Up next

Strakosha shijon vendin e parë, Memushaj realizon një gol të rrallë

14 Shikime· 03/02/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Polemikat e shtyrjes së ndeshjes Juventus-Inter në Itali vazhdojnë të jenë të shumta, me akuza dhe kundërakuza mes drejtuesve zikaltër, atyre bardhezi dhe Ligës. Data zyrtare për këtë ndeshje nuk është fiksuar ende dhe po ashtu nuk dihet, nëse do të luhet me apo pa tifozë. Në anën tjetër, Lacio ka marrë kryesimin pas fitores 2-0 ndaj Bolonjës.

Një moment shumë special për ekipin e Tomas Strakoshës dhe Igli Tares, të cilët besojnë te titulli kampion. Juventusi dhe Interi kanë ndeshje më pak, por sigurisht që kanë edhe më shumë presion psikologjik, ndërsa te Lacio atmosfera është shumë e qetë. Sezoni u nis me objektivin për të siguruar një vend në Champions, por tashmë të gjithë besojnë se titulli nuk është më një ëndërr. Strakosha edhe ndaj Bolonjës ishte një ndër më të mirët në fushë me disa pritje vendimtare, ndërkohë që në ndonjë rast u ndihmua edhe nga VAR-i. Portieri i Kombëtares ka një shans të mirë për t’u shpallur kampion i Italisë këtë sezon. Do të ishte vërtet diçka e bukur për të, një arritje historike.
Një fundjavë e bukur ishte kjo që lamë pas edhe për mesfushorin Ledian Memushaj, autor i një goli fantastik që i dha fitoren Peskarës ndaj Askolit. Vlojati goditi bukur me të djathtën nga një pozicion diagonal, duke i dhënë topit një trajektore të paarritshme për portierin kundërshtar. Peskara, me këtë fitore, i largohet zonës së rënies dhe pretendon të futet në “play-off”.

Një tjetër futbollist i Kombëtares që luan në Itali dhe që ka bërë paraqitje të mirë, është kapiteni Elseid Hysaj. Ai ishte titullar në fitoren 2-1 të Napolit ndaj Torinos, madje sakrifikoi për skuadrën, duke luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes. Mbrojtësi Berat Gjimshiti mungoi në fitoren tenisitike 2-7 të Atalantës në fushën e Leçes. Për kuqezinjtë e Italisë ishte përgjithësisht një fundjavë më fat.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next