Videot kryesore

Tërmeti, mbi 4 mijë banorë pa shtëpi
Tërmeti, mbi 4 mijë banorë pa shtëpi Gazeta Si 93 Shikime • 7 years më parë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka informoi për masat e marra për përballimin e situatës pas tërmetit. Ajo tha se janë mbi 4 mijë banorë që kanë mbetur jashtë dhe që nuk mund të kthehen në banesat e tyre.

"Janë dhjetra pallate, qindra banesa të shkatërruara dhe me dhjetra e qindra të tjera që duhet të verifikohen", tha Xhacka.

Ndryshime në polici, do të ngrihen 4 njësi speciale. Lleshaj cakton prioritetet
Ndryshime në polici, do të ngrihen 4 njësi speciale. Lleshaj cakton prioritetet Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Policia e Shtetit pritet që këtë vit t’i nënshtrohet një riorganizimi që do të prekë shumë sektorë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sinjalizoi se do të ketë ndryshime strukturore më të rëndësishme sesa vitin e kaluar.

Ndryshimet parashikojnë ngritjen e katër njësive të reja të specializuara për katër fusha të ndryshme.

Njësia e parë, do të jetë “Njësia E”. Detyra kryesore e kësaj njësie do të jetë hetimi i krimit ekonomik. Për veçoritë e këtij krimi synohet që si pjesë e kësaj njësie të rekrutohen njerëz të specializuar e trajnuar që janë aktualisht në radhët e Policisë së Shtetit, por edhe të tjerë.

Njësia e dytë do të jetë “Njësia I”. Kjo njësi do të ketë rolin e një “shërbimi informativ” brenda radhës së Policisë së Shtetit. Ministri Lleshaj thotë se këtu kërkohet një ndryshim thelbësor, që rrjetet e informacionit të kthehen në rrjete profesionale.

Njësia e tretë është parashikuar “Njësia C”. Kjo njësi do të ketë për detyrë hetimin e krimit kibernetik. Lleshaj e cilëson të pamundur dhe të panevojshme që çdo drejtori vendore policie të jetë e pajisur me ekspertë kundër kësaj forme paligjshmërie, ndaj propozon ngritjen e një strukture qendrore të specializuar.

Njësia e katërt është “Njësia K”. Detyra e kësaj njësie do të jetë kapja e personave në kërkim, me prioritet emrat që vlerësohen me rrezikshmëri të lartë dhe që ndodhen edhe në listat e personave të shumëkërkuar të vendeve partnere. “Kjo njësi është prapë një strukturë e specializuar, e cila është një strukturë gjahtarësh që do të ketë detyrë kapjen e personave të listës prioritare”, deklaroi Lleshaj.

Në këtë takim u shpalosën edhe dy prioritetet e punës së Policisë së Shtetit për 2020. I pari lidhet me krimin e organizuar.

“Personat, që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit rë organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj., pra janë disa nene të Kodit Penal, nëqoftëse janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: - ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti”, deklaroi Lleshaj.

Prioriteti i dytë lidhet me sigurinë rrugore. Ministri i Brendshëm paralajmëroi ndërhyrje në Kodin Rrugor për ashpërsimin e masave.

“Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë, por 5 herë më shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e punonjësve. Pra do të punojmë në të gjitha drejtimet, do të punojmë shumë për edukimin e qytetarëve nëpërmjet medias, përmes shkollës, përmes aktiviteteve të tjera”, deklaroi ministri Lleshaj.

Njoftimin e ngritjes së këtyre njësive dhe të shpalosjes së prioriteteve për 2020, ministri i Brendshëm e bëri gjatë analizës vjetore me drejtuesit e 12 drejtorive të policisë nëpër qarqe. Në krah të Lleshajt, në këtë takim ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të cilin në korridoret e Ministrisë së Brendshem janë shtuar zërat që flasin për një largim të tij.

Di Maio: Në Ballkan luhet e ardhmja e BE
Di Maio: Në Ballkan luhet e ardhmja e BE Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Konferencës së Donatorëve në Bruksel i parapriu një mëngjes pune, që Kryeministri Edi Rama thotë se u organizua nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë.

