Videot kryesore

⁣Nga e hëna rikthehet mësimi normal; orë të plota dhe pa turne
⁣Nga e hëna rikthehet mësimi normal; orë të plota dhe pa turne Gazeta Si 119 Shikime • 5 years më parë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

"Nisur nga shqetësimet tuaja të drejta, por sidomos nga përgjegjësia jonë për të garantuar cilësinë në sistemin arsimor, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me MSHMS, Komitetin e Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik për të rivlerësuar edhe njëherë së bashku të gjitha protokollet anti-COVID që zbatohen aktualisht në shkolla, e në mënyrë të veçantë me ruajtjen e distancës mes nxënësve, çka na ka detyruar që të aplikojmë mësimin me turne në disa shkolla të qyteteve më të mëdha të vendit”, tha Ministrja Kushi në video-mesazh.

Ministrja kërkoi zbatim të masave që mbrojnë shëndetin, vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës.

Debate në Kuvend për Portin e Durrësit mes Taulant Ballës dhe Petrit Vasilit
Debate në Kuvend për Portin e Durrësit mes Taulant Ballës dhe Petrit Vasilit Gazeta Si 59 Shikime • 4 years më parë

⁣Debate në Kuvend për Portin e Durrësit mes Taulant Ballës dhe Petrit Vasilit

Shpërthen mina, vdes efektivja e FA shqiptare në Letoni
Shpërthen mina, vdes efektivja e FA shqiptare në Letoni Gazeta Si 169 Shikime • 7 years më parë

Një efektive e Forcave të Armatosura shqiptare ka humbur jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine. Bëhet fjalë për efektiven Zarife Hasanaj. Nga shpërthimi i minës kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të tjerë, gjithashtu pjesë të Forcave të Armatosura, Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Garë e çmendur në Monza, triumfon Gasly, vazhdon makthi për Ferrarin
Garë e çmendur në Monza, triumfon Gasly, vazhdon makthi për Ferrarin Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

Pierre Gasly fiton në mënyrë surprizë Çmimin e Madh të Italisë, i ndarë në dy akte nga një flamur i kuq në xhiron e 27-të nga një incident i Charles Leclerc. Piloti francez i skuderisë italiane AlphaTauri regjistron kështu fitoren e parë në Formula 1. Gasly mbërriti në finish para Carlos sainz, që nuk u dorëzua deri në fund, dhe Lance Stroll, të cilët kompletojnë podin.

Ishte një garë surreale, jo vetëm për mungesën e publikut për shkak të normave anti-Covid. Momenti kyç i garës lidet me një penalitet, një “stop and go” prej 10 sekondash për Lewis Hamilton dhe Antonio Giovinazzi, pasi hynë në bokse në xhiron e 21-të në një fazë të ndaluar. Deri në atë moment Hamilton po dominonte, më pas e pa veten në vend të 7-të.

Mjaft i zoti u tregua Gasly, si faktikisht, ashtu edhe në shfrytëzimin e rastit që iu krijua. I vetmi ferrarist që buzëqesh është ai i së ardhmes, Carlos Sainz, që e mbyll i dyti, duke regjistruar rezultatin më të mirë në Formula 1 pikërisht përpara atij që nga viti 2021, do të jetë publiku i tij. Për spanjollin e McLaren ishte një paraqitje solide, që e bën skuderinë e tij gjithmonë e më bindëse si forca e tretë e botërorit. Pozitive ishte edhe paraqitja e Stroll, që arrin podin e parë sezonal.

Ferrari nuk ekziston, Sebastian Vettel tërhiqet në xhiron e tetë pas një defekti në frena. Për Charles Leclerc, fitues vitin e kaluar në Itali, një përplasje e fortë ndaj barrierave i kushton shtrenjtë. Vazhdon makthi pa fund për skuderinë italiane.

Ambulanca ndihmon një banor në zonën e “5 Majit”
Ambulanca ndihmon një banor në zonën e “5 Majit” Gazeta Si 95 Shikime • 4 years më parë

Ambulanca ndihmon një banor në zonën e “5 Majit”

Francezët nuk gabuan vetëm me himnin, Deshamps kërkon falje publike
Francezët nuk gabuan vetëm me himnin, Deshamps kërkon falje publike Gazeta Si 94 Shikime • 7 years më parë

Francezët nuk gabuan vetëm me himnin, Deshamps kërkon falje publike

Turqia i kërkon Shqipërisë "kokën" e gulenistëve
Turqia i kërkon Shqipërisë "kokën" e gulenistëve Gazeta Si 57 Shikime • 6 years më parë

Duke iu referuar vazhdimisht Ministrit të Jashtëm në Detyrë si vëllai im Genti, kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu i kërkoi edhe njëherë Shqipërisë të dorëzonte të gjtihq gylenustët që sipas tij, strehohen në vendin tonë.

