Videot kryesore

Berisha bojkoton fjalën e Ramës në Kuvend gjatë mbledhjes së përbashkët me Kosovën
Berisha bojkoton fjalën e Ramës në Kuvend gjatë mbledhjes së përbashkët me Kosovën Gazeta Si 88 Shikime • 4 years më parë

Berisha bojkoton fjalën e Ramës në Kuvend gjatë mbledhjes së përbashkët me Kosovën

Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK, ku dorëzoi prova të reja për inceneratorin e Tiranës
Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK, ku dorëzoi prova të reja për inceneratorin e Tiranës Gazeta Si 89 Shikime • 4 years më parë

⁣Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK, ku dorëzoi prova të reja për inceneratorin e Tiranës

⁣Meta çon Kodin Zgjedhor në Venecia
⁣Meta çon Kodin Zgjedhor në Venecia Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të miratuara nga mazhoranca në seancën e 5 tetorit, me arsyetimin se shkelin Kushtetutën dhe bien ndesh me rekomandimet e Këshillit Europian të 25 marsit të këtij viti.

Presidenti thotë gjithashtu se i është drejtuar edhe Komisionit të Venecias për një opinion mbi këto ndryshime.

“Këto ndryshime të shpejta, të padialoguara dhe të padakordësuara, vetëm pak muaj para datës së zgjedhjeve, cenojnë jo një, por disa parime dhe të drejta kushtetuese, ashtu si dhe standardet, angazhimet dhe praktikën e mirë zgjedhore europiane; në mungesë të Gjykatës Kushtetuese funksionale; dhe në respektim të kërkesës zyrtare që më është paraqitur nga Kryetari i Opozitës së Bashkuar për marrjen e një opinioni pranë Komisionit të Venecias, si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces”, thuhet në arsyetimin e Presidencës.

Presidenti vëren se:

Këto ndryshime të rregullave zgjedhore, cenojnë parimet domokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme;
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë realizuar në mënyrë të njëanshme, pa konsensus gjithëpërfshirës dhe bien ndesh me frymën kushteve të vendosura nga Këshilli Europian në datë 25 Mars 2020 dhe plotësimin e 15-kushteve përpara zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare;
Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dëmtojnë rëndë klimën e bashkëpunimit midis forcave politike në vend, duke zeruar praktikisht besimin reciprok midis tyre;
Këto ndryshime të njëanshme në Kodin Zgjedhor janë në kundërshtim flagrant me parimet dhe standardet evropiane të vendosura nga Komisioni i Venecias në Kodin e Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore, si udhërrëfyesi i vetëm për vendet e Këshillit të Europës për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, të lira e të ndershme;
Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor krijojnë një pozitë të pabarabartë, diskriminuese, duke rënë ndesh si me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut;
Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 Tetor, për shkak të pozitave diskriminuese që ato përmbajnë krijojnë një terren shumë polarizues në vend. Kjo pozitë rëndohet edhe më shumë para faktit që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çdo kundërshtim i këtyre dispozitave lidhur me antikushtetutshmërinë e tyre nuk mund të marrë së shpejti një përgjigje përfundimtare;
Ndryshimet e njëanshme cenojnë kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, çka do të përkthehet me një tjetër vendim negativ për Shqipërinë, duke cenuar drejtpërdrejt ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit.
Meta e vlerëson kthimin për rishqyrtim në Kuvend jo si sfidë, por si ftesë për reflektim drejtuar mazhorancës, ndërsa vonesën e dekretit të rikthimit e ka argumentuar me faktin se arsyetimet janë shkencore dhe në të janë përfshirë edhe ekspertë të huaj.

“Presidenti e ka motivuar në mënyrë të qartë, është bërë një punim shkencor nga ekspertët e Presidentit dhe ekspertë ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar për të gjitha standardet që shkel ky ndryshim i njëanshëm i Kodit. Shpresoj që ata të lexojnë të thellohen dhe reflektojnë. Presidenti është në një gjatësi vale me popullin shqiptar”, deklaroi Meta nga qyteti i Korçës, fill pasi në faqen zyrtare të Presidencës u publikua dekreti që kthen Kodin Zgjedhor edhe njëherë në Kuvend.