Kryediplomati italian tha në fjalën e tij se në Ballkanin Perëndimor nuk është në lojë vetëm besueshmëria, por edhe vetë e ardhmja e Bashkimit Europian si aktor dhe faktor global.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë është në lojë, përfshi edhe besueshmërinë e BE si aktor global. Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi ynë kyç për të përforcuar paqen, stabilitetin, pajtimin dhe zhvillimin në Europë”, deklaroi ai.

Di Maio u kujtoi të pranishmëve se hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të vështirë dhe jo përfundimi i këtij procesi. Këtë ai e sheh si kurorëzim të përpjekjeve të vendeve anëtare që prej muajit dhjetor për të transformuar dhe çuar përpara procesin e zgjerimit përmes miratimit të metodologjisë së re për këtë qëllim.

“Shtetet anëtare dhe Komisioni janë angazhuar në një përpjekje të përbashkët për të çuar më tej procesin e zgjerimit dhe për të rivendosur besimin e ndërsjellë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”, deklaroi ministri i Jashtëm italian.

Arben Shehu drejt kreut të KLSh-së, socialistët votojnë në Komision kandidaturën e Metës
Arben Shehu drejt kreut të KLSh-së, socialistët votojnë në Komision kandidaturën e Metës Gazeta Si 131 Shikime • 6 years më parë

Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturën e Arben Shehut për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe e kaloi emrin e tij për miratim përfundimtar në seancë plenare. Në mbledhjen e zhvilluar online votuan 18 anëtarë të këtij Komisionit, nga ku 15 votuan pro, 2 votuan kundër dhe 1 abstenim.

Presidenti Meta Ilir Meta depozitoi emrin e Arben Shehut në Kuvend në fillim të muajit qershor. Kjo ishte kandidatura e katërt për drejtimin e KLSH-së. Nga jetëshkrimi i tij, Shehu ka një përvojë të gjatë në fushën e pedagogjisë.

Meta sqaron se Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.

“Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to…”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Arben Shehu është diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka përfunduar Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka gradë shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar. Është diplomuar gjithashtu edhe për Administrim Biznes.

Prej vitit 2004 e në vazhdim ai ka punuar Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

⁣Shqiponja e bllokuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit dhe të Elbasanit për të hyrë në Tiranë
⁣Shqiponja e bllokuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit dhe të Elbasanit për të hyrë në Tiranë Gazeta Si 92 Shikime • 6 years më parë

⁣Shqiponja (thuajse) e bllokuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit dhe të Elbasanit për të hyrë në Tiranë

Kompania që po realizon punimet në rrethrrotullimin e “Shqiponjës”, pjesë e lotit të parë të Unazës së Re nga ky rrethrrotullim deri tek Pallati me Shigjeta thotë se punimet kanë hyrë në fazën e tre të tyre.

Në këtë fazë, sipas kompanisë në fjalë do të lipset zhvendosja e trafikut të automjeteve që hyjnë nga Durrësi për në Tiranë. Inxhinierët e kompanisë sqaruan në prani të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se ndërhyrjet e reja do të kushtëzojnë edhe lëvizjet e mjeteve. Ata thanë se makina që vijnë me drejtim nga Durrësi në Tiranë do të detyrohet që të orientohen në drejtim të “Astirit”.

Për të shmangur kaosin në trafik në këtë pjesë, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj u këshilloi qytetarëve që të përdorin hyrje alternative për në Tiranë, përfshirë rrugën e Elbasanit, ose rrugën e vjetër të Durrësit, atë nga Ndroqi.

“Të gjejnë rrugë alternative për të hyrë në Tiranë, sidomos nga rruga e elbasanit, duhet të kemi rrugën e Plepave të funksionojë dhe rruga e Elbasanit për mjetet e jugut. Drejtuesit e mjeteve të gjejnë rrugët alternative”, tha ai.

Policia deklaroi se do të shtojë forcat dhe se në bashkëpunim me policinë bashkiake do të sigurohen që të mbajnë hapur vazhdimisht një korsi për emergjencat e rretheve.

Punimet në këtë pjesë të Unazës së Re i përkasin lotit 1, ndërkohë që për lotin 3, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi këtë të hënë se do të nisë nga e marta prishjen e dhjetë objekteve që preken nga ky projekt.

