Videot kryesore

Skënderbeu largohet pas dhunës në Fushë Krujë
Skënderbeu largohet pas dhunës në Fushë Krujë Gazeta Si 66 Shikime • 12 muaj më parë

Kryesuesit e Kategorisë së Parë duke u arguar nga stadium "Redi Maloku" pas anullimit të ndeshjes së javës së 14 ndaj Ilirisë vendase.

Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë
Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë Gazeta Si 66 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë

Borë në pranverë, zbardhet Dardha
Borë në pranverë, zbardhet Dardha Gazeta Si 66 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, reshjet e dëborën
janë rikthyer këtë të mërkurë.

Në qarkun e Korçës janë regjistruar reshje të pakta bore,
kryesisht në aksin Boboshticë –Dardhë.

Në pjesë të tjera të qarkut nuk raportohen reshje bore.

Reshjet e borës janë parashikuar që të zgjasin deri në darkën
e të enjtes ndërkohë që e premtja do sjellë reshje shiu.

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut
Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut Gazeta Si 66 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë edhe në Kakome, banorët e irrituar shembin rrethimin e kompanisë
Protestë edhe në Kakome, banorët e irrituar shembin rrethimin e kompanisë Gazeta Si 66 Shikime • 5 muaj më parë

Protestë edhe në Kakome, banorët e irrituar shembin rrethimin e kompanisë

Rama Mogherini.mp4
Rama Mogherini.mp4 Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama takon komisionieren në detyrë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Prej dy ditësh kreu i qeverisë ndodhet në Bruksel duke lobuar përpara marrjes së një vendimi final të liderëve të BE-së.

Operacion kunder kanabisit ne Gjirokaster
Operacion kunder kanabisit ne Gjirokaster Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Policia në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjëndje të lirë.

Një flamur kombëtar për çdo tifoz, “Kuqezinjtë” nisin festën që në rrugë
Një flamur kombëtar për çdo tifoz, “Kuqezinjtë” nisin festën që në rrugë Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Tifozët “Kuqezinj” kanë nisur që prej mesditës festën që i paraprin takimit të fundit për eliminatoret e Euro2020.

Shqipëria nuk ka asnjë mundësi që të kualifikohet dhe ndeshja ndaj Francës është sa për statistikë. Por, kjo nuk ka qenë aspak pengesë që 22 mijë biletat të shterojnë me shpejtësi për këtë takim, ndërkohë që rreth orës 19:00 tifozët iu drejtuan stadiumit “Air Albania”.

Para fillimit të takimit do të ketë një ceremoni përurimi, që pritet të zgjasë rreth 15 minuta. Si pjesë e koreografisë së kësaj ceremonie, por edhe përgjatë ndeshjes në të gjitha shkallët e stadiumit është shpërndarë nga një flamur kombëtar.

Thumana permes fotomontazhit.mp4
Thumana permes fotomontazhit.mp4 Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Thumana ne nje kolazh fotosh. Tragjedia e mirefillte shqiptare pas termetit te se martes

Babai i Xhesikas i kërkoi ndihmë Kryeministrit Edi Rama për transferimin e vajzës në Itali
Babai i Xhesikas i kërkoi ndihmë Kryeministrit Edi Rama për transferimin e vajzës në Itali Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Babai i Xhesika Biqukut, 20-vjeçares nga Kombinati që ndërroi jetë këtë të shtunë në Spitalin e Traumës pas plagëve të marra nga tërmeti i kërkoi ndihmë Kryeministrit Edi Rama vetëm pak para se të merrte vesh lajmin e keq.

Ai u takua me Kryeministrin gjatë vizitës së këtij të fundit në zonën e Kombinatit paraditen e kësaj të shtune. Në komunikimin me kreun e Qeverisë, ai e njofton se e ka vajzën në gjendje të rëndë në spital dhe se mjekët italianë i kishin premtuar transferimin në Itali menjëherë sapo vajza të përmendej pak. Për të siguruar këtë, babai i Xhesikas i kërkon Kryeministrit që të ndërhyjë që kjo të ndodhë.

WhatsApp Video 2019-12-07 at 11.24.41 (1).mp4
WhatsApp Video 2019-12-07 at 11.24.41 (1).mp4 Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Drama "Pese Stinet e Armikut te Popullit" drama kosovare ne Tirane

Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe
Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Çfarë shije ka një banane e ngjitur në mur në instalacionin e artistit italian Mauricio Cattelan, e që sipas galerisë “Art Basel Miami Beach” është vlerësuar të paktën 120 mijë dollarë? Këtë e zbuloi një tjetër artist.

David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.

“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.

Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.

“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.

