Videot kryesore

Spoti i Partisë Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet e së dielës
Spoti i Partisë Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet e së dielës Gazeta Si 114 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike e cilëson procesin një farsë, që minon të ardhmen europiane të vendit dhe fton qytetarët që të mos marrin pjesë në votime.

Meta SI RAMAFORMA E LA VENDIN PA GJYKATË KUSHTETUESE  Ndryshimet kushtetuese të.mp4
Meta SI RAMAFORMA E LA VENDIN PA GJYKATË KUSHTETUESE Ndryshimet kushtetuese të.mp4 Gazeta Si 119 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Meta ka postuar nje video me te cilen akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja se kane kercenuar anetaret e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi duke bere qe te mos caktohen anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese.

Sfida Ronaldo, kush e prek topin fiton 10 mijë paund
Sfida Ronaldo, kush e prek topin fiton 10 mijë paund Gazeta Si 92 Shikime • 7 years më parë

Sfida Ronaldo, kush e prek topin fiton 10 mijë paund

Video e mjekut Artan Koni mbi kostot e sterilizimit
Video e mjekut Artan Koni mbi kostot e sterilizimit Gazeta Si 70 Shikime • 7 years më parë

Në harkun kohor të pak ditëve nga Ministria e Shëndetësisë dalin shifra të ndryshme mbi efektet pozitive të koncesionit të sterilizimit në uljen e numrit të infeksioneve pas operacioneve. E fundit që solli një shifër për të mbrojtur këtë koncesion ishte ministrja Ogerta Manastirliu.

“Reduktimi i infeksioneve post operatore është një fakt i përligjur, pasi nga vlerësimet që ne kemi bërë, edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka një reduktim të infeksioneve post operatore nga 30 për qind, në 15.1 për qind që është me të vërtetë një vlerë”, deklaroi para mediave këtë të martë ministrja Manastirliu.

Por, në fund të tetorit të vitit të kaluar, Arben Ahmetaj, në atë kohë kryetar i Komisionit të Ekonomisë, mbronte këtë koncesion, duke deklaruar një tjetër shifër për uljen e infeksioneve pas operacionale.

“Sterilizimi ka ulur me mbi 23 për qind numrin e infeksioneve post operatore. Këtë shifër e keni në ministri dhe mund ta kërkoni. Janë numra njerëzish”, deklaroi Ahmetaj i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Kjo deklaratë e tij nxiti Faktoje.al, një platformë mediatike që si mision i ka vënë vetes kategorizimin e deklaratave dhe premtimeve të politikanëve në “të vërteta”, apo “të rreme”, që të kërkojë një informacion zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me shifrën e infeksioneve post operatore.

“Faktoje” thotë se i kërkoi Ministrisë e Shëndetësisë informacion mbi numrin e infeksioneve post operatore nga viti 2014, një vit para se të hynte në fuqi kontrata koncesionare e sterilizimit, deri në vitin 2018. Në përgjigjen që ka marrë pas, “Faktoje” thotë se ministria ka deklaruar se nuk ka një regjistër për infeksionet spitalore post operacionale.

Ministria deklaron se shifrat bazohen tek studime të herëpashershme, por është e paqartë se si, ku dhe kur janë publikuar këto studime të kësaj ministrie dhe pyetja që mbetet pa përgjigje është se kë duhet të besojmë, 23 përqindëshin e Arben Ahmetajt, 15.1 përqindëshin e Ogerta Manastirliut, apo Ministrinë e Shëndetësisë si institucion, që thotë se nuk ka shifra fare?

Ndërkohë, koncesioni i sterlizimit ka përfunduar në SPAK, pas padisë penale të dorëzuar nga Nisma “Thurje”, që pretendon për një koncesion abuziv që rrit në shifra marramendëse koston e këtij shërbimi për buxhetin e shtetit. Sipas padisë, Nisma “Thurje” thotë se sipas kontratës së nënshkruar, privati kryen sterilizimin e një seti spitalor për 90 euro, ndërkohë që nëse ky shërbim do të kryhej nga shteti do të kushtonte 2.4 euro.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thirrur 12 persona duke filluar nga e hëna e 20 janarit, të cilët do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit. I pari që dëshmoi ishte mjeku kirurg, Artan Koni, që përmes një video-mesazhi pretendon se sa e fryrë është kostoja e këtij shërbimi që ofrohet nga privati.

Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi këtë të martë se kontrata është rishikuar në javën e dytë të këtij muaji, pak ditë pasi është dorëzuar në SPAK padia ndaj këtij koncesioni.