⁣Krasniqi: Haga si gjyqet e Millosheviçit! Do të provoj pafajësinë time
⁣Krasniqi: Haga si gjyqet e Millosheviçit! Do të provoj pafajësinë time Gazeta Si 98 Shikime • 6 years më parë

Jakup Krasniqi hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale e Hagës duke i cilësuar ato si të rreme dhe fyese, jo vetëm për të, por për të gjithë popullin shqiptar dhe shqiptarët e Kosovës në përpjekjet e tyre për liri.

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kreu i Kuvendit për dy mandate doli para gjykatës në seancën paraprake për t’u njohur me akuzat dhe për t’u vetëdeklaruar jo fajtor. Krimet e përmendura në akuzë janë në periudhën mars 1998-shtator 1999 dhe gjykata thotë se ato janë kryer ndaj personave që perceptoheshin se kishin bashkëpunuar me ushtrinë serbe, ose që konsideroheshin si kundërshtarë, ose që nuk mbështesnin linjën e UÇK-së.

“Në aktakuzë na quani ndërmarrje kriminale: deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit, as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë. Qëllimi im ka qenë lufta për liri. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem nën petkun e njerëzve me shpirt krimineli. Jam intelektual. Kam luftuar Serbinë politikisht, asnjëherë në deklarata nuk kam drejtuar gishtin ndaj popullsisë civile”, tha ai.

Krasniqi e cilësoi aktakuzën fyese dhe se ajo përçan shqiptarët mbi bazën e përkatësisë fetare të tyre.

“Në aktakuzë përpiqeni të ndani shqiptarët në katolikë dhe myslimanë. Unë jam shqiptar, as katolik dhe as mysliman! Kjo është fyese për mua!”, vijoi ai.

Ish-kreu i Kuvendit hodhi poshtë edhe cilësimin e UÇK-së si “ndërmarrje kriminale” dhe e vlerësoi procesin edhe më të padrejtë se sa proceset gjyqësore të organizuara nga serbët ndaj shqiptarëve në vitet para luftës, ku edhe vetë e ka vuajtur një të tillë.

“Cilësimi i prokurorit se ne qënkemi ndërmarrje kriminale për mua dhe shokët e mi, familjen time që luftuam gjatë...nuk ka diçka më fyese. Mua më ka dënuar regjimi jugosllav pse kam lexuar libra dhe pse kam folur dhe më besoni se ata më kanë akuzuar dhe dënuar me shumë më të drejtë se këtu”, u shpreh ai.

Krasniqi tha se e ndjente veten krejtësisht të pastër dhe se nuk kishte nevojë për avokat, por se e kishte marrë atë për shkak të presionit familjar dhe të miqëve të tij. Hodhi poshtë përgjegjësinë për krimet e pretenduara në akuzë, duke deklaruar se detyra e tij si zëdhënës i UÇK-së ka qenë publike.

“Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit dhe as të mosveprimit. Detyra ime ka qenë publike, kryesorja ka qenë zëdhënës i UÇK-së. Gjithçka që kam bërë ka qenë publike dhe jo vetëm shqip, por edhe gjermanisht, anglisht, italisht e frëngjisht. I kam dhënë zë luftës së UÇK-së. Kishim të drejtë të luftonim për liri dhe në sajë të asaj të drejte morëm edhe mbështetjen ndërkombëtare, pa të cilën nuk do ta çlironim dot Kosovën”, vijoi Krasniqi.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së tha se po mbahej me pa të drejtë dhe se në javët dhe muajt në vazhdim do ta provojë pafajësinë e tij.