⁣Voton Basha: Të tregojmë vlerat tona unike me të cilat do të përmbysim regjimin Rama-Doshi
⁣Voton Basha: Të tregojmë vlerat tona unike me të cilat do të përmbysim regjimin Rama-Doshi Gazeta Si 71 Shikime • 5 years më parë

I pari nga kandidatët ka votuar kryetari aktual, Lulzim Basha. Në deklaratën e shkurtër të dhënë për gazetarët pasi ka hedhur votën, ai u bëri thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të marrin pjesë në proces.

“Të tregojmë vlerat tona unike! Vlerat e zgjedhjes së kryetarit sipas parimit një anëtar një votë. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin për Shqipërinë dhe për shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në fund, deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha ai.

RENEA zbulon parcela me kanabis mes maleve të Pukës
RENEA zbulon parcela me kanabis mes maleve të Pukës Gazeta Si 75 Shikime • 5 years më parë

⁣RENEA zbulon parcela me kanabis mes maleve të Pukës

Emirjana Sako flet pas daljes nga SPAK
Emirjana Sako flet pas daljes nga SPAK Gazeta Si 86 Shikime • 2 years më parë

⁣Emirjana Sako flet pas daljes nga SPAK

BKH kontroll në pallatin ku banon kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
BKH kontroll në pallatin ku banon kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Gazeta Si 159 Shikime • 2 years më parë

BKH ka kryer sot një kontroll në banesën e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Protesta e lojtarëve në Girona-Barcelona
Protesta e lojtarëve në Girona-Barcelona Gazeta Si 51 Shikime • 1 year më parë

15 sekonda pa lëvizur nga vendi pas vërshëllimës së arbitrit. Kjo ishte protesta ndaj LaLiga-s që do të organizojë ndeshjen Villarreal-Barça në Miami.

Deklarata e Bashës pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me aleatët
Deklarata e Bashës pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me aleatët Gazeta Si 108 Shikime • 8 years më parë

Partia Demokratike hyri në marrëveshje të veçanta me aleatët, që firmosën njëri pas tjetrit “Platformën e Bashkëpunimit”, kryefjalë e të cilës është refuzimi për të hyrë në zgjedhje përsa kohë Edi Rama është Kryeministër.

Meta intervistë për RAI: Ekipi shqiptar në Itali, demostrim falenderimi
Meta intervistë për RAI: Ekipi shqiptar në Itali, demostrim falenderimi Gazeta Si 90 Shikime • 7 years më parë

“Do t’ia dalim mbanë! Gjithçka do të shkojë mirë!”. Ky ishte mesazhi i përcjellë në italisht nga Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste dhënë për Rai Neës24, ku shpjegoi edhe simbolikën e ndihmës humanitare që Shqipëria i ofroi Italisë përmes dërgimit të një ekipi me 30 mjekë dhe infermierë.

“Ky mision humanitar përfaqëson një demostrim solidariteti e popullit shqiptar dhe institucioneve të tij ndaj Italisë dhe popullit italian. Nuk është vetëm një gjest solidariteti, por një demostrim falenderimi që shqiptarët ndjejnë përballë Italisë dhe italianëve për të gjitha çfarë kanë bërë në të shkuarën për të na ndihmuar në momentet më të vështira të kombit tonë, popullit tonë”, u shpreh ai.

Meta thotë se koronavirusi është një sfidë e përbashkët për të gjitha vende, është një sfidë globale që po teston edhe marrëdhëniet mes popujve.

“Kombet tona, popujt tanë janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, përmes shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali në 30 vitet e fundit dhe italianëve që punojnë e jetojnë në Shqipëri, numri i të cilëve është rritur dhe vazhdon të rritet”, deklaroi Presidenti.

Dy danezet e humbur perballe malit te Tjerisë
Dy danezet e humbur perballe malit te Tjerisë Gazeta Si 117 Shikime • 7 years më parë

Dy danezet e humbur perballe malit te Tjerisë

PD: Dëshmitë e banorëve, Qeveria e paaftë të menaxhojë pasojat e tërmetit
PD: Dëshmitë e banorëve, Qeveria e paaftë të menaxhojë pasojat e tërmetit Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike thotë se qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Në këtë rezultat, opozita mbërrin pas dëshmive që thotë se janë mbledhur prej përfaqësuesve të saj, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi në zonën e Sukthit dhe të Ishmit, ku rezulton se banorët e fshatit janë më të braktisurit.

