Videot kryesore

⁣Video-përgjimi: Përfaqëesues të LSI-së shfaqen duke blerë votën
⁣Video-përgjimi: Përfaqëesues të LSI-së shfaqen duke blerë votën Gazeta Si 119 Shikime • 6 years më parë

Ky video-përgjim po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale. Në dëgjohet biseda mes dy personave për blerjen e votave për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Njëri prej personave të regjistruar është identifikuar si shtetasi Etien Joka, i njohur si aktivist i LSI-së. Joka ka reaguar duke e cilësuar këtë video si montazh.

⁣Rama shpall emergjencën energjitike: Situatë e ngjashme me pandeminë
⁣Rama shpall emergjencën energjitike: Situatë e ngjashme me pandeminë Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës energjitike në mbledhjen e jashtëzakonshme që mbajti këtë të premte për të reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga rritja e çmimeve në tregjet bërthamore.

“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit për të marrë një vendim, për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes.

Por, çfarë do të thotë gjendja e emergjencës energjitike?

“Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë na detyron që të shpallim gjendjen e emergjencës së furnizimit, që i jep Qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot, me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë”, tha Rama.

Plani i detajuar i masave, Rama tha se do të publikohet të shtunën. Para gazetarëve ai nuk foli për rritje çmimi, por e nënkuptoi se çmimet mund të rishikohen, kur tha se Qeveria do të mbrojë konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël nga rritja e cmimit të energjisë.

Se sa e thellë është kriza dhe sa ndikon në ekonominë e vendit, Rama bëri një krahasim.

“Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në këtë kuptim të gjithë janë të prekur. Ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin më parë. Ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë”, deklaroi Rama.

Rama u kërkoi qytetarëve që të vendosen në pozicionin e shtëpisë së madhe dhe të kuptojnë, sipas tij, krizën që tha se do të zgjasë sipas parashikimve deri në gjysmën e vitit të ardhshëm. Ai u shpreh se në 8 vite, Qeveria e tij nuk ka rritur çmimin e energjisë, me përjashtim të një rasti.

Kryeministri tha se çmimi aktual i shitjes së energjisë për konsumatorët nuk mbulon koston e blerjes.

“E vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në vendin tonë i takon 2015, edhe aty jo vetëm që çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston”, u shpreh Rama.

Çela: Të rehabilitohet figura e Enver Hoxhës! Nipërit e Isa Toskës të mos mërziten
Çela: Të rehabilitohet figura e Enver Hoxhës! Nipërit e Isa Toskës të mos mërziten Gazeta Si 120 Shikime • 5 years më parë

Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Fierit, Bujar Çela uroi të dielën kolegët e tij në grupin ËhatsApp të Komisionit të Sigurisë për festën e Pavarësisë me një foto të flamurit kombëtar, por që shoqërohej me në krah fotografinë e Enver Hoxhës.

Rasti u denoncua nga deputetët e opozitës, që e cilësuan skandal dhe papërgjegjshmëri. Ata i kërkuan në grup deputetit në fjalë që të kërkonte falje dhe ta tërhiqte mbrapsht atë urim.

Një ditë më vonë, Taulant Balla me statusin e dyfishtë si drejtues politik i socialistëve në qarkun e Fierit dhe njëkohësisht si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste e mbrojti deputetin duke thënë se “Bujar Çela e ka njoftuar se dikush tjetër e ka dërguar atë fotografi përmes telefonit të tij”.

“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë”, u shpreh ai.

Balla siguroi se e gjitha kjo “do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, u shpreh ai.

Por, ende pa u shpërndarë mirë nëpër media kjo deklaratë e Ballës, Bujar Çela e ka nxjerrë bllof eprorin e tij të dyfishtë. Deputeti i Lushnjes ka pranuar se ka qenë pikërisht ai që e ka dërguar atë foto, ka mbrojtur vendimin dhe ka bërë thirrje për rishikim të historisë dhe rehabilitim të figurës së Enver Hoxhës.

“I përkas atyre që e njohin luftën. Mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe kontribut në luftë, përderisa ne nuk kemi nxjerrë udhëheqës tjetër në luftë. Po që se ka ndonjë tjetër që pretendon se gjyshja apo gjyshërit ka në luftë, të shprehet, historianët janë aty, letrat janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht, armiq dhe kriminelë dhe pastaj kemi reflektuar. Këto fakte janë nga më të ndryshmet. Që nga Balli Kombëtar, Legaliteti dhe pastaj armiqtë janë rreshtuar tek kampi fitues”, tha Çela.

Ai e mbylli deklaratën me një thumbim, me gjasë në drejtim të Enkelejd Alibeajt, që është anëtar i Komisionit të Sigurisë, duke e quajtur atë “nip të Isa Toskës”, udhëheqësit ballist në Luftën e Dytë Botërore, i ekzekutuar nga partizanët në Fier me akuzën e bashkëpunimit me fashistët.

