Videot kryesore
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pritja që i është bërë në Bruskel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai është pritur nga Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës që aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian, presidentja e KE, Ursula Von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka reaguar sa i takon autorizimit të Avokatit të Shtetit për të kontraktuar një studio ndërkombëtare ligjore, për shërbim konsulence, për marrëveshjen koncensionare me kompaninë kineze në aeroportin e Rinasit.
Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi platformën e saj qeverisëse në Konventën Kombëtare të kësaj të shtune. Monika Kryemadhi thotë se LSI nuk premton parajsën dhe as zgjidhje fantapolitike që bëhen për të rrëmbyer vota.
Gjatë ditës së sotme policia ka bërë me dije finalizimin e operacionit “Kasaforta”, nga komisariati i policisë numër 2. Operacioni ka nisur paraditen e datës 07.07.2019 dhe është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e personave, si dhe me gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura.
Para se të takohej me Edi Ramën, Merkel ka pritur në zyrë kreun e Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Me Krichbaum, veç takimit në Komitetin për Çështjet Europiane, Rama ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër joformale para se të ulej në bisedimet me Kancelaren Merkel. Kreu për Çështjet Europiane në Bundestag është mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk bën pjesë në listën e ligjvënësve gjermanë që kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë pa rezerva.
Forcat e Armatosura kanë shuar sot një zjarr në malin e Dajtit, pranë zonës së Linzës.
Ministria e Mbrojtjes thotë se krahas angazhimit nga toka të efektiveve të zjarrfikësve u kërkua ndërhyrja nga ajri.
Për shuarjen e zjarrit u angazhua edhe një helikopter i Forcës Ajrore dhe ekuipazhi i tij.