Videot kryesore

Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e 14
Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e 14 Gazeta Si 122 Shikime • 7 years më parë

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

⁣Dreri Europian, për herë të parë filmohet brenda luginës së Valbonës, në Parkun Kombëtar të Alpeve
⁣Dreri Europian, për herë të parë filmohet brenda luginës së Valbonës, në Parkun Kombëtar të Alpeve Gazeta Si 145 Shikime • 4 years më parë

⁣Dreri Europian, për herë të parë filmohet brenda luginës së Valbonës, në Parkun Kombëtar të Alpeve.

Nga Shpella e Pëllumbasit në Syrin e Kaltër të Erzenit
Nga Shpella e Pëllumbasit në Syrin e Kaltër të Erzenit Gazeta Si 332 Shikime • 7 years më parë

Nga Shpella e Pëllumbasit në Syrin e Kaltër të Erzenit

Në Durrës qytetarët ankohen për ndihmat
Në Durrës qytetarët ankohen për ndihmat Gazeta Si 67 Shikime • 7 years më parë

Durrësi mardhte mbrëmjen e së enjtes. Jo nga era e ftohtë dhe e shpejtë, as nga shiu që i lagte shpinën, barkun, këmbët dhe sytë qytetit të lashtë, por nga braktisja.

Pas luftës me Bajlozin e Zi, ashtu rreckosur, sakatuar, plagosur deri në palcë, pa shkëlqim dhe hijeshi, Durrësi është strukur nën vete, pa bijtë e tij, i lënë në qoshkë të vajtojë i vetëm.

Tek eci me makinë nëpër Vollgë, aty ku në pikun e sezonit turistik nuk ke vend të hedhësh as një kokërr mollë, ndjen frikë vetmie.

Të ngjan sikur i je futur në bark një qyteti të basdisur dhe të hedhur në plehra. Ndjen ftohtë dhe trishtim të thellë.

Testimet për Covid-19 në Kore të Jugut.mp4
Testimet për Covid-19 në Kore të Jugut.mp4 Gazeta Si 70 Shikime • 6 years më parë

Në Kore të Jugut kryhen analiza të çastit për t'i informuar qytetarët nëse janë të infektuar me koronavirus

Pedonalja e Shkodrës përmbytet, kthehet në lumë të rrëmbyeshëm gjatë natës
Pedonalja e Shkodrës përmbytet, kthehet në lumë të rrëmbyeshëm gjatë natës Gazeta Si 92 Shikime • 4 years më parë

⁣Pedonalja e Shkodrës përmbytet, kthehet në lumë të rrëmbyeshëm gjatë natës

Ithtarët e komunizmit përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve
Ithtarët e komunizmit përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣ Ithtarët e komunizmit përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve

Rama: Negociatat nuk hapen pa u ndëshkuar nga drejtësia zyrtarët e lartë
Rama: Negociatat nuk hapen pa u ndëshkuar nga drejtësia zyrtarët e lartë Gazeta Si 122 Shikime • 7 years më parë

“Bashkimi Europian refuzoi se pret që drejtësia të çojë në burg peshqit e mëdhenj, presidentë, ish-presidentë, kryeministra e ish-kryeministra”, tha ai në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare të kësaj të enjte.

Misteri i ishullit Saint-Michel në veri të Francës
Misteri i ishullit Saint-Michel në veri të Francës Gazeta Si 126 Shikime • 7 years më parë

Misteri i ishullit Saint-Michel në veri të Francës

Patrullat policore duke ndaluar qytetarë për mosmbajtje maske
Patrullat policore duke ndaluar qytetarë për mosmbajtje maske Gazeta Si 81 Shikime • 6 years më parë

⁣“M’u lag nga shiu dhe e hodha!”, “E kam në xhep se isha duke pirë cigare!”. “S’kam! Tani do ta blej te farmacia e parë që do gjej!”, “Më ra në shesh e u bë pis”, “Sa dola nga lokali, tani po e vendos”,… e deri tek “Nuk dua ta vendos”. Këto janë justifikimet më të shpeshta që kanë nxjerrë qytetarët kur janë përballur me patrullat e Policisë së Shtetit dhe policive bashkiake për çështjen e maskave.

Gazeta “Si” mëson se kur po mbushen thuajse 10 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit që detyron mbajtjen e maskave në çdo ambient, me përjashtim të bareve dhe restoranteve, janë vendosur rreth 4 mijë gjoba në të gjithë vendin.

