Videot kryesore

Minutë pas minute, rastet e individëve të prekur me Koronavirus nëpër shtete të ndryshme të botës
Minutë pas minute, rastet e individëve të prekur me Koronavirus nëpër shtete të ndryshme të botës Gazeta Si 45 Shikime • 6 years më parë

Në këtë video mund të shihni se si ka qënë ritmi i përhapjes së Koronavirusit në botë.

Protestues të armatosur në Parlament, deputetët e Miçiganit votojnë me pahir heqjen e emergjencës
Protestues të armatosur në Parlament, deputetët e Miçiganit votojnë me pahir heqjen e emergjencës Gazeta Si 70 Shikime • 6 years më parë

Kërkesa e Guvernatores së Miçiganit për të zgjatur edhe më tej gjendjen e emergjencës për shkak të Covid-19 u refuzua “me pahir” nga ligjvënësit e këtij shteti amerikan, që e panë veten nën kërcënimin e protestuesve të armatosur që mësynë korridoret e sallës së seancave plenare.

Protesta kundër kufizimeve u thirr dhe organizua përmes rrjeteve sociale nga organizata “American Patriot”, një grupim kontravers, që shpesh është akuzuar për veprime raciste dhe si i lidhur me ideologjinë e ekstremit të djathtë.

Për orë me radhë mes protestuesve të armatosur edhe me pushkë të kalibrit ushtarak dhe forcave të policisë u zhvillua një luftë nervash, deri në momentin që nga brenda sallës doli rezultatoi që rrëzoi kërkesën e guvernatores Gretchen Whitmer.

Pamjet që u shpërndanë edhe drejtpërdrejtë në rrjetet sociale nga vetë organizatorët e protestës paraqisnin një situatë surreale, por jo krejtësisht të pazakontë për Miçiganin. Në këtë shtet lejohet armëmbajtja, edhe brenda sallës së Parlamentit me kushtin që poseduesi duhet ta mbajë në vend të dukshëm për forcat e rendit.

Përfaqësuesit demokratë në këtë shtet akuzuan se pas kësaj proteste qëndronin ekstremistë të djathtë, të njohur si mbështetës së Presidentit Donald Trump. Në fakt, në protestë nuk munguan parrullat dhe thirrjet pro Trump dhe thirrjet “Ne nuk jemi Kina!”.

Akuza e Bashës: Për Teatrin është marrë kapar! Të fusin plumbin po s'u bë puna
Akuza e Bashës: Për Teatrin është marrë kapar! Të fusin plumbin po s'u bë puna Gazeta Si 54 Shikime • 6 years më parë

Lulzim Basha flet për një miklim të krimit të organizuar, drejtësisë dhe oligarkisë në projektin që çoi në prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kreu i Partisë Demokratike deklaron se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pengje të këtij miklimi dhe i akuzoi ata se kanë marrë “kapar” për hapjen e truallit për kulla.

“Këta që na drejtojnë janë pengje të oligarkëve, janë pengje të krimit, janë pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën, dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë. Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Këta janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin”, deklaroi Basha në një intervistë për emisionin “Tempora”.

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se sot më shumë se kurrë është e nevojshme shkëputja e politikës nga krimi, që realizohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndersh,e.

“Marrëdhënia me botën e nëndheshme është e tillë, nuk mund të rrinë të dy me një karrige. Ose do të kesh vlera morale dhe do të udhëheqësh me vlera morale dhe padyshim mund të bësh dhe gabime në qeverisje dhe qytetarët do të vlerësojnë për të mirat, do të gjykojnë për gabimet, prandaj duhet të kemi proces normal zgjedhor. Po në qoftë se bën aleancën me krimin, atëherë krimi do të udhëheqë, krimit do ti shërbesh, peng i krimit do të jesh. Dhe kjo është situata ku kemi ardhur, kjo është beteja që kemi nisur”, u shpreh ai.

⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës
⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës Gazeta Si 83 Shikime • 5 years më parë

Në krahasim me fjalimet e zakonshme në seancat plenare të Kuvendit, fjalimi i kësaj të enjteje i Kryeministrit Edi Rama ishte më i shkurtër, por po aq thumbues në drejtim të Lulzim Bashës.