“Askush nuk ka ardhur të na shohë” është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfare ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal. Më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet. Dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit”, thotë PD.

Rama pranon që Ardi Veliu gaboi, por nuk e shkarkon
Rama pranon që Ardi Veliu gaboi, por nuk e shkarkon Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi të mbyllur çështjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që është përballur ditët e fundit me kërkesën për dorëheqje.

Veliu u vu në qendër të kritikave pasi gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë në Kuvend tregoi një video video me pistoletë të nënës së një 15-vjeçari të dhununar nga policia, në përpjekje për të mbrojtur veprimet e uniformave blu.

Kryeministri Edi Rama tha se ai ka gabuar.

“Ardi Veliu në këtë rast ka gabuar, por jam më i prirur të besoj ndjesën e tij publike, sesa mexhelisin e këtij vendi. Preferoj ndjesën publike të tij dhe duke e njohur për shkak të punës dhe integritetin moral të pavënë në diskutim sot nga askush dhe për profesionalizimin kjo çështje për mua është e mbyllur”, tha Rama.

Deklarata e Veliut shkaktoi furtunë në internet, ku kreu i Policisë së Shtetit u akuzua se “i bëri gjyqin publik një familjeje” dhe për “rrëmim në jetën personale të një nëne”, që nuk ishte as e kërkuar dhe as e dyshuar për ndonjë krim.

Nga aktivistë e deri tek studiues të shkencave politike në vendin tonë dënuan deklaratën dhe kërkuan dorëheqjen e Veliut.

“Drejtori i Policisë fyeu, denigroi dhe cenoi jetën private të një 15 vjecari. Ai mori në mbrojtje dhunuesit e tij. Shfaqja e drejtorit Veliu ishte jo etike, jo ligjore, jo demokratike. Ai duhet të kërkojë ndjesë familjes dhe publikut. Nëse jo ai meriton reagim & largim sa më parë”, shkruan drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi.

Dorëheqjen e kërkoi edhe Partia Demokratike.

“Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqej çfarë bëj unë apo ti, atij i lind e drejta të na rrahë fëmijët, pastaj të gërmojë në jetën tonë private, të vjedhë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale, siç ka bërë me ato të nënës së djalit, të sajojë me to një histori dhe, në fund, ta bëjë atë publike për të na dhunuar e për të na poshtëruar përsëri”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri.

Rojtari kundër Covid nuk na ruan dot
Rojtari kundër Covid nuk na ruan dot Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, institucioni kryesor që është ngarkuar me detyrën e mbikëqyrjes për zbatimin e masave kundër përhapjes së infeksionit të Covid-19, nuk i ka kapacitetet as njerëzore dhe as materiale që ta kryejë këtë detyrë në të gjithë vendin.

Gazeta “Si” mëson se drejtuesit e ISHSH-së janë ankuar vazhdimisht në Ministrinë e Shëndetësisë për mungesë të stafit për të realizuar misionin e garantimit të protokolleve të sigurisë, të diktuara nga aktet normative dhe vendimet e tjera të Qeverisë dhe Kuvendit.

“Inspektoriati nuk ka burime njerëzore e logjistike të mjaftueshme për të kryer këtë detyrë. Janë me mijëra biznese e aktivitete që duhet të kontrollohen periodikisht dhe me stafin që kemi nuk mbulojmë dot as Tiranën, jo më të gjithë Shqipërinë”, thonë për gazetën “Si” burime brenda këtij Inspektoriati.

ISHSH e nisi punën këtë vit me 202 punonjës, por aktualisht funksionon me rreth 120 të tillë për shkak të largimeve, statusit të pasigurtë dhe transferimit tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ky numër punonjësish duhet të kontrollojë periodikisht rreth 160 mijë biznese të vogla e të mëdha (sipas të dhënave zyrtare të sipërmarrjes për 2019, të publikuara nga INSTAT), për t’u siguruar që zbatojnë protokollet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kjo do të thotë se mesatarisht, një inspektor i ISHSH-së duhet të kontrollojë më shumë se 13 mijë aktivitete.

