Videot kryesore

⁣Raporti i ODIHR , PS: Prevaloi liria mbi masat anti-Covid, shit-blerja e votës po hetohet
⁣Raporti i ODIHR , PS: Prevaloi liria mbi masat anti-Covid, shit-blerja e votës po hetohet Gazeta Si 109 Shikime • 5 years më parë

Partia Demokratike e cilëson raportin e ODIHR si vula që i vendoset asaj që e quan “masakër zgjedhore” dhe “manipulimi më i madh i votës në pluralizëm”. Por, për Partinë Socialiste, raporti i ODIHR konfirmoi se 25 prilli ishte procesi më i mirë zgjedhor i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

“Është i qartë dhe pa asnjë ekuivok vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita e padiskutueshme u takon qytetarëve shqiptarë që shprehën vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përëputhje me rregullat dhe standardet në fushatë dhe zgjedhje”, deklaroi Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi.

Ai doli në një konferencë për shtyp ku radhiti edhe arsyet se përse, sipas mazhorancës, këto zgjedhje ishin më të mirat. Mes arsyeve renditi administrimin e tyre nga KQZ, kuadrin ligjor dhe teknologjinë.

“Sa i përket administrimit, në raport përshkruhet pozitivisht puna e KQZ-së së re ku sipas ODIHR zgjedhjet u organizuan përgjithësissht mirë. KQZ i sapoformuar u përball me detyrime të reja të zgjeruara pas ndryshimeve ligjore dhe i përmbushi si duhet pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, operoi me transparencë dhe mbajti seanca të hapura për publikun”, tha Pëllumbi.

Arsye tjetër, që renditi Sekretari Organizativ i PS-së ishte besueshmëria që gëzoi, sipas tij, procesi i administrimit zgjedhor.

Sa u takon akuzave për shit-blerje të votës, Arben Pëllumbi thotë se raporti vlerëson pozitivisht nisjen e hetimeve për këto pretendime.

“Raporti i referohet shit-blerjes së votës, duke nënvizuar se kishte pretendime për blerje të votave dhe se në këto zgjedhje, në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, hetimet nisën në shumë raste. Këto pretendime nuk u kufizuan vetëm te një subjekt politik”, tha ai.

Sipas socialistëve, ODIHR vlerëson në raport edhe prevalimin e lirisë për të bërë fushatë mbi masat kufizuese të Covid si një zgjedhje e bërë nga organet ligjzbatuese.

“E drejta për të bërë fushatë lirisht ka prevaluar mbi kufizimet e Covid, një zgjedhje e vullnetshme e institucioneve ligjzbatuese për të mos kufizuar asnjë subjekt politik për të shpalosur ofertën politike. U theksua liria themelore e organizimit dhe subjektet zgjedhore patën mundësi të bënin fushatë lirisht”, vijoi Pëllumbi.

Në fund, Arben Pëllumbi u ndal te pjesa e rekomandimeve të raporti, mes të cilave edhe ajo për depolitizimin e komisioneve zgjedhor, që ishte kërkesë e PS-së edhe para marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar.

⁣9 Maji, politika shqiptare uron Ditën e Europës
⁣9 Maji, politika shqiptare uron Ditën e Europës Gazeta Si 109 Shikime • 5 years më parë

Bashkimi Europian është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe kur vjen puna te integrimi, e gjithë politika shqiptare, të paktën publikisht është në një mendje.

E në Ditën e Europës, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë përcjellë mesazhe sipas këndvështrimit të tyre.

Presidenti thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të heqin dorë nga “regjimet hibride”.

“Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan ai.

Meta ka një apel drejtuar të gjitha partive politike dhe udhëheqësve të tyre.

“Të mendojnë dhe të veprojnë për t'i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë, që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si "dimri demografik", dramën më të madhe të vendit”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama e përcolli urimin shkurtimisht përmes një videoje artistike me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shprehet optimist se shumë shpejt edhe Shqipëria do të jetë pjesë e familjes europiane.

