Videot kryesore

Gazeta Si
48 Shikime · 3 years më parë

Banorët e Rinasit përplasen me policinë gjatë protestës kundër devijimit të rrugës

Gazeta Si
26 Shikime · 3 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar në dhomat e paraburgimit të Hagës ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka publikuar një video të shkurtër nga momenti i mbërritjes atje duke e shoqëruar me një shënim po të shkurtër. “Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan ai.

Kryeministri nuk jep më tepër detaje për qëllimin e vizitës dhe diskutimet, përveç asaj që thotë në mbishkrimin e videos së publikuar.

Por, vizita mbërrin në një kohë që Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Akuzat e reja kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.

“Kategoria e parë përbëhej nga dy qendra ndalimi në Komunën e Suharekës, ku anëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të përndjekjes, të burgosjes apo të ndalimit arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim çnjerëzor, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë”, tha ai.

“Kategoria e dytë kishte të bënte me dy incidente të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme të kryera në një qendër ndalimi në Komunën e Gjilanit dhe modifikimin e kohës kur ka ndodhur kjo.

Po ashtu, Prokuroria e Specializuar ka përfshirë në akuzën e re, dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejt në krime të Thaçit.

“Dhe kategoria e tretë përbëhej nga dy incidente për pjesëmarrje personale të akuzuarit në krimet e kryera”, tha Guillou.

Gjatë seancës nuk u lexuan akuzat e reja, por gjyqtari tha se të njëjtat do të publikohen online.

Gjatë 10 majit, pritet që para Dhomave të Specializuara të paraqiten edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët së bashku me Thaçin, kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gazeta Si
42 Shikime · 3 years më parë

⁣Kreu i SPAK, Arben Kraja iu përgjigj deklaratave të fundjavës të Kryeministrit Edi Rama që kërkoi hetimin e Sali Berishë dhe të Ilir Metës duke thënë se struktura që ai drejton nuk funksionon me deklarata politike, por me kallëzime.

Rama iu kundërpërgjigj duke shpjeguar se përse nuk bën kallëzime në SPAK.

“Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një devijacion i madh. Nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike që partitë të bëjnë kallëzime. Por, edhe ne kemi bërë kallëzime. Ne nuk e ndërtuam prokurorinë speciale që të dëgjojmë të njëjtën histori që kemi dëgjuar gjithë jetën, që ne nuk kemi kallëzim”, deklaroi Rama në një konferencë për shtyp bashkë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

“I them Arben Krajës çfarë kërkon nga unë? Çfarë kallëzimi kërkon nga unë?! Pse duhet të vijnë kallëzimet nga partia politike në pushtet?! Kallëzimet do të çohen në SPAK nga njësia antikorrupsion dhe shumë shpejt do të kemi kallëzime dhe për figura për kryetarë bashkie të Partisë Socialiste. Nuk na shkon ne që të bëjmë kallëzim për non gratën. Ajo është gjëja e parë, ka dalë”, vijoi ai.

“Një gjykatëse një javë para se ta shporrte vettingu bën sigurim padie për pronën shtetërore dhe mban peng ndërtimin e një teatri për fëmijët. Ne e kemi denoncuar me njësinë antikorrupsion dhe sot nuk e dimë se çfarë po ndodh me të. Ça do Arben Kraja nga unë në këtë rast?! Çfarë kallëzimi kërkon nga unë! Unë kam shumë respekt për drejtuesin e SPAK, për goditjet që ka bërë në oborrin e PS, kam respekt dhe për goditjet ndaj krimit të organizuar”, shtoi ai.

Gazeta Si
31 Shikime · 3 years më parë

Tifozët holandezë të Fejnordit mbushin lokalet e Tiranës

Gazeta Si
38 Shikime · 3 years më parë

Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ata pritet të takohen me presidentin Volodimir Zelenskij në një vizitë që do të zgjasë disa orë.

Gazeta Si
23 Shikime · 3 years më parë

“Partnerët ndërkombëtarëv vazhdojnë të mbështesin dhe vizitojnë Ukrainën”. Me këto fjalë ka pritur në Kiev Edi Ramën dhe Dritan Abazoviç, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Shënimi shoqërohet me një video të shkurtër pak më shumë se dy minuta, ku tregohen momente që nga pritja e shtrëngimi i duarve me Ramën dhe Abazoviç, fotoja e rastit e deri te takimi me ta.