Basha flet për zjarr tek zyra e tenderave, Ministria e Shëndetësisë e përgënjeshtron
Basha flet për zjarr tek zyra e tenderave, Ministria e Shëndetësisë e përgënjeshtron Gazeta Si 48 Shikime • 6 years më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi këtë të shtunë në një bashkëbisedim me gazetarët se në godinën e Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr në përpjekje për të zhdukur gjurmët e korrupsionit me tenderat kundër Covid-19.

"Paska rënë edhe zjarri në një nga katet e Ministrisë se Shëndetësisë tani që SPAK –u filloi hetimin. Keni dëgjuar apo jo?! Ka rëne zjarri në katin e 4-rt, tek zyra e Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë para disa ditësh. Arsyeja kryesore përse Edi Rama nuk publikon, siç e ka për detyrë ofertat, kontratat e tenderave sekretë është sepse po manipulon të dhënat. Si duket nuk ia kanë dalë dot me manipulimin dhe i kanë vënë flakën. Por uroj që të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë sepse ky është një test për jetë a vdekje për SPAK-un. Në qoftë se dështon në këtë test, praktikisht, SPAK-u i ri ka lindur i vdekur", tha Basha.

Basha deklaroi se korrupsioni është arsyeja që qëndron pas vendimit të Edi Ramës për të mos publikuar tenderat sekretë dhe zjarri në godinën e Ministrisë e konsideron si përpjekje për të fshehur gjurmët e korrupsionit.

Gazeta “Si” kontaktoi me Ministrinë e Shëndetësisë për një koment në lidhje me këtë deklaratë të Lulzim Bashës. Në përgjigjen që morëm pas kjo deklaratë u përgënjeshtrua dhe pak më vonë ky përgënjeshtrim u përforcua përmes një postimi jo pa doza ironie nga ana e ministres, Ogerta Manastirliu.

“Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t'i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi!”, shkroi ajo.

Këto deklarata Basha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ku bëri një panoramë dhe vlerësim të situatës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19, si dhe të masave të ndërmarra deri më tani nga Qeveria.

Ai akuzoi Qeverinë për ndihmë të pamjaftueshme për biznesin e vogël dhe qytetarët në nevojë dhe i bën thirrje Edi Ramës që të anulojë koncesione dhe PPP me vlerë rreth 120 mln euro dhe paratë t’i rialokojë për përballimin e krizës.

Këto koncesione, PD i cilëson si korruptive ndërkohë që një ditë më parë vetë Basha akuzoi Qeverinë se me vendimin për transferimin e truallit të Teatrit Kombëtar tek Bashkia e Tiranës ja kaloi këtë truall ‘mafies së betonit’.

⁣Vetting edhe për noterët, Ministria e Drejtësisë do të vendosë kush ruan dhe kush jo licencën
⁣Vetting edhe për noterët, Ministria e Drejtësisë do të vendosë kush ruan dhe kush jo licencën Gazeta Si 90 Shikime • 5 years më parë

Qeveria do t’i propozojë Kuvendit ndryshime në ligjin për noterinë, duke përfshirë kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetin mes kushteve për të ruajtur dhe marrë licencën për këtë profesion.

Ndryshimet e propozuara janë një formë vettingut që do t’i nënshtrohen të gjithë noterët në vend, edhe ata që gëzojnë aktualisht këtë licencë. Kriteret, ndryshe nga vettingut i prokurorëve dhe gjyqtarëve do të jenë vetëm dy.

“Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm vendosin kritere të reja në profesionin e noterit dhe zv.noterit, por është as më shumë dhe as më pak një proces vettingu për noterët që janë në këtë shërbim dhe që kanë të bëjnë me verifikimin e kontakteve të papërshtatshme, apo lidhje me krimin e organizuar, apo persona të dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale, apo që janë pjesë e listës së personave të shpallur sipas legjislacionit në fuqi në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Por, nëse për vettingun e prokurorëve dhe të gjyqtarëve u ngritën dy institucione të pavarura, vettingun e noterëve do ta realizojë vetë Qeveria.

“Ligji ka përcaktuar edhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi. Është edhe Ministria e Drejtësisë që përmes inspektimeve të planifikuara, apo hetimeve proaktive që do ta bëjë filtrimin e këtij sistemi”, sqaroi ministri Manja.

Projektligji i vettingut për noterët është një ide e hershme e Qeverisë. Ndryshimet janë propozuar që para zgjedhjeve të 25 prillit, duke shkaktuar reagimin kundër të komunitetit të noterëve. Por, në propozimin fillestar mes kritereve të rivlerësimit të noterëve ishte edhe ai i justifikimit të pasurisë, që në projektligjin e miratuar këtë të mërkurë nga Qeveria mungon, të paktën sipas deklaratave të ministrit Ulsi Manja.

