Toppvideor

Nejmar nervoz, godet tifozin me grusht
Nejmar nervoz, godet tifozin me grusht Gazeta Si 104 Visningar • 7 år sedan

Braziliani nuk i mbajtur dot nervat pas humbjes në finalen e Kupës dhe ka sulmuar një tifoz në shkallët e stadiumit

Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e dytë
Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e dytë Gazeta Si 107 Visningar • 7 år sedan

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

Kërpudhat magjike janë të paligjshme në shumicën e vendeve, edhe pse janë të nevojshme
Kërpudhat magjike janë të paligjshme në shumicën e vendeve, edhe pse janë të nevojshme Gazeta Si 427 Visningar • 7 år sedan

Kërpudhat magjike e kanë origjinën që prej Egjiptit dhe është i vetmi vend ku gjenden në sasi të mëdha. Gojëdhëna të ndryshme tregojnë se edhe në kohë të lashta këto kërpudha janë përdorur për depresioni dhe paqëndrueshmërinë fizike. Kërpudhat magjike kanë aftësi për lënien e duhanit dhe një nivel më të lartë të vetëdijes.

Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë
Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë Gazeta Si 98 Visningar • 7 år sedan

Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë

franco battiato - torneremo ancora.mp4
franco battiato - torneremo ancora.mp4 Gazeta Si 137 Visningar • 7 år sedan

“Do të kthehemi përsëri”, kënga e fundit e Franco Battiato

Alvin shpetimi.mp4
Alvin shpetimi.mp4 Gazeta Si 59 Visningar • 7 år sedan

Momenti i shpetimit te vogelushit 11-vjeçar. Video është postuar nga presidenti Ilir Meta, i cili thekson se ishte nje akt i shumëpritur.

Momente nga operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës
Momente nga operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës Gazeta Si 58 Visningar • 7 år sedan

Ky është 33-vjecari Adriatik Bode i shpëtuar që në 26 nëntor, por që gabimisht u informua se ishte nxjerrë dje nga rrënojat.

Pamjet, vrasja me snajper e Kastriot Reçit në Rrëshen
Pamjet, vrasja me snajper e Kastriot Reçit në Rrëshen Gazeta Si 114 Visningar • 7 år sedan

Momenti i ekzekutimit me snajper i Kastriot Reçit në qytetin e Rrëshenit është fiksuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë. Dosja.al ka publikuar këto pamje

PD: Edhe tenderat për letrat higjienike shpallen sekret shtetëror
PD: Edhe tenderat për letrat higjienike shpallen sekret shtetëror Gazeta Si 71 Visningar • 6 år sedan

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se nga babazia për të vjedhur ka klasifikuar sekret shtetëror, duke mos bërë transparencë për publikun edhe vlerën e tenderave edhe për letrat higjienike që duhet të përdorin pacientët e infektuar me Covid-19.

“Nuk u ngopën duke vjedhur me maskat për mjekët, me testimet për qytetarët, me respiratorët për më të goditurit nga virusi, pajsije që i kanë blerë deri në 4 fishin e çmimit të tregut, por janë vërsulur deri aty ku nuk ia pret mendja askujt- tek letrat higjenike. Më dëgjuat shumë mirë. Kanë klasifikuar sekret blerjen e letrave higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor. Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë 18 Prill, që Qeveria i ka klasifikuar përsëri sekret. Është e paimagjinueshme që mes ketyre kontrateve sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Bardhi akuzoi se Qeveria po përdor interesin thelbësor të shtetit, atë të sigurisë kombëtare për të mbuluar vjedhjen e radhës me tenderin sekret të letrave higjenike.

“Jam i sigurt që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje. Ky është treguesi më domethënës se deri ku shkon babëzia për të vjedhur paratë e shqiptarët, të cilët për shkak të pandemisë dhe mungesës së ndihmës nga qeveria e letrave higjienike sekret, janë edhe më të dobët ekonomikisht”, vijoi Bardhi.