⁣Turqia: Shqipëria ende e kërcënuar nga FETO
⁣Turqia: Shqipëria ende e kërcënuar nga FETO Gazeta Si 111 Shikime • 6 years më parë

Turqia thotë se organizata FETO, të cilën e fajëson për grushtin e shtetit të vitit 2016 është ende e pranishme në Shqipëri dhe paralajmëron për rrezikshmërinë, që sipas Ankarasë, paraqet.

Paralajmërimi u bë nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare turke, Mustafa Sentop, që vizitoi Shqipërinë këtë të enjte me ftesë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në deklaratat para mediave, vetë Gramoz Ruçi nuk e ceku këtë çështje, por ishte homologu i tij turk ai që foli për FETO-n.

“Fola edhe për aktivitetin e organizatës terroriste FETO, që ndërmori grushtin e shtetit në vendin tonë. Ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit, kjo organizatë terroriste është prezente edhe në Shqipëri”, tha Sentop.

Kryeparlamentari turk paralajmëroi rrezikshmërinë, që sipas tij, paraqet kjo organizatë, ndërsa tha se Turqia vetë ja ka dalë mbanë që të eleminojë.

“Është një organizatë që nuk kurseu dhe bombardoi Parlamentin e Turqisë gjatë seancës plenare. Në turqi, kjo organizatë është eleminuar në masë të madhe të konsiderueshme”, u shpreh ai.

Sentop thotë se objektiv i aktivitetit të kësaj organizate nuk është vetëm Turqia, ndërsa renditi edhe aktivitetet pas të cilave maskohet, sipas tij.

“Nuk është vetëm Turqia objektiv i kësaj organizate terroriste tinëzare. Kjo organizatë, ky grup terrorist për të realizuar qëllimet e veta e maskon aktivitetin me institucionet arsimore, shëndetësi, media dhe shoqata dhe fondacione të ndryshme. Është një rrezik për vendet ku është aktive”, tha ai.

Megjithatë, në fund kreu i Parlamentit turk u shpreh se Turqia nuk do të lejojë që FETO “të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Përgjimet, trafikantët e barnave narkotike shkëmbejnë paratë dhe dokumentet
Përgjimet, trafikantët e barnave narkotike shkëmbejnë paratë dhe dokumentet Gazeta Si 121 Shikime • 4 years më parë

Përgjimet, trafikantët e barnave narkotike shkëmbejnë paratë dhe dokumentet

Pamjet e sherrit në familjen mbretërore, Elia Zaharia sulmon Princin Leka
Pamjet e sherrit në familjen mbretërore, Elia Zaharia sulmon Princin Leka Gazeta Si 178 Shikime • 3 years më parë

⁣Pamjet e sherrit në familjen mbretërore, Elia Zaharia sulmon Princin Leka

Algjeri-Nigeri u mbyll në sherr masiv
Algjeri-Nigeri u mbyll në sherr masiv Gazeta Si 41 Shikime • 10 muaj më parë

Luca Zidane u përplas fizikisht me Fisayo Dele-Bashiru ndërsa stafi teknik i Algjerisë tentoi të godiste trupën arbitrare.

Fundjava e izolimit
Fundjava e izolimit Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Që pas orës 13:00 të ditës së sotme nuk do të lejohet asnjë qytetar në rrugë, për këtë arsye edhe mjetet e Ushtrisë kanë dalë në rrugë në mbështetje të Policisë së Shtetit.

Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I”
Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I” Gazeta Si 109 Shikime • 5 years më parë

⁣Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I”

Dy të rinj ngjiten në një nga majat më të larta të Zvicrës
Dy të rinj ngjiten në një nga majat më të larta të Zvicrës Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Zvicra ndryshe mund të quhet edhe shteti alpin, për shkak të vargmaleve të larta. Vizitë e fundit në malin e quajtur Monte Rosa, ka qenë aventura e radhës e dy të rinjve që kanë sfiduar ndjenjën e frikës. Teksa shihni pamjet e veçanta dhe rrëqethëse njëkohësisht, mund edhe të mendoni për një udhëtim.