“Foto në Komision? Në atë komision ka persona që janë nipër të Isa Toskës. Unë nuk jam nip i Enver Hoxhës, por jam si të gjithë shqiptarët që nuk mund të harrojë historinë nga e cila kemi ardhur ne si Komb”, tha Çela.

Isa Toska akuzohet nga historia komuniste për krime “makabre ndaj popullsisë në zonat e Mallakastrës, Fierit, Lushnjes dhe Vlorës”.

WhatsApp Video 2022-01-08 at 12
WhatsApp Video 2022-01-08 at 12 Gazeta Si 60 Shikime • 5 years më parë

Momenti kur Berisha futet ne PD

Policia shuan zjarrin te një nga palmat pranë kryeministrisë
Policia shuan zjarrin te një nga palmat pranë kryeministrisë Gazeta Si 132 Shikime • 5 years më parë

Policia shuan zjarrin te një nga palmat pranë kryeministrisë

⁣Vila në Lalz fut në sherr deputetët e PD, Spaho e Shehu shpërthejnë ndaj Gaz Bardhit
⁣Vila në Lalz fut në sherr deputetët e PD, Spaho e Shehu shpërthejnë ndaj Gaz Bardhit Gazeta Si 136 Shikime • 5 years më parë

Prezantimi i raportit në Kuvend nga Genci Mamani, kreu i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave u ndërpre nga një sherr i pazakontë brenda sallës së seancave plenare mes deputetëve të opozitës.

Protagonistë të sherrit u bënë deputetët Edmond Spaho, Tritan Shehu dhe Gazment Bardhi. Spaho dhe Shehu akuzuan për shpifje Gazment Bardhin, që në një seri postimesh në Tëitter ka folur për një vilë luksoze që është në shitje në Gjirin e Lalzit duke nënkuptuar se ajo është në pronësi të një deputetit të opozitës.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!”, shkruan Bardhi në një postim të 9 majit.

Deputeti i rikthehet të njëjtës vilë me një postim të dytë këtë të enjte. “E rëndësishme është që për shkak të publicitetit çmimi i vilës është ulur”, shkruan ai.

Postimi i Bardhit është bërë në orën 11 e 19 minuta. Pak pas këtij momenti ndodhi përplasja mes tij dhe Edmond Spahos dhe Tritan Shehut në prani të Jorida Tabakut. Nga mazhoranca ndërhyri Erion Braçe që e cilësoi të turpshme shfaqjen në fjalë.

Debati ishte i ashpër mes Spahos dhe Bardhit, që për pak u përplasën fizikisht. Gjatë përplasjes verbale, ata përdorën fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”. Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët: Je shpifës, gënjeshtar dhe legen që thua që vila 760 mije euro është e njërit nga katër deputetët Noka, Shehu, Spaho, Leskaj.

Spaho reagoi më pas në rrjetet sociale. Ai e quan mashtrues, gënjeshtar, të pafytyrë, intrigant, burrë legen e deri te “pa të poshtme”. Spaho thotë se e ka të deklaruar të gjithë pasurinë e vet në ILDKP dhe i kujton Bardhit vrasjen e Elbasanit para zgjedhjeve të vitit të kaluar.

“Vetëm sharlatanë si Gazi mund të thonë shpifje të tilla për qëllime politike. Askush nga rrethi im familjar nuk merret me biznes dhe nuk ka pasuri të tilla. Gazi bën mirë të kujdeset për pronat e tij. Shiko hallet që të kanë zënë more derëzi, mos hap fronte të tjera se mjaft e ke ngjarjen në Elbasan”, thotë Spaho.

“Burrec” e quan Tritan Shehu në reagimin e tij, duke e ftuar që të bëjë denoncimin te strukturat përkatëse.

“Është vepër antiligjore, përveçse ndesh dhe me çdo normë morali, transparence, “burrërie”, të përhapesh aludime e meskinitete për kolegët në publik e media. Këtë po bën dhe Gazi prej disa ditësh, duke arritur kulmin mbrëmë, kur ngushton rrethin e të “akuzuarve” prej tij në 3-5 deputetë, përfshi dhe mua”, shkruan Shehu.

