Videot kryesore

Drama e tërmetit, e mitura nxirret e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës
Drama e tërmetit, e mitura nxirret e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës Gazeta Si 94 Shikime • 7 years më parë

Fillimisht banorët e më vonë edhe forcat e policisë dhe grupet e emergjencës e humbën betejën me kohën për të nxjerrë një 2-vjeçare të gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur në Lagjen Nr.18 të qytetit të Durrësit.

Beteja me kohën nisi pak minuta pas rënies së tërmetit me fuqi 6.4 Rihter. Por, për orë më radhë as qytetarët dhe as grupet e emergjencës nuk kishin me vete pajisje termike për të identifikuar pozicionin e personave nën rrënoja dhe as qen për të nuhatur personat që kërkonin ndihmë.

Pas mesditës në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e ushtrisë me pajisje termike si dhe qen nuhatës. Nga ky moment nuk u desh shumë që të identifikohej pozicioni i 35-vjeçares Diena Meçja, së bashku me vajzën e saj. Fatkeqësisht, grupet e shpëtimit kanë nxjerrë të pajetë vogëlushen, ndërkohë që 35-vjeçarja është ende nën rrënoja dhe grupet e shpëtimit po vazhdojnë punën për nxjerrjen e saj.

Diena ishte larguar nga shtëpia e saj pas lëkundjes së tërmetit që ra rreth orës 3:00 të natës dhe ishte vendosur tek shtëpia e babait të saj, Ajetit. Por, këtu tërmeti i dytë ka qenë fatal. Godina është shembur plotësisht. Vetë Ajet Meçja ka dalë nga rrënojat me plagë të lehta rreth 10 minuta pas rënies së tërmetit dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë për vajzën dhe mbesën e tij.

Sterilizimi, Ahmetaj: Uli me mbi 23 përqind infeksionet post operatore
Sterilizimi, Ahmetaj: Uli me mbi 23 përqind infeksionet post operatore Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Në harkun kohor të pak ditëve nga Ministria e Shëndetësisë dalin shifra të ndryshme mbi efektet pozitive të koncesionit të sterilizimit në uljen e numrit të infeksioneve pas operacioneve. E fundit që solli një shifër për të mbrojtur këtë koncesion ishte ministrja Ogerta Manastirliu.

“Reduktimi i infeksioneve post operatore është një fakt i përligjur, pasi nga vlerësimet që ne kemi bërë, edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka një reduktim të infeksioneve post operatore nga 30 për qind, në 15.1 për qind që është me të vërtetë një vlerë”, deklaroi para mediave këtë të martë ministrja Manastirliu.

Por, në fund të tetorit të vitit të kaluar, Arben Ahmetaj, në atë kohë kryetar i Komisionit të Ekonomisë, mbronte këtë koncesion, duke deklaruar një tjetër shifër për uljen e infeksioneve pas operacionale.

“Sterilizimi ka ulur me mbi 23 për qind numrin e infeksioneve post operatore. Këtë shifër e keni në ministri dhe mund ta kërkoni. Janë numra njerëzish”, deklaroi Ahmetaj i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Kjo deklaratë e tij nxiti Faktoje.al, një platformë mediatike që si mision i ka vënë vetes kategorizimin e deklaratave dhe premtimeve të politikanëve në “të vërteta”, apo “të rreme”, që të kërkojë një informacion zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me shifrën e infeksioneve post operatore.

“Faktoje” thotë se i kërkoi Ministrisë e Shëndetësisë informacion mbi numrin e infeksioneve post operatore nga viti 2014, një vit para se të hynte në fuqi kontrata koncesionare e sterilizimit, deri në vitin 2018. Në përgjigjen që ka marrë pas, “Faktoje” thotë se ministria ka deklaruar se nuk ka një regjistër për infeksionet spitalore post operacionale.

Ministria deklaron se shifrat bazohen tek studime të herëpashershme, por është e paqartë se si, ku dhe kur janë publikuar këto studime të kësaj ministrie dhe pyetja që mbetet pa përgjigje është se kë duhet të besojmë, 23 përqindëshin e Arben Ahmetajt, 15.1 përqindëshin e Ogerta Manastirliut, apo Ministrinë e Shëndetësisë si institucion, që thotë se nuk ka shifra fare?

