Videot kryesore

PD publikon dokumentet: Valdrin Pjetri i dënuar në Firence
PD publikon dokumentet: Valdrin Pjetri i dënuar në Firence Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike publikoi dokumentet, sipas saj, autentike të marra nga sistemi italian i drejtësisë, ku provohen akuzat e saj se Valdrin Pjetri është dënuar në 2003 në Firence dhe për rrjedhojë është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi doli në një konferencë për mediat me dokumentin në dorë.

“Valdrin Pjetri, lindur më 18 shtator 1982, në Shqipëri është arrestuar në flagrancë më 27 janar 2003 në Firence. Më 28 janar 2003 ai ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin e menjëhershëm sipas legjislacionit italian. Më 12 qershor 2003, ai u dënua me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale, shpërndarje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Për shkak të marrëveshjes me autoritetet italiane, më 3 shkurt 2003, Valdrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më 4 shkurt është marrë masa e dëbimit nga shteti italian. Këto të dhëna zyrtare provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt i dekriminalizimit”, tha Bardhi.

PD akuzon Kryeministrin Edi Rama se është në dijeni të këtij fakti qëkur këto informacione i mori edhe PD, para se ta emëronte Pjetrin drejtues politik të qarkut të Shkodrës, por e mbron atë pikërisht për shkak të lidhjeve me krimin. Bardhi kërkoi nga Prokuroria që të nisë menjëherë hetimet ndaj kryetarit të bashkisë së Shkodrës të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Një ditë më parë, pankarta kundër Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie në Shkodër janë shpërndarë në rrugët dhe lagjet e qytetit. “Narko Valdrini jashtë Bashkisë!”, shkruhej në pankartat në fjalë, që shoqërohen me logon e deformuar të Partisë Socialiste, ku në vend të trëndafilit është vendosur gjethja e hashashit.

Partia Demokratike thotë se shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kandidatit të Ramës, të cilin e akuzon prej javësh si të ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Itali në vitin 2003.

Vetë Pjetri i mohon akuzat e Partisë Demokratike. Ai i cilëson ato si politike, ndërkohë që fletëpalosjet e shpërndara ditën e hënë kundër zgjedhjes së tij në krye të Bashkisë së Shkodrës i cilëson trakte të shpërndara gjatë natës nga një grup prej 4-5 personash.

Shkodra së bashku me Lezhën janë dy bashkitë e fundit të djathta, ku kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit nuk kanë marrë ende detyrën. “Kalaja” e fundit e demokratëve që u mor ishte Bashkia e Kamzës, ku Rakip Suli zuri vendin e Xhelal Mziut.

Zëvendësimi i kryebashkiakëve të opozitës nisi në Devoll. Këtu PD bëri rezistencë disaditore, por në fund e la këtë institucion. Rrotacioni, ku me forcë e ku në orët jashtë orarit zyrtar të punës vazhduan pa ndonjë rezistencë madhore nga ana e opozitës, përveç deklaratave, që e cilësojnë të paligjshëm 30 qershorin dhe marrjen e detyrës nga kryebashkiakët e rinj si uzurpim të pushtetit vendor.

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ashtu si Xhelal Mziu më herët deklaron se nuk do ta lirojë zyrën e saj. Megjithatë, për Shkodrën opozita po përpiqet që të mos shkohet deri në ditën kur Pjetri të marrë detyrën, por përmes dekriminalizimit ta largojë atë.

Afrimi i gushtit shkakton trafik të rënduar në hyrje të Lezhës
Afrimi i gushtit shkakton trafik të rënduar në hyrje të Lezhës Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

Reshjet e shiut gjatë natës dhe shtimi i lëvizjeve në drejtim të bregdetit ka shkaktuar anomali përgjatë orëve të paradites së të hënës në akset kryesore rrugore në veri të vendit. Karvani me makina të bllokuara në trafik u zgjat nga mbikalimi i Fushë-Krujës deri pranë Urës së Milotit.

Prezantohet projekti, kjo është pamja e stadiumit më të ri që do ndërtohet në Shqipëri
Prezantohet projekti, kjo është pamja e stadiumit më të ri që do ndërtohet në Shqipëri Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

Prezantohet projekti, kjo është pamja e stadiumit më të ri që do ndërtohet në Shqipëri

Nejmar nuk përmbahet, godet tifozin me grusht
Nejmar nuk përmbahet, godet tifozin me grusht Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

Sulmuesi brazilian ka humbur kontrollin dhe ka sulmuar një tifoz, i cili iu drejtua me fjalët: "Mëso të luash futboll"

Kapaku i pusetës ndërpret provat e Formula 1 në Azerbajxhan
Kapaku i pusetës ndërpret provat e Formula 1 në Azerbajxhan Gazeta Si 138 Shikime • 8 years më parë

Ndodh edhe kështu në garën e makinave të shpejta, Formula 1. Provat e lira në pistën e Baku në Azerbajxhan janë ndërprerë nga një kapak pusete në kohën kur ishte duke pilotuar Xhorxh Rusell i Uilliams.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shoqërohet nga oficerët e BKH-së
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shoqërohet nga oficerët e BKH-së Gazeta Si 137 Shikime • 2 years më parë

⁣Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shoqërohet nga oficerët e BKH-së. ⁣Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është
arrestuar mesditën e sotme

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme
Anti-Korrupsion (SPAK).

