Videot kryesore

Spitali pediatrik-gjinekologjik i shkatërruar nga rusët në Mariupol
Spitali pediatrik-gjinekologjik i shkatërruar nga rusët në Mariupol Gazeta Si 50 Shikime • 5 years më parë

⁣Spitali pediatrik-gjinekologjik i shkatërruar nga rusët në Mariupol

Pengmarrje dhe dhunë për parà, 32-vjeçari lirohet nga policia
Pengmarrje dhe dhunë për parà, 32-vjeçari lirohet nga policia Gazeta Si 87 Shikime • 7 muaj më parë

⁣Pengmarrje dhe dhunë për parà, 32-vjeçari lirohet nga policia

74-vjeçari që pret me këngë turistët në Krujë
74-vjeçari që pret me këngë turistët në Krujë Gazeta Si 183 Shikime • 7 years më parë

Hajdar Kamberi qëndron aty 6-8 orë në ditë dhe e ndryshon vendin sipas pozicionit të diellit. Në mur ka të varur një qese me ushqim, të cilin e konsumon në orarin e pushimit. Ai na rrëfen se ka 50 vjet që i bie çiftelisë, e ka të trashëguar nga i ati si dhunti, por për ta mësuar ia kanë mësuar vëllezërit më të rritur. Fatkeqësisht, më tregon Z. Kamberi, fëmijët e tij nuk e kanë trashëguar, “vajza që është 29 vjeç, i bie veç pak”- thotë.

⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë Gazeta Si 127 Shikime • 5 years më parë

Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skënderbej për të marshuar në ditën e pestë të protestës para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan sërish që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre.

Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me bizneset për t’u shpjeguar, sipas tij, paketën e rezistencës sociale dhe efektet krizës ndërkombëtare ekonomike.

Shpërthimi i karburantit në Lezhë
Shpërthimi i karburantit në Lezhë Gazeta Si 107 Shikime • 7 years më parë

Shpërthimi i karburantit në Lezhë, 7 të plagosur

Protestuesit mblidhen në ditën e pestë para Kryeministrisë
Protestuesit mblidhen në ditën e pestë para Kryeministrisë Gazeta Si 69 Shikime • 5 years më parë

⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skënderbej për të marshuar në ditën e pestë të protestës para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan sërish që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre.

Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me bizneset për t’u shpjeguar, sipas tij, paketën e rezistencës sociale dhe efektet krizës ndërkombëtare ekonomike.

Shpërthen vullkani në Stromboli, panik te turistët
Shpërthen vullkani në Stromboli, panik te turistët Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Shpërthen vullkani në Stromboli, panik te turistët

⁣Policia asgjëson shtëpinë e barit në Milot, ishte marrë me qira nga një 24-vjeçar
⁣Policia asgjëson shtëpinë e barit në Milot, ishte marrë me qira nga një 24-vjeçar Gazeta Si 119 Shikime • 5 years më parë

Policia ka asgjësuar rreth 270 bimë kanabis dhe sekuestruar dy kilogram hashash të tharë gati për shitje në një operacion të ndërmarrë në Milot.

Droga ishte e mbjellë në katin përthes të një shtëpie private të marrë me qira nga 24-vjeçari me inicialet Y.B., me vendlindje Burrel.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesë, veç sasisë së drogës gati për treg dhe bimëve të asgjësuara, policia gjeti edhe një lidhje të paligjshme të enegjisë elektrike.

Përmes kësaj lidhjeje, autori kishte shmangur matësin e rrymës, duke e siguruar energjinë direkt nga rrjeti. Për këtë arsye, policia ka ndaluar edhe elektriçistin e zonës të OSHEE me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ky është rasti i tretë që policia asgjëson brenda pak ditëve shtëpi bari në vend. Më parë aksione të ngjashme kanë asgjësuar sasi të konsiderueshme bimësh hashashi në Tiranë dhe Vlorë.

