Videot kryesore
Gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama në Zagreb, Kryeministri kinez i Li Keqiang vuri në dukje se Kina dhe Shqipëria duhet të përmirësojnë komunikimin për të arritur një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve, për të lehtësuar sipas tij lëvizjet e të rinjve dhe për të konsoliduar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Dy persona kanë gjetur vdekjen në rrugën "Islam Alla" në Tiranë, që lidh Rrugën e Kavajës me Rrugën Myslym Shyri.
Nga të shtënat dyshohet se autori është një burrë që ka qëlluar për vdekje vëllanë dhe kunatën e tij.
Nga informacionet e para, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një agjencie turistike.
Policia nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Astirit pas një aksioni të Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit.
Efektivët e policisë kanë qenë që të gjithë civilë, ndërsa në një moment tre personat e arrestuar janë përpjekur që t’u largohen, por pa mundur.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me këtë rast dhe as të dhëna për personat e ndaluar.
Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane njoftoi se një operacion i përbashkët me autoritetet shqiptare për lirimin e fëmijëve shqiptarë të mbajtur peng në kampin famëkeq Al-Hawl të Sirisë ka përfunduar me sukses.
Operacioni i lirimit të tyre është mbikëqyrur nga Khaled Hboubati, President i Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane. Fëmijët dhe familjarët e tjerë shqiptarë u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe më pas janë transportuar në drejtim të Damaskut.
Numri i saktë i shtetasve shqiptarë të liruar nga kampi ku po mbahen familjarët e luftëtarëve të ISIS-it mbetet i paqartë për momentin, por ka raportime se bëhet fjalë për gjysmën e tyre.
Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, gjatë orëve të mëngjesi ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Shkodrës. Mësohet se seanca në ngarkim të ish-deputetit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Të gjithë kolegët e tij e tij, së bashku me mbështetës të opozitës, janë mbledhur për të mbështetur ish deputetin. Në prani të gjykatës janë edhe forca të policisë, mes tyre dhe efektive të FNSH.
Orkney, një arkipelag i largët në brigjet veriore të Skocisë, po shfrytëzon në maksimum fuqinë e pozicionit të tij gjeografik. I rrethuar tërësisht nga oqeani, ku vazhdimisht goditet nga dallgë deri në 13 metra të larta, banorët e këtyre ishujve tani po gjejnë një mënyrë të re për të përfituar nga era dhe dallgët që ajo krijon.
Kemi parë shumë akte nga sportistë të ndryshëm që bëjnë gjithë sakrificat e mundshme për të arritur suksesin aq shumë të dëshiruar. Por këtë herë atleti amerikan, Infinite Tucker i ka kaluar të gjitha limitet.