Videot kryesore

Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave
Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave

⁣Rama takohet me Blinken në Uashington: Roli i Shqipërisë në KS
⁣Rama takohet me Blinken në Uashington: Roli i Shqipërisë në KS Gazeta Si 88 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama mbërriti rreth orës 19:00 me orën tonë në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit në Uashington, për të nisur takimin me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Rama ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka treguar çështjet kryesore që u diskutuan.

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet bilaterale, diskutuam për rajonin, ecurinë e reformave në Shqipëri. Në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s".

Rama shpjegoi edhe praktikën e "bashkëpengmarrjes" në KS mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Është një praktikë kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara dhe SHBA na propozoi ne këtë bashkëpunim, e pranuam me shumë kënaqësi dhe kjo na jep mundësi që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë. Për Ukrainën nuk është një çështje e Shqipërisë por e gjithë botës, e OKB", tha ai.

Rama ndodhet në SHBA për një vizitë 4-ditore, që nisi me një ceremoni të organizuar me rastin e marrjes nga ana e Shqipërisë së mandatit dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.

Rama e vlerësoi këtë si një arritje historike dhe plotësisht të merituar për Shqipërinë.

Ndërkohë, takimi me Blinken mbërrin në një periudhë të trazuar në kampin e opozitës së politikës shqiptare, ku Sali Berisha ka nisur prej shtatorit Foltoren për t’i marrë PD-në Lulzim Bashës, që e akuzon së bashku me Ramën si pjesë “të komplotit që e shpalli atë non grata nga DASH” me akuzën e korrupsionit madhor.

Berisha thotë se ka paditur në gjykatën korrektuese të Parisit Sekretarin e Shtetit, ndërsa deklaron se ai ka marrë një vendim krejtësisht politik e të shtyrë nga George Soros, pa asnjë provë e fakt kundër tij.

Në Kiev po luftohet për çdo centimetër
Në Kiev po luftohet për çdo centimetër Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

Artileria e rëndë, tanket e bombardimet me helikopterë dhe avionë po ja lënë gradualisht vendin luftës rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi në rrethinat e Kievit, Kharkovit dhe qyteteve të tjera të mëdha ukrainase.

Ushtria ukrainase thotë se vijat mbrojtëse po rezistojnë në Summy, Kharkiv, Chihniev dhe në rrethinat e Kievit. Në kryeqytet, në zonat perëndimore të tij nata raportohet e zhurmshme me të shtëna të vazhdueshme kallashnikovi dhe shpërthime të fuqishme.

Ushtria ka dhënë alarmin se grupe të forcave ruse kanë sekuestruar disa automjete të blinduara të ushtrisë ukrainase, janë veshur me uniformat e tyre dhe janë futur në prapavijë në përpjekje për të sabotuar vijën mbrojtëse.

Alarmi është dhënë për katër automjete që raportohet se kanë hyrë në thellësi të kryeqytetit dhe u kërkohet ndihmë qytetarëve që të raportojnë kur të shohin mjetet e blinduara me targa “Kozak 6163, 6164, KrAZ AI5976, AI 5966, GAZ66 dhe AI 5866”.

Ndërkohë, në një njoftim tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës akuzon Rusinë për krime lufte, kur ka lëshuar dy raketa në zonën civile të Kievit. Raketat, sipas njoftimit, janë neutralizuar nga sistemit mbrojtës antiajror.

Një sërë urash përreth Kievit janë hedhur në erë për të parandaluar avancimin e tankeve ruse. Në frontin e veriut dhe pranë kufirit me Bjellorusinë, ushtria ukrainase po përdor taktikat guerrile për të dëmtuar armikun.

Në jug të vendit, rusët kanë marrë pas 24 orë luftimesh ishullin e vogël Bile në Detin e Zi. Ukraina thotë se ka humbur kontaktet me të gjithë grupin e ushtarëve që ndodheshin në këtë ishull.

Ndërkohë, qendrat e rekrutimit të ushtarëve në Kiev kanë regjistruar radhë. Ministria e Mbrojtjes ka dalë me deklarata duke ftuar këdo që është i aftë të mbajë një armë që të paraqitet vetëm me një pasaportë, ndërsa ka nisur edhe ndarja e armëve mëngjesin e së premtes.

