Videot kryesore
Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar sërish në shtëpinë e Berishës, për t'i kominikuar paraqitjen në seancën gjyqësore. Mësohet se ato kanë qëndruar disa minuta dhe janë larguar nga banesa.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit tw ish-kompleksit “Partizani”.
Kulla C, një nga kullat fortifikuese të Kalasë së Durrësit, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, është drejt riparimit. CHëB Albania, e cila po merret me punimet restauruse, njoftoi në faqen e saj në Facebook se “në Kullën C kanë arritur të zhvendosin 42 fragmente, të cilat disa peshonin deri në 40 tonë, larg nga muri i thyer dhe në një pozicion ku ato mund të dokumentohen dhe studiohen plotësisht”.
U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.
Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.
Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.