Takim me arinjtë polar në kufijtë e Arktikut
Takim me arinjtë polar në kufijtë e Arktikut Gazeta Si 106 Shikime • 7 years më parë

Takim me arinjtë polar në kufijtë e Arktikut

Zbulohen armë zjarri të tjera dhe municione në banesën me qira të ish-policit të RENEA-s
Zbulohen armë zjarri të tjera dhe municione në banesën me qira të ish-policit të RENEA-s Gazeta Si 80 Shikime • 4 years më parë

⁣Zbulohen armë zjarri të tjera dhe municione në banesën me qira të ish-policit të RENEA-s

Berisha: Borchardt është me Ramën
Berisha: Borchardt është me Ramën Gazeta Si 71 Shikime • 7 years më parë

Ilir Meta, Edi Rama dhe Sali Berisha dolën që të tre mbrëmjen e së enjtes në “prime time” në tre intervista të dhëna në tre televizione të ndryshme. Mes morisë së deklaratave të bëra, ra në sy këndvështrimi i secilit prej tyre sa u takon rolit të ndërkombëtarëve.

Meta e trajtoi rolin e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë para, gjatë dhe pas 30 qershorit, Rama iu referua qëndrimit të vendeve të Bashkimit Europian sa i takon hapjes së negociatave, ndërsa Berisha u ndal tek qëndrimi i ndërkombëtarëve sa i takon propozimit të opozitës për reformën zgjedhore.

⁣Pse shiu i dendur pas një thatësie shkakton përmbytje?
⁣Pse shiu i dendur pas një thatësie shkakton përmbytje? Gazeta Si 158 Shikime • 4 years më parë

Me thatësirën e gjatë që ka përfshirë vendin, reshjet e shiut janë të mirëpritura. Megjithatë, jo intensiteti i këtyre reshjeve.

Meteorologu dhe profesori i Universitetit të Reading në Britaninë e Madhe, Simon King shpjegon me një shembull të thjeshtë ilustruese përmes kësaj videoje se përse shiu i dendur pas një thatësire të gjatë mund të shkaktojë përmbytje.

Eksperimenti i tij është i thjeshtë. Ai merr tre gota me ujë. Të parën e kthen përmbys në një terren me barë dhe të lagur, të dytën në një terren normal dhe të fundit në terrenin e tharë nga mungesa e reshjeve.

Rezultati: toka thith më shpejt ujin kur është e lagësht, më pak në terren normal dhe shumë ngadalë në terrenin e ngurtësuar nga thatësia e pazakontë. Kjo është arsyeja, shpjegon meteorologu, se pse shirat e furishëm të verës, ndonëse zgjasin pak shkaktojnë përmbytje të mëdha në shumë vende, sidomos në Mesdhe.

Shkëlzen Doli luan Himin e Kosovës para ndeshjes me Anglinë
Shkëlzen Doli luan Himin e Kosovës para ndeshjes me Anglinë Gazeta Si 71 Shikime • 7 years më parë

Kosova humbi një ndeshje, por fitoi simpatinë e anglezëve, në këto kohë kur ka kaq shumë nevojë për mbështetjen e Anglisë, pikërisht asaj Anglie që me Tony Blair nuk qëndroi duarkryq atëherë kur Kosova kishte më shumë nevojë.

Spoti i PD per protesten e 11 shkurtit
Spoti i PD per protesten e 11 shkurtit Gazeta Si 82 Shikime • 4 years më parë

Spoti PD proteste 11 shkurt

“E Preferuara" triumfon në Festivalin Europian e Filmit
“E Preferuara" triumfon në Festivalin Europian e Filmit Gazeta Si 127 Shikime • 7 years më parë

Filmi "E Preferuara" i regjisorit grek Yorgos Lanthimos është shndërruar në kryefjalën e festivalit të 32-të Europian te Filmit, duke fituar çmimin e filmit më të mirë, komedisë më të mirë dhe aktores më të mirë për Olivia Colman, e cila luante rolin e Mbretëreshës Anne.

