Toppvideor
Anëtarësia e Partisë Demokratike në gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore është ftuar këtë të diel për të votuar kandidatin që preferojnë për të garuar më 6 mars.
Procesi ka nisur në Lushnje, Shkodër, Rrogozhinë, Vorë, Dibër dhe Durrës. Në Shkodër, pas tërheqjes nga gara të Voltana Ademit në garë janë gjashtë kandidatë: Alfred Koçobashi, jurist; Arben Maliqi, jurist; Astrit Bushati, jurist; Bardh Spahia, mjek; Irena Shestani Shala, ekonomiste dhe Irma Kopliku, pedagoge matematike.
Pasi Ademi u tërhoq nga gara në momentin e fundit, duke deklaruar se fakti që drejtonte këtë bashki prej 7 vitesh i jepte një avantazh në zgjedhjet e primareve, favorit konsiderohet Bardh Spahia.
Në Durrës gara është më e thjeshtë dhe me vetëm dy emra. Këtu Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali. Muka shihet si favorit në këtë garë dhe si një emër që mund të tërheqë drejt Berishës partitë aleate të vogla të Partisë Demokratike.
Në Lushnjë garojnë Arben Zaimi jurist-avokat, Elton Bano jurist-avokat, Eurion Iljazi arsimtar dhe Indrit Qerimi, arsimtar. Këtu shihet si favorit Elton Bano. Në Rrogozhinë: Eqerem Deliu, ekonomist; Hajrulla Tafa, arsimtar; Hekuran Xhani, mjek veteriner; Sokol Gosa, arsimtar dhe Vladimir Manushi, mjek dentist.
Ndërkohë, për këto primare ka reaguar pjesa zyrtare e Partisë Demokratike, që përmes një deklarate thotë se as procesi dhe as kandidatët që marrin pjesë në të nuk përfaqësojnë këtë parti.
“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratë.
Mes mijëra turistëve të raportuar nga INSTAT-i që kanë hyrë në vendin tonë në qershor të këtij viti ishte edhe një turist i veçantë.
Ai nuk është pjesë e atij që quhet ‘turizëm elitar’, por me përfshirjen e Shqipërisë në hartën e aventurës personale që ka nisur prej 2018-s është një promovim i mirë i vendit tonë.
Bëhet fjalë për Thair Abud, austriaku që ecën prej prillit të 2018-s. Ai ka ndërmarrë një udhëtim në këmbë për të bashkuar dy kepet në dy hemisfera. Në prill të 2018-s u nis nga Nordkapp në Norvegji për të zbritur ngadalë në jug me destinacion final, Cape Toën në Afrikën e Jugut.
Është një distancë mbi 26 mijë kilometra, ku 818 prej tyre Abud i ka ecur vetëm përmes Shqipërisë.
Në Shqipëri ai është futur nga kufiri me Malin e Zi në datë 13 qershor, ka ecur në jug në drejtim të Tiranës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës e më pas në Butrinti për të dalë nga pika kufitare e Qafës së Botës më 8 gusht dhe vazhduar më pas ecjen në Greqi.
“Pata dy muaj të mrekullueshëm në Shqipëri”, thotë ai në lidhje me përshtypjet që pati gjatë ecjes në vendin tonë.
Thair Abud, me profesion inxhinier thotë se ka nisur të ecë në vitin 2012, kohë kur la duhanpirjen.
Është Goga Basket fituesi i kampionatit kombëtar në basketboll për meshkuj në sezonin 2018-2019. Skuadra durrsake e sapoformuar, arriti këtë vit që të fitonte titullin kampion në vitin e saj të parë në Superligë me meshkujt. Finalja ishte shumë e fortë me Teutën, që tentoi ta merrte fronin e kampionit edhe këtë sezon, por në sfidën e pestë iu desh që të dorëzohej.
Pse të lodhesh nëpër pyll për të mbledhur ushqimin, kur fare lehtë ushqimi mund të vijë vetë tek ti? Një elefant “dembel” bllokon thuajse çdo ditë një rrugë në një provincë jug-lindore të Indisë për të ndalur kamionët që kalojnë me materialin e parë të prodhimit të kallamit të sheqerit.