Më herët, Rama e Abazoviç vizituan qytetin e Irpinit, një prej zonave më të nxehta të luftës në javët e para të saj. Dy Kryeministrat panë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga bombardimet ruse në zonat e banuara civile.

Shqipëria dhe Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. I vetmi vend në Ballkan që nuk po ndjek këto sanksione është Serbia.

Gazeta Si
44 Shikime · 3 years më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se as ministrja Olta Xhaçka, as bashkëshorti i saj dhe as kompania e tij që mori statusin e investitorit strategjik nuk kanë burimet e të ardhurave për të realizuar këtë projekt me kosto 5.5 mln euro.

“Investitori strategjik është bërë investitori strategjik që ka përfituar pagë lufte si shtresë në nevojë. Deklarata e pasurisë së bashkëshortit të ministrs, që deklaron se ka marrë pagë lufte 400 mijë lek në periudhën e Covid-it. Ky është investitori strategjik. Pra deklaron se është i papunë dhe si shtresë në nevojë ka marrë 400 mijë lek të vjetra në periudhën e Covid. Vetëm me firmën e Edi Ramës mund të ndodhë që sot të jesh shtresë në nevojë e të marrës pagë lufte dhe nesër të gdhihesh investitor strategjik që do të investosh 5.5 mln euro”, deklaroi Gazment Bardhi.

Gazeta Si
64 Shikime · 3 years më parë

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Astirit pas një aksioni të Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit.

Efektivët e policisë kanë qenë që të gjithë civilë, ndërsa në një moment tre personat e arrestuar janë përpjekur që t’u largohen, por pa mundur.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me këtë rast dhe as të dhëna për personat e ndaluar.

Gazeta Si
35 Shikime · 3 years më parë

Mazhoranca dhe opozita u përplasën në interpretimin e kompetencave të Kuvendit sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Nga mazhoranca kërkesa u kundërshtua në përmbajtjen formale dhe proceduriale të saj.

Nga Partia Demokratike thanë se në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i ddetyruar që ta çojë këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fund, dy palët ranë dakord që të thërrasin për të dëgjuar ministren Olta Xhaçka në mbledhjen e radhës të Këshillit. Ministrja nuk është e detyruar ligjërisht që të përaqitet para këshillit, ose mund të paraqitet me avokat, apo përfaqësues të saj.

Gazeta Si
28 Shikime · 3 years më parë

Avokatët nga i gjithë vendi protestojnë kundër hartës së re gjyqësore para KLGJ-së

Gazeta Si
47 Shikime · 3 years më parë

⁣Ish-polici i RENEA-s dhe shoku i tij kapet me snajper në makinë

Gazeta Si
50 Shikime · 3 years më parë

⁣Në zonën e Mirditës në Bukmirë janë përhapur disa vatra zjarrit prej dy ditësh

Gazeta Si
41 Shikime · 3 years më parë

⁣Protesta e dytë për tragjedinë e Himarës

Gazeta Si
39 Shikime · 3 years më parë

Shi dhe bresher ne Tirane

Gazeta Si
55 Shikime · 3 years më parë

Largimi i Ambasades Iraniane nga Tirana nën monitorimin e policisë dhe RENEA-s

Gazeta Si
32 Shikime · 2 years më parë

⁣Arrestohen dy persona me kallashnikov në makinë, dyshohet se do vidhnin një banesë

Gazeta Si
62 Shikime · 2 years më parë

Zbulohet grupi i vrasësve me pagesë në Durrës, armët dhe makinat e sekuestruara

Gazeta Si
50 Shikime · 2 years më parë

⁣Studentët tek Universiteti i Ekonomisë

Gazeta Si
30 Shikime · 2 years më parë

Situatë problematike në Qarkun e Shkodrës, ku përrenjtë dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati

Gazeta Si
40 Shikime · 2 years më parë

⁣Me armë dhe municione në lokal, arrestohet 43-vjeçari i rrezikshëm në Durrës




Showing 14 out of 23