“Një amendim i kësaj kontrate koncesionare ka ndodhur pikërisht në javën e dytë të këtij muaji duke reduktuar pagesat për mbi 64 mijë ndërhyrje për të gjithë kompleksitetet e ndërhyrjeve të mesme dhe të larta”, deklaroi ajo.

Megjithatë, në buxhetin e vitit 2020 ministria e Financave raporton se vlera e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla rritet në 16.5 miliardë lekë nga 10 miliardë lekë që ishin raportuar në buxhetin e vitit 2018. Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 për qind në harkun e dy viteve. Koncesioni, i cili nisi në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2025.

Hijet e dyshimit ndaj tij u hodhën që në momentin që tenderin e fitoi një biznesmen i panjohur shqiptar, emigrant në Peruxhia, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi, i cili u përfol me lidhje të forta me Ilir Beqajn, në atë kohë ministër i Shëndetësisë.

ulje heathrow3.mp4
ulje heathrow3.mp4 Gazeta Si 53 Shikime • 7 years më parë

Pamje tronditëse dhe momente të pabesueshme kur një pilot zbret aeroplanin e tij anash në Aeroportin e Heathrow, Londër, pasi luftoi me erërat e ashpra që shkuan deri në 146 kilometra në orë të shkaktuara nga Stuhia Dennis. Video tregon aeroplanin e Etihad Airways që lufton me stuhinë dhe më në fund bën uljen në Heathrow.
Nuk ishte i vetmi avion që luftuan me kushtet e tmerrshme të motit, ndërsa edhe të tjerë u përpoqën të ulen në mes të stuhisë shkatërruese.
Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa video të tjera tregojnë përpjekjet e pilotëve në Aeroportin e Birminghamit dhe aeroporte të tjera të Britanisë së Madhe, për të ulur shëndoshë e mirë pasagjerët e tyre.

I dënuar me 13 vjet burg për prostitucion, kapet në Dibër 51-vjeçari
I dënuar me 13 vjet burg për prostitucion, kapet në Dibër 51-vjeçari Gazeta Si 79 Shikime • 3 years më parë

⁣I dënuar me 13 vjet burg për prostitucion, kapet në Dibër 51-vjeçari

Në kërkim për përndjekje dhe thyerje te masës së sigurisë, ekstradohet nga Dubai ‘Cllevio’
Në kërkim për përndjekje dhe thyerje te masës së sigurisë, ekstradohet nga Dubai ‘Cllevio’ Gazeta Si 37 Shikime • 1 year më parë

⁣Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si ‘Cllevio’ është
ekstraduar nga Dubai për në Shqipëri.

Ahmeti, i cili është një personazh i njohur në rrjetet
sociale, ishte në kërkim nga autoritetet në Tiranë dhe Fier për përndjekje dhe
thyerje të masës së sigurisë.

Luanët e dëmtuar të “Safari Park” pengohen për t’u larguar nga Shqipëria
Luanët e dëmtuar të “Safari Park” pengohen për t’u larguar nga Shqipëria Gazeta Si 138 Shikime • 8 years më parë

Rikthehet vëmendja tek kafshët e dëmtuara të "Safari Park". Që prej skandalit të publikuar kafshët u zhvendosën në kopshtin zoologjik të Tiranës. Ndërkohë që kafshët e tjera i’u gjetën vende strehimi, për luanët ende nuk është zgjidhur kjo çështje. Sipas gazetës "Daily Mail" luanët jetojnë ende në kushte jo të mira në kopshtin zoologjik në Tiranë. Ata janë të mbyllur në kafaze të vegjël, larg njëri-tjetrit dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Këtë denoncim të gazetës e mbështet edhe Ioana Dungler drejtoresha e “Four Paws” organizata ndërkombëtare e bamirësisë së kafshëve, që mori përsipër shpëtimin e kafshëve nga kopshti privat në Fier.

Rama: 30 korriku nuk lëviz! Listat hapen, koalicionet ndryshojnë
Rama: 30 korriku nuk lëviz! Listat hapen, koalicionet ndryshojnë Gazeta Si 50 Shikime • 6 years më parë

Zyrtarisht Partia Socialiste thotë se do t’i kthejë përgjigje ditën e martë propozimit të Partisë Demokratike për hapje të plotë të listave, me kushtin e mosndryshimit të formulës së koalicioneve dhe të formulës aktuale të përllogaritjes së mandateve.