“Nuk do të jetë e largët dita kur kufijtë e Europës politike dhe Europës kulturore do të jenë një dhe do të afrohen me kufijtë natyrorë të saj. Është merita edhe e popujve tanë që Ballkani Perëndimor ka filluar të perceptohet si një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian. Asimetria e shkallës së demokracisë midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor po ngushtohet ndjeshëm. Jam krenar që integrimi europian është fari që ndriçon Kuvendin e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët dhe që vendimi konsensual i Këshillit Europian për çeljen e negociatave u arrit gjatë shërbimit tim si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Ruçi.

⁣Nis vaksinimi i 13 mijë punonjësve të Policisë e Gardës
⁣Nis vaksinimi i 13 mijë punonjësve të Policisë e Gardës Gazeta Si 109 Shikime • 6 years më parë

Këtë të shtunë ka nisur procesi i vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës.

Qëndrat e vaksinimit janë hapur në Tiranë dhe rrethe. Në kryeqytet, efektivët e policisë po vaksinohen në stadiumin “Air Albania”.

Në ceremoninë e nisjes së këtij procesi mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në total janë 11,800 punonjës së Policisë së Shtetit dhe 1300 të Gardës së Republikës që do të vaksinohen.

⁣Meta flet për Dvoranin e drejtësinë, ambasadat i rikthehen reformës
⁣Meta flet për Dvoranin e drejtësinë, ambasadat i rikthehen reformës Gazeta Si 109 Shikime • 6 years më parë

Gjatë një interviste televizive mbrëmjen e së enjtes, Presidenti Ilir Meta u pyet në lidhje me çmimin e dhënë nga Departamenti i Shtetit për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

DASh e vlerësoin Dvoranin me titullin “Kampion i luftës kundër Korrupsionit”.

Presidenti tha se ky vlerësim për ish-kreun e KED nuk i ndryshon mendimin, që për të, Dvorani duhej të ishte në burg.

Meta nënkuptoi se ky titull është blerë nga Edi Rama.

Po në këtë intervistë, Meta shtjelloi edhe se çfarë nënkupton me togfjalëshin “mafie ndërkombëtare”, që thotë se ka kapur vendin.


Disa orë pas këtyre deklaratave të Presidentit, përfaqësitë kryesore ndërkombëtare në Tiranë, që këto ditë janë përqëndruar më fort tek fushata zgjedhore dhe mesazhet për një proces të paqtë, të rregullet e të ndershëm, iu rikthyen temës së reformës në drejtësi.

Ambasada e SHBA përshëndeti procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të BKH-së, ndërsa Ambasasdorja Yuri Kim tha se reforma në drejtësi nuk mund të ndalet nga “djemtë e këqinj”.

“SPAK po heton më shumë, po sekuestron më shumë asete dhe po vendos kriminelë më shumë pas hekurave. Gjykata Kushtetuese është funksionale, Gjykata e Lartë ka nisur shqyrtimin e dosjeve, vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH-së po trajnohen! Reforma nuk është e lehtë, e shpejtë dhe as perfekte, por po ecën përpara, pavarësisht se djemtë e këqinj nuk e duan”, shkruan Kim.

Edhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca përshëndeti përzgjedhjen e anëtarëve të parë të BKH-së.

“Mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë si hetues në BKH. Ata do të nisin trajnimet e specializuara. Me rëndësi hapja e një thirrjeje të dytë. BE vazhdon të mbështesë SPAK”, thuhet në mesazhin e Soreca-s.

⁣Ndalohen me ligj, por bastet sportive na kanë hyrë në xhep
⁣Ndalohen me ligj, por bastet sportive na kanë hyrë në xhep Gazeta Si 109 Shikime • 6 years më parë

Mbyllja e pikave fizike të basteve sportive në të gjithë Shqipërinë në 2019-ën nuk ka çrrënjosur fenomenin, madje muajt e fundit është vënë re një shtim i aktivitetit bastvënës përmes faqeve online, që e ofrojnë këtë shërbim edhe përmes një telefoni të thjeshtë inteligjent. Pra, bastet u hoqën nga rruga, por u futën në xhepat e shqiptarëve.

Gazeta “Si” identifikoi një faqe me emrin “HahaSport”. Nëse kërkohet në Google me këtë emër të shfaqen linqe me domeine malazeze (.me), domeine nga Tonga (.to), territoret britanike në Oqeanin Indian (.io) e deri tek domeini .eu që është domien i Bashkimit Europian.