Minutat para ekzekutimit të Ardian Nikulajt nga portugezi Ruben Saraiva
Minutat para ekzekutimit të Ardian Nikulajt nga portugezi Ruben Saraiva Gazeta Si 151 Shikime • 4 years më parë

⁣Minutat para ekzekutimit të Ardian Nikulajt nga portugezi Ruben Saraiva

Gjobë dhe burg edhe për ata që shetisin qentë brenda orarit të lejuar
Gjobë dhe burg edhe për ata që shetisin qentë brenda orarit të lejuar Gazeta Si 91 Shikime • 7 years më parë

Astriti dje paradite kishte nxjerrë qenin shetitje rreth lagjes, Zonës së Ish Bllokut për nevojat personale.

“Më ndaloi policia dhe më tha se do të më vendoste gjobë. Teksa një vajze përpara meje ia preu gjobën për të njëjtën gjë. Pasi debatova që kjo nuk është e drejtë, sepse siç i garantohen nevojat nejrëzve, u duhen garantuar edhe kafshëve siç po bën çdo vend i qytetëruar i botës në këtë emergjencë globale, duke i nënvizuar se nuk ka asnjë urdhër të shkruar se qentë nuk duhen shetitur e pasi polici këmbënguli se do të më vendoste gjobën, u detyrova ti thoja që punoj në prokurori. Atëherë i uli tonet dhe më këshilloi të mos dilja më”- tregon Astriti për ngazetën “Si”.

Në ditët e karantinës është bërë problem i madh të shetisësh qentë në kryeqytet.

Shumë qytetarë që kanë pjesë të familjes së tyre një qen në shtëpi, po ankohen rëndomë se ditët e karantinës u janë kthyer në ferr sepse nuk arrijnë dot të shetisin qentë e tyre qetësisht në orarin e lejuar deri në orën 13:00.

Vlogerja dhe sipërmarrësja e linjës së kozmetikës Scosmetic Sara Karaj, e cila ka një qen Golden Ritriver Lucky në një video që kishte postuar në story Instagram e në facebook konsideron këtë veprim të shtetit shqiptar të padrejtë, diskriminues ndaj kafshëve.

Ajo I drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që të marrin një vendim të drejtë për kafshët që duhet të dalin patjetër jashtë për të kryer nevojat e tyre.

Po ashtu edhe “Dog Walking And Coaching – Tirana” një biznes I krijuar nga disa veterinerë të rinj që trajnojnë, mësojnë, asistojnë psikologjikisht dhe shetisin qentë, po e gjejnë tejet të vështirë të kryejnë aktivitetin e tyre këto ditë izolimi të vendit.

Prandaj në bashkëpunim me organizatën Animals Need Me kanë krijuar një peticion për të kërkuar lejimin e shetitjes së qenve nga pronaret ose kujdestarët e tyre edhe gjatë orareve të izolimit, “për t’i ofruar miqve tanë me katër putra aktivitetin e duhur fizik dhe psikologjik me shetitje të shkurtra pranë banesave tona.”- thonë përfaqësuesit e “Dog Ëalking And Coaching – Tirana”.

Peticioni i është drejtuar: Presidentit të Republikës Z. Ilir Meta, Kryministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministrit të Shtetit për Rindërtim Z. Arben Ahmetaj, Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Bledi Çuçi, Organizatës Botërore të Shëndetit (Ëorld Health Organisation),Delegacionit të Këshillit Europian në Shqipëri, Ambasadës Amerikane në Shqipëri,Ambasadës Italiane në Shqipëri, Ambasadës Spanjolle në Shqipëri, Ambasadës Angleze në Shqipëri, Ambasadës Gjermane në Shqipëri,Ambasadës Hollandeze në Shqipëri,

Bazuar në situatën e krijuar nga epidemia globale shkaktuar prej COVID-19, citon peticioni I organizatave të kafshëve, të gjithë përshëndesim dhe mbështesim thirrjen e autoriteteve për të qëndruar në shtëpi duke eleminuar çdo kontakt social të panevojshëm, në kuadër të hapave të parandalimit të epidemisë.

