Videot kryesore

Takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç
Takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç Gazeta Si 66 Shikime • 3 years më parë

⁣-Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u takuan sot (14 shtator) në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Votimi per kupolen drejtuese te PD se Bashes
Votimi per kupolen drejtuese te PD se Bashes Gazeta Si 64 Shikime • 3 years më parë

Votimi per kupolen drejtuese te PD se te Bashes

Protesta e PD te Gjykata e Lartë për vulën
Protesta e PD te Gjykata e Lartë për vulën Gazeta Si 37 Shikime • 3 years më parë

⁣Protesta e PD te Gjykata e Lartë për vulën

Bagnaia fiton në Austin
Bagnaia fiton në Austin Gazeta Si 57 Shikime • 2 years më parë

⁣Start i vonuar nga shiu dhe rrëzimi që ndali rekordin e fitoreve të #93 në Austin atje ku Alex Marquez mori kryesimin e përgjithshëm. Francesco Bagnaia
(Ducati Lenovo Team) fitoi të parin “Grand Prix” në 2025 pas dramës në “MotoGP
Red Bull Grand Prix of The Americas” ku Mbreti i “COTA”, Marc Marquez (Ducati
Lenovo Team) u rrëzua duke humbur kryesimin e garës.

Dronët turq "Bayraktar" në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë
Dronët turq "Bayraktar" në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë Gazeta Si 69 Shikime • 3 years më parë

⁣Dronët turq "Bayraktar" në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë

GJKKO lë në burg Jamarbër Malltezin.
GJKKO lë në burg Jamarbër Malltezin. Gazeta Si 51 Shikime • 3 years më parë

⁣Pas një seance maratonë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani.

Emigrantet meksikane mbijne nga pusetat
Emigrantet meksikane mbijne nga pusetat Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Emigrante klandestine shfrytezojne kanalizimet e ujerave te zeza, per te kaluar kufirin mes Meksikes dhe qytetit El Paso, ne Teksas, SHBA, duke rrezikuar jeten e tyre dhe duke dalen naten ne mes te trafikut

ewn67MsIZ11weIAu.mp4
ewn67MsIZ11weIAu.mp4 Gazeta Si 44 Shikime • 7 years më parë

Programi SURE në ndihmë të kompanive, për të mos lejuar pushimin e punëmarrësve

10 mijë euro pistoletat, arrestohen në Tiranë 2 persona nga Kosova
10 mijë euro pistoletat, arrestohen në Tiranë 2 persona nga Kosova Gazeta Si 61 Shikime • 2 years më parë

⁣10 mijë euro pistoletat, arrestohen në Tiranë 2 persona nga Kosova

Radha kilometrike ne kufirin Shqiperi-Kosove
Radha kilometrike ne kufirin Shqiperi-Kosove Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

Radha prej 10 kilometrash ne Morine. Qytetaret e Kosoves kthehen ne vendin e tyre. Masat anti-Covid krijojne probleme.

Harmoni dhe skemë e re, fillon të ndihet dora e Edi Rejas në kombëtare
Harmoni dhe skemë e re, fillon të ndihet dora e Edi Rejas në kombëtare Gazeta Si 92 Shikime • 7 years më parë

Edi Reja që prej ditës së mërkurë ka veshur zyrtarisht tutat e trajnerit të kombëtares shqiptare, duke nisur punën fillimisht me një grup lojtarësh që kanë mbaruar aktivitetet me klubet e tyre dhe po ndiqen me imtësi. Të gjithë u habitën, kur Reja e nisi grumbullimin e ekipit kombëtar shumë herët dhe në listë ishin shumë futbollistë të rinj që ishin marrë në provë, për t’i parë nga afër nëse janë të vlefshëm për fanellën kuqezi. Por këto nuk janë të vetmet risi që Edi Reja ka sjellë në kombëtaren shqiptare në këto dy ditë të para të punës së tij.