Përmes kësaj videoje, gazeta “Si” ilustron se sa e lehtë është që të hapesh jo vetëm faqen, por edhe llogarinë në një kompani ofruese bastesh. Madje aty gjen edhe mënyrat e rimbushjes, e deri tek kontaktet e kujdesit për klientët. Kontakti telefonik është një numër britanik.

Në momentin që hapet kjo faqe, të ofron automatikisht përmes një njoftimi edhe mundësinë për të instaluar aplikacion bastesh, Android dhe iOS. Në të dyja rastet, instalimi ofrohet përmes dosjeve APK, që anashkalojnë kanalet zyrtare të Google (Play Store) dhe Apple (App Store).

Burime të gazetës “Si” nga krimi kibernetik në Policinë e Shtetit dhe ekspertë të sigurisë kibernetike pohojnë se gjatë muajve të karantinës në pranverë dhe në vazhdim është vënë re një shtim i trafikut tek faqet që ofrojnë baste sportive online, megjithëse edhe kjo formë është e ndaluar më ligj.

Burimet thonë se organizatorët përdorin domaine që ndryshojnë shpesh dhe automatikisht, çka e bën thuajse të pamundur për strukturat ligjzbatuese, si të Policisë së Shtetit, ashtu edhe të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të gjurmojnë dhe bllokojnë ato.

“Janë faqe të vendosura në servera të fshehur dhe IP që ndryshojnë vazhdimisht. Kjo do të thotë se gjurmimi është i kotë, pasi njëherë faqet mund të dalin me IP nga Brazili, pastaj nga Gjermania, apo Qipro e Britania e Madhe. Pra, janë IP të rreme”, thonë burimet.

Ofrimi i IP të rreme për të mbuluar IP reale nuk është një biznes i paligjshëm, madje në shumë vende të botës ofrohet kundrejt pagesave të ligjshme, duke shfrytëzuar parashikimet ligjore në këto vende për të drejtën e privatësisë së qytetarit.

Megjithatë, kjo e drejtë në Shqipëri po përdoret për të tejkaluar lehtësisht të gjitha pengesat teknike që mund të nxjerrë AKEP për të bllokuar bastet online. Nga AKEP thonë se kjo është një betejë e humbur.

“Mund të bllokojmë një IP, pastaj një tjetër, një tjetër, një tjetër e kështu me radhë, por ato shfaqen sërish pasi bëhet fjalë për një sistem të ndërlikuar ndërkombëtar të ndryshimit automatik të IP. Pra është e pamundur për ne, si përsa u takon burimeve njerëzore, ashtu edhe teknologjike që t’i bllokojmë”, thonë burime të gazetës “Si” nga AKEP.

Si në Policinë e Shtetit, ashtu edhe tek AKEP janë të vetëdijshëm edhe për lehtësinë me anë të së cilës mund të aksesohen këto faqe. Njëra formë për një vizitor të ri është përmes “Pop up”-eve me linqe që të adresojnë automatikisht në faqe që ofrojnë shërbimin e basteve. Linqet zakonisht gjenden në platformat apo faqet që ofrojnë transmetim online të ndeshjeve të futbollit në mënyrë pirate.

Vodhën 200 milionë lekë, pranga 2 të rinjve
Vodhën 200 milionë lekë, pranga 2 të rinjve Gazeta Si 109 Shikime • 6 years më parë

Vodhën 200 milionë lekë, pranga 2 të rinjve

Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë
Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë. Një futboll ndryshe

KiE tërhoqi vëzhguesit, Basha: Vendim politik! Sinjal që s’ka zgjedhje më 30 qershor
KiE tërhoqi vëzhguesit, Basha: Vendim politik! Sinjal që s’ka zgjedhje më 30 qershor Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

Këshilli i Europës anuloi misionin vëzhgues të zgjedhjeve të 30 qershorit duke dhënë si arsye pasigurinë me të cilën mund të përballen vëzhguesit e këtij institucioni në disa zona të vendit. Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se pas këtij vendimi ka një tjetër arsye.

Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e pestë
Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e pestë Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

Dekreti i Metës, Rama: E kisha parashikuar
Dekreti i Metës, Rama: E kisha parashikuar Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama thotë se e kishte parashikuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjes.