Duke marrë parasysh sa serioze është situata ku ndodhemi, shumë prej nesh kanë lënë pa takuar prindër të moshuar, miq dhe të afërm të tjerë, me arsyen e një lufte të përbashket ndaj një armiku të padukshëm që mund ta mposhtim vetëm me uljen e kontaktit social.

Pavarësisht ndryshimit të rutinës sonë, ajo e cila na mban ne si qënie njerëzore të qetë dhe të sigurt që në fund gjithçka do të shkojë mirë, është arsyetimi dhe logjikimi mbi situatën. Këtë gjë nuk mund ta kerkojmë dot tek kafshët tona shtëpiake (qentë), të cilëve u duhen minimalisht 60 minuta në ditë shëtitje, duke qënë se ky është i vetmi aktivitet mendor dhe fizik, i cili i mban të qetë dhe nën kontroll.

Gjithashtu një shqetësim qëndron tek kujdesi i qenve endacak dhe menaxhimi i strehimoreve gjatë orareve të izolimit prej organizatave të mbrojtes së kafshëve në të gjithë Shqipërinë.

Bazuar tek deklaratat e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe grupeve ndërkombëtare veterinare, qentë nuk mund të preken nga COVID-19 dhe nuk mund të jenë mbartës së tij.

Ajo që kërkojmë nëpërmjet këtij peticioni është:

– Lejimi i pronarëve/kujdestarëve për të shëtitur qenin për nevojat personale deri në 500 metra larg banesës ku ata jetojnë edhe gjatë orareve të izolimit të vendosur nga autoritet.

– Lejimi i pronarëve/kujdestarëve për të dërguar qenin tek klinikat/spitalet veterinare në urgjenca veterinare si trauma, helmime, etj. edhe gjatë orareve të izolimit të vendosur nga autoritetet.

– Pronarët/kujdestarët duhet të jenë të pajisur me maska dhe dorashka mbrojtëse gjatë shëtitjes me qenin e tyre.

– Të lejohet vetëm 1 person të dalë shetitje me qenin, ose nëse janë 2 të mbajnë një distancë 1,5 metra.

– Të mos lejohet grupimi i qenve me pronarë në parqe apo sheshe për të eleminuar kontaktet sociale që mund të kenë edhe pronarët me njëri-tjetrin.

– Pronarët/kujdestarët duhet të kenë qese me vete për të mbledhur mbetjet e qenit të tyre.

– Vullnetarët e organizatave të mbrojtjes së kafshëve, të pajisen me vertetim me shkrim dhe vulë nga organizata për t’i lejuar që të ushqejnë kafshët endacake deri në 1000 metra larg banesës së tyre gjatë orareve të izolimit, gjithmonë të pajisur me maska dhe dorashka mbrojtëse.

– Vullnetarët e organizatave të mbrojtjes së kafshëve që kanë strehimore, të pajisen me autorizim për kalim në qytet gjatë oreve të izolimit me dhe pa automjet, gjithmonë të pajisur me maska dhe dorashka mbrojtëse.

Në një komunikim që pati gazeta “Si” me Policinë e Shtetit, ajo u përgjigj se “Çdo veprim i Policisë është në zbatim të masave kufizuese për parandalinin e përhapjes së COVID-19. Cilido që është proceduar penalisht, është arrestuar apo ndëshkuar me masë administrative është në zbatim të Aktit Normativ për masat për COVID-19. Pronarët e qenve të dalin rreth lagjes së tyre, jo nëpër qytet. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi për situatën dhe masat e marra janë në mbrojtje të shëndetit të të gjithëve”.

Shteti fqinj Itali në dekretin më të fundit për masat e marra ndaj parandalimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19, një zë të veçantë e kishte për qentë, pronarët e të cilëve duhet ti shetisin në një rreze prej 2km nga banesa e tyre.

Shkarkimi i kreut të KLP Alfred Balla, debate të forta mes anëtarëve
Shkarkimi i kreut të KLP Alfred Balla, debate të forta mes anëtarëve Gazeta Si 100 Shikime • 2 years më parë

⁣Shkarkimi i kreut të KLP Alfred Balla, debate të forta mes anëtarëve

Showing 2 out of 2