Samiti për Ukrainën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë
Samiti për Ukrainën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë Gazeta Si 70 Shikime • 3 years më parë

⁣Samiti për Ukrainën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë

Sekuestrohen 18 ora të shtrenjta dhe bizhuteri floriri, 3 të arrestuar në Durrës
Sekuestrohen 18 ora të shtrenjta dhe bizhuteri floriri, 3 të arrestuar në Durrës Gazeta Si 96 Shikime • 3 years më parë

⁣Sekuestrohen 18 ora të shtrenjta dhe bizhuteri floriri, 3 të arrestuar në Durrës

Shefi i CIA-s, William Burns në Prishtinë
Shefi i CIA-s, William Burns në Prishtinë Gazeta Si 79 Shikime • 2 years më parë

⁣Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e 23 gushtit

Gjermania humb Wirtz për UNL
Gjermania humb Wirtz për UNL Gazeta Si 56 Shikime • 2 years më parë

⁣Dëmtimi që pësoi në kampionat, bën që Florian Wirtz të humbasë 1/2 finalet e Nations League përballë Italisë dhe me shumë gjasë, edhe sezonin në Bundesliga...

Ndasia Thaçi-Haradinaj reflektohet përballë Merkel
Ndasia Thaçi-Haradinaj reflektohet përballë Merkel Gazeta Si 119 Shikime • 8 years më parë

Që delegacioni i Kosovës shkoi në Berlin i ndarë në qëndrime për dialogun me Serbinë, kjo nuk është më sekret. Por, ndasia mes Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit u reflektua që në pritje nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

solar orbiter.mp4
solar orbiter.mp4 Gazeta Si 77 Shikime • 7 years më parë

Sonda Evropiane “Solar Orbiter” drejtuar Diellit u nis nga baza amerikane Cape Canaveral me një raketë të tipit “Atlas 5”. Nis kështu misioni më ambicioz i organizuar ndonjëherë drejt yllit tonë, i krijuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) në bashkëpunim me NASA-n.

“Vatra të Covid-19”, Presidenti dhe opozita kërkojnë mbylljen e fasonerive
“Vatra të Covid-19”, Presidenti dhe opozita kërkojnë mbylljen e fasonerive Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Ilir Meta kërkoi mbylljen e fasonerive dhe mbështetjen e punonjësve të tyre me pagesa nga Qeveria, nëse këto të fundit nuk përmbushin dhe garantojnë standardet e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Është me mjaft rëndësi që të respektohen kudo distancat fizike dhe standarde të detyrueshme nga institucionet e shëndetit publik për çdolloj aktiviteti. Çdo nënvlerësim do të ishte me pasoja edhe njerëzore, financiare dhe ekonomike. Duhet përqëndrim më i madh në këtë drejtim për të parandaluar krijimin e vatrave të reja në mënyrë të paparashikuar. Nëse nuk garantohen standardet aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen dhe punonjësit duhet të mbështeten nga ana e Qeverisë”, deklaroi në një konferencë për shtyp Presidenti Meta.

Meta komentoi këtë tematikë pas shpërthimit të dy vatrave me koronavirus në Krujë dhe Laç. Në të dyja këto vatra, pjesa dërrmuese e rasteve të reja me Covid-19 janë punonjëse të fasonerive dhe familjarë të tyre.

Mbylljen e fasonerive dhe mbështetjen financiare nga ana e Qeverisë të 70 mijë punonjësve të këtij sektori e ka kërkuar edhe Partia Demokratike. Ish-deputetja Orjola Pampuri tha se shifrat zyrtare konfirmojnë shqetësimin e ngritur që në fillim nga ana e opozitës, që fasoneritë janë “mina me sahat” e pandemisë.

“Të dhënat zyrtare konfirmojnë shqetësimin e Partisë Demokratike se mbajtja hapur me kokëfortësi e fasonerive i ka kthyer ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit. Në Krujë, sot ka më shumë të infektuar se dje. Janë 18 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë punonjës fasonerie, kryesisht gra dhe vajza. Urojmë që të dhënat të pasqyrojnë realitetin dhe virusi të mos jetë përhapur akoma më shumë, por edhe kaq sa është, kemi një situatë shumë problematike”, deklaroi ajo.

Por, ndryshe nga Presidenti, opozita thotë se nga këqyrja që ka bërë në terren është e pamundur që të respektohet distanca fizike mes punonjësve dhe protokollet e tjera të sigurisë anti Covid.

