Videot kryesore

Atmosferë kuq e zi në Hamburg
Atmosferë kuq e zi në Hamburg Gazeta Si 82 Shikime • 2 years më parë

⁣Ka nisur
festa shqiptare në Hamburg ku tifozët shqiptarë kanë kthyer edhe policët
gjermanë në shqiptarë.

bergamo kamione.mp4
bergamo kamione.mp4 Gazeta Si 81 Shikime • 7 years më parë

Në këtë video shohim kamionë të ushtrisë italiane që transportojnë të vdekurit nga Covid-19 në qytete të tjera, sepse në Bergamo kishin mbetur pa u varrosur.

Puna për Teatrin e ri Kombëtar, policia rrethon perimetrin për të shmangur përplasjet
Puna për Teatrin e ri Kombëtar, policia rrethon perimetrin për të shmangur përplasjet Gazeta Si 86 Shikime • 4 years më parë

⁣Sot nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri. Vendimi ka sjellë reagim nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, të cilët kundërshtuan shembjen dhe procedurat për ndërtimin e godinës së re.

Tiranë, arrestohet i riu gjerman i dënuar me 1.8 vite burg për pornografi
Tiranë, arrestohet i riu gjerman i dënuar me 1.8 vite burg për pornografi Gazeta Si 103 Shikime • 4 years më parë

⁣Tiranë, arrestohet i riu gjerman i dënuar me 1.8 vite burg për pornografi

Voltana Ademi fjalimi.mp4
Voltana Ademi fjalimi.mp4 Gazeta Si 75 Shikime • 7 years më parë

Kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi duke folur pas protestës së opozitës kundër konstituimit të këshillit të bashkiak në Shkodër

ushtria zjarri.mp4
ushtria zjarri.mp4 Gazeta Si 73 Shikime • 7 years më parë

Forcat e Armatosura kanë shuar sot një zjarr në malin e Dajtit, pranë zonës së Linzës.

Ministria e Mbrojtjes thotë se krahas angazhimit nga toka të efektiveve të zjarrfikësve u kërkua ndërhyrja nga ajri.

Për shuarjen e zjarrit u angazhua edhe një helikopter i Forcës Ajrore dhe ekuipazhi i tij.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së Teatrit
Përplasje mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së Teatrit Gazeta Si 63 Shikime • 6 years më parë

Dhjetra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin kryesor të Tiranës në shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Qytetarët janë vendosur përballë forcave të shumta policore që kanë bllokuar hyrjen në pedonalen, që të çon në sheshin e Teatrit, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike mes dy palëve.

Mes protestuesve janë edhe ish-deputetët të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kur Messi shkëlqente edhe në mes të llucës
Kur Messi shkëlqente edhe në mes të llucës Gazeta Si 53 Shikime • 6 years më parë

Sa më shumë fliter për të ardhmen e Lionel Messit, aq më shumë mësohet për të shkuarën e tij.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar me shumicë videot e lojtarit argjentinas në hapat e parë me Barcelonën, por vetëm së fundmi ka dalë një filmim i Lionel Messit 12-vjeçar para se të kapërcente oqeanin dhe t’i bashkohej Barcelonës.

Ishte koha kur Messi luante për ekipet zinxhir të Newell’s Old Boys në Argjentinë dhe kur tapeti i fushës nuk ishte ideali. Megjithatë, balta e fushës nuk e mbulon dot talentin e lindur të “Pleshtit”, që në ato kohë binte në sy mes moshatarëve për teknikën dhe vizionin e lojës...dhe jo më kot tifozët e skuadrës argjentinase dolën në protestë për të kërkuar rikthimin e tij në shtëpi kur morën vesh se mund të largohej nga Barcelona.

⁣Firmosja e dokumenteve zyrtare me mbiemër tjetër, Meta: Nuk përbën shkelje
⁣Firmosja e dokumenteve zyrtare me mbiemër tjetër, Meta: Nuk përbën shkelje Gazeta Si 118 Shikime • 4 years më parë

Ilir Meta thotë se nuk përbën asnjë shkelje ligjore fakti që ai ka firmosur dokumente shtetërore me mbiemrin ‘Meta’ dhe jo ‘Metaj’ siç rezulton i regjistruar në gjendjen civile.

