Videot kryesore
Kryeministri Edi Rama premtoi mbështetje financiare dhe amnisti fiskale për të ardhurat për të gjithë emigrantët që vendosin të rikthehen në Shqipëri për të investuar në agro-turizëm.
“Në planin tonë të veprimit kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do t’i japim 5 mijë euro grant çdo emigranti që do të vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve, të babaës dhe do t’i japim mundësinë çdo emigranti që do të investojë te këto shtëpi, mundësinë e sjelljes së parave në bankat e Shqipërisë pa i kërkuar llogari nga asgjë tjetër, përveçse ato të mos jenë para të krimit”, deklaroi Rama.
Kreu i Qeverisë foli këtë të hënë nga qyteti i Belshit, ku ai kërkoi votën për të mbajtur këto premtime.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku njoftoi se aeroporti i Rinasit ka nisur funksionimin, ndonëse për momentin i kufizuar vetëm për fluturimet që konsiderohen thelbësore.
“Pra, rinisin fluturimet humanitare, shëndetësore, fluturimet shtetëore, diplomatike dhe ato ushtarake”, tha Balluku.
Fluturimet civile, pra ato të transportit të qytetarëve dhe të mallrave, Balluku tha se po punohet që të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ajo nuk përjashtoi që kjo të ndodhë brenda ditës së enjte, por rikthimin në normalitet e vlerësoi si të sigurtë mëngjesin e ditës së premte.
“Fluturimet komerciale do të fillojnë nga nesër në mëngjes”, tha Balluku.
Harta më e saktë 3D e “Rrugës së Qumështit” është gati. Shkencëtarët e Agjencisë Hapësinore Europiane matën me saktësinë më të madhe deri më tani përmasat e galaksisë sonë, duke shfrytëzuar të dhënat e teleskopit GAIA, që skanon yjet prej vitit 2013.
Përmes këtyre të dhënave, shkencëtarët e ESA-s shpresojnë që të hedhin më shumë dritë dhe të kenë më të qartë mënyrën sesi funksionon dhe lëvizin yjet dhe sistemet yjore në galaksinë tonë.
Falë GAIA-s, ESA thotë se është në gjendje që të përllogarisë trajektoret dhe shpejtësinë e lëvizjes së yjeve dhe të zbulojnë me përafërsi se me çfarë përmasash po zgjerohet universi.
Harta e ndërtuar deri më tani nga të dhënat 7-vjeçare të teleskopit GAIA përmban plot 1.8 miliardë yje. ESA e bëri publike përmes një videoje të shkurtër.
“Të dhënat e GAIA-s kanë mundësuar astronomët dhe shkencëtarët të gjurmojnë popullsi të ndryshme yjesh t ëvjetër dhe të rinj, nga cepat më të largët të galaksisë sonë, tek ajo që njihet si antiqendra e saj”, tha ESA.
Nga projektimet kompjuterike, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se galaksia jonë do të vazhdojë të zgjerohet, teksa yje të rinj lindin. Analizat kanë siguruar gjithashtu edhe të dhëna interesante për qendrën e galaksisë, ku ndodhet edhe një vrimë e zezë.
“Të dhënat na lejojnë që të shohim mbetjet e një disku (qendra e Rrugës së Qumështit) 10 miliardë vite të vjetër dhe kështu ta krahasojmë atë me gjendjen aktuale të këtij disku”, shtoi ESA.
Harta 3D e ESA-s publikohet në një kohë kur një studim japonez doli në përfundimin se Toka është më afër “gëlltitjes” nga një Vrimë e Zezë nga sa mendohej më parë. Sipas këtij studimi, ne po shkojmë drejt vrimës së zezë të vendosur në qendër të Rrugës së Qumështit, të quajtur Shigjetari A.
Astronomët japonezë përdorën të dhënat e siguruara në 15 vitet e fundit për të arritur në këtë përfundim. Ata thonë se nga analiza e këtyre të dhënave, sot toka është 25 mijë e 800 vite dritë larg Shigjetarit A, ndërkohë që nga matjet e vitit 1985 ishte 27 mijë e 700 vite dritë larg.
Megjithatë, nuk ka asnjë arsye për panik. 25 mijë e 800 vite dritë larg është një distancë rreth 10 trilionë kilometra dhe deri kur Toka ta ketë përshkuar këtë distancë, studime të tjera kanë dalë në përfundimin se do të jetë e pabanueshme.
Është Goga Basket fituesi i kampionatit kombëtar në basketboll për meshkuj në sezonin 2018-2019. Skuadra durrsake e sapoformuar, arriti këtë vit që të fitonte titullin kampion në vitin e saj të parë në Superligë me meshkujt. Finalja ishte shumë e fortë me Teutën, që tentoi ta merrte fronin e kampionit edhe këtë sezon, por në sfidën e pestë iu desh që të dorëzohej.
Gazeta Si ka siguruar një tjetër video nga momenti i vrasjes së 28-vjeçarit Klaudio Prendi. Në videon 16-sekondëshe shihet viktima që hyn te makina e tij “Mercedez Benz G Class” dhe direkt vjen makina e autorëve që ndalon pranë asaj të Prendit, kryen ekzekutimin dhe largohet.
Ndërkohë që tabelat
janë qartë të kuptueshme si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze, se nuk
lejohet të hidhesh në ujë në Syrin e kaltër, Delvinë, në një video të postuar në
Facebook nga Alben Kola shihen njerëzit të cilët nuk dëgjojnë thirrjet e të
riut për të dalë nga uji dhe për pasojë i gjithë Syri i kaltër është mbushur me
turistë.
Mazhoranca dhe opozita u përplasën në interpretimin e kompetencave të Kuvendit sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Nga mazhoranca kërkesa u kundërshtua në përmbajtjen formale dhe proceduriale të saj.
Nga Partia Demokratike thanë se në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i ddetyruar që ta çojë këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Në fund, dy palët ranë dakord që të thërrasin për të dëgjuar ministren Olta Xhaçka në mbledhjen e radhës të Këshillit. Ministrja nuk është e detyruar ligjërisht që të përaqitet para këshillit, ose mund të paraqitet me avokat, apo përfaqësues të saj.
Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skënderbej për të marshuar në ditën e pestë të protestës para Kryeministrisë.
Protestuesit kërkuan sërish që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre.
Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me bizneset për t’u shpjeguar, sipas tij, paketën e rezistencës sociale dhe efektet krizës ndërkombëtare ekonomike.
Momenti i dorëzimit të disa ushtarëve rusë te ushtria ukrainase. Besohet se ky episod është regjistruar në Kharkov, qytet në lindje të Ukrainës, ku është raportuar se trupat ruse kanë hyrë në brendësi të tij, por ende s’e kanë kontrollin.
Një prej akteve me fund të lumtur të tragjedisë kombëtare të shkaktuar nga tërmeti i së martës ishte ajo e 25-vjeçarit, Klajdi Qato.
I riu u shpëtua pas mesnate nga grupet e emergjencave civile shqiptare dhe ato greke. Ai u nxorr nga rrënojat e hotelit “Vila Palma” pas rreth 20 orësh përpjekje.
Klajdi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
Studiuesi i njohur i ekonomisë, Dr. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës, thotë se Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit thekson më fort vështirësitë e mëdha, që hasin përditë bizneset shqiptare.
Korrupsioni i përhapur, paqartësitë mbi pronat dhe mos-zbatimi i ligjit po dëmtojnë rëndë prej vitesh ekonominë, por asnjë nga këto nuk po ndryshon, dhe klima e biznesit në Shqipëri, mbetet e acarruar, tha ai.