Por, burime të Gazetës “Si” thonë se për një pjesë të mirë të gjobave të vendosura nga komunikimi me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po hasin vështirësi në gjetjen e kontratave të energjisë elektrike për t’u faturuar 3 mijë, apo 5 mijë lekshin e gjobës së marrë.

“Kjo për faktin se personat në fjalë nuk e kanë një të tillë. Janë persona madhorë dhe me zotësi të plotë juridike, me banim të deklaruar tek prindërit, vëllai, apo motra, apo ndonjë i afërm tjetër. Pra, ata vetë nuk kanë kontratë me OSHEE, por kanë familjarët e tyre”, thonë burimet.

Gjobat vendosen mbi bazën e certifikatës familjare, që do të thotë se personat e gjobitur, edhe nëse nuk janë kryefamiljarë, por figurojnë pjesë në certifikatën e trungut familjar gjoba vendoset në matësin e familjes. Po në rastet kur personat e gjobitur figurojnë të ndarë me familjarët e tyre në certifikatë dhe pa kontratë me OSHEE?

“Në të tilla raste marrja e gjobës përmes OSHEE është e pamundur. Janë duke u diskutuar mundësitë e marrjes së tyre në rrugë të tjera”, thonë burimet e gazetës “Si”, por pa sqaruar më shumë mbi këto “rrugë të tjera” pasi siç thonë janë ende në diskutim dhe konsultim, sidomos me zyrat juridike të Policisë së Shtetit.

Juristët e Policisë së Shtetit për momentin kanë përjashtuar mundësinë e delegimit të gjobës për këtë kaategori tek familjarët, apo të afërmit e tjerë, duke arsyetuar se përbën shkelje deri edhe të Kushtetutës.

“S’mund të gjobisim babain për faj të djalit. Juridikisht kjo bie ndesh me ligjin përsa kohë janë të ndarë në certifikatat familjare. Bie ndesh edhe me Kushtetutën, që e përcakton se përgjegjësia është individuale”, thonë burimet.

“Halli” me interpretimin e ligjit dhe “keqinterpretimi” qytetar me policitë bashkiake

Policia e Shtetit dhe policitë bashkiake janë vënë në “hall të madh” me interpretimin e aktit normativ që detyron mbajtjen e maskave në publik.

“Mjafton të dalësh nëpër rrugët e Tiranës dhe 80 për qind, për të mos thënë më shumë, e njerëzve e mbajnë maskën varur në qafë, ose në dorë. Patrullat policore janë vënë në dilemë të gjobisin, apo të mos gjobisin në të tilla raste”, thonë burimet e Gazetës “Si”.

Mes dy rrugëve, policët e patrullave kanë gjetur një të mesme.

“Në shumicën e rasteve pasi u merret emri e mbiemri qytetarëve që kapen në shkelje të aktit normativ u jepet një këshillim. Por sa më shumë shtohen rastet me infektime të reja, aq më shumë shtohet presioni i drejtuesve të Policisë së Shtetit për të vendosur gjoba”, deklarojnë burimet e gazetës “Si”.

Problematika tjetër lidhet me “keqinterpretimin”, apo “mosinformimin” e qytetarëve për parashikimet e aktiti normativ, që të drejtën e gjobës ja jep edhe policive bashkiake. Kompetencat e kësaj të fundit ndryshojnë nga Bashkia e Tiranës me bashkitë e tjera. Policia bashkiake e kryeqytetit ka kompetenca më të zgjeruara, por sërish ato mbeten administrative.

“Pra, policia bashkiake nuk mund të arrestojë, ndalojë, apo shoqërojë njeri. Ajo vetëm gjobit. Ka pasur raste kur qytetarët e ndaluar për mosmbajtje maske nga ana e policisë bashkiake e kanë shpërfillur atë, kanë rezistuar. Në përpjekje për të zbatuar parashikimet e aktit ligjor, policia bashkiake ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit”, thonë burimet.

Në këtë pjesë burimet thonë se kjo ka shtuar punën e patrullave të policisë së shtetit.

“Policitë bashkiake kanë kërkuar ndihmë në shumë raste. Në një pjesë të mirë të tyre qytetarët janë shoqëruar nëpër komisariate dhe detyrën e gjobitjes së tyre për mosmbajtje maske e kanë bërë punonjësit e Policisë së Shtetit. Por, kjo ka shtuar ngarkesën e patrullave”, vijojnë burimet.

