Videot kryesore

Gjimshiti shënon golin e parë sezonal për Atalantën
Gjimshiti shënon golin e parë sezonal për Atalantën Gazeta Si 48 Shikime • 11 muaj më parë

Qendërmbrojtësi kuqezi që luan për bergamaskët zhbllokoi rezultatin në pokerin e zikaltërve ndaj Genoa-s në Kupën e Italisë. Krosimin e Zalewski-t nga e majta, pasi u çlirua në qendër, Gjimshiti e dërgoi në rrjetë.

Prezantohet projekti, kjo është pamja e stadiumit më të ri që do ndërtohet në Shqipëri
Prezantohet projekti, kjo është pamja e stadiumit më të ri që do ndërtohet në Shqipëri Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

Prezantohet projekti, kjo është pamja e stadiumit më të ri që do ndërtohet në Shqipëri

Fond rezervë për Arbitrazhet
Fond rezervë për Arbitrazhet Gazeta Si 54 Shikime • 5 years më parë

Ministria e Financave pranon mundësinë që pagesat për shkak të humbjes së proceseve gjyqësore në gjykatat ndërkombëtare të Arbitrazhit të shkojnë deri në 450 milionë euro dhe thotë se në buxhetin e vitit të ardhshëm ka të parashikuara pagesat e këtyre vendimeve, kur ato të jenë të jenë përfundimtare.

“Ne me transparencë të plotë kemi publikuar të gjitha rastet që janë në Arbitrazh. Është Avokatura e Shtetit institucioni që merret me procedurat e Arbitrazhit dhe në përfundim të procedurave totale i drejtohet Ministrisë së Financave me shkresë që të nisë pagesa”, tha para Komisionit të Ligjeve, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Ministrja shpjegoi se kjo nuk do të thotë se të gjitha këto pagesa do të kryhen në 2022, por paratë janë vënë në dispozicion për të qenë në gjendje që në rastin hipotetik të humbjes së proceseve gjyqësore ky institucion të jetë gati për t’i paguar.

“Arsyeja pse ne i publikojmë këto vendime, që janë në proces dhe që i kemi pjesë të projektbuxhetit si kontigjencë janë për përgjegjshmërinë që kemi ne si Ministri e Financave, që në rast se do të materializohet 1,2, 3 apo do të përfundojë në total procesi i këtyre proceseve të Arbitrazhit ne t’i përfshijmë në buxhet në rastin më të parë”, tha ajo.

Deklarata e ministres u bë gjatë mbrojtjes së projektbuxhetit para Komisionit të Ligjeve, si përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura nga deputetët e opozitës. Mes këtyre pyeteve, opozita ngriti shqetësimin për gjashtë çështje që ndodhen në Arbitrazh, që nga Becchetti, Valeria Srl, Actor e Copri, Dondi e Cubotta, Arca Energy dhe Kurum, pretendimet e të cilave në total shkojnë rreth 450 milionë euro.

⁣Inxhinieri austriak që eci mbi 800 km përmes Shqipërisë për dy muaj
⁣Inxhinieri austriak që eci mbi 800 km përmes Shqipërisë për dy muaj Gazeta Si 102 Shikime • 4 years më parë

Mes mijëra turistëve të raportuar nga INSTAT-i që kanë hyrë në vendin tonë në qershor të këtij viti ishte edhe një turist i veçantë.

Ai nuk është pjesë e atij që quhet ‘turizëm elitar’, por me përfshirjen e Shqipërisë në hartën e aventurës personale që ka nisur prej 2018-s është një promovim i mirë i vendit tonë.

Bëhet fjalë për Thair Abud, austriaku që ecën prej prillit të 2018-s. Ai ka ndërmarrë një udhëtim në këmbë për të bashkuar dy kepet në dy hemisfera. Në prill të 2018-s u nis nga Nordkapp në Norvegji për të zbritur ngadalë në jug me destinacion final, Cape Toën në Afrikën e Jugut.

Është një distancë mbi 26 mijë kilometra, ku 818 prej tyre Abud i ka ecur vetëm përmes Shqipërisë.

Në Shqipëri ai është futur nga kufiri me Malin e Zi në datë 13 qershor, ka ecur në jug në drejtim të Tiranës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës e më pas në Butrinti për të dalë nga pika kufitare e Qafës së Botës më 8 gusht dhe vazhduar më pas ecjen në Greqi.

“Pata dy muaj të mrekullueshëm në Shqipëri”, thotë ai në lidhje me përshtypjet që pati gjatë ecjes në vendin tonë.

Thair Abud, me profesion inxhinier thotë se ka nisur të ecë në vitin 2012, kohë kur la duhanpirjen.