Frika nga tërmeti, qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës
Frika nga tërmeti, qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Frika nga lëkundjet e vazhdueshme apo një tërmet tjetër shkatërrimtar vazhdon të përndjekë shumë qytetarë, sidomos në Durrës, aty ku në 26 nëntor edhe u shënuan edhe dëmet më të mëdha.

PD paralajmëron rikthimin tek protestat
PD paralajmëron rikthimin tek protestat Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

A do t’u rikthehet Partia Demokratike dhe aleatët e saj protestave për të kërkuar largimin e Edi Ramës? Kjo është pyetja që po i adresohet gjithnjë e më shumë zyrtarëve të opozitës dhe ai që paralajmëroi se protestat nuk do të jenë larg është Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi.

“Çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë protestat popullore është mundësi reale për ditët në vijim. Nuk ka një datë konkrete për protestë. Kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme”, deklaroi Bardhi pas një takimi me strukturat e partisë në Vaun e Dejës.

Takimi ishte në kuadër të turit të takimeve me degët për të bërë një bilanc mbi zhvillimet politike të 2019 dhe caktimi i objektivave për 2020. Kryeobjektivi, sipas Bardhit mbetet i njëjtë dhe ai nuk ndryshon; largimi i Edi Ramës.

“Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019”, deklaroi ai.

Bardhi akuzoi Ministrinë e Drejtësisë se ka bllokuar për 1 muaj e gjysmë kërkesën e prokurorisë për të verifikuar tek autoritetet italiane nëse kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani është i dënuar apo jo për vjedhje matanë Adriatikut.

“Unë gjej rastin t’i bëj apel Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë ligjin, të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë përfundimet bazuar në të gjitha informacionet që disponon. Në dijeninë time, është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin publik se kjo letërporosi dhe vonesa që po shkaktohet, ka ardhur për shkak të bllokimit nga Ministria e Drejtësisë. Pra, prej një muaji e gjysëm, letërporosia e përgatitur nga Prokuroria e Përgjithshme nuk u është përcjellë autoriteteve italiane, duke sjellë zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin, të ushtrojë funksion publik. Një hajdut i certifikuar, sot administron paratë e taksapaguesve të bashkisë së Vaut të Dejës”, tha ai.

Ndryshime në polici, do të ngrihen 4 njësi speciale. Lleshaj cakton prioritetet
Ndryshime në polici, do të ngrihen 4 njësi speciale. Lleshaj cakton prioritetet Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Policia e Shtetit pritet që këtë vit t’i nënshtrohet një riorganizimi që do të prekë shumë sektorë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sinjalizoi se do të ketë ndryshime strukturore më të rëndësishme sesa vitin e kaluar.

Ndryshimet parashikojnë ngritjen e katër njësive të reja të specializuara për katër fusha të ndryshme.

Njësia e parë, do të jetë “Njësia E”. Detyra kryesore e kësaj njësie do të jetë hetimi i krimit ekonomik. Për veçoritë e këtij krimi synohet që si pjesë e kësaj njësie të rekrutohen njerëz të specializuar e trajnuar që janë aktualisht në radhët e Policisë së Shtetit, por edhe të tjerë.

Njësia e dytë do të jetë “Njësia I”. Kjo njësi do të ketë rolin e një “shërbimi informativ” brenda radhës së Policisë së Shtetit. Ministri Lleshaj thotë se këtu kërkohet një ndryshim thelbësor, që rrjetet e informacionit të kthehen në rrjete profesionale.

Njësia e tretë është parashikuar “Njësia C”. Kjo njësi do të ketë për detyrë hetimin e krimit kibernetik. Lleshaj e cilëson të pamundur dhe të panevojshme që çdo drejtori vendore policie të jetë e pajisur me ekspertë kundër kësaj forme paligjshmërie, ndaj propozon ngritjen e një strukture qendrore të specializuar.

Njësia e katërt është “Njësia K”. Detyra e kësaj njësie do të jetë kapja e personave në kërkim, me prioritet emrat që vlerësohen me rrezikshmëri të lartë dhe që ndodhen edhe në listat e personave të shumëkërkuar të vendeve partnere. “Kjo njësi është prapë një strukturë e specializuar, e cila është një strukturë gjahtarësh që do të ketë detyrë kapjen e personave të listës prioritare”, deklaroi Lleshaj.

Në këtë takim u shpalosën edhe dy prioritetet e punës së Policisë së Shtetit për 2020. I pari lidhet me krimin e organizuar.

“Personat, që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit rë organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj., pra janë disa nene të Kodit Penal, nëqoftëse janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: - ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti”, deklaroi Lleshaj.