PD thotë se bëhet fjalë për një skemë të mirëfillte vjedhjeje të parave të shqiptarëve.

“Forma e re për të abuzuar me paratë e shqiptarëve në këtë kohë pandemie është klasifikimi sekret me firmën e tij të tenderave antiCOVID. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit. Le të dalë Edi Rama dhe të thotë ku është sekreti shtetëror tek tek fakti sa letra higjienike blen? Cili interesi thelbësor i shtetit cënohet, nëse bëhet publike kontrata për të blerë letrat higjienike për shembull?”, deklaroi ai.

Sipas PD-së, arsyet se përse tendera të tillë klasifikohen si sekret shtetëror nuk lidhet me sigurinë kombëtare.

“Janë çmimet stratosferike, abuzimi dhe korrupsioni arsyeja pse Edi Rama i ka shpallur këto tendera sekret, duke paguar qindra milionë lekë më shumë klientëve e tij në kohën më të vështirë për qytetarët”, vijoi Bardhi.

Më shqetësuese se këto vendime të Qeverisë, PD sheh apatinë e prokurorisë.

“Akoma më shqetësuese është heshtja e prokurorisë, karantinimi i saj, futja në xhepin e Edi Ramës, që ka bërë që hajdutët e qeverisë të marrin zemër. Në emër të Partisë Demokratike, i bëj edhe njëherë thirrje prokurorisë që të dalë nga karantina, ku e mban prej vitesh kjo Qeveri. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti, jeta dhe mirëqënia e qytetarëve janë në rrezik”, deklaroi Bardhi.

Më herët PD ka akuzuar Qeverinë se ka shpallur në kundërshtim me ligjin si sekret shtetëror tenderat ku ka blerë respiratorë me dyfishin e çmimit, testimet 4 herë më shtrenjë dhe maskat 2-3 herë më shumë se çmimet e tregut.

Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve
Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve Gazeta Si 55 Visningar • 6 år sedan

Me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do të përfundojnë masat kufizuese të ndërmarra për mospërhapjen e infeksionit të koronavirusit, tashmë jo të bazuara tek aktet normative të Qeverisë, por tek ligji për sëmundjet infektive.

“Do të vijojnë të mbeten të ndaluara grumbullimet si rrezik i lartë për përhapjen e infeksionit, do të vijojë të mbetet karantinimi si rregull dhe do të jenë të gjitha masat në fuqi për të kufizuar përhapjen e këtij infeksioni. Strukturat e task forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë në punë 24 orë me kapacitet të plotë në të gjithë territorin dhe çdo thyrje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja bëri publik edhe planin e autoriteteve për të përballuar fluksin e shtuar të të infektuarve.

“Ne jemi duke u përgatitur për fazën e dytë për të hapur spitalin e ish-kirurgjive në QSUT për të përballuar flukset në rritje dhe jemi gati duke përfunduar rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital. Nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kalojnë këto kapacitete, do të shkojmë drejt hapjes së spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës”, tha Manastirliu.

Po në këtë njoftim, Manastirliu njoftoi edhe rinisjen e transportit publik, si një vendim i Komitetit të Ekspertëve. Ajo tha se rinisja e këtij aktivitetit do të fillojë me masa dhe protokolle sigurie, ku si për pasagjerët, ashtu edhe për personelin do të jetë me detyrim mbajtja e maskës.

Fond rezervë për Arbitrazhet
Fond rezervë për Arbitrazhet Gazeta Si 54 Visningar • 5 år sedan

Ministria e Financave pranon mundësinë që pagesat për shkak të humbjes së proceseve gjyqësore në gjykatat ndërkombëtare të Arbitrazhit të shkojnë deri në 450 milionë euro dhe thotë se në buxhetin e vitit të ardhshëm ka të parashikuara pagesat e këtyre vendimeve, kur ato të jenë të jenë përfundimtare.

