Videot kryesore

⁣Lagje të tëra në periferi të Shkodrës nën pushtetin e ujit pas përmbytjeve
⁣Lagje të tëra në periferi të Shkodrës nën pushtetin e ujit pas përmbytjeve Gazeta Si 132 Shikime • 4 years më parë

⁣Lagje të tëra në periferi të Shkodrës nën pushtetin e ujit pas përmbytjeve

⁣Videoja e hakerave: Fshihen serverat virtualë të AKSHI-t
⁣Videoja e hakerave: Fshihen serverat virtualë të AKSHI-t Gazeta Si 132 Shikime • 4 years më parë

Deklaratat e Qeverisë se të dhënat e qytetarëve nuk janë prekur nga sulmi kibernetik i para një jave vihen në dyshim nga një sërë publikimesh në rrjetet sociale nga disa llogari.

Postimet kryesore u bënë nga llogaria ‘Homeland Justice’ (Drejtësia për Atdheun), një grup hakerash pas të cilit, sipas postimeve dhe simbolit të shqiponjës që kap yllin e Davidit dyshohet se qëndron Irani.

Por, pak ditë pas sulmeve, Twitter e ka pezulluar këtë llogari për shkelje të rregullave të përdorimit të platformës sociale. Pezullimi dyshohet se është ndërmarrë nga kompania pas sinjalizimeve që janë dhënë nga pala shqiptare.

Megjithatë, mes gjurmëve të lëna pas është një video më pak se një minutë, ku pretendohet se hakerat kanë në dorë ata që njihen si servera virtualë të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Serverat virtualë të AKSHI-t janë të ndërtuar në bazë të programit kompjuterik të Microsoft, Hyper-V. Hyper-V u mundëson përdoruesve që të krijojnë mjedise kompjuterike virtuale dhe të menaxhojnë sisteme operimi të shumëfishta nga një server fizik i vetëm.

Në videon që qarkullon në Twitter shihen file (dosje) që dyshohet se i përkasin një morie institucionesh shtetërore e private shqiptare, që nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, te Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve, ministritë e deri edhe të vetë AKSHI-t.

Po në të njëjtën video, pretendohet se hakerat, pasi i kanë fikur këta servera virtualë edhe i kanë fshirë tërësisht. Sipas hakerave, shërbimet e ofruara përmes këtyre serverave virtualë ende nuk janë rikthyer në funksion.

Megjithatë, në deklaratat e saj, Qeveria thotë se të dhënat e qytetarëve janë të sigurta dhe se sistemet kanë ‘back up’ dhe gjithçka mund të rekuperohet. Sipas deklaratave të Qeverisë dhe të AKSHI-t, sulmi kibernetik nuk e arriti qëllimin.

⁣Përgjimet e italianëve, Rama: Ndragheta dështoi në Shqipëri! Akuzat, tymnajë!
⁣Përgjimet e italianëve, Rama: Ndragheta dështoi në Shqipëri! Akuzat, tymnajë! Gazeta Si 132 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp me temë bujqësinë, por përballë pyetjeve të gazetarëve foli gjatë edhe për përgjimet e anti-mafias italiane dhe akuzat e hedhura për përfshirjen e “Ndraghetas” në Shqipëri.

Ai i quajti “tymnaja të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediet, që sipas Ramës, citojnë në mënyrë selektive përfundimet e prokurorisë italiane. Sipas këtyre përfundimeve, Rama thotë se hetuesit italianë thonë se mafia italiane dështoi në përpjekjet e saj për zgjerimin e aktivitetit në Shqipëri.

"Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia, sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian he po ua lexoj për të thënë pse është turp për të gjithë ju që në vend te merreni me fakte, bëni dezinformim. Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane, pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël, që në vitin 2018, sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja, ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje”, tha Rama.

Kryeministri thotë se nuk ka asnjë provë dhe se përgjimet e anti-mafias italiane po përdoren për qëllime politike.

“Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t'iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie.. Është një mënyrë më e ulët se s'ka për të kërkuar avantazhe duke 'ia bërë nënë këtij vendi' përsëri, si gjithmonë”, deklaroi ai.

Në përgjimet e palës italiane përmendet edhe emri i Ilir Kullës, këshilltar i Presidentit Ilir Meta. Rama nënkuptoi se përmendja e emrit nuk e bën fajtor.

“Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme, e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata; po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”, deklaroi ai.

Në “mbrojtje” mori edhe Bashën.

“Ai deputet dihet që është mik i Lulzim Bashës dhe PD dhe lidhjet e këtyre njerëzve janë me të djathtën. Po pastaj?! Çfarë duhet të them unë që Lulzim Basha priste këta njerëz që i çonin mafiozët dhe u jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët?! S’e them dot kurrë!”, tha Rama.