Ish-Presidenti doli në një konferencë për shtyp, ku u pyet nga gazetarët nëse përbënte shkelje ligjore fakti që ka firmosur dokumente zyrtare me një tjetër mbiemër nga ai që është i regjistruar në gjendjen civile.

“Jo, sepse duhet të keni parasysh që çdo dokument e firmë e titullarëve është e shoqëruar me vulë protokolli, vulë institucioni dhe 500 verifikime nga ana formale, që konfirmojnë në mënyrën më të qartë përgjegjshmërinë, apo autenticitetin e personit që ka bërë këtë”, deklaroi Meta.

Kjo ishte gjysma e përgjigjes për pyetjen. Gjysmën tjetër ja kaloi për përgjigje Petrit Vasilit. Ky i fundit u ndal te Edi Rama.

“Pse ndaleni te kjo, ne kemi një rast shumë interesant dhe pak i investiguar. Kemi dekrete Presidenti për emërimin e ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama dhe të zgjedhur si kryetar bashkie. Ju e dini që në 2002 Edi Rama e ka ndërruar emrin nga Edvin Kristaq Rama në Edi Rama. Ky është i vetmi njeri që kemi një problem shumë të madh ligjor. Është rasti më tipik Edi Rama dhe i provuar e zeza mbi të bardhë. Një njeri me identitet krejt tjetër ka mbajtur poste shumë të rëndësishme”, u shpreh Vasili.

Ndërkohë, Ilir Meta iu shmang pyetjes nëse ka deklaruar të dy mbiemrat në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ.

“Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë, Ilir Rexhep Metaj, i lindur më 24 mars në Çepan të Skraparit dhe nuk kam asnjë arsye që të mos jem krenar për emrin e mbiemrin tim”, tha ai.

Pamjet e dëmtimit nga tritoli të banesës së shefit të Krimeve në Shkodër
Pamjet e dëmtimit nga tritoli të banesës së shefit të Krimeve në Shkodër Gazeta Si 109 Shikime • 4 years më parë

⁣Pamjet e dëmtimit nga tritoli të banesës së shefit të Krimeve në Shkodër

Momenti i shpërthimit me tritol të makinës në lëvizje e sipër në Shkozet
Momenti i shpërthimit me tritol të makinës në lëvizje e sipër në Shkozet Gazeta Si 125 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti i shpërthimit me tritol të makinës në lëvizje e sipër në Shkozet

Vrasja e Renato Hoxhaj në Vlorë, autori i dyshuar largohet pas krimit
Vrasja e Renato Hoxhaj në Vlorë, autori i dyshuar largohet pas krimit Gazeta Si 70 Shikime • 2 years më parë

⁣Vrasja e Renato Hoxhaj në Vlorë, autori i dyshuar largohet pas krimit

Goli i çmendur i Ernest Muçit
Goli i çmendur i Ernest Muçit Gazeta Si 41 Shikime • 11 muaj më parë

Futbollisti kuqezi shënoi ndoshta golin më të bukur në karrierë në fitoren 3-1 që Trabzonspor arriti ndaj Konyaspor.

Pamjet e operacionit ku u arrestuan njerëzit e Vis Martinaj
Pamjet e operacionit ku u arrestuan njerëzit e Vis Martinaj Gazeta Si 52 Shikime • 11 muaj më parë

⁣Pamjet e operacionit ku u arrestuan njerëzit e Vis Martinaj

Shpullë gjyqtarit në sy të policit dhe vëzhguesit; asnjëri “s’e sheh”
Shpullë gjyqtarit në sy të policit dhe vëzhguesit; asnjëri “s’e sheh” Gazeta Si 105 Shikime • 7 years më parë