“Ne me transparencë të plotë kemi publikuar të gjitha rastet që janë në Arbitrazh. Është Avokatura e Shtetit institucioni që merret me procedurat e Arbitrazhit dhe në përfundim të procedurave totale i drejtohet Ministrisë së Financave me shkresë që të nisë pagesa”, tha para Komisionit të Ligjeve, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Ministrja shpjegoi se kjo nuk do të thotë se të gjitha këto pagesa do të kryhen në 2022, por paratë janë vënë në dispozicion për të qenë në gjendje që në rastin hipotetik të humbjes së proceseve gjyqësore ky institucion të jetë gati për t’i paguar.

“Arsyeja pse ne i publikojmë këto vendime, që janë në proces dhe që i kemi pjesë të projektbuxhetit si kontigjencë janë për përgjegjshmërinë që kemi ne si Ministri e Financave, që në rast se do të materializohet 1,2, 3 apo do të përfundojë në total procesi i këtyre proceseve të Arbitrazhit ne t’i përfshijmë në buxhet në rastin më të parë”, tha ajo.

Deklarata e ministres u bë gjatë mbrojtjes së projektbuxhetit para Komisionit të Ligjeve, si përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura nga deputetët e opozitës. Mes këtyre pyeteve, opozita ngriti shqetësimin për gjashtë çështje që ndodhen në Arbitrazh, që nga Becchetti, Valeria Srl, Actor e Copri, Dondi e Cubotta, Arca Energy dhe Kurum, pretendimet e të cilave në total shkojnë rreth 450 milionë euro.

Protestuesit pro-Berishës ngjiten në katin e dytë të selisë
Protestuesit pro-Berishës ngjiten në katin e dytë të selisë Gazeta Si 53 Visningar • 5 år sedan

⁣Protestuesit pro-Berishës ngjiten në katin e dytë të selisë

Tre Tenoret per Ukrainen
Tre Tenoret per Ukrainen Gazeta Si 105 Visningar • 4 år sedan

⁣Tre Tenoret per Ukrainen, koncert ne TKOB

Lënda narkotike e sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese
Lënda narkotike e sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese Gazeta Si 71 Visningar • 3 år sedan

⁣Lënda narkotike e sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese

Yllka Mujo
Yllka Mujo Gazeta Si 105 Visningar • 3 år sedan

⁣Yllka Mujo në performancën "Medalioni i hënës"

Arrestimi i Dardan Molliqaj
Arrestimi i Dardan Molliqaj Gazeta Si 36 Visningar • 3 år sedan

⁣Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur flakadanë që krijuan tym të madh pranë një hoteli në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile. ⁣Më pas aktivistët kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Policia arrestoi disa prej anëtarëve të kësaj partie, e cila nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, mes tyre edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

Nga Tirana në Palasë me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari
Nga Tirana në Palasë me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari Gazeta Si 123 Visningar • 2 år sedan

⁣Nga Tirana në Palasë me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari

BKH kontroll në pallatin ku banon kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
BKH kontroll në pallatin ku banon kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Gazeta Si 159 Visningar • 2 år sedan

BKH ka kryer sot një kontroll në banesën e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Arrestimi i Elvis Gaçaj, anëtar i ‘klanit Duka’, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos
Arrestimi i Elvis Gaçaj, anëtar i ‘klanit Duka’, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos Gazeta Si 90 Visningar • 2 år sedan

⁣Arrestimi i Elvis Gaçaj, anëtar i ‘klanit Duka’, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos

Milot Rashica për Playoff-in në UEFA Nations League
Milot Rashica për Playoff-in në UEFA Nations League Gazeta Si 62 Visningar • 2 år sedan

⁣Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe synojmë fitore për të provuar edhe ne paraqitjen në Ligën B. Ndeshjet ndaj Islandës do të jenë ndryshe nga ato që i kemi luajtur deri tash.

Showing 20 out of 81