Situata bëhet më problematike në Tiranë, ku Policia e Shtetit është e angazhuar edhe tek menaxhimi i trafikut, që me punimet në “Rrethrrotullimin Shqiponja” bëhet një detyrë edhe më shumë sfiduese.

“Për këtë arsye, drejtori (i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj) ka kërkuar ndihmën e Policisë Bashkiake për menaxhimin e trafikut”, sqarojnë burimet e gazetës “Si”.

“Presioni” për të vendosur gjoba

Burimet e Gazetës “Si” thonë se Policia e Shtetit është urdhëruar, të paktën gojarisht, që gjobat të aplikohen vetëm në rastet kur haset në rezistencë dhe refuzim nga qytetari për të mbajtur maskën.

“Në rastet e tjera detyra e patrullave ka qenë kryesisht ndërgjegjësuese dhe këshilluese”, thonë burimet.

Megjithatë, ka akuza se në terren po aplikohen masivisht gjobat, sidomos në 3-4 ditët e fundit, kur edhe numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur ndjeshëm.

“Direktivat për patrullat nuk kanë ndryshuar. Ato janë të njëjta që nga fillimi. Mund të ketë ndodhur që në fillim policia është treguar më tolerante ndaj shkelësve për t’u lënë kohë qytetarëve që të mësohen me realitetin e ri; atë që maska është me detyrim”, shpjegon një tjetër burim i gazetës “Si”, duke mohuar çdo akuzë se uniformat blu në terren janë nën presion për të vendosur gjoba.

⁣Biznes, apo qytetar? Si të merrni leje daljeje nga e-Albania
⁣Biznes, apo qytetar? Si të merrni leje daljeje nga e-Albania Gazeta Si 112 Shikime • 6 years më parë

Në e-albania, autorizime të posaçme për lëvizjet brenda fashës orare 22.00-06.00 2 shërbime elektronike për lejet për dalje për qytetarët dhe bizneset
Për qytetarët:
Leje për dalje për punë
Leje për dalje për arsye të domosdoshme
Për bizneset:
Leje qarkullimi për transportin e stafit
Leje qarkullimi për ofrimin e shërbimeve

⁣“Meta 2” i propozon Kuvendit shkarkimin e Presidentit
⁣“Meta 2” i propozon Kuvendit shkarkimin e Presidentit Gazeta Si 76 Shikime • 5 years më parë

Pas më shumë se tre orë mbledhje, ku pjesën më të madhe të kohës e mori leximi i raportit 96 faqesh, Komisioni Hetimor Parlamentar gjeti se shkeljet e Presidentit Meta të një morie nenesh të Kushtetutës klasifikoheshin si të rënda dhe unanimisht i propozohet Kuvendit në seancë plenare shkarkimi i tij.

“Është një dokument gjithpërfshirës që do të shërbejë për punë studimore në të ardhmen. Është shterues brenda objektit të hetimit të caktuar në kërkesën e 49 deputetëve të Kuvendit”, tha anëtarja e Komisionit, Vasilika Hysi.

Raporti është hartuar mbi bazën provave fizike e virtuale, ku janë të pasqyruar të gjitha deklaratat e Presidentit para, gjatë dhe pas 25 prillit, që në vlerësimin e 49 deputetëve nismëtarë për shkarkimin e Metës bien ndesh me rolin e tij mbi palët.

Raporti thotë se Presidenti bëri fushatë hapur kundër partisë në pushtet dhe roli i tij nuk perceptohet në popull si unifikues, rrezikoi marrëdhëniet me ndërkombëtarët me akuzat për korrupsion për diplomatët e huaj, nxiti dhunën dhe urrejtjen, madje për këtë të fundit, Komisioni kërkon edhe ndjekjen penale.

“Thirrjet që nxisin dhunë janë subjekt i ndjekjes penale nga organet kompetente”, thotë raporti.

Veç tyre, Komisioni ka administruar si prova edhe postime me foto, video dhe tekst të Presidentit në rrjetet sociale. Prova tjetër është korrespondenca e Presidentit me Gjykatën Kushtetuese, që anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar e interpretojnë si shantazh të tij ndaj kësaj gjykate.

Komisioni akuzon Presidentin se jo vetëm ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por e ka bërë këtë në mënyrë të përsëritur.

“Bëhet fjalë për shkelje të përsëritura në 19 intervista televizive, 9 deklarata për mediat dhe 45 postime në rrjetet sociale”, tha kreu i Komisionit, Alket Hyseni.

