Videot kryesore
Shqipëria mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë në stadiumin “Air Albania”. Nën drejtimin e Silvinjo-s u zhvillua një seancë pa shumë ngarkesë fizike, duke u fokusuar te skema taktike dhe goditjet standarde.
Pa skenë. Pa sallë për publikun. Sepse dëgjuesit mund të jenë kudo. Mjafton të kenë një smart phone a një kompjuter dhe drama “Babai im” është gjithkund e në çdo kohë me to. Në audio. Në website-in e gazetës “Si”. Në një format që vjen për herë të parë në Shqipëri. Më 22 maj ora 18.00.
Kur nisi të merrte formë si projekt, pikërisht në ato ditët e para të izolimit masiv prej Covid-19, nuk kish si të dihej se koha e prezantimit dhe e premierës së dramës “Babai im” do të përkonte pothuajse me ditët e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe gjithë protestave para dhe pas këtij akti kaq shumë të komentuar pro e kundër. Por, gjithë çfarë ndodhi nuk ia ndryshon dot rrjedhën dramës “Babai im”, sepse që në krye të herës ishte projektuar të vinte vetëm si audiodramë, pra jo në skenë e në salla të mbushura me publik, por në telefona, Ipad e kompjuterat që kemi të gjithë ndër duar. Pra publiku është i garantuar, pa pasur nevojë të vërë këmbë në një godinë teatri.
Nuk është hera e parë që një dramë na vjen vetëm në audio. Nostalgjikët kujtojnë “Radiodramatizimi” që për shumë e shumë vite me radhë është trasmetuar nga Radio Tirana, për t’u dëgjuar në çdo shtëpi nëpër radiot “Iliria”, po aq sa dhe “Rruga me pisha” ca vite më pas, që erdhi si një frymë e re kur kohët në Shqipëri ishin modernizuar paksa nga ndërrimi i sistemeve.
Por, është hera e parë që një dramë na vjen audio jo më përmes radios, por përmes teknologjisë së evoluar, në website-in e gazetës “Si”, si një opsion argëtimi për të gjithë që kanë në duar pajisjet elektronike e që mund ta gjejnë aty në çdo kohë që duan.
Subjekti flet për një aksident që do ta trondisë fort një familje e një shoqëri të tërë, sepse shumë të panjohura do të zbulohen pas atij aksidenti. Historia do të zbërthehet nga interpretimi dhe zërat e një kasti shumë simpatik aktorësh, Anisa Dervishi, Valdrin Hasani, Ema Andrea, Petrit e Aneta Malaj, Rozina Kostani, Medi Gura, Alert Çeloaliaj, Genc Fuga e Met Xhelili.
Me internetin përherë me vete, “Babai im” mund ta dëgjojmë duke filluar nga data 22 maj në makinë, në shtëpi, duke gjerbur kafenë, një gotë birrë a verë me veten në një qoshkë bari a restoranti, apo edhe në shtëpi.
Audiodrama është një zhanër i njohur në botë që aktualisht me zhvillimin e teknologjisë po vjen në formën e podcaste-eve apo edhe radiodramave të dikurshme. Eshtë koha për ta shijuar edhe në Shqipëri. Si fillim me 6 seritë e para të “Babai im”.
Audio Radio (ose audio drama, audio play, radio play, radio teatër, ose teatër audio) është një shfaqje e dramatizuar, thjesht akustike. Pa asnjë komponent vizual, drama radio varet nga dialogu, muzika dhe efektet e tingullit për të ndihmuar dëgjuesin të imagjinojë personazhet dhe tregimin: “Është shqisa e dëgjimit në dimensionin fizik, por po aq i fuqishëm si një forcë vizuale në dimensionin psikologjik”. Radio drama përfshin shfaqje të shkruara posaçërisht për radio, dokudrama, vepra të dramatizuara, si dhe shfaqje të shkruara fillimisht për teatrin, përfshirë teatrin muzikor dhe operën.
Drama radio arriti popullaritet të gjerë brenda një dekade të zhvillimit të saj fillestar në vitet 1920. Deri në vitet 1940 ishte një argëtim kryesor popullor ndërkombëtar. Me ardhjen e televizionit në vitet ’50, megjithatë, radio drama filloi të humbasë audiencën e saj, sidoqoftë, në një sërë shtetesh ajo mbetet e njohur.
Deri në shekullin XXI, radio drama pati një prani minimale në radiot tokësore në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, kombet e tjera ende kanë tradita të lulëzuara të dramës në radio. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, BBC prodhon dhe transmeton qindra radio drama të reja çdo vit në Radio 3, Radio 4, dhe Radio 4 Extra. Ashtu si SH.B.A., Australia ABC ka braktisur transmetimin e radio dramës, por në Zelandën e Re RNZ vazhdon të promovojë dhe transmetojë një shumëllojshmëri të dramave në valët e saj ajrore.
Falë përparimeve në regjistrimin dixhital dhe shpërndarjen e internetit, drama radio përjetoi një ringjallje rreth vitit 2010. Podcasting ofroi mjetet e krijimit të lirë të dramave të reja radio, përveç shpërndarjes së programeve të cilësisë së mirë.
Shprehjet “audio drama” ose “audio Theater” ndonjëherë përdoren sinonimisht me “radio dramë”; sidoqoftë, drama audio ose teatri audio nuk mund të jenë të destinuara posaçërisht për t’u transmetuar në radio. Drama audio gjithashtu mund të gjenden në CD, kaseta, podcast, webcast, si dhe radio transmetuese.
