Videot kryesore
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i SHPFA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, përmes një videokonference me përfaqësuesit më të lartë ushtarakë shqiptarë në strukturat dhe misionet e Aleancës apo atashetë ushtarakë në vendet e prekura më rëndë nga COVID-19 u interesuan për shëndetin e tyre dhe të familjeve.
75 vjeçarja nga Durrësi e cila është konfirmuar me koronavirus eshte tentuar te dergohej ne Tirane. Ajo eshte futur ne ambulancen e spitalit, por se mesohet se e moshuara eshte rifutur ne pavion, pasi nuk e përballonte udhëtimin.
Në takimin e kësaj jave Skëndërbeu-Partizani, i fituar nga vendasit 1-0, në përfundim është krijuar një incident në tribunën qendrore.
Në pamje të parë dëgjohen fyerje të shumta në drejtim të “miqve” nga Tirana ku shihen vajza dhe gra që largohen pas ofendimeve në korr nga tribuna. Prej tyre familjarë të presidentit të skuadrës së Kuqe, Gamend Demi.
Dy shqiptarë të tjerë u eleminuan nga Kupa e Turqisë. Ernest Muçi dhe Milot Rashica ishin pak për Besiktas që u eleminua nga Goztepe në shifrat 1-3. Ernest Muçi goditi traversën, shëoi golin e vetëm për vendasit dhe u ndal më pas nga portieri. Ndërsa Rashica në pjesën e dytë mund të kishte shënuar për vendasit por gjuajtja e tij përfundoi mbi traun e portës.