Videot kryesore

Ligji i ri, Ambasadori Zingraf shpjegon procedurat për të punuar në Gjermani
Ligji i ri, Ambasadori Zingraf shpjegon procedurat për të punuar në Gjermani Gazeta Si 66 Shikime • 7 years më parë

Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka shpërndarë sot një video-mesazh rreth ligjit të ri të emigrimit të fuqisë punëtore në Gjermani. Ai shpjegon se çfarë do të ndryshojë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji më një mars dhe mundësitë për punësim në Gjermani.

Himni italian i koronavirusit
Himni italian i koronavirusit Gazeta Si 66 Shikime • 7 years më parë

Në Itali një grup këngëtarësh kanë krijuar një këngë humoristike, për koronavirusin e ri në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e njerëzve për të anashkaluar panikun.

VIDEO - Koronavirusi lë pa ngrënë majmunët në Tajlandë
VIDEO - Koronavirusi lë pa ngrënë majmunët në Tajlandë Gazeta Si 66 Shikime • 7 years më parë

Tajlanda bën pjesë në listën e vendeve më pak të prekura nga koronavirusi i ri, megjithatë ekonomia e vendit është goditur fort nga rënia e menjëhershme e numrit të turistëve. Turizmi përbën 20 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit të largët aziatik dhe një numër i madh vizitorësh janë kinezë.

Një prej efekteve anësore të mungesës së turistëve është edhe shtimi i urisë së majmunëve. Popullsia e tyre në qytetin Lopburi, në veri-lindje të Bangkokut ushqehet kryesisht nga turistë që u ofrojnë banane, apo fruta e ushqime të tjera për t’i afruar.

Mungesa e turistëve ka nxjerrë tufat e uritura të majmunëve në zonat e banuara të qytetit, duke shkaktuar kaos dhe “sherr” masiv si në videon në fjalë për një pako kos frutash.

“Teatri”, Rama sfidon Bashën me zgjedhje, kreu i PD: Humbi besimi
“Teatri”, Rama sfidon Bashën me zgjedhje, kreu i PD: Humbi besimi Gazeta Si 66 Shikime • 6 years më parë

Çështja e teatrit ka ndërlikuar tryezën mes socialistëve dhe demokratëve për reformën zgjedhore, dhe deri më tani duket se rikthimi i shpejtë palëve në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore është një mision i pamundur, por jo i pashpresë.

Kryeministri i ktheu përgjigje nismës së AMT-së për peticionin ku kërkohet rindërtimi i teatrit të ri ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte, si dhe sfidoi kreu e Partisë Demokratike gjatë protestës së organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit duke i kërkuar që të rikthehej në tryezën e reformës zgjedhore, ta përmbyllnin atë dhe më pas të fitojë zgjedhjet për të mbajtur premtimin e rindërtimit të godinës së teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte.

“10 mijë veta, 20 mijë veta, 30 mijë, 50 mijë, 100 mijë, 200 mijë artistë mund të gjenden për të firmosur dhe nëse çështja është kaq e madhe, kaq artistike, kaq shekspiriane, opozita le të vijë të bëjmë reformën zgjedhore, ta kryejmë atë, të përcaktojmë rregullat e lojës. Kur të shkojmë në zgjedhje, të gjitha bijat dhe bijët e Shekspirit e sjellin opozitën në Qeveri dhe opozita del me alternativën do të ndërtoj teatrin siç ishte dhe merr mbështetjen e popullit për të rindërtuar siç ishte dhe kështu zgjidhen gjërat në demokraci. zgjidhje me muskuj dhe vija të kuqe as ka pasur, as ka dhe as do të ketë të paktën përsa kohë do të jem unë në këtë detyrë”, tha Rama në një intervistë dhënë për Euroneës Albania.

Rama foli pas takimit me përfaqësues të ambasadave ndërkombëtare në Tiranë, mes të cilëve edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Ai tha se theksi i bisedës është vënë tek reforma zgjedhore. Në media qarkulluan artikuj se SHBA ka paraqitur një draft. Lulzim Basha tha se nuk është njohur me këtë draft, por tha gjithashtu se 17 maji, dita e prishjes së godinës së teatrit tregon qartë vullnetin e mazhorancës për këtë reformë.

“Partia Demokratike dhe Opozita kanë pasur dhe kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore pikërisht sepse duhet që një orë e më parë shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit. Sot nuk është përgjegjësia e jonë. Me atë që ndodhi me 17 maj Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në një proces që pa besim nuk është asgjë. Opozita nuk mund të jetë fasadë! Përgjegjësia është e Edi Ramës”, deklaroi Basha.

Megjithatë, Basha e la të hapur se për çështjen e reformës zgjedhore vendimi do të merret në ditët në vazhdim.