Prioriteti i dytë lidhet me sigurinë rrugore. Ministri i Brendshëm paralajmëroi ndërhyrje në Kodin Rrugor për ashpërsimin e masave.

“Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë, por 5 herë më shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e punonjësve. Pra do të punojmë në të gjitha drejtimet, do të punojmë shumë për edukimin e qytetarëve nëpërmjet medias, përmes shkollës, përmes aktiviteteve të tjera”, deklaroi ministri Lleshaj.

Njoftimin e ngritjes së këtyre njësive dhe të shpalosjes së prioriteteve për 2020, ministri i Brendshëm e bëri gjatë analizës vjetore me drejtuesit e 12 drejtorive të policisë nëpër qarqe. Në krah të Lleshajt, në këtë takim ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të cilin në korridoret e Ministrisë së Brendshem janë shtuar zërat që flasin për një largim të tij.

Metani në krye të ILD, PD: Akt nul! Parlamenti e KED shkelën Kushtetutën.mp4
Metani në krye të ILD, PD: Akt nul! Parlamenti e KED shkelën Kushtetutën.mp4 Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Duke cituar nene të Kushtetutës dhe të ligjit për organet e reja të drejtësië, Partia Demokratike e vlerëson aktin e zgjedhjes së Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë si nul dhe antikushtetues.

“Ky emërim nga Parlamenti është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 147/d, parashikon se “Kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Po ashtu, ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në nenin 199, parashikon se: “Inspektor i Lartë i Drejtësisë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që në momentin e kandidimit përmbush këto kushte: dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit”, tha përmes një deklarate për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata.

Artur Metani ka qenë këshilltar juridik i Presidentit të Republikës nga viti 2002 deri në korrik të 2012. “Në bazë të Ligjit të Vetingut, nenin 3 pika17, pozicioni i Këshilltarit të Presidentit konsiderohet “funksion politik” në administratën publike”, vijoi Gjata.

PD është e bindur se emërimi i Metanit nuk është as interpretim ndryshe i ligjit nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe as pakujdesi juridike, por e qëllimtë dhe për këtë drejton gishtin nga Kryeministri Edi Rama.

“Për të emëruar vartësin e Edi Ramës në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, u shkelën kriteret bazë kushtetuese dhe ligjore. Si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës. Kjo është shkelja më e rëndë nga Parlamenti në emërimin e Artur Metanit. Por kur bëhet fjalë për njeriun besnik të Kryeministrit Parlamenti mbyll sytë dhe voton në një akt nul, antikushtetues!”, deklaroi Gjata.

Opozita thotë se në krye të ILD-së Metani nuk do t’i shërbejë një drejtësie të pavarur, por direkt interesave të Kryeministrit Edi Rama.

“Metani u emërua nga vetë Kryeministri Avokat i Shtetit, pra vartës direkt i tij, pa folur për lidhjet familjare e nepotike të Metanit më eksponentë të njohur të qeverisë dhe Partisë Socialiste, gjë që është bërë normë për drejtuesit e lartë të organeve të reja të drejtësisë. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është kunati i një tjetër deputeteje socialiste”, vijoi Gjata.

Sekretari demokrat për Çështjet Ligjore sqaroi edhe se përse i duhet Edi Ramës Artur Metani si drejtues i ILD-së.

“Për arsyen e thjeshtë se në këtë funksion Inspektori ka si kompetencë të kontrollojë punën e gjykatësve dhe të prokurorëve të Republikës dhe t’i propozoje sipas rastit KLP dhe KLGJ masat disiplinore deri në shkarkim nga detyra. Kështu Edi Rama ka në dorë gjyqësorin dhe prokurorët, të cilët po nuk zbatuan urdhrat e tij u lëshon Inspektorin, pra Metanin. Në këtë mënyrë, Edi Rama synon t’i mbajë gjyqtarët dhe prokurorët në një veting permanent dhe personal”, thotë PD.

Këtë akt, opozita e vlerëson si goditja përfundimtare për kapjen e drejtësisë nga ana e Edi Ramës.

“Koha po provon atë që Partia Demokratike paralajmëroi që prej fillimit: I vetmi synim i Edi Ramës me reformën në drejtësi është kontrolli i plotë i saj dhe jo drejtësia e pavarur në shërbim të qytetarëve. Sot askush nuk beson më në pavarësinë e organeve të reja të drejtësisë nga Kryeministri, i cili po i kthen ato në organe private të tij. E vetmja rrugë për shpëtimin e reformës në drejtësi është largimi i Edi Ramës”, mbylli deklaratën e tij, Çlirim Gjata.