Në lidhje me këto përgjime një mbrëmjen e së hënës ka reaguar edhe ambasada italiane në Shqipëri, duke bërë thirrje që çështja t’i lihet në dorë drejtësisë. SPAK nga ana tjetër ka deklaruar se po të hënën do të vihej në kontakt me autoritetet italiane për këtë çështje.

Fillesa e përgjimeve janë pas një operacioni të antimafias italiane, ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Aksioni pasoi një periudhë disavjeçare përgjimesh, që datojnë prej 2016-ës. Mes përgjimeve janë edhe telefonatat mes disa të arrestuarve për investime në Shqipëri.

Madhështia e vogël e një dashurie të madhe
Madhështia e vogël e një dashurie të madhe Gazeta Si 132 Shikime • 7 years më parë

Vëllai i vogël që gatuan për motrën edhe më të vogël

Basha: Europa është kundër drogës dhe korrupsionit
Basha: Europa është kundër drogës dhe korrupsionit Gazeta Si 132 Shikime • 7 years më parë

“Europa nuk është kundër shqiptarëve. Europa është kundër drogës, kundër qeveritarëve të korruptuar. Nuk shkohet në Europë pa vlerat europiane të zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa drejtësi me një standard për të gjithë, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve”, deklaron Lulzim Basha per REL.

Rama: Negociatat nuk hapen pa u ndëshkuar nga drejtësia zyrtarët e lartë
Rama: Negociatat nuk hapen pa u ndëshkuar nga drejtësia zyrtarët e lartë Gazeta Si 132 Shikime • 7 years më parë

“Bashkimi Europian refuzoi se pret që drejtësia të çojë në burg peshqit e mëdhenj, presidentë, ish-presidentë, kryeministra e ish-kryeministra”, tha ai në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare të kësaj të enjte.

tritoli ne fushe - kruje
tritoli ne fushe - kruje Gazeta Si 132 Shikime • 8 years më parë

tritoli ne fushe - kruje

Sherr në Lungomare, dy persona konfliktohen me policinë
Sherr në Lungomare, dy persona konfliktohen me policinë Gazeta Si 131 Shikime • 2 years më parë

⁣Sherr në Lungomare, dy persona konfliktohen me policinë

Momenti i dorëzimit të Azgan Mërnicës, vrasësit të polivit Novruz Cenalia
Momenti i dorëzimit të Azgan Mërnicës, vrasësit të polivit Novruz Cenalia Gazeta Si 131 Shikime • 2 years më parë

⁣Momenti i dorëzimit të Azgan Mërnicës, vrasësit të polivit Novruz Cenalia

⁣Video / Ushtria shpërthen bombën e Luftës së Dytë Botërore, u gjet në Tiranë
⁣Video / Ushtria shpërthen bombën e Luftës së Dytë Botërore, u gjet në Tiranë Gazeta Si 131 Shikime • 6 years më parë

Forcat Xheniere të Ushtrisë transportuan dhe shpërthyen në mënyrë të kontrolluar një bombë 500 kilogramëshe të Luftës së Dytë Botërore.

Bomba u gjet në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Trupat xheniere e transportuan atë drejt Poligonit të Bizës, ku më pas kryen shpërthimin e kontrolluar të saj.

Arben Shehu drejt kreut të KLSh-së, socialistët votojnë në Komision kandidaturën e Metës
Arben Shehu drejt kreut të KLSh-së, socialistët votojnë në Komision kandidaturën e Metës Gazeta Si 131 Shikime • 6 years më parë

Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturën e Arben Shehut për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe e kaloi emrin e tij për miratim përfundimtar në seancë plenare. Në mbledhjen e zhvilluar online votuan 18 anëtarë të këtij Komisionit, nga ku 15 votuan pro, 2 votuan kundër dhe 1 abstenim.

Presidenti Meta Ilir Meta depozitoi emrin e Arben Shehut në Kuvend në fillim të muajit qershor. Kjo ishte kandidatura e katërt për drejtimin e KLSH-së. Nga jetëshkrimi i tij, Shehu ka një përvojë të gjatë në fushën e pedagogjisë.

Meta sqaron se Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.

“Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to…”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Arben Shehu është diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka përfunduar Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka gradë shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar. Është diplomuar gjithashtu edhe për Administrim Biznes.

Prej vitit 2004 e në vazhdim ai ka punuar Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Protestuesit kërkojnë largimin e Vuçiç nga Tirana: Kosova, zemra e Shqipërisë
Protestuesit kërkojnë largimin e Vuçiç nga Tirana: Kosova, zemra e Shqipërisë Gazeta Si 131 Shikime • 7 years më parë

Dhjetëra protestues janë mbledhur sërish sot në Tiranë kundër pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në samitin e Minishengenit.

Ndërkohë që pritet të nisë takimi kokë më kokë, mes kryeministrit Zoran Zaev,presidentit malazez Milo Gjukanovic , Vuçiç dhe Ramës, protestuesit e Lëvizjes Vëtëvendosje dhe anëtarë të shoqërisë civile u mblodhëmn me pankarta duke kërkuar largimin e presidentit serb nga Tirana.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.
Protestat janë ndezur edhe më shumë nga deklaratat e Vuçiç, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut duke thënë se disa nga viktimat aty ishin pjesëtar të UÇK-së. Presidenti serb e ka quajtur masakrën e Reçakut, të njohura nga gjithë bota ‘krim të fabrikuar’.