“Ne ishim atje, kemi parë kushtet, kemi biseduar me sipërmarrësit dhe me punonjësit. Është e pamundur që në një mjedis të tillë aq të vogël të ruhet distanca sociale dhe të respektohen standardet e kërkuara. Duhet mbyllja e tyre, e shoqëruar me një mbështetje financiare. Sa më shpejt, aq më mirë!”, vijon ajo më tej.

PD është e bindur se pas qëndrimit të Qeverisë për të mos mbyllur fasoneritë është këmbëngulja e Edi Ramës për të mos anuluar tendera dhe koncesione, që opozita i cilëson si korruptive.

“Ka vetëm një arsye pse Edi Rama është i gatshëm të luajë bixhoz me jetën dhe shëndetin e 70 mijë nënave dhe motrave. Ai nuk do që të sakrifikojë nga paratë që ndan me një grusht oligarkësh për disa koncesione korruptive. Anulimi i pagesave për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit mbulon koston e pagesës minimale për 70 mijë gra e vajza të fasonerive”, tha Pampuri.

Rama çon në Athinë "porosinë" e Erdogan
Rama çon në Athinë "porosinë" e Erdogan Gazeta Si 57 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama u përplas me Dora Bakojanisin, ish-ministren e Jashtme greke gjatë diskutimit në forumin ekonomik të organizuar në Athinë nga “The Economist”.

Debati mes Ramës dhe Bakojanisit, që është njëkohësisht edhe e motra e Kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis u zhvillua rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare që rrëzoi marrëveshjen e detit të arritur në 2009, ku si ish-kryediplomate e Greqisë, Dora Bakojanis është firmëtare e saj.

Pasi shprehu “keqardhjen” për vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare, Bakojanis nënkuptoi se pas këtij vendimi qëndronte Turqia dhe ndërhyrja e saj.

“Ndjeva keqardhje për vendimit e gjykatës në shqipëri për marrëveshjen e detit. Mendoj që ndërhyrja e vendeve të treta në këtë çështje nuk ndihmon. Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje”, deklaroi ajo.

Rama e kundërshtoi duke thënë se në kohën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ai nuk ka pasur asnjë takim me Erdogan dhe se edhe pas këtij momenti, Turqia nuk ka shfaqur asnjëherë interes për këtë çështje.

“Gjykata Kushtetuese mori vendim për këtë marrëveshje në 2009 dhe në atë kohë, as e kisha takuar dhe as kisha folur me Erdogan, asokohe Kryeministër i Turqisë. Nuk kishim asnjë raport. Ne vendosëm që marrëveshjen ta çonim në gjykatë për një arsye të thjeshtë, kishte një debat të madh në shoqëri, që u nis nga shoqëria civile dhe nuk doja që ky debat të shndërrohej në politik dhe në luftën e zakonshme mes opozitës dhe pozitës dhe ne e çuam në gjykatë. Është e pavërtetë ndërhyrja nga Turqia. Asnjëherë në asnjë takim me Presidentin Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje është e ndonjë interesi për Turqinë. Na duhet të qartësojmë, sepse këto ide ndikojnë tek qëndrimet tona ndaj njëri-tjetrit”, u shpreh Rama.

Shqipëria ka partneritet strategjik si me Turqinë, ashtu edhe me Greqinë. Por, Rama thotë se kjo nuk e vendos Tiranën në mes të dy zjarreve. Kryeministri shqiptar, që të hënën u takua me Erdogan në Turqi, tërthorazi përcolli në Athinë “porosinë” e Presidentit turk për dialog.

“Ajo që mund të them pa asnjë dyshim është që Presidenti turk nuk është një politikan antigrek. E shkuara ka treguar se kur ka vullnet ka një rrugëzgjidhje. Duhet një dialog i mirëfilltë. Nuk është e thjeshtë, por jo e pamundur. Jam i bindur se marrëdhëniet konstruktive turko-greke mund të jenë me vlerë të shtuar për të gjithë Europën. Greqia është në pozicionin e duhur për të qenë ndërmjetësi i ndershëm për këtë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, duke iu rikthyer çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rama konfirmoi qëndrimin zyrtar të palës shqiptare që ja njeh të drejtën greke për t’u zgjeruar me 12 milje, por për të zgjidhur mosmarrëveshjen sugjeroi që dy vendet t’i drejtohen një vendi të tretë mik, ose gjykatave ndërkombëtare.

“Ne mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet palëve të treta që na ndihmojnë miqësisht, apo edhe gjykatës ndërkombëtare. Do të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët këtu dhe në Shqipëri”, u shpreh ai.