Por sa është kapaciteti real? Në postimet në rrjetet sociale, ISHSH njofton se brenda një dite ka kontrolluar pak më shumë se 1 mijë aktivitete. Kjo do të thotë se për të kontrolluar të gjitha bizneset nëse respektojnë apo jo masat anti-COVID, këtij Inspektorati me këto ritme i duhen të paktën 150 ditë, ose pesë muaj kohë. ISHSH thotë gjithashtu se gjatë të gjithë kësaj periudhe ka kryer rreth 67 mijë inspektime, duke vendosur 205 masa administrative, që nga gjobat e deri tek heqja e lejes së ushtrimit të aktivitetit.

Problematika përshkallëzohet nga mungesa e mjeteve logjistike, duke filluar që nga mjetet e qarkullimit dhe për më tepër mungesa e inspektorëve të specializuar për inspektimin e kushteve higjieno-sanitare.

“E kemi ngritur këtë si problematikë. Edhe në muajin mars drejtoresha (Vjollca Braho) e ngriti këtë shqetësim në Parlament gjatë diskutimeve për ndryshimin e ligjit “Për inspektimin sanitar”, thonë burimet për gazetën “Si”.

Drejtorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho paralajmëroi efektet anësore negative që do të kishte për inspektoriatin që ajo drejton ndarja e kompetencave për kontrollin e ushqimeve mes ISHSH-së dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Gjatë diskutimeve në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Braho ngrinte alarmin se shumë prej inspektorëve të ISHSH-së do të largoheshin në drejtim të AKU-ut.

Vetë AKU kërkonte që së bashku me kalimin e kompetencave për të mbikëqyrur respektimin e kushteve higjieno-sanitare të ushqimeve t’i kalonin edhe të paktën 70 inspektorë të ISHSH-së në varësi.

“Unë nuk jam kundër këtij ligji, por jam kundër asaj që kërkonte AKU-ja në relacion, sepse ne kemi qenë këtu dhe së bashku kemi dëgjuar pretendimin që kishte AKU-ja për marrjen e punonjësve për inspektimin sanitar në subjektet e ushqimit, e cila kërkonte 120 punonjës. Kur unë kam në organikë 28 persona, që merren me inspektimin sanitar, si mund të kërkosh 120 veta?! Janë 140 mijë subjekte që kontrollojmë sa i përket inspektimit sanitar dhe vetëm 20 mijë subjekte, të cilat kalojnë të AKU-ja. AKU-së nuk i shtohen subjektet, ajo ka të njëjtat subjektet që do të inspektojë, por i shtohet vetëm një ‘check list’ për inspektimin sanitar. Unë nuk futesha te subjektet e AKU-së dhe nuk kontrolloja ushqimin, por kontrolloja vetëm kushtet higjieno-sanitare. Atë ‘check list’ që unë bëja te këto subjekte, përsëri do ta bëjë AKU-ja, por vetëm nëpërmjet një ‘check list’-e dhe nuk do t’i shtohet numri i subjekteve”, deklaronte Braho në mbledhjen e Komisionit të 4 marsit.

Drejtorja e ISHSH ngrinte shqetësimin se duhej përcaktuar se sa inspektorë të institucionit që drejtonte do t’i kalonin Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pasi i druhej një hemorragjie për shkak të statuseve të ndryshme që ofronin dy organet sa i takon sigurisë në punë të inspektorëve, ku tek AKU punonjësit rekrutohen sipas Kodit të Punës, që u jep më shumë mbrojtje punonjësve. Braho paralajmëronte më 4 mars, pesë ditë para se Shqipëria të konfirmonte zyrtarisht rastin e parë me Covid-19 se kishte rrjedhje të punonjësve të këtij inspektoriati edhe nga frika e koronavirusit.

