diplomatike, Gent Cakaj jep arsyet

12 mijë të pastrehë, gjysma e tyre nëpër çadra
12 mijë të pastrehë, gjysma e tyre nëpër çadra Gazeta Si 91 Shikime • 7 years më parë

Qeverita flet për rreth 12 mijë persona jashtë banesave të tyre për shkak të tërmetit. Më shumë se gjysma e tyre vijojnë të mbeten të strehuar nëpër çadra, ndërsa pjesa tjetër nëpër hotele, banesa sociale dhe ambiente të tjera publike e private.

"Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspektuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t'u prishur. Në qarkun Tiranë janë 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese”, deklaroi ministri Bledi Çuçi.

Çuçi tha se këtë të mërkurë nis dhënia e lejeve përkatëse në zonat e goditura në Durrës, Lezhë dhe Kurbin për ndërhyrjet në godinat që janë dëmtuar, por që mund të riparohen. Ai foli për 20 godina të shembura deri më tani, ku 12 janë në qytetin e Durrësit dhe 8 në zonën e Thumanës.

Sipas të dhënave të përditësuara të Qeverisë, pjesa më e madhe e personave dhe familjeve që ndodhen ende nëpër çadra janë në zonat rurale mes Durrësit, Tiranës dhe Lezhës. Për këtë arsye, zv.Kryeministri Erjon Braçe kërkoi që vëmendja tani të përqëndrohet në këto zona.

"E gjithë vëmendja të përqendrohet te zonat rurale për shkak edhe të motit. Të dërgohen çadra dimërore. Banorët e Krujës dhe Vorës të strehohen në Tiranë në banesa me qira”, tha ai.

Braçe vlerësoi punën e ekspertëve në vlerësimin e sigurisë së godinave. Ai tha se për pjesën më të madhe të ndërtesave të kontrolluara prej tyre, ekspertët kanë dhënë siguri.

Për vlerësimin e dëmeve, është bërë një punë shumë e mirë deri tani, ekspertët kanë dhënë siguri për një pjesë të madhe. Edhe në këtë aspekt, zv.Kryeministri kërkoi që vëmendja të zhvendoset tek zonat rurale, pasi siç tha, kanë mbetur mbrapa në vlerësimin e dëmeve.

Shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes në zonat rurale e ka ngritur në ditët e fundit edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai këmbënguli në planin me tri pika të paraqitur nga opozita, ku është aktivizimi i 500 inxhinierëve për të vlerësuar dëmet, përmbylljen e procesit me shpejtësi dhe anulimin e 150 mln eurove kontrata koncesionare dhe devijimin e këtyre fondeve tek njerëzit në nevojë.

Ithtarët e komunizmit përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve
Ithtarët e komunizmit përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve Gazeta Si 90 Shikime • 5 years më parë

⁣ Ithtarët e komunizmit përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve

Zyrtarët e Ministrisë së Financave në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë
Zyrtarët e Ministrisë së Financave në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë Gazeta Si 125 Shikime • 4 years më parë

⁣Zyrtarët e Ministrisë së Financave në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë

Pamje nga kampi i Shëngjinit brenda portit
Pamje nga kampi i Shëngjinit brenda portit Gazeta Si 92 Shikime • 2 years më parë

⁣Pamje nga kampi i Shëngjinit brenda portit

I dënuar me 30 vite burg për vrasje, ekstradohet një 44-vjeçar nga SHBA
I dënuar me 30 vite burg për vrasje, ekstradohet një 44-vjeçar nga SHBA Gazeta Si 64 Shikime • 12 muaj më parë

⁣I dënuar me 30 vite burg për vrasje, ekstradohet një 44-vjeçar nga SHBA

PD i dhunuar ne spital.mp4
PD i dhunuar ne spital.mp4 Gazeta Si 139 Shikime • 7 years më parë

Video ne spital ku flasin te dhunuarit nga policia ne Diber. Video eshte shperndare nga PD

⁣Legalizimi i kanabisit dështoi në Maqedoninë e Veriut
⁣Legalizimi i kanabisit dështoi në Maqedoninë e Veriut Gazeta Si 104 Shikime • 5 years më parë

Legalizimi i kanabisit në Maqedoninë e Veriut nuk ka dhënë efektet e pritura financiare në ekonominë e vendit.

Deklarata u bë nga ministri i Financave i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, i cili ndodhej në Tiranë këtë të hënë për një vizitë zyrtare.

“Nuk ka dhënë rezultatet e duhura për shkak të legjislacionit që kemi në fuqi, ku lejohet vetëm prodhimi dhe eksporti i vajit të kanabisit dhe nuk kemi teknologjinë dhe tregun e duhur nga ana e investitorëve që janë duke bërë investimet për këtë. Pothuajse nuk ekziston eksporti i këtij produkti. Duhet ndërhyrje në rregullore dhe legjislacion për të lehtësuar tregtinë për këtë produkt”, deklaroi Bekteshi në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

Ibrahimaj tha se nuk ka ende një draft për legalizimin e kanabisit, por deklaroi se po punohet dhe ai do të përmbyllet deri në korrik.