Ndërkohë, koncesioni i sterlizimit ka përfunduar në SPAK, pas padisë penale të dorëzuar nga Nisma “Thurje”, që pretendon për një koncesion abuziv që rrit në shifra marramendëse koston e këtij shërbimi për buxhetin e shtetit. Sipas padisë, Nisma “Thurje” thotë se sipas kontratës së nënshkruar, privati kryen sterilizimin e një seti spitalor për 90 euro, ndërkohë që nëse ky shërbim do të kryhej nga shteti do të kushtonte 2.4 euro.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thirrur 12 persona duke filluar nga e hëna e 20 janarit, të cilët do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit. I pari që dëshmoi ishte mjeku kirurg, Artan Koni, që përmes një video-mesazhi pretendon se sa e fryrë është kostoja e këtij shërbimi që ofrohet nga privati.

Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi këtë të martë se kontrata është rishikuar në javën e dytë të këtij muaji, pak ditë pasi është dorëzuar në SPAK padia ndaj këtij koncesioni.

“Një amendim i kësaj kontrate koncesionare ka ndodhur pikërisht në javën e dytë të këtij muaji duke reduktuar pagesat për mbi 64 mijë ndërhyrje për të gjithë kompleksitetet e ndërhyrjeve të mesme dhe të larta”, deklaroi ajo.

Megjithatë, në buxhetin e vitit 2020 ministria e Financave raporton se vlera e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla rritet në 16.5 miliardë lekë nga 10 miliardë lekë që ishin raportuar në buxhetin e vitit 2018. Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 për qind në harkun e dy viteve. Koncesioni, i cili nisi në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2025.

Hijet e dyshimit ndaj tij u hodhën që në momentin që tenderin e fitoi një biznesmen i panjohur shqiptar, emigrant në Peruxhia, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi, i cili u përfol me lidhje të forta me Ilir Beqajn, në atë kohë ministër i Shëndetësisë.

indi koronavirusi.mp4
indi koronavirusi.mp4 Gazeta Si 38 Shikime • 7 years më parë

Shteti më i madh në botë për nga popullsia, me mbi 1 miliardë banorë, India ka njoftuar qytetarët që të izolohen në shtëpitë e tyre për 21 ditë, e kjo si masë mbrojtëse nga përhapja e koronavirusit. Për shkelësit e këtij urdhri, policia ka gjetur një mënyrë të re ndëshkimi duke i goditur fizikisht me shkopinj druri ato.

⁣Rinasi rikthehet në punë me kufizime, Balluku: Nesër rikthehet normaliteti
⁣Rinasi rikthehet në punë me kufizime, Balluku: Nesër rikthehet normaliteti Gazeta Si 125 Shikime • 6 years më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku njoftoi se aeroporti i Rinasit ka nisur funksionimin, ndonëse për momentin i kufizuar vetëm për fluturimet që konsiderohen thelbësore.

“Pra, rinisin fluturimet humanitare, shëndetësore, fluturimet shtetëore, diplomatike dhe ato ushtarake”, tha Balluku.

Fluturimet civile, pra ato të transportit të qytetarëve dhe të mallrave, Balluku tha se po punohet që të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ajo nuk përjashtoi që kjo të ndodhë brenda ditës së enjte, por rikthimin në normalitet e vlerësoi si të sigurtë mëngjesin e ditës së premte.

“Fluturimet komerciale do të fillojnë nga nesër në mëngjes”, tha Balluku.

Përgatitja e godinave për afganët!
Përgatitja e godinave për afganët! Gazeta Si 94 Shikime • 5 years më parë

⁣Përgatitja e godinave për afganët!

250 vullnetarë të rinj dhe të rritur krijojnë një Betlehem në një fshat të Zadrimës që quhet Hajmel
250 vullnetarë të rinj dhe të rritur krijojnë një Betlehem në një fshat të Zadrimës që quhet Hajmel Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

⁣Në një fshat të Zadrimës që quhet Hajmel, 250 vullnetarë të rinj dhe të rritur kanë krijuar një Betlehem të veçantë.

