Videot kryesore
Gjatë ditës së sotme është finalizuar operacioni “Fundjava” i Policisë së Shtetit. Më anë të kontrolleve të befasishme në të gjithë kryeqytetin, janë kryer një sërë arrestimesh, duke filluar me një preson që qarkullonte në qytet me armë pa leje e duke përfunduar me arrestimin e tetë shtetasve të cilët prej kohësh ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka tronditur Kosovën. Një infermiere qëllon me shpulla një të grua të moshuar në një qendër private të kujdesit shendetësor të personave të moshës së tretë.
Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të ngritur për çështjen e incineratorëve nuk u zhvillua për mungesë kuorumi për shkak të mungesës së anëtarëve socialistë të komisionit.
Nga Partia Demokratike akuzuan se bojkoti i mbledhjes nga ana e Partisë Socialiste është i qëllimshëm për të penguar hetimin e këtij koncesioni, që sipas opozitës është kryekëput korruptiv.
“Hetimi i Komisionit për Incinerëtorët u bllokua sot nga Partia Socialiste. Deputetët e saj nuk morën pjesë sot në mbledhjen e lajmëruar më herët nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku. Mospjesëmarrja e deputetëve socialistë ndikon në mosarritjen e kuorumit për shumicën, duke bllokuar kështu hetimin për incineratorët”, thuhet në deklaratën e PD.
Kjo do të ishte mbledhja e parë e këtij Komisioni pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili akuzohet se ka marrë 3.7 milionë euro në këmbim që tenderin e incineratorit të Elbasanit t’ja jepte kompanisë Albtech Energy të Stela Gugallja, gjithashtu nën hetim nga SPAK së bashku me Klodian Zoton.
Filmi "E Preferuara" i regjisorit grek Yorgos Lanthimos është shndërruar në kryefjalën e festivalit të 32-të Europian te Filmit, duke fituar çmimin e filmit më të mirë, komedisë më të mirë dhe aktores më të mirë për Olivia Colman, e cila luante rolin e Mbretëreshës Anne.
Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama kujtoi Kodin Penal. Për parashikimet e ndëshkimeve që ky Kod jep për prishjen e procesit zgjedhor, mes të cilave edhe burgu, Kryeministri u shpreh i kënaqur dhe se nuk ka nevojë për ndërhyrje.
Mediet italiane se janë me dhjetëra tifozët e Ajaksit dhe të Juventusit që janë ndaluar nga policia holandeze për shkak të trazirave që ndodhën në stadium para se të fillonte çerekfinalja e Championsit. Nuk janë bërë ende të qarta rrethanat se si ka filluar ky kaos, pasi disa tifozëve të Ajaksit dhe Juventusit iu janë gjetur armë të ftohta dhe sende prerëse.
Në një botë ku njerëzit dhe sidomos femrat po ndjehen
çdo herë e më të pasigurta, në Shqipëri femrat kanë filluar të kuptojnë rëndësinë
e nju kursi vetëmbrojtje.
Frederik Hoxha, instruktor vetëmbrojtje tregon
për Gazetasi.al se në ndryshim me para disa kohësh ku në kurse vetëmbrojtje kishte
vetëm djem që më shumë e bënin për të kaluar kohën apo dhe për të bërë diçka ndryshe,
kjo gjë ka ndryshuar tashmë dhe “është zgjuar interesi nga femrat për të bërë
kurse të ndryshme, veçanërisht ato të vetëmbrojtjes”. Një nga këto kurse është
Krav Maga, ku siç tregon Hoxha, është më e pëlqyera pasi shquhet për
efikasitetin, shumëllojshmërinë e teknikave të vetëmbrojtjes dhe është “dizajnuar”
për rrugën.