Molotovi në KZAZ e Vaut të Dejës, 14 persona në pranga, mes tyre nënkryetari i Bashkisë
Molotovi në KZAZ e Vaut të Dejës, 14 persona në pranga, mes tyre nënkryetari i Bashkisë Gazeta Si 114 Shikime • 7 years më parë

Molotovi në KZAZ e Vaut të Dejës, 14 persona në pranga, mes tyre nënkryetari i Bashkisë

Shpërthen vullkani në Stromboli, panik te turistët
Shpërthen vullkani në Stromboli, panik te turistët Gazeta Si 140 Shikime • 7 years më parë

Shpërthen vullkani në Stromboli, panik te turistët

Maqedonia i "dorëzohet" Enis Bardhit
Maqedonia i "dorëzohet" Enis Bardhit Gazeta Si 53 Shikime • 1 year më parë

Futbollisti shqiptar barazoi ndaj Kazakistanit duke i mbajtur vendasit n⁣ë loj⁣ë p⁣ër nj⁣ë vend n⁣ë Playoff.

Ndeshjet e NBA
Ndeshjet e NBA Gazeta Si 154 Shikime • 8 years më parë

Permbledhje e ndeshjeve te dates 8 prill ne kampionatin amerikan te basketbollit, NBA.

Krujë-Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Krujë-Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gazeta Si 81 Shikime • 6 years më parë

Krujë-Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Pamje nga Kolorado
Pamje nga Kolorado Gazeta Si 187 Shikime • 8 years më parë

Kolorado në SHBA, mahnit me pamjet spektakolare

Biznesi fason merr masa për të luftuar Koronavirusin
Biznesi fason merr masa për të luftuar Koronavirusin Gazeta Si 88 Shikime • 7 years më parë

Në video shfaqet fabrika e fasonerisë së sipërmarrëses Donika Mici e cila ka marrë masa për punonjësit e saj për të parandaluar virusin e ri

Tregoi videon e një nëne me pistoletë për të mbrojtur policinë, kërkohet dorëheqja e Veliut
Tregoi videon e një nëne me pistoletë për të mbrojtur policinë, kërkohet dorëheqja e Veliut Gazeta Si 70 Shikime • 6 years më parë

Në përpjekje për të mbrojtur veprimet e Policisë së Shtetit, që ushtroi dhunë ndaj një 15-vjeçari që kishte shkelur rregullat e ndalim-qarkullimit dy javë më parë, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duket se i ka shtuar më shumë telashe vetes.

Veliu paraqiti para Komisionit të Sigurisë një video të dy grave, njëra prej të cilave është me pistoletë në dorë. Ai tha se “nuk po e tregonte këtë video për të marrë në mbrojtje policinë, por për të treguar se nga ç’familje mbërrinte adoleshenti 15-vjeçar”.

“Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim Duhet të kemi parasysh se çfarë përfaqëson ai djali”, deklaroi Veliu para deputetëve të Komisionit.

Ajo që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk sqaroi ishte se videoja që ai tregoi ishte shkëputur nga prapaskenat e xhirimit të një filmi, ku mamaja e 15-vjeçarit, Zaida Çobo ka marrë pjesë si aktore.

Vetë Zaida Çobo e sqaroi më vonë këtë pjesë, madje në rrjetet sociale qarkulluan edhe vide-fragmente nga roli i saj në filmin në fjalë.

Deklarata e Veliut shkaktoi furtunë në internet, ku kreu i Policisë së Shtetit u akuzua se “i bëri gjyqin publik një familjeje” dhe për “rrëmim në jetën personale të një nëne”, që nuk ishte as e kërkuar dhe as e dyshuar për ndonjë krim.

Nga aktivistë e deri tek studiues të shkencave politike në vendin tonë dënuan deklaratën dhe kërkuan dorëheqjen e Veliut.

“Drejtori i Policisë fyeu, denigroi dhe cenoi jetën private të një 15 vjecari. Ai mori në mbrojtje dhunuesit e tij. Shfaqja e drejtorit Veliu ishte jo etike, jo ligjore, jo demokratike. Ai duhet të kërkojë ndjesë familjes dhe publikut. Nëse jo ai meriton reagim & largim sa më parë”, shkruan drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi.

Dorëheqjen e kërkoi edhe Partia Demokratike.

“Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqej çfarë bëj unë apo ti, atij i lind e drejta të na rrahë fëmijët, pastaj të gërmojë në jetën tonë private, të vjedhë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale, siç ka bërë me ato të nënës së djalit, të sajojë me to një histori dhe, në fund, ta bëjë atë publike për të na dhunuar e për të na poshtëruar përsëri”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri.

Ekstradimi i portugezit Ruben Saraiva, zbret nga avioni në Rinas i shoqëruar me policë
Ekstradimi i portugezit Ruben Saraiva, zbret nga avioni në Rinas i shoqëruar me policë Gazeta Si 85 Shikime • 3 years më parë

⁣Ekstradimi i portugezit Ruben Saraiva, zbret nga avioni në Rinas i shoqëruar me policë

Lleshaj: Jemi më të sigurtë se kurrë! Vendi është çkanabizuar
Lleshaj: Jemi më të sigurtë se kurrë! Vendi është çkanabizuar Gazeta Si 91 Shikime • 6 years më parë

⁣Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj doli në interpelancë këtë të enjte, i thirrur nga deputeti Lefter Maliqi për çështjen e sigurisë në vend.