Rita Ora merr në skenë flamurin e Serbisë
Rita Ora merr në skenë flamurin e Serbisë Gazeta Si 60 Shikime • 3 years më parë

⁣Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shkaktuar zemërim tek fansat e saj në trojet shqiptare, pasi performoi me flamurin serb të hedhur krahëve në Festivalin e të Rinjve në Szeged, në Hungari.

"Shtëpi bari" në Marikaj, në kërkim kultivuesi, arrestohet faturisti i OSHEE
"Shtëpi bari" në Marikaj, në kërkim kultivuesi, arrestohet faturisti i OSHEE Gazeta Si 67 Shikime • 3 years më parë

⁣"Shtëpi bari" në Marikaj, në kërkim kultivuesi, arrestohet faturisti i OSHEE

Alpet në Europë
Alpet në Europë Gazeta Si 167 Shikime • 7 years më parë

pamje spektakolare nga alpet ne Europe

Një prej të dyshuarve që shkaktoi sulmin e Sri Lankës
Një prej të dyshuarve që shkaktoi sulmin e Sri Lankës Gazeta Si 117 Shikime • 7 years më parë

Kjo video tregon një nga sulmuesit e dyshuar për sulmin që ndodhi ditën e pashkëve në Sri Lanka. Një burrë i cili mban një çantë shpine shihet, duke hyrë në kishën e Shën Sebastianit në qytetin Negombo. Si pasojë e sulmeve, humbën jetën qindra njerëz me kombësi të ndryshme. Shpërthimet tronditën edhe tre hotele luksoze në qytetin më të madh të vendit, Colombo. Tragjedia ndodhi kur të krishterët po mblidheshin për festimet e të dielës së Pashkëve.

Kur ky deputeti kishte kaçurrela dhe nuk ishte deputet, femrat pinin më shumë uiski sesa ujë
Kur ky deputeti kishte kaçurrela dhe nuk ishte deputet, femrat pinin më shumë uiski sesa ujë Gazeta Si 82 Shikime • 6 years më parë

Nuk dihet se kur kanë qenë për herë të fundit kaçurrelat në kokën e deputetit Kristaq Papa, që hyri në Parlament pas braktisjes së mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por, ajo që dihet, të paktën sipas vetë fjalëve të tij, është se “fëmrat në rininë e tij (pra kur kishte kaçurrela) pinin më shumë uiski e pije të shtrenjta sesa ujë”.

Me këto fjalë deputeti i Parlamentit shqiptar u përpoq të ilustrojë respektin që duhet të kishin burrat për gratë, në fjalën e vetme që ka mbajtur ndonjëherë në seancë plenare para kamerave, e që ndodhi pikërisht gjatë të enjtes që lamë pas.

Mbetet e paqartë nëse vetë Kristaq Papa e ka kuptuar apo jo, por me këtë gjuhë që ka përdorur, më shumë sesa ka mbrojtur femrat, ai i ka ofenduar ato.

Megjithatë, Papa nuk është hera e parë që bëhet burim humori në Kuvendin e Shqipërisë. Emri i tij u lakuar pas publikimit të CV-së me përvoja pune “kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.

⁣40 për qind e kutive të Beratit do të rinumërohen
⁣40 për qind e kutive të Beratit do të rinumërohen Gazeta Si 108 Shikime • 5 years më parë

Rreth 40 për qind e kutive të votimit të Qarkut të Beratit do të rinumërohen pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, që miratoi këtë të enjte kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Vendimi do të hapë dhe rinumërojë 114 kuti nga 277 kuti votimi që ka në total ky qark. Rinumërimi do të bëhet vetëm për partitë politike.

LSI e mbështeti kërkesën e vet në faktin se PS e ka marrë mandatin e pestë në këtë qark me vetëm 77 vota më shumë dhe pretendimeve për manipulim gjatë procesit të numërimit të fletëve.

Gjatë diskutimeve në mbledhjen e kësaj të enjteje, anëtarët e KAS ranë dakord që nëse do të vërehen parregullsi të tilla që mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve, të kërkohet hapja dhe rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

I pesti për Partinë Socialiste në Qarkun e Beratit është ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ndërsa i pari në listën e LSI-së është Ardit Çela.

⁣Vila në Lalz fut në sherr deputetët e PD, Spaho e Shehu shpërthejnë ndaj Gaz Bardhit
⁣Vila në Lalz fut në sherr deputetët e PD, Spaho e Shehu shpërthejnë ndaj Gaz Bardhit Gazeta Si 120 Shikime • 4 years më parë

Prezantimi i raportit në Kuvend nga Genci Mamani, kreu i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave u ndërpre nga një sherr i pazakontë brenda sallës së seancave plenare mes deputetëve të opozitës.