Atentati ndaj Arjan Ndojt, arrestohen 5 persona, shpallen në kërkim 4 të tjerë
Atentati ndaj Arjan Ndojt, arrestohen 5 persona, shpallen në kërkim 4 të tjerë Gazeta Si 137 Shikime • 4 years më parë

⁣Atentati ndaj Arjan Ndojt, arrestohen 5 persona, shpallen në kërkim 4 të tjerë

⁣TVSh e ushqimeve, shporta bosh e premtimeve
⁣TVSh e ushqimeve, shporta bosh e premtimeve Gazeta Si 137 Shikime • 6 years më parë

Palët politike rivale të udhëhequra nga Edi Rama majtas dhe Lulzim Basha djathtas janë përshirë në një debat të ethshëm për çështjen e taksave, duke u paraqitur qytetarëve avantazhet e propozimeve të tyre, i pari me taksën progresive dhe i dyti me taksën e sheshtë 9 për qind.

Por, në të gjithë këtë debat të dyja palët po i qëndrojnë larg debatit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet bazë të shportës së konsumit të një familjeje. Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë që nuk diferencon nga TVSH 20 për qind ushqimet e shportës dhe premtimi për heqjen e këtyre produkteve nga kjo skemë është bërë gjithmonë në opozitë e “harruar” në pushtet.

Një premtim për heqjen e TVSh-së për produktet e shportës është bërë në 2011 nga Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, Rama ilustronte me shembuj se sa do të kursenin familjet nga heqja e TVSh-së për ushqimet e shportës.

“Lejomëni të ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave të Saliut mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke ju thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht, por pakkush ndër komentatorët e ka rrokur në brendinë e vet”, sqaronte ai tabelën e çmimeve ilustruese të mësipërme.

Në dhjetor të 2011, socialistët në atë kohë në opozitë dorëzuan në Kuvend një propozim konkret për të hequr TVSh për produktet e shportës duke deklaruar në relacionin shoqërues të nismës se kjo do të ulte çmimet dhe do të ndihmonte shtresën në nevojë. Propozimi ishte pothuajse identik me premtimin elektoral të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2005-ës.

Por, propozimi u rrëzua nga mazhoranca PD-LSI. Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha deklaronte se TVSh 20 për qind për produktet e shportës mbronte prodhimin vendas dhe se me heqjen e saj tregu do të dyndej nga produktet e importit. Megjithatë, Rama nuk hoqi dorë dhe në 2013 premtimin e përfshiu te platforma qeverisëse të Partisë Socialiste.

Verën e 2015-ës flamurin e këtij premtimi e ngrinte Lulzim Basha.

“Një nga zgjidhjet që duhet të japim është të heqim TVSH-në për miellin, për bukën, për sheqerin, për vajin, për orizin. Të paktën për këto mallra. T’ua bëjmë bukën qytetarëve që ta blejnë 20 për qind më pak se sa çmimi i tregut sot”, deklaronte Basha.

Thuajse gjashtë vite më vonë, ai vjen me propozimin e taksës së sheshtë 9 për qind, ndërsa për zerimin e TVSH-së së shportës, pra ushqimeve bazë të qytetarëve, as ai dhe as Edi Rama nuk flasin më.

TVSh në Shqipëri është në nivelin 20 për qind me një nivel të reduktuar prej 6 për qind, ku nuk bëjnë pjesë ushqimet e shportës. Niveli i reduktuar prej 6 për qind aplikohet prej 2017-ës në sektorin e turizmit dhe agro-turizmit dhe të librave, ndërsa të përjashtuara nga kjo skemë janë eksportet, shërbimet shëndetësore, importi i inputeve dhe makinerive bujqësore etj.

Në rajon, Maqedonia e Veriut aplikon prej 1 janarit të këtij viti një TVSh standarde prej 10 për qind për të gjitha kategoritë që lidhen me furnizimin dhe shitjen e ushqimeve dhe pijeve, ndërsa para këtij ndryshimi aplikonte një taksë me dy nivele, 18 dhe 5 për qind. 18 për qind ishte TVSh në rastet e konsumit të ushqimit në vendin e furnizimit (baret, restorantet, fast food-et, shërbimi “Merre me vete”, etj), ndërsa 5 për qind për miellin, bukën, orizin, vajin, kripën në rastet kur bliheshin në dyqane.