“Qeveria ka nisur punën për legjislacionin që do të shoqërojë legalizimin, s’kemi draft të përfunduar, ta përmbyllim brenda këtij sesioni parlamentar”, tha ajo.

Ministri i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi shprehu gatishmërinë që Shkupi të ofrojë përvojën e vet në hartimin e këtij ligji dhe rregulloreve përkatëse, duke qenë se e ka legalizuar kultivimin e kanabisit që në 2016-n.

“Bon anniversaire, Tour Eiffel”!
“Bon anniversaire, Tour Eiffel”! Gazeta Si 143 Shikime • 7 years më parë

Simboli i qytetit të Parisit, Kulla Eifel, festoi mbrëmjen e djeshme historinë 130 vjetorin e saj me një shfaqe spektakolare të mundësuar nga drita të shumta.
Në mbrëmje së bashku me fillimin e festivalit të Kanës, nisi edhe shfaqja e dritave të mëdha, të cilat u montuan nga profesionistë. Shfaqja do të vazhdojë deri të premten, për të kujtuar historitë e këtij simboli.

Gjobë kush nuk vetëizolohet, Rama: E parashikon ligji
Gjobë kush nuk vetëizolohet, Rama: E parashikon ligji Gazeta Si 58 Shikime • 7 years më parë

Pjesë e masave mbrojtëse është edhe vetëizolimi i personave që hyjnë në Shqipëri nga rajonet që njihen si zona të kuqe me shpërthime të mëdha të epidemisë. Kryeministri Edi Rama tha se kjo masë është e parashikuar edhe në kuadrin ligjor të vendit dhe paralajmëroi ndëshkimet me gjobë për këdo që shkel masën e vetëizolimit.

“Vetëkarantinimi është një element që gjendet edhe në ligjin aktual dhe shoqërohet me masë administrative për këdo që thyen këtë rregull. Për të ruajtur veten dhe të tjerët duhet të vetëkarantinohet nëse vjen nga një zonë e kuqe”, deklaroi ai.

Kryeministri ftoi mediat për vetëpërmbajtje dhe deklaroi se armiku më i madh në këtë situatë nuk është virusi, por paniku.

“Mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë dhe dijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi por paniku që stimulohet nga lajme të rreme dhe ekzagjerime të paatorizuara dhe jo shkencore. Nuk është e tepërt të thuhet se duhet të jemi aleatë", u shpreh ai.

Vallja Kreshnikët e Lirisë - Besim Zekthi
Vallja Kreshnikët e Lirisë - Besim Zekthi Gazeta Si 112 Shikime • 6 years më parë

Besim Zekthi - Kreshnikët e Lirisë

Momenti i vrasjes së Nazmi Bandulës në Shkodër teksa po pinte kafe
Momenti i vrasjes së Nazmi Bandulës në Shkodër teksa po pinte kafe Gazeta Si 83 Shikime • 5 years më parë

⁣Momenti i vrasjes së Nazmi Bandulës në Shkodër teksa po pinte kafe

Pallati i Kongreseve përgatitet të presë samitin BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor
Pallati i Kongreseve përgatitet të presë samitin BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor Gazeta Si 97 Shikime • 4 years më parë

⁣Pallati i Kongreseve përgatitet të presë samitin BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor

Koncerti recital i Elsa Lilës në Pallatin e Kongreseve
Koncerti recital i Elsa Lilës në Pallatin e Kongreseve Gazeta Si 64 Shikime • 3 years më parë

⁣E veshur klasike, bardh e zi, Elsa Lila mbajti
mbrëmjen e të mërkurës koncertin e saj të parë recital në Tiranë, aty ku nisi jeta
e saj artistike.

Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, plagosi djalin e një biznesmeni në Pogradec
Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, plagosi djalin e një biznesmeni në Pogradec Gazeta Si 99 Shikime • 2 years më parë

⁣Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, plagosi djalin e një biznesmeni në Pogradec

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Barcelonë
Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Barcelonë Gazeta Si 40 Shikime • 12 muaj më parë

⁣Në këtë seancë u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërsa grupi u plotësua mbrëmjen e djeshme me Thomas Strakoshën, Nedim Bajramin dhe Mirlind Dakun. Lojtarët u stërvitën fillimisht në palestër dhe më pas zhvilluan ushtrime taktike ⁣në fushë. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester.