⁣Vijon loja “online apo fizikisht” për mbledhjet e Komisioneve
⁣Vijon loja “online apo fizikisht” për mbledhjet e Komisioneve Gazeta Si 82 Shikime • 5 years më parë

Loja “macja me miun” në korridoret dhe sallat e Kryesisë së Kuvendit mes mazhorancës dhe opozitës vijoi edhe këtë të mërkurë.

Deputetët e opozitës vijuan të zbatojnë vendimin politik të grupit të tyre parlamentar për pjesëmarrje fizike në punën e këtyre komisioneve, ndërsa ata të mazhorancës të respektojnë vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre.

Në kalendarin e punimeve, këtë të mërkurë ishte mbledhja dhe konstituimi i tre komisioneve, atij të arsimit, të veprimtarive prodhuese dhe atij të ekonomisë. Dy të parët duhej të mblidheshin në orën 10:00, i treti në orën 11:00.

Pamjet e publikuara nga PD nga brenda sallës tregojnë momentin kur nënkryetari demokrat i këtij Komisioni, Helidon Bushati i kërkon kryetarit socialist, Arben Pëllumbi që të organizojë mbledhjen e komisionit fizikisht.

“(deputetët e PS) Të ndërpresin udhëtimet jashtë vendit dhe shopingun dhe të vijnë në sallë për të kryer detyrën”, tha Helidon Bushati.

“Mazhoranca e sotme po kërkon ta kthejë parlamentin në tallava. Po kërkon që të kalojë ligje me deputetë që janë në bare, në avion apo në shopping center nëpër Europë. Kjo është e patolerueshme, ky është një turp për parlamentarizmin shqiptar”, deklaroi më pas para mediave, deputeti Bushati.

Deputetët e PD u paraqitën fizikisht edhe në Komisionin e Arsimit, i cili drejtohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj. Këtu situata ishte më e qetë, por përbërja e komisionit nuk u konstituua.

“Gjendemi përballë një situate absurde, por jo rastësore, të vetëdijshme. Mazhoranca nuk u paraqit, nuk u paraqit sepse nuk do ballafaqimin me opozitën. Kukullat e Edi Ramës nuk kanë fuqi të përballën me opozitën. Nuk duan të diskutojnë për çëhtjet e arsimit në Shqipëri, për fëmijët që braktisin Shqipëri, për shkollat që mbyllen”, tha Gjekmarkaj.

“Ne do të jemi këtu për betejë të përditshme me Qeverinë, me regjimin që ka dalë nga shitblerja e votave. Nuk do ta ketë të lehtë Edi Rama përballjen me opozitën e Shqipërisë. I bëj thirrje kryetares së Parlamentit, zonjës Lindita Nikolla mos të bëhet certifikuese e dëshirave të Edi Ramës, por të ndjekë shembujt më të mirë të parlamentarizimit shqiptar, Pjetër Arbnori e Servet Pëllumbi, jo ata shembuj që kanë denigruar dhe dhunuar opozitën, sepse edhe nëse ata duan nuk do t’ia dalin dot. Opozita i ka të gjitha instrumentet që të reagojë dhe të vetëmbrohet. Por, mbi të gjitha të vetëmbrohet në emër të shoqërisë shqiptare që kërkon ndryshim dhe kërkon respektimin e ligjeve të vendit.tha para mediave deputeti Gjekmarkaj.

⁣DASh dënon dhunën e 8 janarit, Escobar: Partia merret në kutinë e votimit
⁣DASh dënon dhunën e 8 janarit, Escobar: Partia merret në kutinë e votimit Gazeta Si 99 Shikime • 5 years më parë

Departamenti i Shtetit dënon dhunën e përdorur më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike dhe thotë se ajo nuk mund të jetë kurrë mjet për të marrë nën kontroll një parti politike.

“Është për të ardhur keq që dikush dëshiron që të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë!”, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar.