Parcela me kanabis në mal, plantacioni më i madh në Spanjë drejtohej nga shqiptarët
Parcela me kanabis në mal, plantacioni më i madh në Spanjë drejtohej nga shqiptarët Gazeta Si 152 Shikime • 4 years më parë

⁣Parcela me kanabis në mal, plantacioni më i madh në Spanjë drejtohej nga shqiptarët

Pamje nga hoteli i rrafshuar me tritol në Sarandë
Pamje nga hoteli i rrafshuar me tritol në Sarandë Gazeta Si 106 Shikime • 4 years më parë

⁣Pamje nga hoteli i rrafshuar me tritol në Sarandë

Festivali Folklorik i Gjirokastrës
Festivali Folklorik i Gjirokastrës Gazeta Si 157 Shikime • 3 years më parë

⁣Festivali Folklorik i Gjirokastrës 2023

Momenti kur avioni i themeluesit të "Wagner", Prigozhin rrëzohet në Rusi
Momenti kur avioni i themeluesit të "Wagner", Prigozhin rrëzohet në Rusi Gazeta Si 76 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti kur avioni i themeluesit të "Wagner", Prigozhin rrëzohet në Rusi

Ministrja gjermane Annalena Baerbock, në Ministerialin e jashtëm në Tiranë
Ministrja gjermane Annalena Baerbock, në Ministerialin e jashtëm në Tiranë Gazeta Si 74 Shikime • 3 years më parë

⁣Ministrja gjermane Annalena Baerbock, në Ministerialin e jashtëm në Tiranë

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit Gazeta Si 115 Shikime • 3 years më parë

⁣Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit

Censusi i dallëndyshes së detit faqebardhë në liqenin e Shkodrës, 367 çifte në prag folenizimi
Censusi i dallëndyshes së detit faqebardhë në liqenin e Shkodrës, 367 çifte në prag folenizimi Gazeta Si 71 Shikime • 2 years më parë

⁣Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër ka
zhvilluar censusin e dallëndyshes së detit faqebardhë.

Për të 5-tin vit radhazi është kryer Censusi i
Dallëndyshes së Detit Faqebardhë (Chlidonias hybrida) në brigjet e Rezervatit
Natyror të Menaxhuar.

Për vitin 2024 janë numëruar 734 individë ose
e përkthyer në çifte, 367 çifte të cilët janë në prag folenizimi.

Peshëngritësi Ertjan Kofsha merr medalje bronzi në Spanjë
Peshëngritësi Ertjan Kofsha merr medalje bronzi në Spanjë Gazeta Si 84 Shikime • 2 years më parë

⁣Peshëngritësi Ertjan Kofsha ka marrë medalje
bronzi në stilin e shkëputjes në Kampionatin Botëror për të rinj që po
zhvillohet në Spanjë, duke ngritur 161 kilogramë në provën më të mirë.

Deputeti Bledion Nallbati bllokon autobotin me ujë dhe zmbrapset nga policia
Deputeti Bledion Nallbati bllokon autobotin me ujë dhe zmbrapset nga policia Gazeta Si 80 Shikime • 2 years më parë

⁣Deputeti Bledion Nallbati bllokon autobotin me ujë dhe zmbrapset nga policia

Penalltia e Julian Alvarez
Penalltia e Julian Alvarez Gazeta Si 42 Shikime • 2 years më parë

Kjo ishte penalltia e Julian Alvarez (Atletico Madrid) t⁣ë cil⁣ën e anuloi VAR nj⁣ë mbr⁣ëmje m⁣ë par⁣ë n⁣ë Champions League ndaj Real Madrid. Ar⁣ësyeja ishte prekja dy her⁣ë e topit nga argjentinasi q⁣ë rr⁣ëshqiti p⁣ërpara gjuajtjes.

Divorci me Kryemadhin. Ilir Meta shoqërohet nga Policia e Burgjeve në Gjykatën e Tiranës
Divorci me Kryemadhin. Ilir Meta shoqërohet nga Policia e Burgjeve në Gjykatën e Tiranës Gazeta Si 81 Shikime • 2 years më parë

⁣Divorci me Kryemadhin. Ilir Meta shoqërohet nga Policia e Burgjeve në Gjykatën e Tiranës

Fenerbahce shpallet kampione në Euroleague 2025
Fenerbahce shpallet kampione në Euroleague 2025 Gazeta Si 43 Shikime • 1 year më parë

Sarunas Jasikevicius fitoi të parin titull në Euroleague si trainer në Finalen ndaj Monaco.

Momenti i arrestimit të Ragip Gilës, autorit të vrasjes së dyfishtë në Shkodër
Momenti i arrestimit të Ragip Gilës, autorit të vrasjes së dyfishtë në Shkodër Gazeta Si 60 Shikime • 1 year më parë

⁣Momenti i arrestimit të Ragip Gilës, autorit të vrasjes së dyfishtë në Shkodër

Muriqin shënon, Mallorca fiton
Muriqin shënon, Mallorca fiton Gazeta Si 66 Shikime • 1 year më parë

Gjithcka n⁣ë transfert⁣ën e Seviljes ku sulmuesi dardan startoi p⁣ërmbysjen e miqve n⁣ë fitoren 1-3 ndaj vendasve.

Showing 32 out of 34