Protagonistë të sherrit u bënë deputetët Edmond Spaho, Tritan Shehu dhe Gazment Bardhi. Spaho dhe Shehu akuzuan për shpifje Gazment Bardhin, që në një seri postimesh në Tëitter ka folur për një vilë luksoze që është në shitje në Gjirin e Lalzit duke nënkuptuar se ajo është në pronësi të një deputetit të opozitës.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!”, shkruan Bardhi në një postim të 9 majit.

Deputeti i rikthehet të njëjtës vilë me një postim të dytë këtë të enjte. “E rëndësishme është që për shkak të publicitetit çmimi i vilës është ulur”, shkruan ai.

Postimi i Bardhit është bërë në orën 11 e 19 minuta. Pak pas këtij momenti ndodhi përplasja mes tij dhe Edmond Spahos dhe Tritan Shehut në prani të Jorida Tabakut. Nga mazhoranca ndërhyri Erion Braçe që e cilësoi të turpshme shfaqjen në fjalë.

Debati ishte i ashpër mes Spahos dhe Bardhit, që për pak u përplasën fizikisht. Gjatë përplasjes verbale, ata përdorën fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”. Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët: Je shpifës, gënjeshtar dhe legen që thua që vila 760 mije euro është e njërit nga katër deputetët Noka, Shehu, Spaho, Leskaj.

Spaho reagoi më pas në rrjetet sociale. Ai e quan mashtrues, gënjeshtar, të pafytyrë, intrigant, burrë legen e deri te “pa të poshtme”. Spaho thotë se e ka të deklaruar të gjithë pasurinë e vet në ILDKP dhe i kujton Bardhit vrasjen e Elbasanit para zgjedhjeve të vitit të kaluar.

“Vetëm sharlatanë si Gazi mund të thonë shpifje të tilla për qëllime politike. Askush nga rrethi im familjar nuk merret me biznes dhe nuk ka pasuri të tilla. Gazi bën mirë të kujdeset për pronat e tij. Shiko hallet që të kanë zënë more derëzi, mos hap fronte të tjera se mjaft e ke ngjarjen në Elbasan”, thotë Spaho.

“Burrec” e quan Tritan Shehu në reagimin e tij, duke e ftuar që të bëjë denoncimin te strukturat përkatëse.

“Është vepër antiligjore, përveçse ndesh dhe me çdo normë morali, transparence, “burrërie”, të përhapesh aludime e meskinitete për kolegët në publik e media. Këtë po bën dhe Gazi prej disa ditësh, duke arritur kulmin mbrëmë, kur ngushton rrethin e të “akuzuarve” prej tij në 3-5 deputetë, përfshi dhe mua”, shkruan Shehu.

Vidhte bizneset dhe largohej me monopatinë, arrestohet hajduti në Tiranë
Vidhte bizneset dhe largohej me monopatinë, arrestohet hajduti në Tiranë Gazeta Si 59 Shikime • 1 year më parë

⁣Vidhte bizneset dhe largohej me monopatinë, arrestohet hajduti në Tiranë

Triumf në debutim, Goga Basket merr kampionatin në basketbollin e meshkujve
Triumf në debutim, Goga Basket merr kampionatin në basketbollin e meshkujve Gazeta Si 119 Shikime • 7 years më parë

Është Goga Basket fituesi i kampionatit kombëtar në basketboll për meshkuj në sezonin 2018-2019. Skuadra durrsake e sapoformuar, arriti këtë vit që të fitonte titullin kampion në vitin e saj të parë në Superligë me meshkujt. Finalja ishte shumë e fortë me Teutën, që tentoi ta merrte fronin e kampionit edhe këtë sezon, por në sfidën e pestë iu desh që të dorëzohej.

Basha: Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit
Basha: Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit Gazeta Si 106 Shikime • 7 years më parë

Letrës së katërt te Edi Rames, Lulzim Basha iu përgjigj në fjalën e mbajtur para mbështetësve të opozitës, ku mes rreshtave përforcoi qëndrimin se dialog pa dorëheqjen e Kryeministrit nuk ka dhe s’do të ketë. “Njeriu që për pushtetin e tij futi krimin në Parlament, asgjësoi gjykatat e larta, lëshoi gaz lotsjellës si një kriminel ndaj popullit të vet, nuk duhet të qëndrojë më në krye të vendit”, deklaroi kryedemokrati.

Merr flakë makina e transportit të parave
Merr flakë makina e transportit të parave Gazeta Si 110 Shikime • 7 years më parë

Merr flakë makina e transportit të parave

Showing 11 out of 139