Videot kryesore
Shpallja e fituesit për lotin 1 të Unazës së Madhe nga aksi “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” çliroi nga pengesat ligjore Inspektoriatin e Kombëtar Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat e tjera shtetërore për të vazhduar prishjen e ndërtesave, punë e lënë përgjysmë që pas shpërthimit të skandalit “DH Albania”.
Sipas dëshmive që banorë të zonës dhanë për gazetën “Si”, fadromat e IKMT-së u shfaqën pranë “Rrethrrotullimit Shqiponja” në kahun e brendshëm të Unazës së Re rreth orës 5 të mëngjesit të së martës (12 nëntor). Mbërritjes së mjeteve të rënda u kishte paraprirë policia me forca të shumta, që nga grupet e forcave “Shqiponja” deri tek Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Aksioni përqëndrohej në një zonë të kufizuar në rreth 300 metra vijë lineare. Nga një verifikim i gazetës “Si” në terren, në këtë zonë nuk preken më shumë se 10 banesa dhe po kaq ndërtesa që shfrytëzohen për aktivitet biznesi.
Spitali Universitar George Washington përdor teknologji virtuale 360 gradë për të treguar dëmin e bërë në mushkëri të një pacienti COVID-19. Ai tregon një kontrast të ashpër midis indit jonormal të mushkërive të infektuar nga virusi dhe indit më të shëndetshëm të mushkërive ngjitur.
U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.
Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.
Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.
Pamje tronditëse dhe momente të pabesueshme kur një pilot zbret aeroplanin e tij anash në Aeroportin e Heathrow, Londër, pasi luftoi me erërat e ashpra që shkuan deri në 146 kilometra në orë të shkaktuara nga Stuhia Dennis. Video tregon aeroplanin e Etihad Airways që lufton me stuhinë dhe më në fund bën uljen në Heathrow.
Nuk ishte i vetmi avion që luftuan me kushtet e tmerrshme të motit, ndërsa edhe të tjerë u përpoqën të ulen në mes të stuhisë shkatërruese.
Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa video të tjera tregojnë përpjekjet e pilotëve në Aeroportin e Birminghamit dhe aeroporte të tjera të Britanisë së Madhe, për të ulur shëndoshë e mirë pasagjerët e tyre.
Videoja e një të riu në TikTok është bërë virale pasi një figurë misterioze u vu re në sfond pas tij, pavarësisht se kërcimtari pretendon se ai ishte vetëm në shtëpi. Video u postua nga përdoruesi i TikTok, Reuben, i njohur si @reubix_cube, i cili kërcente me këngën e Doja Cat, “Say So”. Në titullin e postuar krahas videos thuhej mes të tjerash: “Jam vetëm në shtëpi, kështu që mësova një valle të TikTok”.
Por përdorues të tjerë të këtij rrjeti social që panë videon ishin përqëndruar në diçka tjetër përveç lëvizjeve të tij të vallëzimit, pasi ata vunë re një figurë të errët të fshehur në sfond.
Një skenë surreale, e denjë për një film; ariu del nga shkurret pas krahëve të një fëmije, që qëndron i qetë, ashtu siç ndoshta nuk do të kishin vepruar pjesa më e madhe e të rriturve dhe gjithçka e fiksuar në objektivin e kamerës së një telefoni.
Skena është filmuar tek Dolomitet italiane. Fëmija ishte disa metra para grupit të të rriturve, në momentin që shfaqet ariu i murrmë në mes të shkurreve. Ajo që e bën skenën akoma më të frikshme është momenti kur ai ngrihet mbi dy këmbë.
Të rriturit që e shoqëronin, mes të cilëve edhe personi që e ka filmuar të gjithë skenën mbeten pa fjalë, ndërsa fëmija, pasi kthen me kujdes kokën pas për të parë se ku ndodhej ariu vazhdon që të zbresë me qetësi malin ku ishte ngjitur, madje fton edhe grupin e të rriturve që ndodheshin me të që të bënin të njëjtën gjë, pasi një hap i gabuar nga paniku mund të interpretohej si kërcënim nga ariu, që më pas mund t’i sulmonte.
Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe ariu, pasi qëndroi pezull për pak sekonda vrapoi në një drejtim tjetër nga vendndodhja e grupit të vizitorëve...ndoshta i trembur edhe ai vetë.