Zyrtari i DASh e bëri të qartë se jo kushdo brenda Partisë Demokratike mund të pretendojë se është një partner i rëndësishëm për SHBA.

“Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni tani”, vijoi ai.

Sipas Escobar, SHBA do të vazhdojë të mbështesë dhe të jetë e angazhuar në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështje ekonomike. Intervista e plotë do të transmetohet në emisionin “Ditari” të Zërit të Amerikës pasditen e sotme.

Femije duke fshire tekstet shkollore
Femije duke fshire tekstet shkollore Gazeta Si 194 Shikime • 7 years më parë

Femije duke fshire tekstet shkollore

Në brendësi të veturës së parë të garave që është vetë lëvizëse
Në brendësi të veturës së parë të garave që është vetë lëvizëse Gazeta Si 115 Shikime • 7 years më parë

Roborace është konkursi i parë në botë për ekipet e makinave vetë lëvizëse. Është një platformë e re për markat, organizatat dhe individët që të testojnë zhvillimin e sistemeve të tyre të automatizuar të makinave të garave. Secili prej ekipeve përmban një programues përgjegjës për personalizimin e logaritmeve brenda softuerit të vetë drejtimit që, kontrollon automjetet autonome./BusinessInsider/

“Shtëpi bari” në Krujë, kapen 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe prangosen 2 vëllezër
“Shtëpi bari” në Krujë, kapen 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe prangosen 2 vëllezër Gazeta Si 110 Shikime • 4 years më parë

⁣“Shtëpi bari” në Krujë, kapen 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe prangosen 2 vëllezër

policia-velipoje.mp4
policia-velipoje.mp4 Gazeta Si 161 Shikime • 8 years më parë

Gjatë operacionit, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, ku kishte marrë informacion për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri.

Video/ Dhunon barbarisht arbitrin, arrestohet basketbollisti i Tiranës
Video/ Dhunon barbarisht arbitrin, arrestohet basketbollisti i Tiranës Gazeta Si 89 Shikime • 7 years më parë

<!-- wp:paragraph -->
<p>Pamje të turpshme në Pallatin e Sportit të Durrësit, “Ramazan Njala”. Dhunë barbare ndaj arbitrit të ndeshjes së basketbollit për meshkuj, Teuta-Tirana, jo nga tifozët, por nga një sportist. Bruno Daliu i Tiranës i është vërsulur me grushte arbitrit Jurgen Muho, duke e hedhur në tokë të gjakosur, siç e tregojmë edhe pamjet filmike. Një skenë vërtet e frikshme dhune. Një sjellje skandaloze nga një sportist, i cili ka irrituar tifozët në sallë që e kanë sharë në kor. Në këtë moment ndeshja është ndërprerë. </p>
<!-- /wp:paragraph -->

<!-- wp:paragraph -->
<p>Basketbollisti i Tiranës është arrestuar nga Policia e Durrësit. Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, Daliu rrezikon deri në 5 vjet burg. Saktësisht, në Nenin 274/a për “Goditjen e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”, thuhet: “Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”. </p>
<!-- /wp:paragraph -->

<!-- wp:paragraph -->
<p>Në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësti për këtë ngjarje, shkruhet: “Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar për veprën penale "Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv". Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin: B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala", ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.</p>
<!-- /wp:paragraph -->

Debati për Butrintin në Komision, Zhupa i heq mikrofonin ministres Margariti
Debati për Butrintin në Komision, Zhupa i heq mikrofonin ministres Margariti Gazeta Si 99 Shikime • 5 years më parë

⁣Debati për Butrintin në Komision, Zhupa i heq mikrofonin ministres Margariti

Protesta e dytë për tragjedinë e Himarës
Protesta e dytë për tragjedinë e Himarës Gazeta Si 98 Shikime • 4 years më parë

⁣Protesta e dytë për tragjedinë e Himarës

Showing 33 out of 169