Basha shmang debatin për Çlirimin: 28 Nëntori tjetër do të na gjejë më afër Europës
Basha shmang debatin për Çlirimin: 28 Nëntori tjetër do të na gjejë më afër Europës Gazeta Si 48 Shikime • 6 years më parë

Pak pasi Ilir Meta dhe E⁣

di Rama vendosnin buqeta me lule në monumentin e Pavarësisë në Vlorë, Lulzim Basha bëri të njëjtën gjë, por në Tiranë.

Kreu i demokratëve vendosi një buqetë me lule në “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit”, por ndryshe në mesazhin e shkurtër të përcjellë me këtë rast shmangu debatin mbi datën e Çlirimit, duke uruar vetëm Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë.

“Sot kujtojmë me nderim dhe përkulemi me respekt para veprës dhe sakrificës të të gjithë bijëve dhe bijave të Kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare”, tha Basha.

Kreu i PD-së thotë se kjo ditë feste e gëzimi e gjen vendin në një situatë të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga pandemia.

“Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pendamisë që na ka marrë qindra qytetarë duke lënduar mijëra familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë. në këto kushte kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë për të qenë së bashku dhe tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe për të dalë më të fortë”, tha ai.

Basha e mbyll mesazhin me bindjen se 28 Nëntori 2021 do të gjejë një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës.

Një pallat 10-katësh përfshihet nga flakët në Durrës, evakuohen banorët
Një pallat 10-katësh përfshihet nga flakët në Durrës, evakuohen banorët Gazeta Si 51 Shikime • 3 years më parë

⁣Një pallat 10-katësh përfshihet nga flakët në Durrës, evakuohen banorët

Votim Primare PD
Votim Primare PD Gazeta Si 56 Shikime • 4 years më parë

Votim primaret e PD

Atentat Gentjan Bejtjas-1
Atentat Gentjan Bejtjas-1 Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Një atentat me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas ka ndodhur në Fushë-Krujë. Sëbashku me të ka mbetur i plagosur edhe shoku i tij, Klodian Stafuka. Shënjestër e atentatit ka qenë 41-vjeçari Gentian Bejtja, person i njohur për policinë, ndërsa Klodian Stafuka ka mbetur i plagosur për shkak se makina ka dalë jashtë rruge dhe jo nga plumbat.

“Lotus Evija”, britanikët sfidojnë me supermodelin elektrik
“Lotus Evija”, britanikët sfidojnë me supermodelin elektrik Gazeta Si 55 Shikime • 7 years më parë

Kompanite britanike të prodhimit të automjeteve janë shumë prapa në krahasim me koleget e tyre amerikane dhe gjermane sa i takon modeleve elektrike.

Këtë diferencë synon që ta shkurtojë kompania Lotus me modelin e saj “Evija”.

Bëhet fjalë për të parën makinë britanike krejtësisht elektrike me një kosto që pritet të shkojë rreth 2.5 mln euro.

Kompania premton se “Evija” do të jetë makina më e fuqishme elektrike në botë, me kapacitetin për të kapur 300 kilometra në orë për më pak se 9 sekonda dhe një shpejtësi maksimale mbi 340 kilometra për orë.

Banorët e “5 Majit” protestë para ambasadës amerikane në Tiranë
Banorët e “5 Majit” protestë para ambasadës amerikane në Tiranë Gazeta Si 69 Shikime • 5 years më parë

⁣Banorët e “5 Majit” protestë para ambasadës amerikane në Tiranë

Incidenti i Jack Doohan
Incidenti i Jack Doohan Gazeta Si 47 Shikime • 2 years më parë

Australiani që piloton Alpine në Formula 1 pati një incident masiv në Suzuka në garën e 3 të këtij sezoni. Për fatin e mirë ai nuk ⁣pësoi asnjë dëmtim.

Kanabis dhe armë zjarri në Fier, arrestohen dy vëllezër
Kanabis dhe armë zjarri në Fier, arrestohen dy vëllezër Gazeta Si 34 Shikime • 1 year më parë

⁣Kanabis dhe armë zjarri në Fier, arrestohen dy vëllezër

PD e LSI mbështesin Qeverinë në masat kundër koronavirusit
PD e LSI mbështesin Qeverinë në masat kundër koronavirusit Gazeta Si 38 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë lënë mënjanë agjendën politike dhe në mesazhet e përcjella pas konfirmimit zyrtar të dy personave me koronavirusin e ri mbështesin masat e ndërmarra nga Qeveria, duke kërkuar transparencë, fonde dhe mobilizim.

