Videot kryesore

Përgatitja e godinave për afganët!
Përgatitja e godinave për afganët! Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

⁣Përgatitja e godinave për afganët!

Banorët e ‘5 Majit’ bllokojnë rrugën, kundërshtojnë shembjen e banesave
Banorët e ‘5 Majit’ bllokojnë rrugën, kundërshtojnë shembjen e banesave Gazeta Si 60 Shikime • 5 years më parë

⁣ Banorët e ‘5 Majit’ bllokojnë rrugën, kundërshtojnë shembjen e banesave

Primaret në PD, numërimi i fletëve në Durrës
Primaret në PD, numërimi i fletëve në Durrës Gazeta Si 48 Shikime • 5 years më parë

⁣Anëtarësia e Partisë Demokratike në gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore është ftuar këtë të diel për të votuar kandidatin që preferojnë për të garuar më 6 mars.

Procesi ka nisur në Lushnje, Shkodër, Rrogozhinë, Vorë, Dibër dhe Durrës. Në Shkodër, pas tërheqjes nga gara të Voltana Ademit në garë janë gjashtë kandidatë: Alfred Koçobashi, jurist; Arben Maliqi, jurist; Astrit Bushati, jurist; Bardh Spahia, mjek; Irena Shestani Shala, ekonomiste dhe Irma Kopliku, pedagoge matematike.

Pasi Ademi u tërhoq nga gara në momentin e fundit, duke deklaruar se fakti që drejtonte këtë bashki prej 7 vitesh i jepte një avantazh në zgjedhjet e primareve, favorit konsiderohet Bardh Spahia.

Në Durrës gara është më e thjeshtë dhe me vetëm dy emra. Këtu Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali. Muka shihet si favorit në këtë garë dhe si një emër që mund të tërheqë drejt Berishës partitë aleate të vogla të Partisë Demokratike.

Në Lushnjë garojnë Arben Zaimi jurist-avokat, Elton Bano jurist-avokat, Eurion Iljazi arsimtar dhe Indrit Qerimi, arsimtar. Këtu shihet si favorit Elton Bano. Në Rrogozhinë: Eqerem Deliu, ekonomist; Hajrulla Tafa, arsimtar; Hekuran Xhani, mjek veteriner; Sokol Gosa, arsimtar dhe Vladimir Manushi, mjek dentist.

Ndërkohë, për këto primare ka reaguar pjesa zyrtare e Partisë Demokratike, që përmes një deklarate thotë se as procesi dhe as kandidatët që marrin pjesë në të nuk përfaqësojnë këtë parti.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratë.

Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I”
Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I” Gazeta Si 108 Shikime • 5 years më parë

⁣Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I”

Tre Tenoret per Ukrainen
Tre Tenoret per Ukrainen Gazeta Si 105 Shikime • 4 years më parë

⁣Tre Tenoret per Ukrainen, koncert ne TKOB

Lënda narkotike e sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese
Lënda narkotike e sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese Gazeta Si 71 Shikime • 3 years më parë

⁣Lënda narkotike e sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese

Yllka Mujo
Yllka Mujo Gazeta Si 105 Shikime • 3 years më parë

⁣Yllka Mujo në performancën "Medalioni i hënës"

Arrestimi i Dardan Molliqaj
Arrestimi i Dardan Molliqaj Gazeta Si 36 Shikime • 3 years më parë

⁣Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur flakadanë që krijuan tym të madh pranë një hoteli në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile. ⁣Më pas aktivistët kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Policia arrestoi disa prej anëtarëve të kësaj partie, e cila nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, mes tyre edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

Nga Tirana në Palasë me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari
Nga Tirana në Palasë me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari Gazeta Si 123 Shikime • 2 years më parë

⁣Nga Tirana në Palasë me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari

BKH kontroll në pallatin ku banon kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
BKH kontroll në pallatin ku banon kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Gazeta Si 159 Shikime • 2 years më parë

BKH ka kryer sot një kontroll në banesën e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Arrestimi i Elvis Gaçaj, anëtar i ‘klanit Duka’, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos
Arrestimi i Elvis Gaçaj, anëtar i ‘klanit Duka’, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos Gazeta Si 90 Shikime • 2 years më parë

⁣Arrestimi i Elvis Gaçaj, anëtar i ‘klanit Duka’, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos

Milot Rashica për Playoff-in në UEFA Nations League
Milot Rashica për Playoff-in në UEFA Nations League Gazeta Si 62 Shikime • 2 years më parë

⁣Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe synojmë fitore për të provuar edhe ne paraqitjen në Ligën B. Ndeshjet ndaj Islandës do të jenë ndryshe nga ato që i kemi luajtur deri tash.

Parakalimet e Kobayashi-t në Formula 1
Parakalimet e Kobayashi-t në Formula 1 Gazeta Si 49 Shikime • 2 years më parë

⁣PIloti japonez Kamui Kobayashi impresiononte me stilin e parakalimeve në karrierën e tij në F1.