Por, jozyrtarisht një ide se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik e dha Kryeministri Edi Rama, që mes rreshtave iu drejtua si PD-së, ashtu edhe Presidentit, por edhe duke garantuar për opozitën parlamentare se nuk do ta prekë paktin e nënshkruar me ta.

“Përsëris apelin për PD-në që të mos lodhet duke kundërshtuar 30 korrikun. 30 korriku është kry! Është marrëveshje e nënshkruar, është e mbyllur! Për 30 korrikun, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet kushtetuese, as nuk i kërkohet që të ketë një opinion. Thjeshtë duhet ta pranojë, sikur do ta pranojnë të gjithë. Ashtu si në ’98, Kushtetutën do ta njohin dhe do t’i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz!”, tha ai.

Kryeministri u tregua elastik sa i takon sasisë së hapjes së listave, por jo tek formula e koalicioneve.

“Hapja e listave patjetër mund të jetë edhe 100%. Koalicionet? Jo, të drejtën për t'u bashkuar në çadër nuk do ta heqim, por do ta sanksionojmë. Listat do të hapen dhe koalicionet do të ndërtohen si kudo në Europë", u shpreh ai.

Me 4 mina me telekomandë në makinë, arrestohet 51-vjeçari lezhjan në Vlorë
Me 4 mina me telekomandë në makinë, arrestohet 51-vjeçari lezhjan në Vlorë Gazeta Si 73 Shikime • 3 years më parë

⁣Me 4 mina me telekomandë në makinë, arrestohet 51-vjeçari lezhjan në Vlorë

Chris Bell fitoi garën e 3 sezonale në NASCAR
Chris Bell fitoi garën e 3 sezonale në NASCAR Gazeta Si 64 Shikime • 2 years më parë

⁣Chris Bell fitoi garën e 3 sezonale në NASCAR

Sirenat serbe në Veri të Mitrovicës
Sirenat serbe në Veri të Mitrovicës Gazeta Si 120 Shikime • 7 years më parë

Sirenat e serbëve që sinjalizojnë tubimin në sheshin qendror të qytetit dëgjohen në Mitrovicën e Veriut, ku forcat speciale ROSU të Kosovës kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e elementëve të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale dhe kontrabandimit të mallrave.

Aksioni ngjalli reagime në Beograd. Vuçiç foli për operacion për spastrim etnik, ndërkohë që Haradinaj u përgjigj duke deklaruar se aksioni ishte i shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës dhe synon vendosjen e ligjit dhe shtetit ligjor.

Festa rave ne Tirane
Festa rave ne Tirane Gazeta Si 139 Shikime • 5 years më parë

Festa rave ne tunel

VID-20220109-WA0006
VID-20220109-WA0006 Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

atentati në fushë krujë

Momenti kur autori i sulmit me armë në Danimarkë lëviz me armë në krah
Momenti kur autori i sulmit me armë në Danimarkë lëviz me armë në krah Gazeta Si 72 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti kur autori i sulmit me armë në Danimarkë lëviz me armë në krah

Tentuan t’i shisnin një grupi kriminal mina me telekomandë, 2 të arrestuar në Vlorë
Tentuan t’i shisnin një grupi kriminal mina me telekomandë, 2 të arrestuar në Vlorë Gazeta Si 90 Shikime • 4 years më parë

⁣Tentuan t’i shisnin një grupi kriminal mina me telekomandë, 2 të arrestuar në Vlorë

Ilir Meta del nga SPAK pas 3 orësh i thirrur për çështjen CEZ-DIA
Ilir Meta del nga SPAK pas 3 orësh i thirrur për çështjen CEZ-DIA Gazeta Si 88 Shikime • 4 years më parë

⁣Ilir Meta del nga SPAK pas 3 orësh i thirrur për çështjen CEZ-DIA

Pamjet e makinës pas atentatit me tritol në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës
Pamjet e makinës pas atentatit me tritol në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës Gazeta Si 88 Shikime • 4 years më parë

⁣Pamjet e makinës pas atentatit me tritol në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës

Kryeministri Rama takohet me presidetin serb  Aleksandër Vuçiç
Kryeministri Rama takohet me presidetin serb Aleksandër Vuçiç Gazeta Si 90 Shikime • 3 years më parë

⁣Rama ka mbërritur në Beograd ku po takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Më pas dy liderët politikë do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit, BaftjarZeqo në SPAK
Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit, BaftjarZeqo në SPAK Gazeta Si 62 Shikime • 3 years më parë

⁣Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit, BaftjarZeqo në SPAK

Showing 117 out of 169