“Në ditët në vijim Partia Demokratike dhe opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm me qëllim që synimi ynë i kahershëm për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë as ekonomi, as zhvillim, as punësim dhe as Europë, të realizohet një orë e më parë dhe t’u mundësojmë atyre t’i drejtohen kutive të votimit për të shporrur me një votë plebishitare dhe popullore një qeveri uzurpatore të institucioneve, një hajdut ordiner dhe një kriminel të faktuar para gjithë botës si i tillë me krimin e 17 majit, që do të përpiqemi me të gjitha forcat tona të jetë krimi i fundit i kësaj qeverie të babëzisë dhe korrupsionit”, u shpreh ai.

Basha tha gjithashtu se opozita është gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi, duke plotësuar një prej kushteve të opozitës parlamentare.

“Ju e dini idenë time për maxhoritar të pastër dhe dy dhoma, për kufizimin e mandateve të deputetëve, kryeministrit, por asgjë nuk do të ketë kuptim sa kohë që kujdestare e zgjedhjeve është hajdutja e zgjedhjeve dhe hajduti i zgjedhjeve Edi Rama”, u shpreh Basha në përfundim të protestës së zhvilluar këtë të mërkurë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Biznesi që i ankohen Bashës, Rama e akuzon për shpifje
Biznesi që i ankohen Bashës, Rama e akuzon për shpifje Gazeta Si 66 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama akuzon një pjesë të sipërmarrësve që janë takuar me Lulzim Bashën, e që kanë denoncuar se nuk kanë marrë asnjë formë mbështetjeje nga Qeveria, se kanë gënjyer para kamerave.

Rama poston këtë video me shënimin “Të qash, a të qeshësh”, ndërsa akuzon edhe Lulzim Bashën se ka bazuar alternativën e tij qeverisëse tek shpifja.

“Faktet nuk janë opinione dhe shpifjet nuk janë alternativë qeverisëse”, thotë Kryeministri.

⁣Ti nuk je Zlatan! Mos e sfido virusin
⁣Ti nuk je Zlatan! Mos e sfido virusin Gazeta Si 66 Shikime • 6 years më parë

Rajoni i Lombardisë në Itali publikoi një spot të ri ndërgjegjësues për qytetarët që të respektojnë rregullat në luftën kundër koronavirusit.

Protagonisti në këtë spot është Zlatan Ibrahimovic, i kërkuar me ngulm nga guvernatori i rajonit, Attilio Fontana. Sulmuesi i Milanit, që u infektua dhe u përball vetë me virusin duke u shëruar javën e kaluar u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën fizike nga lartëia e zyrave të guvernatorit rajonal.

“Virusi më sfidoi dhe unë fitova! Por, ti nuk je Zlatan! Mos e sfido virusin! Përdor mendjen dhe respekto rregullat, vendos maskën dhe mbaj distancën”, thotë sulmuesi suedez.

Qëndro me "Si" - Rezultatet e zgjedhjeve në kohë reale
Qëndro me "Si" - Rezultatet e zgjedhjeve në kohë reale Gazeta Si 66 Shikime • 6 years më parë

Me "Si" hap pas hapi rezultati i zgjedhjeve dhe analiza e tyre n⁣ë rang komb⁣ëtar dhe qark pas qarku

Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec
Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec

Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë
Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë

Basha i drejtohet Ramës: Berisha e Meta fajtorë që ti je sot në politikë
Basha i drejtohet Ramës: Berisha e Meta fajtorë që ti je sot në politikë Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Basha i drejtohet Ramës: Berisha e Meta fajtorë që ti je sot në politikë

Militantët e Berishës  grumbullohen para selisë së PD
Militantët e Berishës grumbullohen para selisë së PD Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Militantët e Berishës grumbullohen para selisë së PD

Atentat Gentjan Bejtjas-1
Atentat Gentjan Bejtjas-1 Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Një atentat me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas ka ndodhur në Fushë-Krujë. Sëbashku me të ka mbetur i plagosur edhe shoku i tij, Klodian Stafuka. Shënjestër e atentatit ka qenë 41-vjeçari Gentian Bejtja, person i njohur për policinë, ndërsa Klodian Stafuka ka mbetur i plagosur për shkak se makina ka dalë jashtë rruge dhe jo nga plumbat.