Pasi akuzoi Partinë Demokratike se po përsëriste të njëjtat gabime që e kanë çuar nga humbja në humbje në zgjedhje, nga foltorja e parlamentit, Edi Rama i solli Lulzim Bashës reminishenca të një tjetër “Foltoreje”, asaj të Sali Berishës.

Kryeministri përdori fjalët e Berishës, që në turin e takimeve me mbështetësit e vet e ka akuzuar Lulzim Bashën si kryetar “kukull” të PD-së dhe “peng” të Edi Ramës.

“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është tipari i mendjelehtësisë. Natyrisht, duke përsëritur të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do të merrni sërish. Kjo është zgjedhja juaj dhe nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj, aq më tepër tani që jeni në garë se kush është kukulla, se kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull dhe as peng”, tha Rama.

Thumbimet shoqëruan thuajse të gjithë fjalimin, ku Kryeministri e këshilloi opozitën që të heqë dorë nga akuzat, sipas tij, boshe ndaj ministrave sepse nuk i sjellin mbështetje.

“Se ça mbillni këtu në katër vite, shkoni e korrni atje”, tha ai.

Sali Berisha, që turin e foltoreve të mërkurën e ndali në Gjirokastër, nuk ishte i pranishëm në sallë.

FOTO BERISHA

Ndërkohë, Basha iu kundërpërgjigj Ramës duke akuzuar se po përpiqet që të zhvendosë debatet që bëhen për interesat e qytetarëve në kacafytje personale.

“Shikoni pak të dashur qytetar se ku e zhvendos një debat që është për ju, për xhepat tuaj, për situatën ku ndodheni ju. Shikoni si do që ta zhvendosë në një kacafytje dhe protagonizëm personal, njësoj si në ditët e para të pandemisë, ku na dilte dhe kur hapnim frigoriferin. Frigoriferi bosh nga ushqimet, po dilte koka e tij. Shikoni si e koncepton politikën ky. Shikoni si i drejtohet opozitës, moratorium heshtjeje, mbyllni gojën, pse? Sepse ka frikë nga e vërteta!”, tha Basha.

Rama: Amnistinë fiskale do ta bëjmë! Ka folur populli shqiptar
Rama: Amnistinë fiskale do ta bëjmë! Ka folur populli shqiptar Gazeta Si 69 Shikime • 4 years më parë

Dy janë pyetjet për të cilat mendimi i qytetarëve në këshillimin kombëtar mund ta fusë Edi Ramën në një kurs përplasjeje me partnerët ndërkombëtar; amnistia fiskale për paratë e emigrantëve dhe legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore.

Për të dyja këto pyetje, qytetarët u përgjigjen në shumicë dërrmuese me pro. Të parës iu përgjigjen pozitivisht, sipas shifrave të publikuara nga Rama, 66 për qind e qytetarëve, ndërsa të dytës 61 për qind.

Nëse për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore me partnerët ndërkombëtarë mund të gjendet dakordësia, nisur nga rasti i Maqedonisë së Veriut në rajon, ku kanabisi është i legalizuar dhe nga prirja në BE e SHBA për të dekriminalizuar e ligjëruar këtë kultivim, për amnistinë fiskale për paratë e emigrantëve, ku Rama tha se do të shikohet mundësia për të integruar në këtë amnisti edhe paratë e evazionit fiskal nga kompanitë vendase, kundërshtitë mund të jenë më të thella e të forta.

Amnistia nuk është një ide e re e qeverisë. Ajo u hodh si ide që në 2019-n dhe rikthye në qarkullim edhe në 2020. Në të dyja rastet, kundërshtari më i ashpër ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN ka theksuar qartë qëndrimin e tij kundër miratimit të një amnistie fiskale, duke ngritur shqetësime se ajo ndikon negativisht te performanca në mbledhjen e taksave dhe rrëzikon të shfrytëzohet për pastrimin e parave.

“Stafi përsëriti këshillën kundër një ligji për amnisti fiskale, duke pasur parasysh ndikimin e tij në pagimin e taksave dhe po ashtu në pastrimin e parave dhe rreziqet e qeverisë”, thotë FMN.

Kundër aministisë është shprehur edhe Komisioni Europian dhe MoneyVal, autoriteti i Këshillit të Europës i luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Megjithatë, me përgjigjen pozitive të rreth 330 mijë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri Edi Rama u përçoi një mesazh.