Alcaraz - Princi i dheut të kuq
Alcaraz - Princi i dheut të kuq Gazeta Si 40 Shikime • 1 year më parë

Kështu e fitoi Finalen e *Roland Garros*, spanjolli Carlos Alcaraz!

tritoli 2
tritoli 2 Gazeta Si 146 Shikime • 8 years më parë

tritoli 2

Ironia e Metës me zgjedhjet e 1982: Shijoni zgjedhjet socialiste
Ironia e Metës me zgjedhjet e 1982: Shijoni zgjedhjet socialiste Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Ilir Meta kujtoi përmes rrjeteve sociale se sipas dekretit që nxorri një ditë më parë, data kushtetuese për zgjedhjet vendore është 13 tetori. Për të nuk ka asnjë dilemë se vendimi i tij është në përputhje të plotë dhe të padiskutueshme me Kushtetutën dhe ligjet e tjera të vendit.

Përballë këmbënguljes së Kryeministrit për të zhvilluar zgjedhjet këtë të dielë, Meta këshillon qytetarët që, sipas tij, të mos bien pre e provokimeve dhe të shmangin dhunën në procesin e së dielës e cilëson një proces tërësisht partiak.

“Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste. Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të g jithë shoqërinë tonë”, shkruan Meta.

Presidenti nuk kursen ironizimin dhe postimin e tij me shkrim e shoqëron me një video-kronikë nga zgjedhjet e vitit 1982 në Shqipëri, proces që në kohën e regjimit pritej me këngë, daulle e valle.

“Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë. Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë. Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019. Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante”, mbyll reagimin e tij Meta.

Nene me ushtarin.mp4
Nene me ushtarin.mp4 Gazeta Si 53 Shikime • 7 years më parë

. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni

Ujërat ushqyes të Sllovenisë
Ujërat ushqyes të Sllovenisë Gazeta Si 158 Shikime • 7 years më parë

Ujërat ushqyes të Sllovenisë, Sllovenia është një vend i përcaktuar nga uji, me më shumë se 60 lumenj dhe përrenj, 300 liqene artificiale dhe natyrore dhe 7.500 burime ujërash të ëmbla

policia durres.mp4
policia durres.mp4 Gazeta Si 93 Shikime • 7 years më parë

Procedohen penalisht 2 pronare të farmacive, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave”.

⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet
⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet Gazeta Si 135 Shikime • 6 years më parë

Parlamenti miratoi vitin e kaluar një ligj përmes të cilit u hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar mjeteve ujore që përdoren për qëllime turizmi, si jahtet. Por, pa u mbushur ende viti nga ky vendim, deputeti Ilir Beqaj thotë se Kodi Detar është bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji dhe propozon ndërhyrjen.

Beqaj, që ishte relator në nismën e heqjes së TVSH-së për jahtet thotë se ka identifikuar nga ankesat e operatorëve turistikë në këtë treg disa pengesa, si tarifa doganore të ndryshme e mjeteve lundruese të trupëzuara dhe ato me fryrje, shtetësia e kapitenit dhe procedura e zhdoganimit të këtyre mjeteve lundruese.

Aktualisht, Kodi Detar i Shqipërisë përcakton se licencë kapiteni u jepet vetëm shtetasve shqiptarë, ose shtetasve të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

“Kjo e kufizon shumë rrethin e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar këto anije në kushtet kur prej vitesh në Shqipëri ne nuk kemi më një shkollë që të përgatisë kapitenë anijesh shqiptarë.

Beqaj thotë se mungesën e kapitenëve për të drejtuar anijet po e vuan edhe industria e peshkimit.

“Nëse rrijmë me kufizimin e vendeve të BE, ata janë më të kushtuteshëm dhe ky problem është edhe me industrinë e peshkimit”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj propozon që gjeografia të zgjerohet me listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Kam bërë këtë propozim duke e zgjeruar gjeografinë me vendet anëtare të OECD, vende që kanë një strukturë administrative që mund t’u besojmë dhënien e licencës. Turqia, si shembull, ka një industri blu mjaft të zhvilluar, në turizëm, peshkim”, deklaroi ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në thelb tha se nuk ishte kundër ndërhyrjeve në Kodin Detar, por kërkoi kohë për shkak se ishte në pritje të ekspertizës nga ana e Bashkimit Europian për të ndërhyrë në të gjithë Kodin Detar.

Megjithatë, në lidhje me hapjen e tregut për kapitenë të huaj, MIE kërkoi që të bëhet kujdes dhe të mbrohen kapitenët shqiptarë të paktën tek anijet tregtare me flamuj shqiptarë.

“Mendoj që përsa kohë bëhet fjalë për anije tregtare shqiptare, mendoj që kapitenët shqiptarë të kenë mundësi punësimi të paktën për anijet me flamuj shqiptarë. Nëse ne do ta hapim, atëherë do të mbulohet tregu me kapiteni që janë shtetas të huaj”, deklaron eksperti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Elson Thana.

Diskutimet u bënë në mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit të Ligjeve, ku pati edhe një përplasje mes zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Xhafaj tha se Komisioni i kishte refuzuar pjesëmarrjen në Komision të drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Detar, Paulin Ndreu. Por, Ulsi Manja tha se kush merr pjesë në mbledhjet e Komisionit e përcakton ministria dhe jo Komisioni.

Showing 18 out of 81