“BE, rruga e vetme për ne“

Kryeministri Edi Rama është i bindur se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe këtë e theksoi edhe gjatë fjalës që mbajti në forumin ekonomik të organizuar në Greqi nga revista “The Economist”.

“Alternativa e vetme është Bashkimi Europian, jo sepse na e kërkojnë miqtë më të mëdhenj e të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë”, shton ai.

Rama vlerësoi si pozitive aftësinë e udhëheqësve të rajonit për t’u ulur dhe biseduar me njëri-tjetrin për çështje të ndryshme, pavarësisht se në mes qëndrojnë ende ndasi të thella, si në rastin e Kosovës me Serbinë.

Si shembull të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve që mund të prodhohen përmes dialogut, Rama solli marrëveshjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Për ta përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe, që është zgjidhja dialogu mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është një mësim për të gjithë”, tha ai.

Kryeministri vlerësoi rolin e Zoran Zaev, që sipas Ramës theu tabutë dhe i fitoi sërish zgjedhjet, pavarësisht se mund të kishte krijuar shumë pakënaqësi në vendin e tij me marrëveshjen e arritur me Greqinë.

⁣Rama takon Haradinajn…dhe të tjerët
⁣Rama takon Haradinajn…dhe të tjerët Gazeta Si 59 Shikime • 5 years më parë

Vizita e Edi Ramës në Kosovë e gjen vendin në mes të një fushate elektorale për zgjedhjet vendore dhe për të mos lënë shteg të interpretimit të kësaj vizite si ndërhyrje në këtë fushatë, Edi Rama zgjodhi që t’i takojë të gjithë krerët e partive politike në Kosovë.

Pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Rama nisi me radhë takimet e shkurtra me udhëheqësit e partive politike kosovare, nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, Behgjet Pacollin e AKR-së, Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate e deri te “miku-armik”, Ramush Haradinaj.

Haradinaj e priti Ramën në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nga pamjet e shpërndara nga zyra e shtypit e Kryeministrisë të dy ata shfaqen të buzëqeshur, e duket se ja kanë lënë së shkuarës përplasjet e forta, që përfunduan deri në padi për shpifje të ngritur nga Edi Rama në janar të 2020 ndaj ish-Kryeministrit të Kosovës.

Padia u ngrit pas deklaratave të Ramush Haradinajt, që akuzonte Edi Ramën e Hashim Thaçin se po lobonin për ndarjen e Kosovës për të ndarë miliarda euro pasuri të minierës së Trepçës. Rama më vonë u tërhoq nga kjo padi, ndërsa dy udhëheqësit shmangën prej vitesh takimet me njëri-tjetrin.

Rama e akuzonte Haradinajn për kokëfortësi për t’u tërhequr nga taksa 100 për qind, që pati vendosur ndaj mallrave serbe, edhe pse tërheqja ishte kërkuar nga Angela Merkel e Emmanuel Macron në një takim në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kryeministri Edi Rama i takoi pothuajse të gjithë në qëndrimin disaorësh në Prishtinë. Vizitën e nisi me takimin me Kryeministrin Albin Kurtin, e vijoi me takimin e udhëheqësve të partive opozitare, madje përfshirë këtu edhe Ramush Haradinajn, me të cilin ka pasur përplasjet më të forta për dalllimet në qëndrime në politikën e jashtme, por ajo që ra në sy është mungesa e takimit me Presidenten Vjosa Osmani, e po ashtu edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Zyra e Konjufcës tha se pas mungesës së një takimi qëndronin thjesht burokracitë e protokollit dhe asnjë arsye tjetër. Sipas kreut të Kuvendit të Kosovës, kur kjo zyrë është kontaktuar nga protokolli i Ramës, Konjufca ka pasur në agjendë një vizitë në Bërdo të Sllovenisë, por që është anuluar për shkak të ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Ndërkohë, nga zyra e Presidentes Vjosa Osmani nuk ka një sqarim se përse nuk ka në takim me Ramën. Nuk përjashtohet edhe në këtë rast që pengesë të jetë bërë agjenda e planifikuar më herët, pasi Osmani ndërpreu para kohe vizitën në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Zyra e Presidentes së Kosovës njoftoi të shtunën se Osmani ndërpreu vizitën për t’u rikthyer në Kosovë për shkak të situatës në veri.