Pas një ndërprerjeje 3-mujore, Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga socialistët për të hetuar veprimtarinë e Presidentit Ilir Meta u mlbodh këtë të hënë, ku në rend të ditës është marrja në dorëzim dhe shqyrtimi i opinionit të Venecias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Që në fillim të kësaj mbledhjeje, deputetit Halit Valteri tha se Komisioni është bërë “shto ujë e shto miell” dhe akuzoi mazhorancën se e ka zgjatur qëllimisht mandatin e tij për ta aktivizuar e mbledhur sa herë që ka përplasje me Presidentin Ilir Meta.
Kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja tha se puna e Komisionit është drejt përfundimit. “Ne do të shqyrtojmë opinionin e Venecias, do të hartojmë një raport dhe më pas në mbledhjet e radhës do të miratojmë këtë raport dhe t’ja paraqesim Parlamentit në seancë plenare”, tha Manja.
Manja tha se raporti do të jetë gati brenda datës 18 korrik, që do të thotë se në datën 23, ose 30 korrik, kur janë dy seancat e fundit plenare të Kuvendit do të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur për të hetuar veprimtarinë e Ilir Metës.
Në fund të seancës, Ulsi Manja dha se me marrjen e opinionit të Venecias të datës 19 qershor është shteruar procesi i marrjes së provave të hetimit ndaj veprimtarisë së Presidentit, ndërsa relatorë për hartimin e raportit paraprak u caktuan Klotilda Bushka nga socialistët dhe Halit Valteri nga opozita.
Administrimi, shqyrtimi dhe interpretimi i këtij opinioni pritet që të jetë edhe faza përfundimtare e këtij Komisioni, të ngritur një vit më parë në kulmin e përplasjes Presidencë-Kuvend, që nisi me dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe u bë “tërkuzë” me përplasjet për radhën e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
Për çështjen e 30 qershorit Venecia ka gjetur tejkalim kompetencash nga ana e Presidentit të Republikës, por në opinionin e saj thotë se shkeljet nuk justifikojnë një vendim kaq ekstrem sa shkarkimin e Ilir Metës. Ndërkohë, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Venecia i dha së fundmi të drejtë Presidentit në përplasjen për radhën e tyre.
Këto zhvillime, por edhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese, që ka fjalën e fundit të shkarkimit ose jo të Presidentit duket se kanë tërhequr socialistët nga ideja për të propozuar shkarkimin e Metës. Sinjali është dhënë pak kohë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
“Shkarkimi i Presidentit të Republikës nuk ka qenë qëllim në vetvete. Komisioni Hetimor parlamentar i iniciuar nga 55 deputetë është një komision që po vijon punën. Ka pasur në objekt të punës hetimore disa çështje të rëndësishme. Opinioni lidhur me çështjen e emërimeve ne Kushtetuese e thotë qartë se ka një vakuum në lidhje me aktin e presidenti duke mos i ofruar mundësi betimi një anëtari për t’u votuar në Kushtetuese. Komisioni i Venecias është i qartë në këtë pikë”, deklaroi Balla në konferencën për shtyp të thirrur pas publikimit të opinionit përfundimtar të Venecias.
Tërheqjen e përforcon së fundmi edhe Ulsi Manja, kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar. Ai flet për një reflektim të të gjitha institucioneve që kanë në dorë procesin e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, pa qenë në gjendje që të japë një përgjigje nëse në fund do të kërkohet shkarkimi, apo jo i Metës.
“Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret e vendosura për hapjen e neogciatave me Bashkimin Europian dhe kur them ka reflektim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do të duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Manja në një intervistë për Report TV.
Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar veprimtarinë e Ilir Metës u ngrit më 11 korrik të 2019, ku objekti i tij ishte vetëm shqyrtimi i dekretit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Presidenti Meta ka dalë vetëm në një rast para këtij Komisioni, duke e mbrojtur vendimin se përmes këtij akti kishte shmangur një konflikt social në vend dhe se zgjedhjet monopartiake cenonin parimin e të drejtës për të zgjedhur nga qytetarët.
Pas përplasjes për radhën e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, socialistët zgjeruan objektin e këtij Komisioni edhe me këtë çështje. Afati i Komisionit Hetimor përfundon më 30 korrik dhe deri më tani socialistët nuk kanë nënkuptuar në asnjë moment se mund të vendosin zgjatjen e veprimtarisë së tij edhe me 3 muaj të tjerë.
Partia Demokratike u ka premtuar mbështetje me të gjitha format dhe mënyrat grupit të artistëve dhe shoqërisë civile që protestojnë prej kohësh në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Pas një takimi me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, Lulzim Basha tha se kjo godinë është vija e kuqe që Edi Rama nuk duhet të kalojë.
“Teatri Kombëtar sot është vija e kuqe e përballjes me regjimin që ju ka vjedhur dhe ju ka lënë pa bukën e fëmijëve, që ju ka lënë pa rroga në kohën e pandemisë, që ka nxjerrë zbuluar shtetin prej kartoni, i cili ua merr taksat, juavendos gjobat, por kur ju keni nevojë për mbështetje jo vetëm nuk kujtohet për ju, por vazhdon të vjedhë pasuritë tuaja për veten e tij dhe për një grusht oligarkësh”, deklaroi Lulzim Basha.
Kreu i PD-së paralajmëroi protesta dhe revoltë popullore nëse shembet teatri.
“Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, u shpreh ai.
Zajmi plas bombën - Nuk ka interes për futbollin në vend...
Podcast-in e plotë e gjeni në ⤵
https://youtu.be/eyT8TjOvYcQ
#epërsi #podcast #podcastclips #football #podcaster #podcasting #soccer #podcasts #podcastlife #podcastshow #podcastshorts #tirana #partizani #fshf #kategoriasuperiore