Videot kryesore
Fillimisht banorët e më vonë edhe forcat e policisë dhe grupet e emergjencës e humbën betejën me kohën për të nxjerrë një 2-vjeçare të gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur në Lagjen Nr.18 të qytetit të Durrësit.
Beteja me kohën nisi pak minuta pas rënies së tërmetit me fuqi 6.4 Rihter. Por, për orë më radhë as qytetarët dhe as grupet e emergjencës nuk kishin me vete pajisje termike për të identifikuar pozicionin e personave nën rrënoja dhe as qen për të nuhatur personat që kërkonin ndihmë.
Pas mesditës në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e ushtrisë me pajisje termike si dhe qen nuhatës. Nga ky moment nuk u desh shumë që të identifikohej pozicioni i 35-vjeçares Diena Meçja, së bashku me vajzën e saj. Fatkeqësisht, grupet e shpëtimit kanë nxjerrë të pajetë vogëlushen, ndërkohë që 35-vjeçarja është ende nën rrënoja dhe grupet e shpëtimit po vazhdojnë punën për nxjerrjen e saj.
Diena ishte larguar nga shtëpia e saj pas lëkundjes së tërmetit që ra rreth orës 3:00 të natës dhe ishte vendosur tek shtëpia e babait të saj, Ajetit. Por, këtu tërmeti i dytë ka qenë fatal. Godina është shembur plotësisht. Vetë Ajet Meçja ka dalë nga rrënojat me plagë të lehta rreth 10 minuta pas rënies së tërmetit dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë për vajzën dhe mbesën e tij.
Një skenë surreale, e denjë për një film; ariu del nga shkurret pas krahëve të një fëmije, që qëndron i qetë, ashtu siç ndoshta nuk do të kishin vepruar pjesa më e madhe e të rriturve dhe gjithçka e fiksuar në objektivin e kamerës së një telefoni.
Skena është filmuar tek Dolomitet italiane. Fëmija ishte disa metra para grupit të të rriturve, në momentin që shfaqet ariu i murrmë në mes të shkurreve. Ajo që e bën skenën akoma më të frikshme është momenti kur ai ngrihet mbi dy këmbë.
Të rriturit që e shoqëronin, mes të cilëve edhe personi që e ka filmuar të gjithë skenën mbeten pa fjalë, ndërsa fëmija, pasi kthen me kujdes kokën pas për të parë se ku ndodhej ariu vazhdon që të zbresë me qetësi malin ku ishte ngjitur, madje fton edhe grupin e të rriturve që ndodheshin me të që të bënin të njëjtën gjë, pasi një hap i gabuar nga paniku mund të interpretohej si kërcënim nga ariu, që më pas mund t’i sulmonte.
Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe ariu, pasi qëndroi pezull për pak sekonda vrapoi në një drejtim tjetër nga vendndodhja e grupit të vizitorëve...ndoshta i trembur edhe ai vetë.
Pamje të kuruara, pastërti, krevate bosh me pajisje anësore në pamje të parë moderne. Këto janë pamjet që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përçoi një ditë më parë përmes rrjeteve sociale.
Ishte spitali Covid-4. Mjekë dhe infermierë bëhen protagonistë në klipin pak më të shkurtër se 4 minuta. Ata shpjegojnë se si janë kushtet, si priten pacientët e infektuar në këtë spital etj, etj.
Gjithçka duket në rregull, madje aq në rregull sa në tabelën e orientuese të vendosur në katin e parë lexon edhe shigjetën me orientimin “Bar-Kafe”. Me gjasë do të jetë një shërbim i shtuar për pacientët e Covid, që nuk e kanë pasur këtë “luks” tek Covid-1, Covid-2, apo Covid-3.
Sipas sqarimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë ata që do të shtrohen në spitalin Covid-4 janë persona të infektuar që më parë janë trajtuar në Covid-1, 2 dhe 3, por që kanë ende nevojë për mbikëqyrje.