Si prova janë administruar edhe të dhënat e mbledhura nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga SPAK në lidhje me kallëzimet për krimet zgjedhore. Komisioni tha se ka administruar edhe informacione nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe një informacion të klasifikuar si sekret nga ana e Policisë së Shtetit, nën dyshimet se Presidenti Ilir Meta mund të jetë takuar me eksponentë të Agimit të Artë.

Informacion është marrë edhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procedurat e ndjekura prej kësaj të fundit për përplasjen në lidhje me zyrat e Frymës së Re Demokratike si dhe raste të shkarkimit të Presidentit në Letoni dhe vende të tjera europian. Si provë janë administruar edhe dhënia e titujve, dekoratave, procedurave dhe dekreteve të shtetësisë së dhëna nga ana e Presidentit Meta para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Gjithashtu, raporti është bazuar edhe te dy mendimet e dhëna nga ekspertët Artan Spahiu dhe Erind Mërkuri.

Raporti do t'i dorëzohet Kuvendit brenda javës së ardhshme. Kuvendi më pas duhet të vendosë në seancë plenare me të paktën 94 vota pro për shkarkimin e Metës. Votimi i Parlamentit, së bashku me raportin e Komisionit Hetimor dorëzohet më pas në Gjykatën Kushtetuese, që jep vendimin përfundimtar, ose për shkarkimin, ose e rrëzon raportin dhe Presidenti Meta vijon detyrën.

Basha shpërthen në Kuvend: Fundërrinë, plehrë, qelbësirë, horr, uturak...
Basha shpërthen në Kuvend: Fundërrinë, plehrë, qelbësirë, horr, uturak... Gazeta Si 53 Shikime • 5 years më parë

⁣Basha shpërthen në Kuvend: Fundërrinë, plehrë, qelbësirë, horr, uturak...

Përmbytjet në Shkodër, qindra banesa nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut
Përmbytjet në Shkodër, qindra banesa nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut Gazeta Si 97 Shikime • 4 years më parë

Përmbytjet në Shkodër, qindra banesa nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut

Pamjet tragjike të aksidentit te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 persona
Pamjet tragjike të aksidentit te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 persona Gazeta Si 130 Shikime • 3 years më parë

⁣Pamjet tragjike të aksidentit te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 persona

Kryeministri Edi Rama takohet me kryeministrin kinez në Zagreb
Kryeministri Edi Rama takohet me kryeministrin kinez në Zagreb Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

Gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama në Zagreb, Kryeministri kinez i Li Keqiang vuri në dukje se Kina dhe Shqipëria duhet të përmirësojnë komunikimin për të arritur një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve, për të lehtësuar sipas tij lëvizjet e të rinjve dhe për të konsoliduar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

‘Paqe në San Siro’, Inter dhe Juventus ndajnë nga një pikë
‘Paqe në San Siro’, Inter dhe Juventus ndajnë nga një pikë Gazeta Si 88 Shikime • 7 years më parë

Kryendeshja e javës së 34-të të Serisë A mes Interit dhe Juventusit është mbyllur në barazim 1-1. Derbi i Italisë, ka qenë një reklamë e vërtetë për futbollin italian, duke një futboll shumë intensiv për gjatë gjithë 90 minutave.

Me udhëzime të reja, kombëtarja fokusohet te Moldavia
Me udhëzime të reja, kombëtarja fokusohet te Moldavia Gazeta Si 96 Shikime • 7 years më parë

Humbja me Islandën në atë formë la një shije shumë të keqe tek të gjithë. Edhe futbollistët në prononcimet e tyre pas ndeshjes u shpreh shumë të zhgënjyer për rezultatin. Por duke nisur nga pasditja e së dielës ekipi i Rejas zbritur në fushën stërvitore në qytetin e Durrësit.

Opozita nis protestën e parë pas 30 qershorit
Opozita nis protestën e parë pas 30 qershorit Gazeta Si 73 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj nisën protestën e radhës kombëtare, e para e këtij lloji pas zgjedhjeve të 30 qershorit, që opozita i vlerëson si farsë elektorale që provuan se shqiptarët kanë braktisur Edi Ramën.

Shpërthimi i karburantit në Lezhë
Shpërthimi i karburantit në Lezhë Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Shpërthimi i karburantit në Lezhë, 7 të plagosur

Showing 13 out of 139