Në një komunikim me mediat, Lulzim Basha përsëriti thirrjen për të shmangur panikun.

“Nuk është koha për panik, por për kujdes. Kemi mjekët më të mirë, por ata duhen mbështetur me mjete dhe fonde”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së pati një thirrje për mjekët dhe infermierët.

“Shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja. Sytë, veshët dhe mendjet e njerëzve, si asnjëherë, janë të fokusuara te ju. Prandaj, sot të gjithë jemi në mbeshtetjen tuaj për të zbatuar masat dhe vendimet që ju sugjeroni dhe vendosni. Nuk duhet të ngurroni për asnjë çast të kërkoni çfarë ju nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. Qeveritë ikin e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju, ata që keni në dorë jeten e gjithësecilit prej nesh, jeni ju”, shtoi ai.

Basha thotë se është koha që të flasin mjekët dhe specialistët dhe porositi qytetarët që kthehen nga zonat e Italisë së Veriut që të tregohen veçanërisht të kujdesshëm.

“Të gjithë duhet të dëgjojmë zërin tuaj. Sa më shumë të flisni ju, aq më të qetë do të jenë qytetarët. Të dashur bashkëqytetarë! Sot duhet të jemi të ndërgjegjeshëm dhe të përgjegjshëm për çdo veprim që ndermarrim. Të degjojmë me vemendje këshillat e mjekëve dhe t’i zbatojmë ato. Të gjithë ju që vini nga Italia e Veriut, por edhe zona të tjera të prekura nga coronavirusi, drejtohuni për ekzaminime, nëse keni simptoma gripi dhe shmangni kontaktet me qytetarët dhe të afermit për një periudhë 2 javore. Kujdes të veçantë duhet të kemi për të moshuarit”, u shpreh ai.

Kryedemokrati premtoi se opozita do të ndjekë me kujdes situatën e krijuar dhe se do të jetë në shërbim të qytetarëve me ekspertët e saj, ndërsa Qeverisë i kujtoi thirrjen e bërë dy javë më parë.

“Fonde të mjaftueshme, mobilizim maksimal dhe transparencë. Këta janë tre komponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët nuk duhet humbur kohë”, tha Basha.

Nga LSI foli nënkryetari Petrit Vasili. Edhe ai përcolli mesazhe mbështetjeje për masat e ndërmarra nga autoritetet.

“Është një moment delikat që kërkon profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e duhur për të përballur një situatë, që e menaxhuar me një nivel të lartë dhe kujdes mund të tejkalohet me pasoja minimale. Xcdo maasë që merret nga autoritetet shëndetësore është e mbështetur nga ne, sepse janë masa standarde që aplikohen sipas një mënyrë dhe rregulli që po zbatohen në vendet e tjera”, tha ai.

Megjithatë, nënkryetari i LSI-së vuri theksin tek kujdesi veçanërisht për personelin shëndetësor dhe kërkoi nga Qeveria që ajo të mos kursehet në mbështetjen e tyre me të gjitha bazat materiale të domosdoshme për përballimin e situatës.

“Frontin themelor të kësaj lufte e mban personeli mjekësor, që për hir të detyrës është në vijën e parë me këtë problematikë. Tërheq vëmendjen që nuk duhet të kursehet asgjë nga pikëpamja financiare për të siguruar të gjithë mjetet e nevojshme që i duhen personeli, pasi duhet të jetë në vijën e parë të parrezikuar”, u shpreh ai.

Vasili thotë se vendi duhet ta konsiderojë veten në emergjencë shëndetësore, ndërsa nga autoritetet vigjilencë maksimale dhe të mos vetëkënaqen me rastet e pakta të të infektuarve deri më tani.

Showing 164 out of 169