Dhuna në Komisariat, 6 ish-deputetët: Drejtuesit e policisë të dehur
Dhuna në Komisariat, 6 ish-deputetët: Drejtuesit e policisë të dehur Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

Dhuna në Komisariat, 6 ish-deputetët: Drejtuesit e policisë të dehur

basha pergjigje letres se trete te kryeministrit
basha pergjigje letres se trete te kryeministrit Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

basha pergjigje letres se trete te kryeministrit

Basha publikon spotin per protesten
Basha publikon spotin per protesten Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

Basha publikon spotin per protesten para kryeministrise

Mercedes komandon në Formula 1, Botas fiton duelin me Hamilton
Mercedes komandon në Formula 1, Botas fiton duelin me Hamilton Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

Mercedesi ka vijuar dominimin në kampionatin botëror të makinave të shpejta, Formula 1 edhe në pistën e Azerbajxhanit. Skuderia gjermane e ka fituar me një dominim absolut çmimin e madh të Bakusë, me dy pilotët e saj që zunë vendet e para dhe për ferraristin, Vetel lanë vetëm vendin e tretë.

Operacioni i SPAK kundër “Call Center” në kullën luksoze në Tiranë
Operacioni i SPAK kundër “Call Center” në kullën luksoze në Tiranë Gazeta Si 108 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Operacioni i SPAK kundër “Call Center” në kullën luksoze në Tiranë

⁣Kultivonin kanabis dhe e transportonin me kuaj në pyll, droga ruhej me armë gjahu
⁣Kultivonin kanabis dhe e transportonin me kuaj në pyll, droga ruhej me armë gjahu Gazeta Si 108 Shikime • 3 years më parë

⁣Kultivonin kanabis dhe e transportonin me kuaj në pyll, droga ruhej me armë gjahu

⁣SHBA zgjat në 10 vite vlefshmërinë e vizave turistike e të biznesit për shqiptarët
⁣SHBA zgjat në 10 vite vlefshmërinë e vizave turistike e të biznesit për shqiptarët Gazeta Si 108 Shikime • 5 years më parë

Vizat turistike dhe ato të biznesit që shtetasit shqiptarë marrin për në SHBA do të kenë afat 10-vjeçare, jo më 3-vjeçar sa është aktualisht. Lajmi është dhënë nga Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Hyrja në fuqi e këtij ndryshimi fillon me vizat e reja që do të lëshohen pas datës 1 prill.

“Çdo vite e më shumë shqiptarë po vizitojnë SHBA, ashtu si gjithnjë e më shumë amerikanë po vizitojnë Shqipërinë. Tashmë do të bëjmë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Amerikë, të shohin vendin tonë dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi. Duke filluar nga data 1 prilli, vlefshmëria e një vize të re, turistike apo biznesi zgjatet nga tre në dhjetë vjet”, tha Ambasadorja Yuri Kim.

Kushtet dhe rregullat e tjera për këto dy kategori vizash mbeten të pandryshuara, duke filluar që nga qëndrimi maksimal për një afat prej 6 muajsh në SHBA, deri te rregulli që me këto viza nuk mund të sigurohet as qëndrim i përhershëm, as vende pune.

“Ju do të keni mundësi të udhëtoni për në SHBA në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në vitin 2032. Vendimi i SHBA p[ër të zgjatur vlefshmërinë e vizës në dhjetë vite pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë SHBA. Shpresoj të gjejmë ende më shumë mënyra për të afruar shqiptarët dhe amerikanë së bashku”, deklaroi Ambasadorja Kim.

Prej 2014-s, çdo shtetas shqiptarë që përfitonte një vizë turistike, apo biznesi për në SHBA e kishte atë me afat 3-vjeçar.

Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë
Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë Gazeta Si 108 Shikime • 5 years më parë

⁣Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë

bora pogradec
bora pogradec Gazeta Si 108 Shikime • 5 years më parë

Bora ka zbritur edhe buze Liqenit te Pogradecit

Projekti i ndërtimit të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Projekti i ndërtimit të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut Gazeta Si 108 Shikime • 6 years më parë

⁣Projekti i ndërtimit të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Showing 34 out of 35