“Amnistia fiskale është të çash një rrugë të re. Janë nisur e janë ndalur qeveritë e mëparshme, jemi nisur dhe jemi ndalur edhe ne. Tani ka folur opinioni publik shqiptar, që është më shumë se sa të flasë një shumicë qeverisëse dhe tani këtë gjë duhet ta marrin në konsideratë edhe partnerët tanë, që këtu duhet të bëhet ajo që thotë populli shqiptar”, tha Rama.

Lundrimi natën me gjysmë nëndetësen në Gjirin e Sarandës
Lundrimi natën me gjysmë nëndetësen në Gjirin e Sarandës Gazeta Si 323 Shikime • 4 years më parë

⁣Lundrimi natën me gjysmë nëndetësen në Gjirin e Sarandës

Supervjedhja, momenti kur Rozeta Dobi futet në kafazin e xhamit në gjykatë
Supervjedhja, momenti kur Rozeta Dobi futet në kafazin e xhamit në gjykatë Gazeta Si 87 Shikime • 4 years më parë

⁣Supervjedhja, momenti kur Rozeta Dobi futet në kafazin e xhamit në gjykatë

Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK
Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK Gazeta Si 111 Shikime • 3 years më parë

⁣Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK

Basha: Europa është kundër drogës dhe korrupsionit
Basha: Europa është kundër drogës dhe korrupsionit Gazeta Si 120 Shikime • 7 years më parë

“Europa nuk është kundër shqiptarëve. Europa është kundër drogës, kundër qeveritarëve të korruptuar. Nuk shkohet në Europë pa vlerat europiane të zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa drejtësi me një standard për të gjithë, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve”, deklaron Lulzim Basha per REL.

Merr flakë makina e transportit të parave
Merr flakë makina e transportit të parave Gazeta Si 110 Shikime • 7 years më parë

Merr flakë makina e transportit të parave

Rama i tregon UEFA-s se “Arena” është gati
Rama i tregon UEFA-s se “Arena” është gati Gazeta Si 50 Shikime • 7 years më parë

UEFA nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht stadiumin e ri të Kombëtares shqiptare si vendi ku do të zhvillohet sfida me Francën, por si për t’i dërguar një sinjal qeverisë europiane të futbollit se “Arena Kombëtare” është gati, Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një video të shkurtër.

Në videon prej 11 sekondash, Rama tregon shkallët dhe tapetin e blertë të stadiumit, që është ende në pritje të zhvillimit të testit zyrtar para se të hapet për një ndeshje të Kombëtares.

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 57 Shikime • 6 years më parë

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

⁣Bardhi: Burri i ministres Xhaçka, investitor strategjik që mori pagë lufte në pandemi
⁣Bardhi: Burri i ministres Xhaçka, investitor strategjik që mori pagë lufte në pandemi Gazeta Si 111 Shikime • 4 years më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se as ministrja Olta Xhaçka, as bashkëshorti i saj dhe as kompania e tij që mori statusin e investitorit strategjik nuk kanë burimet e të ardhurave për të realizuar këtë projekt me kosto 5.5 mln euro.

“Investitori strategjik është bërë investitori strategjik që ka përfituar pagë lufte si shtresë në nevojë. Deklarata e pasurisë së bashkëshortit të ministrs, që deklaron se ka marrë pagë lufte 400 mijë lek në periudhën e Covid-it. Ky është investitori strategjik. Pra deklaron se është i papunë dhe si shtresë në nevojë ka marrë 400 mijë lek të vjetra në periudhën e Covid. Vetëm me firmën e Edi Ramës mund të ndodhë që sot të jesh shtresë në nevojë e të marrës pagë lufte dhe nesër të gdhihesh investitor strategjik që do të investosh 5.5 mln euro”, deklaroi Gazment Bardhi.

Aksidentohen 8 turistë polakë, policia nuk e publikon
Aksidentohen 8 turistë polakë, policia nuk e publikon Gazeta Si 66 Shikime • 7 years më parë

Tetë turistë polakë janë aksidentuar pasditen e së dielës rreth orës 18:00 në zonën e Ishmit në Durrës.