Kosova aplikon një TVSH standarde prej 18 për qind dhe një normë të reduktuar prej 8 për qind për ujin (me përjashtim të ujit të ambalazhuar në shishe), furnizimin me energji elektrike, përfshirë transmetimin dhe shpërndarjen, drithërat dhe nënproduktet e tyre, si mielli, buka dhe produkte të ngjashme, vajin për gatim, kripën, vezën dhe librat.

Me TVSH të reduktuar 8 për qind janë edhe furnizimet mjekësore, farmaceutike dhe shërbimet e ofruara nga industria e turizmit, për këtë të fundit me afat deri më 31 dhjetor të 2021 si nismë e qeverisë për të ndihmuar këtë industri.

Serbia aplikon një TVSh standarde prej 20 për qind, por aplikon nivelin e reduktuar prej 8 për qind për ushqimet bazë, ujin, gazetat, ilaçet, kompjuterat, etj.

Në Greqi, TVSh standarde është 23 për qind, por aplikon dy norma të reduktuara. 13 për qind për ushqimet dhe pijet, ilaçet, transportin dhe 6.5 për qind për hotelet, librat për fëmijë, gazetat dhe të tjera shërbime që klasifikohen si bazike.

Bosnje Herzegovina nuk ka asnjë përjashtim nga skema e TVSh-së standarde që e ka të vendosur në nivelin 17 për qind.

⁣Meta: Armiqtë e Shqipërisë do marrin përgjigje
⁣Meta: Armiqtë e Shqipërisë do marrin përgjigje Gazeta Si 137 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta iu rikthye toneve të ashpra në konferencën e thirrur para gazetarëve këtë të hënë

“Jam ushtari i parë i Republikës. Armiqtë e Shqipërisë do ta marrin përgjigjen atje ku nuk u shkon mendja! Boll futën duart e tyre të zeza këtu, për të na bërë gazi i botës”, tha Presidenti.

franco battiato - torneremo ancora.mp4
franco battiato - torneremo ancora.mp4 Gazeta Si 137 Shikime • 7 years më parë

“Do të kthehemi përsëri”, kënga e fundit e Franco Battiato

Kryepeshkopi Anastas në koncertin Dalaras te amfiteatri në Tiranë
Kryepeshkopi Anastas në koncertin Dalaras te amfiteatri në Tiranë Gazeta Si 137 Shikime • 7 years më parë

Kryepeshkopi Anastas në koncertin Dalaras te amfiteatri në Tiranë

Luanët e dëmtuar të “Safari Park” pengohen për t’u larguar nga Shqipëria
Luanët e dëmtuar të “Safari Park” pengohen për t’u larguar nga Shqipëria Gazeta Si 137 Shikime • 8 years më parë

Rikthehet vëmendja tek kafshët e dëmtuara të "Safari Park". Që prej skandalit të publikuar kafshët u zhvendosën në kopshtin zoologjik të Tiranës. Ndërkohë që kafshët e tjera i’u gjetën vende strehimi, për luanët ende nuk është zgjidhur kjo çështje. Sipas gazetës "Daily Mail" luanët jetojnë ende në kushte jo të mira në kopshtin zoologjik në Tiranë. Ata janë të mbyllur në kafaze të vegjël, larg njëri-tjetrit dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Këtë denoncim të gazetës e mbështet edhe Ioana Dungler drejtoresha e “Four Paws” organizata ndërkombëtare e bamirësisë së kafshëve, që mori përsipër shpëtimin e kafshëve nga kopshti privat në Fier.

Përplasja e tifozëve të Ajaksit me policinë
Përplasja e tifozëve të Ajaksit me policinë Gazeta Si 137 Shikime • 8 years më parë

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin akte të tilla vandale para ose pas ndeshjes gjatë një kompeticioni të Uefa dhe nga kjo e fundit ka nisur një proces për të identifikuar defektet në organizimin. Por gjithashtu edhe një plan masash për t’i thënë stop këtyre ngjarjeve.

Kaosi para ndeshjes Ajaks-Juventus, përleshje mes tifozëve dhe policisë
Kaosi para ndeshjes Ajaks-Juventus, përleshje mes tifozëve dhe policisë Gazeta Si 137 Shikime • 8 years më parë

Brenda në stadiumin mitik, “Johan Krojf Arena” u zhvillua një nga ndeshjet më të bukura të Ligës së Kampionëve këtë sezon. Ajaksi i talenteve dhe Juventus me Ronaldon shënuan nga një gol dhe u mjaftuan me një barazim në fushën e blertë.