“ISHSH-ja funksionon me DAP-in për sa i përket rekrutimit të punonjësve në punë, por dua të them se para dy javësh, kur kaloi ligji për ushqimin, punonjësit e AKU-së nuk do të jenë më nëpunës civilë. Rekrutimi i tyre do të bëhet me Kod Pune. Rekrutimi i punonjësve është shumë i vështirë dhe tani që jemi në kushtet kur po ndjekim nga mëngjesi në darkë në aeroporte, porte, pika kufitare për sëmundjen e koronavirusit, disa inspektorë e kanë lënë detyrën nga frika, pavarësisht se të gjitha masat mbrojtëse janë marrë nga ISHSH, por ka qenë zgjedhja e tyre personale për ta bërë këtë”, ka deklaruar Braho.

Task Forca u ngrit… në Facebook

Më 16 prill në Kuvend u miratuan ndryshimet e Kodit Penal, ku u futën parashikimet për ndëshkimin me burg të personave që hapnin me dhe pa dashje infeksione virale. Në ditët që pasuan, Ministria e Shëndetësisë tha se këto ndryshime përforconin garancinë e zbutjes së masave kufizuese dhe hapjes graduale të vendit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi nisjen e hapjes graduale, fillimisht me zgjerimin e fashës orare të lëvizjes dhe me hapjen e bizneseve duke filluar me ato që kategorizoheshin me rrezikshmëri të ulët. Paralelisht më këtë, Qeveria njoftoi se do të ngrihej një task forcë me detyrën e posaçme mbikëqyrjen e zbatimit të masave të sigurisë, si distancimi fizik dhe kushtet higjieno-sanitare.

Qeveria tha më 20 prill se brenda javës do të ngrihej një Task Forcë Anti-COVID-19, bërthama e së cilës do të ishte në Kryeministri, e më pas rajonale, bashkiake dhe në territoret që do të ndjekin nga afër përmbushjen e standardeve për të gjithë ata që hapin bizneset. Pjesë e kësaj task force, sipas Qeverisw, do të ishte edhe pushteti vendor, pra bashkitë.

Gazeta “Si” kontaktoi me Ministrinë e Shëndetësisë për të mësuar më shumë mbi përbërjen e task forcës. Por, në Ministrinë e Shëndetësisë janë të paqartë, si për përbërjen, ashtu edhe punën e task forcës. Në vend të kësaj, Ministria thotë se po e kryen pjesën e saj të detyrës përmes Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe të orienton tek veprimtaria e këtij inspektoriati.

Burime të gazetës “Si” pranë këtij Inspektoriati “shfrynë” task forcën e ngritur për mbikëqyrjen në territor të zbatimit të masave anti-Covid19. Burimet thonë se me përjashtim të 2-3 bashkive, task forca anti-Covid19 funksionon “vetëm në Facebook”.

Po duke iu referuar këtyre burimeve, gazeta “Si” mëson se ISHSH e ka përforcuar prej të paktën një muaji alarmin se po përballon thuajse e vetme barrën e rëndë të kontrolleve me mangësi të theksuara burimesh njerëzore, financiare dhe logjistike.

⁣Vrasja e 25-vjeçarit,  protestuesit përplasen me policinë
⁣Vrasja e 25-vjeçarit, protestuesit përplasen me policinë Gazeta Si 122 Shikime • 6 years më parë

⁣Vrasja e 25-vjeçarit, protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme

Mijëra parashutistë rusë zbarkojnë në Ukrainë në mbështetje të operacioneve tokësore
Mijëra parashutistë rusë zbarkojnë në Ukrainë në mbështetje të operacioneve tokësore Gazeta Si 103 Shikime • 5 years më parë

⁣Mijëra parashutistë rusë zbarkojnë në Ukrainë në mbështetje të operacioneve tokësore

Zjarri në fshatin Derven të Krujës rrezikoi kishën dhe banesat
Zjarri në fshatin Derven të Krujës rrezikoi kishën dhe banesat Gazeta Si 85 Shikime • 4 years më parë

Zjarri në fshatin Derven të Krujës rrezikoi kishën dhe banesat

Stuhia ‘pushton’ Shqipërinë! Makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura në Tiranë, përm
Stuhia ‘pushton’ Shqipërinë! Makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura në Tiranë, përm Gazeta Si 98 Shikime • 2 years më parë

⁣Reshjet e shiut kanë pushtuar vendin, duke
krijuar përmbytje në disa qytete ndërkohë që qarkullimi në qytete të tjera është
vështirësuar për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë.

Showing 50 out of 169