Bizoni fluturon në ajër 9-vjeçaren; plas debati në SHBA
Bizoni fluturon në ajër 9-vjeçaren; plas debati në SHBA Gazeta Si 131 Shikime • 7 years më parë

Videoja e publikuar nga një incident i rëndë i ndodhur në muajin korrik në Parkun e Jelloustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndezur një debat të madh mbi sigurinë e vizitorëve të këtij parku.

Në videon në fjalë shfaqet një bizon, që fillimisht duket i qetë, deri në momentin kur i vërsulet një grupi turistësh dhe fluturon në ajër një vajzë 9-vjeçare.

Fatmirësisht vajza e mitur ka shpëtuar me disa dhe fraktura të lehta pa pasoja afatgjata për shëndetin e saj. Por, kritikët u janë vërsulur organizatorëve të guidave dhe rojtarëve të këtij parku për pakujdesi në garantimin e sigurisë për vizitorët.

Shoqatat e mbrojtjes së kafshëve kanë fajësuar edhe vetë vizitorët, që u afrohen shumë kafshëve në këtë park. Për rastin në fjalë, shoqatat thanë se bizonit i ka tërhequr vëmendjen njëri prej vizitorëve i veshur me bluzë të kuqe dhe këshillojnë që të shmangin këtë ngjyrë në momentin që vizitojnë këtë park.

Ndërkohë, vetë autoritetet e mirëmbajtjes të këtij parku kanë dalë me një deklaratë ku njoftojnë se po hetojnë për të nxjerrë përgjegjësitë e tyre në këtë rast. Pas incidentit, këto autoritetet urdhëruan vizitorët që të mos u afrohen më shumë se 100 metra bizonëve.

Stuhi shiu ne Fier
Stuhi shiu ne Fier Gazeta Si 131 Shikime • 7 years më parë

Stuhi shiu ne Fier

Majlinda Kelmendi na bën krenar në xhudo, thyen në finale nxënësen e Putin
Majlinda Kelmendi na bën krenar në xhudo, thyen në finale nxënësen e Putin Gazeta Si 131 Shikime • 7 years më parë

Majlinda Kelmendi na bën krenar në xhudo, thyen në finale nxënësen e Putin

Mesazhi i kreut të KMSH për Fitër Bajramin: Ftesë për të sheshuar zënkat
Mesazhi i kreut të KMSH për Fitër Bajramin: Ftesë për të sheshuar zënkat Gazeta Si 131 Shikime • 7 years më parë

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka përcjellë mesazhin e urimit me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit
Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit Gazeta Si 130 Shikime • 3 years më parë

Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit

Pallati 11-katësh që "fundosi" ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako
Pallati 11-katësh që "fundosi" ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako Gazeta Si 130 Shikime • 3 years më parë

⁣Pallati 11-katësh që "fundosi" ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako

⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën
⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën Gazeta Si 130 Shikime • 5 years më parë

Lulzim Basha kërkoi dy herë dorëheqjen e Ilir Metës në 2015-n, kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit. Në njërin rast kërkesa për largimin e kreut të LSI-së në atë kohë u bë pas akuzave të Tom Doshit, që foli për një atentat të Metës ndaj tij, ndërsa hera e dytë pas daljes së lajmit se në çështjen me CEZ Ilir Meta kishte marrë rryshfet.

Në të dyja rastet Ilir Meta e shpërfilli kërkesën e opozitës, madje aludoi në atë kohë se kërkesa e Lulzim Bashës për dorëheqjen e tij lidhej me “respektin” që ai si kryetar Kuvendit kishte treguar e tregonte ndaj demokratëve dhe sidomos ish-kryetarit të tyre, Sali Berisha.

“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD nuk ka nevojë të jap shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite, që në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e tij e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo thjesht ndaj demokratëve në Parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë që të shprehë pa kufizime mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”, deklaronte Meta në 2015-n.

Presidenti e ka rikthyer këtë prononcime para mediave në atë kohë, duke e shoqëruar me një shënim të shkurtër.

“Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Presidenti.

Meta është vënë në përplasje me kreun e PD-së, Lulzim Basha, për herë të parë që prej 2017-s. Basha e akuzon se është pjesë e trekëndëshit të së keqes, së bashku me Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Edi Reja rrëzohet pas konferencës për shtyp
Edi Reja rrëzohet pas konferencës për shtyp Gazeta Si 130 Shikime • 7 years më parë

Trajneri i Kombëtares pati një aventurë të pakëndshme sapo përfundoi konferencën pë shtyp, kur u rrëzua teksa po linte sallën

Showing 16 out of 17