Videot kryesore

Alcaraz - Princi i dheut të kuq
Alcaraz - Princi i dheut të kuq Gazeta Si 39 Shikime • 1 year më parë

Kështu e fitoi Finalen e *Roland Garros*, spanjolli Carlos Alcaraz!

Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, bllokohet spitali privat te Zogu i Zi
Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, bllokohet spitali privat te Zogu i Zi Gazeta Si 66 Shikime • 1 year më parë

⁣Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, bllokohet spitali privat te Zogu i Zi

Poker kuqezi në "Arena Kombëtare
Poker kuqezi në "Arena Kombëtare Gazeta Si 47 Shikime • 12 muaj më parë

Shqipëria arriti fitoren e 4 rradhazi dhe të 5 në 7 ndeshjet e fundit pa humbje (2 barazime plotësojnë serinë). Shihni edhe një herë golat e iniciuar dhe shënuar nga Bajrami, Broja dhe Hoxha.

Lara Colturi në podiumin e fundit të vitit 2025
Lara Colturi në podiumin e fundit të vitit 2025 Gazeta Si 61 Shikime • 9 muaj më parë

Skiatorja që garon për Shqipërinë, e mbylli vitin kalendarik me një podium të rëndësishëm në Semmering të Austrisë. Colturi u rendit e dyta në zbritjen e parë dhe e 3-ta në të dytin duke lënë pas dy gara të vështira në të cilat ajo nuk arriti të klasifikohej (pas gabimeve në zbritjen e dytë).

I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë
I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë Gazeta Si 36 Shikime • 8 muaj më parë

Beşiktaş prezantoi kështu Kristjan Asllanin.

Ndeshjet e NBA
Ndeshjet e NBA Gazeta Si 150 Shikime • 8 years më parë

Permbledhje e ndeshjeve te dates 8 prill ne kampionatin amerikan te basketbollit, NBA.

Jo vetëm për lojë, teknologjia VR si qetësues dhimbjesh
Jo vetëm për lojë, teknologjia VR si qetësues dhimbjesh Gazeta Si 133 Shikime • 7 years më parë

Teknologjia VR (realiteti virtual) nuk mund të kushtëzohet vetëm në përdorimin e saj për argëtim. Një grup studiuesish të rrjetit të spitaleve Cedars Sinai në Los Anxheles kanë dalë në përfundimin se realiteti virtual ndihmon edhe në trajtimin e pacientëve.

Përgatitjet anti-Islandë, Reja imponon stilin e tij në kombëtare
Përgatitjet anti-Islandë, Reja imponon stilin e tij në kombëtare Gazeta Si 114 Shikime • 7 years më parë

Kombëtarja është këtë të martë në ditën e katërt të përgatitjeve që po zhvillohen në Frankfurt për ndeshjen eliminatore me Islandën. Me grupin që ka pësuar disa ndryshime në këto ditë, pasi disa prej lojtarëve janë larguar për shkak të dëmtimeve, trajneri Edi Reja është përpjekur që të injektojë idetë e tij.

Simbolika e opozitës: Edi Rama në shtatoren e Enver Hoxhës
Simbolika e opozitës: Edi Rama në shtatoren e Enver Hoxhës Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Shtatorja ishte një shkrirje mes bustit të diktatorit me portretin e Edi Ramës i vendosur mbi një podium të quajtur “Rilindje” dhe në këmbët e të cilit qëndrojnë dy thasë, një me simbolin e euros dhe tjetri me shënimin “votat”, si simbol, sipas demokratëve i blerjes së votave nga ana e mazhorancës.

Nga Golemi, në plazhin e Spillesë, ku turistët vijnë ditën e “zhduken” natën
Nga Golemi, në plazhin e Spillesë, ku turistët vijnë ditën e “zhduken” natën Gazeta Si 442 Shikime • 7 years më parë

Nga Golemi, në plazhin e Spillesë, ku turistët vijnë ditën e “zhduken” natën

Rob Makado, sërfisti që kërkon të shpëtojë Oqeanin nga plastika
Rob Makado, sërfisti që kërkon të shpëtojë Oqeanin nga plastika Gazeta Si 97 Shikime • 7 years më parë

Rob Makado, sërfisti që kërkon të shpëtojë Oqeanin nga plastika

Madhështia e vogël e një dashurie të madhe
Madhështia e vogël e një dashurie të madhe Gazeta Si 132 Shikime • 7 years më parë

Vëllai i vogël që gatuan për motrën edhe më të vogël

Drama e tërmetit, e mitura nxirret e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës
Drama e tërmetit, e mitura nxirret e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës Gazeta Si 94 Shikime • 7 years më parë

Fillimisht banorët e më vonë edhe forcat e policisë dhe grupet e emergjencës e humbën betejën me kohën për të nxjerrë një 2-vjeçare të gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur në Lagjen Nr.18 të qytetit të Durrësit.