Shkrirja e një akullnaje
Shkrirja e një akullnaje Gazeta Si 137 Shikime • 8 years më parë

Pamjet janë marrë nga copitmi i një akullnaje gjigante pran qytetit bregdetar në Grenlandë

Kryeministri Edi Rama kercenon me shkarkim Rektorin e UT, Mynyr Koni
Kryeministri Edi Rama kercenon me shkarkim Rektorin e UT, Mynyr Koni Gazeta Si 137 Shikime • 8 years më parë

Rama thote se ka nje raport shume problematik per rektorin e Universitetit te Tiranes dhe e akuzon ate per ngecjen e disa pikave te Paktit per Universitetin

Tre Tenoret
Tre Tenoret Gazeta Si 136 Shikime • 4 years më parë

Koncerti Tre Tenoret

⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet
⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet Gazeta Si 136 Shikime • 6 years më parë

Parlamenti miratoi vitin e kaluar një ligj përmes të cilit u hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar mjeteve ujore që përdoren për qëllime turizmi, si jahtet. Por, pa u mbushur ende viti nga ky vendim, deputeti Ilir Beqaj thotë se Kodi Detar është bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji dhe propozon ndërhyrjen.

Beqaj, që ishte relator në nismën e heqjes së TVSH-së për jahtet thotë se ka identifikuar nga ankesat e operatorëve turistikë në këtë treg disa pengesa, si tarifa doganore të ndryshme e mjeteve lundruese të trupëzuara dhe ato me fryrje, shtetësia e kapitenit dhe procedura e zhdoganimit të këtyre mjeteve lundruese.

Aktualisht, Kodi Detar i Shqipërisë përcakton se licencë kapiteni u jepet vetëm shtetasve shqiptarë, ose shtetasve të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

“Kjo e kufizon shumë rrethin e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar këto anije në kushtet kur prej vitesh në Shqipëri ne nuk kemi më një shkollë që të përgatisë kapitenë anijesh shqiptarë.

Beqaj thotë se mungesën e kapitenëve për të drejtuar anijet po e vuan edhe industria e peshkimit.

“Nëse rrijmë me kufizimin e vendeve të BE, ata janë më të kushtuteshëm dhe ky problem është edhe me industrinë e peshkimit”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj propozon që gjeografia të zgjerohet me listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Kam bërë këtë propozim duke e zgjeruar gjeografinë me vendet anëtare të OECD, vende që kanë një strukturë administrative që mund t’u besojmë dhënien e licencës. Turqia, si shembull, ka një industri blu mjaft të zhvilluar, në turizëm, peshkim”, deklaroi ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në thelb tha se nuk ishte kundër ndërhyrjeve në Kodin Detar, por kërkoi kohë për shkak se ishte në pritje të ekspertizës nga ana e Bashkimit Europian për të ndërhyrë në të gjithë Kodin Detar.

Megjithatë, në lidhje me hapjen e tregut për kapitenë të huaj, MIE kërkoi që të bëhet kujdes dhe të mbrohen kapitenët shqiptarë të paktën tek anijet tregtare me flamuj shqiptarë.

“Mendoj që përsa kohë bëhet fjalë për anije tregtare shqiptare, mendoj që kapitenët shqiptarë të kenë mundësi punësimi të paktën për anijet me flamuj shqiptarë. Nëse ne do ta hapim, atëherë do të mbulohet tregu me kapiteni që janë shtetas të huaj”, deklaron eksperti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Elson Thana.

Diskutimet u bënë në mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit të Ligjeve, ku pati edhe një përplasje mes zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Xhafaj tha se Komisioni i kishte refuzuar pjesëmarrjen në Komision të drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Detar, Paulin Ndreu. Por, Ulsi Manja tha se kush merr pjesë në mbledhjet e Komisionit e përcakton ministria dhe jo Komisioni.

permbytje superstrada Lezhe-Shkoder, fshati Blinisht
permbytje superstrada Lezhe-Shkoder, fshati Blinisht Gazeta Si 136 Shikime • 6 years më parë

permbytje lezhe shkoder

Zëri i Amerikës: Petrit Vasilit i është refuzuar viza amerikane
Zëri i Amerikës: Petrit Vasilit i është refuzuar viza amerikane Gazeta Si 136 Shikime • 7 years më parë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar e Zërit të Amerikës gjatë vizitës së saj në SHBA ku ka folur për situatën politike, por edhe për politikanët shqiptarë që iu janë refuzuar vizat nga SHBA. Gazetarja e VOA-s i tha Kryemadhit se “burimet e VOA konfirmojnë se nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza” por kryetarja e LSI mohoi. Ajo tha se nuk e beson dhe se nëse ka një njeri pa probleme është ai. Megjithatë Kryemadhi shtoi se nuk e vë dorën në zjarr.

Showing 13 out of 14