Lleshaj tha se Shqipëria sot po përjeton situatën më të mirë në historinë e saj në fushën e sigurisë.

“Sipas një vlerësimi të pavarur të kryer për llogari të qeverisë suedeze nga një institucion prestigjoz, 75 për qind e shqiptarëve ndjehen të sigurtë. Refuzoj përpjekjet për të krijuar artificialisht një psikozë pasigurie, në një kohë që niveli i sigurisë në vend është më i miri që kemi pasur në dekada”, u shpreh ai.

Ministri i Brendshëm foli edhe për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit. Ai thotë se në 2019-2020 Shqipëria është çkanabizuar.

“Sasia e kanabisit e kapur në Itali dhe në Greqi kanë mbërritur në nivelet më të ulta historike. 1.4 ton janë kapur në brigjet italiane në vitin 2019, ndërkohë që në 2020 deri më tani janë kapur vetëm 900 kilogram...dhe ju vini kujën për kanabizim të vendit! Jo! E kundërta është e vërtetë, vendi është çkanabizuar dhe fenomeni është shkatërruar”, tha Lleshaj.

Presidenti në Florida: Votova për njërin që quhet Trump
Presidenti në Florida: Votova për njërin që quhet Trump Gazeta Si 81 Shikime • 6 years më parë

⁣Presidenti Donald Trump votoi të shtunën në shtetin e
Floridas, ndërsa rivali i tij demokrat ishte në Pensilvania në një aktivitet
fushate.

Presidenti Trump ndryshoi vitin e kaluar regjistrimin nga
Nju Jorku në Florida, duke e bërë banesën e tij verore në Florida adresën e tij
kryesore gjë që bën të mundur që ai tani të votojë në Florida.

Senna vs Prost në Suzuka
Senna vs Prost në Suzuka Gazeta Si 76 Shikime • 2 years më parë

Dueli mes brazilianit dhe francezit, 36 vite më parë në garën e Japonisë në Formula 1.

Nga Shpella e Pëllumbasit në Syrin e Kaltër të Erzenit
Nga Shpella e Pëllumbasit në Syrin e Kaltër të Erzenit Gazeta Si 340 Shikime • 7 years më parë

Nga Shpella e Pëllumbasit në Syrin e Kaltër të Erzenit

Protesta e gazetarëve
Protesta e gazetarëve Gazeta Si 60 Shikime • 7 years më parë

Paketa antishpifje në parlament, gazetarët në protestë

Situatë kaotike në Kakavijë
Situatë kaotike në Kakavijë Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Situatë kaotike në Kakavijë

PD me platformë anti-Covid-19, Basha: Shëndetësia drejt kolapsit
PD me platformë anti-Covid-19, Basha: Shëndetësia drejt kolapsit Gazeta Si 62 Shikime • 6 years më parë

Lulzim Basha paralajmëroi se sistemi shëndetësor i vendit po shkon drejt kolapsit për shkak të mungesës së menaxhimit të pandemisë nga ana e strukturave shtetërore.

Basha renditi një sërë problematikash, që nga mungesa e hetimit epidemiologjik, mungesa e pajisjeve në spitale, përqëndrimi i personave të infektuar vetëm në Tiranë, mungesa e subvencionimit të ilaçeve që përdoren nga personat e infektuar, kurimi me telefon i pacientëve, mungesën e pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe deri tek rënia e personelit mjekësor në krahasim me periudhën e fillimit të pandemisë.

“Situata paraqitet në prag të katastrofës. Jemi në garë me kohën dhe është e pafalshme që 6 muaj pas nisjes së pandemisë, askush nuk ka një informacion dhe siguri se çfarë masash janë marrë dhe çfarë mësimesh janë nxjerrë deri më tani”, tha ai.

Kreu i PD-së u takua me ekspertë të shëndetësisë dhe mjekë këtë të mërkurë, nga ku tha se Qeveria ka lënë në harresë mjekët dhe akuzoi se mungon një strategji për t’u përballur me përkeqësimin e mundshëm të situatës me rihapjen e shkollave.

Ai tha se brenda javës opozita do të dalë me një platformë konkrete për të përballuar krizën, duke lënë menjëanë luftën politike.

“Brenda javës do të dalim me një propozim konkret, të mos shpërqëndrohemi nga fakti që propozimi ynë i parë nuk u dëgjua. na duhet një propozim konkret sepse tani nuk bëhet fjalë për politikë, por për jetën dhe larg qoftë vdekjen e qytetarëve. ta themi fort fjalën tonë se çfarë duhet të bëjmë urgjentisht dhe çfarë duhet të ndalojmë urgjentisht”, u shpreh Basha.

Showing 30 out of 169