Procedim penal 6 ish-deputetëve të PD, dhunuan policët në drejtorinë e Tiranës
Procedim penal 6 ish-deputetëve të PD, dhunuan policët në drejtorinë e Tiranës Gazeta Si 114 Shikime • 7 years më parë

Procedim penal 6 ish-deputetëve të PD, dhunuan policët në drejtorinë e Tiranës

30 qershori sipas opozitës
30 qershori sipas opozitës Gazeta Si 97 Shikime • 7 years më parë

Sipas organizatorëve, “Rama ik” ishte rezultati i vërtetë i zgjedhjeve të 30 qershorit. Opozita thotë se shqiptarët e bojkotuan Kryeministrin Edi Rama dhe 85 për qind e tyre nuk morën pjesë në atë që e cilëson farsë zgjedhore, e zgjedhje moniste.

⁣Meta paralajmëron “veprime të paimagjinueshme”: Grupe paramilitare fushatë për PS
⁣Meta paralajmëron “veprime të paimagjinueshme”: Grupe paramilitare fushatë për PS Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta iu rikthye gjuhës së ashpër të 2019-ës dhe marsit të 2020 ndaj Qeverisë. Ai foli për grupe paramilitare që po bëjnë fushatë për socialistët, për banda ndërkombëtare e vendore që duan të shtypin një popull e për Qeveri që ka dalë garante e Ndraghetës për t’i pastruar paratë e krimit.

Meta u shpreh se ka një plan të qartë për të mbrojtur votën e shqiptarëve më 25 prill dhe se ndryshe nga 2017-të, këtë herë do të flasë dhe të veprojë para se, sipas tij, zgjedhjet të mbahen me standardet e Shijakut dhe të Dibrës.

Presidenti interpretoi edhe incidentin e ndodhur në Elbasan, ku u përplasën mbështetësit e Ramës dhe të Bashës. Përgjegjës bëri Ramën, ndërsa nënkuptoi se në radhët e PS-së ishin persona të botës së krimit, që i quajti grupe paramilitare. Presidenti përsëriti se vendi është nën kërcënimin e bandave, që tha se janë ndërkombëtare dhe lokale.

“Pse i përplasin takimet në të njëjtën kohë?! Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë, sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme ndaj kujtdo që kërkon të shkelë shqiptarë, për t’i treguar vendin kujtdo që mendon se mund të shtypë me këmbë popullin shqiptar, sipas porosive të marra nga bandat ndërkombëtare dhe lokale, siç i patë ata të Elbasanit, që janë me tendera dhe kriminelë”, tha Meta.

“Nuk lejon Ilir Meta instalimin e një junte në Shqipëri. Është detyrë e presidentit që t’i dalë për zot Kushtetutës. E pësuam njëherë në zgjedhjet e 2017-ës dhe mos prisni që Presidenti të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet me standardet e Shijakut, Dibrës dhe të bandës së Bashkisë së Tiranës”, tha ai.

⁣Rama: Nuk bëj politikë, më votoni për Shqipërinë
⁣Rama: Nuk bëj politikë, më votoni për Shqipërinë Gazeta Si 63 Shikime • 6 years më parë

Kryesocialisti Edi Rama u kërkon qytetarëve që të lënë menjanë ndasitë e tifozllëkun dhe të votojnë për Shqipërinë më 25 prill, që sipas tij, vetëm Partia Socialiste mund ta bëjë.

“Kjo që po bëj unë nuk është politikë, por thjesht dhe vetëm thirrja për t’i lënë mënjanë ndasitë, për t’i lënë mënjanë tifozllëkun dhe përçarjen dhe për të menduar si ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë ku fëmijët të mos jenë krenarë vetëm për historinë, për bukuritë e natyrës, për traditën familjare, për mikpritjen, për nënën dhe për babën, po të jenë krenarë për kushtet e shtëpisë”, deklaroi kryesocialisti gjatë fjalës së mbajtur në një takim elektoral në Përrenjas.

Alternativën përballë, Rama e sheh si kërcënim, jo personalisht për të, por për të gjithë qytetarët. Ai ftoi biznesin e vogël që sipas tij, të mos gënjehet me premtimin për taksën e sheshtë.

“Thonë që do të rikthejnë taksën e sheshtë. Atëherë unë u them sipërmarrësve të vegjël, si ka mundësi, taksën e keni sot zero, TVSH-në e keni sot zero, doni taksën e sheshtë 9%? Për çfarë? Jeni demokratë, nuk po ju them të bëheni socialistë, po ju them që në 25 prill të mendoni si shqiptarë, si familjarë, si njerëz që interesin e vendit dhe interesin e tyre e bëjnë bashkë dhe nuk bien pre e interesave të politikës të njërit apo tjetrit”, tha ai.

Rama u ndal edhe në Librazhd, ku kërkoi votëbesimin për mandatin e tretë si e vetmja rrugë për Shqipërinë.

Showing 54 out of 169