Në këtë video shihet qartë dhuna ndaj zyrtarëve të ndeshjes Kastrioti-Egnatia, e luajtur fundjavën e kaluar. Konkretisht, dhuna ushtrohet ndaj gjyqtarit të katërt, Endrit Zhuli, por skandaloze është që kjo dhunë vjen nga drejtuesit e klubit, nga administratori i Kastriotit, Gazmend Vogli.
Dhe akoma më keq, zyrtari i ndeshjes goditet para syve të policit dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së, delegatit dhe vëzhguesit, të cilët, të ndodhur nën presion, nuk e kanë raportuar ngjarjen. Për Kastriotin është një rast i përsëritur. Ka ndodhur sezonin e fundit në disa ndeshje të tjera, madje para ndeshjes me Skënderbeun janë goditur edhe lojtarë të ekipit kundërshtar.
Gjithsesi, Federata ka marrë masa shumë të buta dhe mbetet të shihet tani se çfarë do të ndodhë. Për dhunë ndaj arbitrave Kamza u përjashtua nga aktivitetet dhe zbriti dy kategori më poshtë, ndërsa krutanët duken “imunë” në këtë aspekt, si për çudi.

Basha: Protesta deri në largimin e Ramës! Nuk përsëris gabimin e 2017-ës
Basha: Protesta deri në largimin e Ramës! Nuk përsëris gabimin e 2017-ës Gazeta Si 75 Shikime • 6 years më parë

Opozita e bashkuar ka dalë me qëndrimin për të mbështetur dhe organizuar protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Qëndrimi i dakordësuar pas mbledhjes së aleatëve opozitarë me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike u bë i ditur nga vetë Basha.

“Vendimi ynë i parë është mbështetja për të gjitha protestat kudo ku ndodhen dhe nisja e organizimit nga ana e opozitës e protestave qytetare dhe mbarëpopullore duke nisur me efekt të menjëhershëm, sepse aty ku sot u dhunua teatri u përgatit flijimi i lirve dhe të drejtave elementare të çdo qytetari”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së u shpreh se protestat do të ndalen vetëm me largimin e Edi Ramës dhe në 3-vjetorin e marrëveshjes së 2017-ës ritheksoi se koha provoi që ajo marrëveshje ishte gabim i tij, por u zotua se ky gabim nuk do të përsëritet më.

“Si sot 3 vjet më parë, unë u ula me këtë njeri me shpresën dhe besimin se forcat politike në vend mund të arrinin një marrëveshje në të mirët të kombit. Koha tregoi shpejt se u gabova. Dua të garantoj sot shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë. Opozita është e vendosur që të largojë Edi Ramën me të gjitha hapat demokratike”, vijoi ai.

Por si do të organizohen protestat në një kohë që vendi ndodhet nën pandeminë e Covid19? Basha tha se duket respektuar kushtet higjieno-sanitare dhe distancimin fizik dhe ftoi qytetarët që t’i bashkohen në protesta.

Në lidhje me godinën e Teatrit Kombëtar, kryedemokrati përsëriti premtimin e bërë edhe me shkrim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit se me të ardhur në pushtet do ta rindërtojë atë dhe do të çojë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, duke filluar që me Edi Ramën.

Deputetët e PD futen nga dera e re e blinduar në seli
Deputetët e PD futen nga dera e re e blinduar në seli Gazeta Si 52 Shikime • 5 years më parë

⁣Deputetët e PD futen nga dera e re e blinduar në seli

Pamje nga aksidenti i rëndë në rrugën “5 Maji” në Tiranë
Pamje nga aksidenti i rëndë në rrugën “5 Maji” në Tiranë Gazeta Si 119 Shikime • 4 years më parë

⁣Pamje nga aksidenti i rëndë në rrugën “5 Maji” në Tiranë

Makina përmbyset dhe përfshihet nga flakët në Devoll
Makina përmbyset dhe përfshihet nga flakët në Devoll Gazeta Si 37 Shikime • 7 muaj më parë

⁣Makina përmbyset dhe përfshihet nga flakët në Devoll

Mercedes komandon në Formula 1, Botas fiton duelin me Hamilton
Mercedes komandon në Formula 1, Botas fiton duelin me Hamilton Gazeta Si 109 Shikime • 8 years më parë

Mercedesi ka vijuar dominimin në kampionatin botëror të makinave të shpejta, Formula 1 edhe në pistën e Azerbajxhanit. Skuderia gjermane e ka fituar me një dominim absolut çmimin e madh të Bakusë, me dy pilotët e saj që zunë vendet e para dhe për ferraristin, Vetel lanë vetëm vendin e tretë.

Showing 49 out of 169