Beteja me kohën nisi pak minuta pas rënies së tërmetit me fuqi 6.4 Rihter. Por, për orë më radhë as qytetarët dhe as grupet e emergjencës nuk kishin me vete pajisje termike për të identifikuar pozicionin e personave nën rrënoja dhe as qen për të nuhatur personat që kërkonin ndihmë.

Pas mesditës në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e ushtrisë me pajisje termike si dhe qen nuhatës. Nga ky moment nuk u desh shumë që të identifikohej pozicioni i 35-vjeçares Diena Meçja, së bashku me vajzën e saj. Fatkeqësisht, grupet e shpëtimit kanë nxjerrë të pajetë vogëlushen, ndërkohë që 35-vjeçarja është ende nën rrënoja dhe grupet e shpëtimit po vazhdojnë punën për nxjerrjen e saj.

Diena ishte larguar nga shtëpia e saj pas lëkundjes së tërmetit që ra rreth orës 3:00 të natës dhe ishte vendosur tek shtëpia e babait të saj, Ajetit. Por, këtu tërmeti i dytë ka qenë fatal. Godina është shembur plotësisht. Vetë Ajet Meçja ka dalë nga rrënojat me plagë të lehta rreth 10 minuta pas rënies së tërmetit dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë për vajzën dhe mbesën e tij.

Sterilizimi, Ahmetaj: Uli me mbi 23 përqind infeksionet post operatore
Sterilizimi, Ahmetaj: Uli me mbi 23 përqind infeksionet post operatore Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Në harkun kohor të pak ditëve nga Ministria e Shëndetësisë dalin shifra të ndryshme mbi efektet pozitive të koncesionit të sterilizimit në uljen e numrit të infeksioneve pas operacioneve. E fundit që solli një shifër për të mbrojtur këtë koncesion ishte ministrja Ogerta Manastirliu.

“Reduktimi i infeksioneve post operatore është një fakt i përligjur, pasi nga vlerësimet që ne kemi bërë, edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka një reduktim të infeksioneve post operatore nga 30 për qind, në 15.1 për qind që është me të vërtetë një vlerë”, deklaroi para mediave këtë të martë ministrja Manastirliu.

Por, në fund të tetorit të vitit të kaluar, Arben Ahmetaj, në atë kohë kryetar i Komisionit të Ekonomisë, mbronte këtë koncesion, duke deklaruar një tjetër shifër për uljen e infeksioneve pas operacionale.

“Sterilizimi ka ulur me mbi 23 për qind numrin e infeksioneve post operatore. Këtë shifër e keni në ministri dhe mund ta kërkoni. Janë numra njerëzish”, deklaroi Ahmetaj i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Kjo deklaratë e tij nxiti Faktoje.al, një platformë mediatike që si mision i ka vënë vetes kategorizimin e deklaratave dhe premtimeve të politikanëve në “të vërteta”, apo “të rreme”, që të kërkojë një informacion zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me shifrën e infeksioneve post operatore.

“Faktoje” thotë se i kërkoi Ministrisë e Shëndetësisë informacion mbi numrin e infeksioneve post operatore nga viti 2014, një vit para se të hynte në fuqi kontrata koncesionare e sterilizimit, deri në vitin 2018. Në përgjigjen që ka marrë pas, “Faktoje” thotë se ministria ka deklaruar se nuk ka një regjistër për infeksionet spitalore post operacionale.

Ministria deklaron se shifrat bazohen tek studime të herëpashershme, por është e paqartë se si, ku dhe kur janë publikuar këto studime të kësaj ministrie dhe pyetja që mbetet pa përgjigje është se kë duhet të besojmë, 23 përqindëshin e Arben Ahmetajt, 15.1 përqindëshin e Ogerta Manastirliut, apo Ministrinë e Shëndetësisë si institucion, që thotë se nuk ka shifra fare?

Ndërkohë, koncesioni i sterlizimit ka përfunduar në SPAK, pas padisë penale të dorëzuar nga Nisma “Thurje”, që pretendon për një koncesion abuziv që rrit në shifra marramendëse koston e këtij shërbimi për buxhetin e shtetit. Sipas padisë, Nisma “Thurje” thotë se sipas kontratës së nënshkruar, privati kryen sterilizimin e një seti spitalor për 90 euro, ndërkohë që nëse ky shërbim do të kryhej nga shteti do të kushtonte 2.4 euro.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thirrur 12 persona duke filluar nga e hëna e 20 janarit, të cilët do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit. I pari që dëshmoi ishte mjeku kirurg, Artan Koni, që përmes një video-mesazhi pretendon se sa e fryrë është kostoja e këtij shërbimi që ofrohet nga privati.

Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi këtë të martë se kontrata është rishikuar në javën e dytë të këtij muaji, pak ditë pasi është dorëzuar në SPAK padia ndaj këtij koncesioni.

“Një amendim i kësaj kontrate koncesionare ka ndodhur pikërisht në javën e dytë të këtij muaji duke reduktuar pagesat për mbi 64 mijë ndërhyrje për të gjithë kompleksitetet e ndërhyrjeve të mesme dhe të larta”, deklaroi ajo.

Megjithatë, në buxhetin e vitit 2020 ministria e Financave raporton se vlera e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla rritet në 16.5 miliardë lekë nga 10 miliardë lekë që ishin raportuar në buxhetin e vitit 2018. Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 për qind në harkun e dy viteve. Koncesioni, i cili nisi në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2025.

Hijet e dyshimit ndaj tij u hodhën që në momentin që tenderin e fitoi një biznesmen i panjohur shqiptar, emigrant në Peruxhia, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi, i cili u përfol me lidhje të forta me Ilir Beqajn, në atë kohë ministër i Shëndetësisë.

indi koronavirusi.mp4
indi koronavirusi.mp4 Gazeta Si 38 Shikime • 7 years më parë

Shteti më i madh në botë për nga popullsia, me mbi 1 miliardë banorë, India ka njoftuar qytetarët që të izolohen në shtëpitë e tyre për 21 ditë, e kjo si masë mbrojtëse nga përhapja e koronavirusit. Për shkelësit e këtij urdhri, policia ka gjetur një mënyrë të re ndëshkimi duke i goditur fizikisht me shkopinj druri ato.

⁣Rinasi rikthehet në punë me kufizime, Balluku: Nesër rikthehet normaliteti
⁣Rinasi rikthehet në punë me kufizime, Balluku: Nesër rikthehet normaliteti Gazeta Si 125 Shikime • 6 years më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku njoftoi se aeroporti i Rinasit ka nisur funksionimin, ndonëse për momentin i kufizuar vetëm për fluturimet që konsiderohen thelbësore.

“Pra, rinisin fluturimet humanitare, shëndetësore, fluturimet shtetëore, diplomatike dhe ato ushtarake”, tha Balluku.

Fluturimet civile, pra ato të transportit të qytetarëve dhe të mallrave, Balluku tha se po punohet që të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ajo nuk përjashtoi që kjo të ndodhë brenda ditës së enjte, por rikthimin në normalitet e vlerësoi si të sigurtë mëngjesin e ditës së premte.

“Fluturimet komerciale do të fillojnë nga nesër në mëngjes”, tha Balluku.

Përgatitja e godinave për afganët!
Përgatitja e godinave për afganët! Gazeta Si 94 Shikime • 5 years më parë

⁣Përgatitja e godinave për afganët!

Momenti kur raketa kthen në një top zjarri helikopterin rus në Ukrainë
Momenti kur raketa kthen në një top zjarri helikopterin rus në Ukrainë Gazeta Si 90 Shikime • 5 years më parë

⁣Momenti kur raketa kthen në një top zjarri helikopterin rus në Ukrainë

⁣Presidenti, PS po diskuton emrat me opozitën. Rama: Shanse të mira për konsensus
⁣Presidenti, PS po diskuton emrat me opozitën. Rama: Shanse të mira për konsensus Gazeta Si 85 Shikime • 4 years më parë

Partia Socialiste ka nisur diskutimet konkrete me opozitën për të identifikuar një emër që mund të marrë konsensus si pasues i Ilir Metës në Presidencë.

“Pati një informacion nga grupi i posaçëm që kemi ngritur dhe sot kanë nisur bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendin e Shqipërisë në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë se sa shumica jonë”, tha në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së, Edi Rama.

Duke qenë se procesi i konsultimeve refuzohet nga Sali Berisha, konsensusi nuk pritet që të jetë i plotë, por mund të arrihet në një masë që do të kalojë shumicën socialiste në Kuvend. Për këtë, Rama tha se shanset janë të mëdha.

“Shanset janë shumë të mira. Jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, tha Rama.

Kryeministri përsëriti qëndrimin e vet karshi raportit të “Reporterëve pa Kufij” për gjendjen e medias, ndërsa në lidhje me kërkesën e Zelenskit për të kufizuar turistët rusë tha se qëndrimi i Shqipërisë do të jetë në të njëjtën linjë me atë të Bashkimit Europian.

Operacioni "Fijet" për çmontimin e kamerave vijon në Shkodër, Lezhë dhe Dibër
Operacioni "Fijet" për çmontimin e kamerave vijon në Shkodër, Lezhë dhe Dibër Gazeta Si 83 Shikime • 4 years më parë

⁣Operacioni "Fijet" për çmontimin e kamerave vijon në Shkodër, Lezhë dhe Dibër

Showing 27 out of 33