Videot kryesore
Rreth 100 blegtorë kanë bllokuar rrugën nacionale Kardhiq-Delvinë në shenjë proteste.
Zemërimi i tyre është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat
përpunuese, nga 180 lekë të reja për litër vitin e shkuar, në 120 lekë të reja për litër sot.
Ish sulmuesi bardheblu, sot analist sportiv, ngre alarmin - "Tirana nuk do të ketë një sezon pozitiv".
Episodin e plotë e gjeni në ⤵
https://youtube.com/live/B-Vs6e8E-GE
Publikohen pamjet tronditëse të atentatit mafioz që ndodhi një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani, agjent i AMP.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:20 të datës 11 nëntor 2025, pak pasi viktima e i plagosuri ishin kthyer nga Spanja.
Sipas videos së publikuar nga Gazetasi.al, persona të maskuar kanë qëlluar fillimisht me breshëri kallashnikovi drejt automjetit ku ndodhej viktima.
Në një përgjim tjetër nga "Bild", tjetër kreu i grupit mafioz se Shijakut, Astrit Avdylaj, i telefonon Ivo Doçit, drejtor i kompanisë së ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Durrësit dhe i kërkon që të mbledhë votuesit e opozitës së partisë Demokratike që janë të punësuar në ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve dhe t’I bindë që të votojnë për PS-në ose të humbin punët.
Ai njihet nga të gjithë francezët si njeriu që fluturon dhe ka thyer tanimë rekord botëror duke kaluar kanalin e Lamashit me flyboard.Bëhet fjalë për sipërmarrësin francez Franky Zapata, i cili ka kapërcyer me sukses kanalin që ndan Anglinë dhe Francën pas një përpjekjeje të dështuar muajin e kaluar, duke rrëmbyer zemrat e publikut në mbarë botën.