Zjarri në Tiranë një pallat merr përmasa gjigante
Zjarri në Tiranë një pallat merr përmasa gjigante Gazeta Si 74 Shikime • 3 years më parë

⁣Zjarri në Tiranë një pallat merr përmasa gjigante

I ngacmoi të dashurën, goditet për vdekje 4 herë me thikë 34-vjeçari në Astir
I ngacmoi të dashurën, goditet për vdekje 4 herë me thikë 34-vjeçari në Astir Gazeta Si 104 Shikime • 2 years më parë

⁣Ka ndërruar jetë në spital, 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Astrit në Tiranë, nga 25-vjeçari Darmen Keli. 34-vjeçari është goditur 4 herë me mjet prerës dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Hoxhallari u godit 4 herë, dy herë në gjoks dhe dy herë në këmbë. Njëra nga plagët ka qenë pranë zemrës. Dyshohet se motiv i sherrit mes dy të rinjve është bërë një vajzë.

Basha Kajmaku.mp4
Basha Kajmaku.mp4 Gazeta Si 86 Shikime • 7 years më parë

Postimi i Lulzim Bashes kunder kryebashkiakut te Vores, Agim Kajmaku

Rama Mogherini.mp4
Rama Mogherini.mp4 Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama takon komisionieren në detyrë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Prej dy ditësh kreu i qeverisë ndodhet në Bruksel duke lobuar përpara marrjes së një vendimi final të liderëve të BE-së.

Kurti nis vizitën zyrtare në Tiranë, pas Ramës shtrëngon duart me Gent Cakajn
Kurti nis vizitën zyrtare në Tiranë, pas Ramës shtrëngon duart me Gent Cakajn Gazeta Si 60 Shikime • 7 years më parë

Albin Kurti e nisi nga Tirana vizitën e tij të parë zyrtare si Kryeministër i Kosovës. Në ceremoninë e organizuar në “Pallatin e Brigadave”, Kurti u prit nga Kryeministri Edi Rama.

Siç e do protokolli, himni i parë që u luajt ishte ai i vizitorit dhe Albin Kurti dëgjoi notat e Himnit të Kosovës, që deri vonë nuk e pranonte si të tillë.

Pas luajtjes së dy himneve dy kryeministrat kaluan në tapetin e kuq, u përulën para Flamurit Kombëtar dhe përshëndetën rojet e nderit.

Në fund të ceremonisë që i la vendin nisjes së takimeve mes dy delegacioneve, një shtrëngim duarsh me anëtarë të kabinetit të Qeverisë shqiptare. I pari që përshëndeti Albin Kurti ishte ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakajn, që dikur ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe që vetë Kryeministri i Kosovës dhe lideri i VV e ka qortuar fort në të shkuarën.

“Ne kemi shpjeguar qëndrimin tonë përmes një komunikate për ish-anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai nuk është ministër i Edi Ramës, por është ministër i Baton Haxhiut, nuk është problem Baton Haxhiu, por Stanishiqi”, deklaronte ai.

vellezerit lleshi.mp4
vellezerit lleshi.mp4 Gazeta Si 70 Shikime • 7 years më parë

Vëllezërit LLeshi nga Mirditë i kanë kushtuar një këngë humoristike koronavirusit në Shqipëri. Me nota humori, por edhe të një ironie të thellë me anë të vargjeve të këngës ato kanë pasqyruar një copëz të këtij realiteti që po jetojmë.

Rama këmbëngul: Nuk ka 15 kushte për negociatat
Rama këmbëngul: Nuk ka 15 kushte për negociatat Gazeta Si 77 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama këmbëngul në qëndrimin e shprehur për herë të parë më 10 qershor se për hapjen formale të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë 15 kushte.

Kreu i Qeverisë thotë se nëse do të ishte e kundërta, atëherë nuk do të ishte e nevojshme rezoluta e miratuar në Parlamentin Europian, nga partitë e djathta, që i quan aleate të PD dhe nuk kursen ironizimin me kreun e opozitës.

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s'bëjnë 42 në asnjë vend të botës!”, shkruan Rama në Tëitter.

Kryeministri thotë se kjo shifër po përdoret politikisht dhe se në të vërtetë, kushtet për anëtarësim të plotë janë shumë më shumë se 15-të.

“Nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t'u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do të mbeten në opozitë”, vijoi ai.

Rama Vuçiç
Rama Vuçiç Gazeta Si 47 Shikime • 5 years më parë

⁣“Open Balkan”, Rama pret Vuçiç

Showing 131 out of 169