Koronavirus, skenarët e Ministrisë së Shëndetësisë
Koronavirus, skenarët e Ministrisë së Shëndetësisë Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Ministrja e Shëndetësisë tha se sistemi shëndetësor shqiptar është në gatishmëri dhe në gjendje që paralelisht me përballimin e një epidemie të mundshme të koronavirusit në vend, të përballojë edhe patologjitë e tjera.

“Pra kemi siguruar normalitetin e punës sa u takon patologjive të tjera. Sistemi ynë shëndetësor, ka marrë masat dhe është në gatishmëri për të gjitha skenarët me të cilat mund të përballemi në të ardhmen. Probabilteti është që të prekë edhe Shqipërinë”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama solli një statistikë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të argumentuar se nuk ka nevojë për panik.

E semura ne Durres nga Koronavirusi transporti
E semura ne Durres nga Koronavirusi transporti Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

75 vjeçarja nga Durrësi e cila është konfirmuar me koronavirus eshte tentuar te dergohej ne Tirane. Ajo eshte futur ne ambulancen e spitalit, por se mesohet se e moshuara eshte rifutur ne pavion, pasi nuk e përballonte udhëtimin.

Mesazhi i pacientit të shëruar nga COVID-19: “Kam rilindur për së dyti”
Mesazhi i pacientit të shëruar nga COVID-19: “Kam rilindur për së dyti” Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Mesazhi i pacientit të shëruar nga COVID-19: “Kam rilindur për së dyti”

Ademi akuzon Ramën: Po diskriminon Shkodrën
Ademi akuzon Ramën: Po diskriminon Shkodrën Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Bashkia e Shkodrës akuzon Kryeministrin Edi Rama për diskriminim në trajtimin e qytetarëve të saj nga ana e Kryeministrit Edi Rama, i cili në një nga daljet e kësaj të hëne iu drejtua qytetarëve shkodranë që të respektojnë rregullat kundër koronavirusit, sidomos atë të distancimit social.

Por, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi doli në një konferencë për shtyp duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po kërkon që të fajësojë qytetarët e këtij qyteti për të fshehur dështimin në hetimin epidemiologjik dhe këputjen e zinxhiri të rasteve me Covid-19 në këtë qytet.

Ademi tha se për këtë qëllim ishte dërguar në Shkodër këtë të hënë vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Sot, Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin e tij pa spaleta, Sandër Lleshajn. Kryeministri po mundohet të fshehë dështimin me hetimin epidemiologjik dhe me testimin e qytetarëve dhe dështimin në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike në përpjekje për të fajësuar qytetarët e Shkodrës”, deklaroi Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës tha se në tregjet e këtij qyteti respektohet distanca dhe janë vetë qytetarët që mbajnë rregullin e largësisë sociale. Ajo tha se Kryeministri është në dijeni që në të infektuarit në Shkodër janë pjesë e një familjeje që thotë se iu refuzuan testimet disa herë. Për këtë, Ademi thotë se Rama po përpiqet që t’u largohet përgjegjësive.

“Rama dhe sejmeni i tij, që kishte ardhur në Shkodër në një mision dukshëm politik, e dinë mirë që familja dhe familjarë që kanë patur kontake dhe të tjerë që kanë telefonuar prej ditësh në numrin 127 dhe u është refuzuar testimi. Një person ka vdekur në spitalin e Shkodrës për shkak të neglizhencës”, tha ajo.

Ademi deklaroi se Shkodra po diskriminohet edhe me ndihma. Ajo tha se përveçse u tkurr ndjeshëm lista e personave me asistencë sociale, në këtë qytet për prillin është marrë vetëm një asistencë dhe jo dyfishi i saj, ashtu sikundër ka premtuar Kryeministri. Përveç kësaj, kryebashkiakja e Shkodrës akuzon edhe Këshillin Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se bllokoi ndihmën financiare për qytetarët.

“Në Shkodër janë shpërndarë vetëm 200 pako ndihma ushqimore për 250 mijë vetë. Këshilli Bashkiak monist nuk e miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuar nga ana ime. U bëj thirrje që të mos përdorin politikën për të sulmuar qytetarët në Shkodër. Nëse qytetarët nuk do të respektonin masat kufizuese, ashtu siç u përpoqëën sot ta shesin Rama dhe Lleshaj, atëherë kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me tregun e Kombinatit në Tiranë. Nuk ka nevojë që Edi Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për shqiptarët kanë armik Covid-19”, tha ajo.

Ademi e mbylli deklaratën duke kërkuar më shumë testime për qytetarët dhe më shumë ndihma financiare dhe materiale ushqimore, pasi siç deklaroi qytetarët po vuajnë për bukë në shtëpi.

Showing 116 out of 117