Makina me të cilën po udhëtonin grupi i turistëve, një fuoristradë është aksidentuar në fshatin Bizë të kësaj zone. Mësohet se për pasojë grupi i turistëve kanë marrë plagë e fraktura të shumta në trup.

Për t’u ardhur në ndihmë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe katër ambulanca nga spitali i qytetit të Durrësit. Të plagosurit janë dërguar në këtë spital, ku nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Një tjetër detaj është se policia, megjithëse është vënë në dijeni menjëherë për këtë ngjarje, nuk e ka bërë publike atë.

Takim me arinjtë polar në kufijtë e Arktikut
Takim me arinjtë polar në kufijtë e Arktikut Gazeta Si 81 Shikime • 7 years më parë

Takim me arinjtë polar në kufijtë e Arktikut

Në ishullin Java, aty ku llava e vullkaneve nuk pushon asnjë sekondë
Në ishullin Java, aty ku llava e vullkaneve nuk pushon asnjë sekondë Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Në ishullin Java, aty ku llava e vullkaneve nuk pushon asnjë sekondë (VIDEO)

Rama: Luftë frontale krimit të organizuar dhe "KÇK"-së
Rama: Luftë frontale krimit të organizuar dhe "KÇK"-së Gazeta Si 63 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së pronave në bregdetin e Durrësit, duke premtuar se me propozimin për një ligj special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër punonjësve të sistemit të drejtësisë, që sipas tij kanë abuzuar me të drejtën e pronarëve legjitimë, kjo do të marrë fund.

“Do të jetë fundi i sigurt i gjitha merimangave dhe i rrjetit të vjetër të merimangave, që kërkojnë ushqim për të dhënë atë që në fakt është e drejta e gjithsecilit. Jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat në Shqipëri, nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht, sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik dhe aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista. Por nuk do t’i gëzojë. Çfarë kanë grabitur, nuk do ta gëzojnë”, premtoi Rama.

Kryeministri foli gjatë takimit të përjavshëm me qytetarët në kuadër të platformës “Shqipëria që duam”. Kjo deklaratë e tij mori shkas nga problematika e ngritur nga një qytetar mbi korrupsionin në Kadastrën e Durrësit.

Rama pranoi se fenomeni vijon të jetë një plagë e hapur. Kadastra e Durrësit është vendosur në mes të përplasjes mes Qeverisë dhe Prokurorit Arjan Ndoja, i plagosur më 1 nëntor tek vendi i njohur si Mbikalimi i Shkozetit.

Ndoja ka në dorë dosjen ndaj kreut të kësaj Kadastre, Liridon Pula, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre për çështjen e pronave në Gjirin e Lalëzit. Por, Kryeministri Edi Rama dhe zv.Kryeministri Erjon Braçe e kanë akuzuar prokurorin se pas këtij hetimi “sajesë” qëndrojnë lidhjet e Arjan Ndojës me një grup të njohur kriminal në fushën e pasurive të paluajtshme në qytetin e Durrësit.

Momenti i nisjes së aksionit për shembjen e godinës së Teatrit
Momenti i nisjes së aksionit për shembjen e godinës së Teatrit Gazeta Si 48 Shikime • 6 years më parë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.

Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.

Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.

Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.

⁣Superstërvitja e NATO-s në Shqipëri nis të martën
⁣Superstërvitja e NATO-s në Shqipëri nis të martën Gazeta Si 50 Shikime • 5 years më parë

Paraditen e së martës do të fillojë stërvitja më e madhe e udhëhequr nga SHBA dhe NATO, e pagëzuar me emrin “Defender Europe 21”.

Ceremonia e nisjes së kësaj stërvitjeje do të mbahet rreth orës 09:30 në Portin e Durrësit dhe do të transmetohet përmes faqes zyrtare të Facebook të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Afrikën.

Në Portin e Durrësit kanë zbarkuar prej ditësh tashmë mjetet ushtarake, logjistike dhe trupat amerikane dhe të vendeve të tjera anëtare të Aleancës, që do të përfshihen në këtë mega-trajnim.

"Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuader te NATO, Defender Europe 21", deklaron ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan.

Policia shtrin në tokë një person të shpallur në kërkim
Policia shtrin në tokë një person të shpallur në kërkim Gazeta Si 72 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia shtrin në tokë një person të shpallur në kërkim

Showing 12 out of 139