Durrës, qytetarët votojnë për kandidatin për kryebashkiak
Durrës, qytetarët votojnë për kandidatin për kryebashkiak Gazeta Si 78 Shikime • 5 years më parë

⁣Durrës, qytetarët votojnë për kandidatin për kryebashkiak

Policia Rrugore në aksion, pezullohen 79 leje drejtimi. Arrestohen 16 shoferë
Policia Rrugore në aksion, pezullohen 79 leje drejtimi. Arrestohen 16 shoferë Gazeta Si 94 Shikime • 4 years më parë

⁣Policia Rrugore në aksion, pezullohen 79 leje drejtimi. Arrestohen 16 shoferë

Zbulohen armë zjarri të tjera dhe municione në banesën me qira të ish-policit të RENEA-s
Zbulohen armë zjarri të tjera dhe municione në banesën me qira të ish-policit të RENEA-s Gazeta Si 78 Shikime • 4 years më parë

⁣Zbulohen armë zjarri të tjera dhe municione në banesën me qira të ish-policit të RENEA-s

Brenda fermës së kanabisit në Berat, ku u gjetën 700 arka me bimë narkotike
Brenda fermës së kanabisit në Berat, ku u gjetën 700 arka me bimë narkotike Gazeta Si 140 Shikime • 4 years më parë

⁣Brenda fermës së kanabisit në Berat, ku u gjetën 700 arka me bimë narkotike

Opozita kërkon interpelancë me Ramën në Parlament, deputetët e Berishës bllokojnë foltoren
Opozita kërkon interpelancë me Ramën në Parlament, deputetët e Berishës bllokojnë foltoren Gazeta Si 98 Shikime • 4 years më parë

Opozita kërkon interpelancë me Ramën në Parlament, deputetët e Berishës bllokojnë foltoren

Te njohim Camerine
Te njohim Camerine Gazeta Si 249 Shikime • 3 years më parë

⁣Aktiviteti "Te njohim Camerine"

Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan, flakët përhapen me shpejtësi
Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan, flakët përhapen me shpejtësi Gazeta Si 74 Shikime • 3 years më parë

⁣Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan, flakët përhapen me shpejtësi

Zjarr në një pallat në Tiranë pranë DPSHTRR-së
Zjarr në një pallat në Tiranë pranë DPSHTRR-së Gazeta Si 92 Shikime • 3 years më parë

⁣Zjarr në një pallat në Tiranë pranë DPSHTRR-së

Rafael Duamena dhe bashkeshortja e tij
Rafael Duamena dhe bashkeshortja e tij Gazeta Si 70 Shikime • 3 years më parë

⁣Rafael Duamena dhe bashkeshortja e tij

Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë familjarët, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë
Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë familjarët, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë Gazeta Si 87 Shikime • 3 years më parë

⁣Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë familjarët, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Porti i Shëngjinit hap "dyert" për emigrantët që  do të vijnë nga Italia
Porti i Shëngjinit hap "dyert" për emigrantët që do të vijnë nga Italia Gazeta Si 73 Shikime • 2 years më parë

⁣Porti i Shëngjinit hap "dyert" për emigrantët që do të vijnë nga Italia

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK Gazeta Si 90 Shikime • 2 years më parë

⁣Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë . Goditet ‘klani Çela’ në Elbasan, 5 të arrestuar në Shqipëri
Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë . Goditet ‘klani Çela’ në Elbasan, 5 të arrestuar në Shqipëri Gazeta Si 159 Shikime • 2 years më parë

⁣Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë . Goditet ‘klani Çela’ në Elbasan, 5 të arrestuar në Shqipëri

Momentet e sherrit, ku u përfshi Xhelal Mziu, nipi i tij dhe punonjësi i Bashkisë Bulqizë
Momentet e sherrit, ku u përfshi Xhelal Mziu, nipi i tij dhe punonjësi i Bashkisë Bulqizë Gazeta Si 129 Shikime • 1 year më parë

⁣Momentet e sherrit, ku u përfshi Xhelal Mziu, nipi i tij dhe punonjësi i Bashkisë Bulqizë

Showing 26 out of 33