Operacioni i zhvilluar në Itali për goditjen e trafikut të klandestinëve
Operacioni i zhvilluar në Itali për goditjen e trafikut të klandestinëve Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Operacioni në Itali për goditjen e trafikut të klandestinëve nga Shqipëria në Puljia

Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave
Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave

Rinis shembja e shtëpive te zona e "5 Majit”
Rinis shembja e shtëpive te zona e "5 Majit” Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Rinis shembja e shtëpive te zona e "5 Majit”

Operacioni i koduar “Gjadri”, kapet në Lezhë i dyshuari për vrasje në Itali
Operacioni i koduar “Gjadri”, kapet në Lezhë i dyshuari për vrasje në Itali Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Operacioni i koduar “Gjadri”, kapet në Lezhë i dyshuari për vrasje në Itali

Sali Berisha 'dëbon' nga foltorja Enkelejd Alibeajn
Sali Berisha 'dëbon' nga foltorja Enkelejd Alibeajn Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

Nëse Sali Berisha do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Partia Socialiste do të shkëpusë çdo marrëdhënie me opozitën.

Kështu deklaroi Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kur ftoi pjesën tjetër të opozitës që t’i bashkohen nengociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nga këto negociata ai përjashtoi Berishën.

“Me Saliun ne nuk kemi punë, është i vdekur politikisht, por meqënëse një pjesë e juaj dhe me sa po shoh po shtohen çdo ditë që mendoni se ai është gjallë. Kjo është çështje e juaja. Është mirë që gjërat të thuhen hapur dhe drejtpërdrejt: nëse ju doni të keni Saliun në krye, është zgjedhja juaj. Por nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”, deklaroi Rama.

Pas Kryeministrit fjalën e kërkoi Enkelejd Alibeaj për t’iu përgjigjur. Por, kreu i grupit parlamentar nuk foli dhe ai që e pengoi ishte Sali Berisha, që iu drejtua gjithashtu foltores, madje duke shtyrë Alibeajn kërkoi fjalën.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi që të ulej Berishës. Berisha refuzoi, ndërsa fjalën për procedurë e mori Taulant Balla. Balla e cilësoi të pashembullt përplasjen e Berishës në foltore me Alibeajn dhe i kërkoi Nikollës pushim të seancës.

Ndërkohë, Berisha i ktheu përgjigje Edi Ramës në dalje të Kuvendit në lidhje me deklaratën e Kryeministrit se do të ndërpresë marrëdhëniet me PD nëse në krye të saj vjen Berisha.

“E falenderoj për këtë qëndrim, sepse faktoi që ka frikë nga opozita e vërtetë”, tha Berisha para gazetarëve.

Presidenti, opozita do të propozojë kandidatët deri në raundin e tretë
Presidenti, opozita do të propozojë kandidatët deri në raundin e tretë Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Partia Socialiste pranoi dokumentin e Alibeajt që opozita të
ketë ekskluzivitetin për propozimin e kandidaturave për President deri në
raundin e tretë.



Pas një diskutimi për rreth një orë e gjysmë mes përfaqësuesve
socialiste dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, palët
ranë dakord për të vijuar me propozimin e emrave që në raundin e dytë, që do të
mbahet më 23 maj.

⁣Fëmijët ‘normalizojnë’ punën e Kuvendit (për pak momente)
⁣Fëmijët ‘normalizojnë’ punën e Kuvendit (për pak momente) Gazeta Si 66 Shikime • 4 years më parë

Prania e një grupi fëmijësh në sektorin e publikut të sallës së seancave plenare të Kuvendit ndërpreu përkohësisht përplasjet mes Ramës nga njëra anë dhe Bashës e Berishës në anën tjetër.

Hyrja e fëmijëve në sallë kapi pa përgatitur Ramën, që ishte duke folur.

“Çfarë janë ata kalamaj? Në qoftë se ata janë fëmijë, atëherë ne kemi detyrën të respektojmë ata. Unë personalisht do të ndaloj tani fjalën sepse hynë disa fëmijë atje dhe është mirë të respektohen ata fëmijët.

Fëmijë i pashë, por thashë se mos për shembull kanë hyrë gabimisht. Nëse kanë ardhur për të na ndjekur ne, ne duhet të ndjekim ata. Po e ndërpres këtu dhe do ta vazhdoj kur të dalin fëmijët”, tha Rama.

Teksa po ulej, bëri edhe disa batuta. “Xhaxhi Fatmiri po flet është ai atje në fund. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’ju tregoj se kush është“. Kreu i qeverisë u ul, ndërkohë që Lindita Nikolla ndërpreu seancën për disa minuta deri kur përfundoi vizita e fëmijëve.

Pas kësaj, Rama nga njëra anë dhe Berisha e Basha nga ana tjetër iu rikthyen ‘normalitetit’ të seancave plenare pa fëmijë.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi
Deputeti demokrat Saimir Korreshi Gazeta Si 66 Shikime • 3 years më parë

⁣Deputeti demokrat i Lushnjes Saimir Korreshi, ka reaguar për ndërprerjen e fondeve të IPARD III për bujqësinë shqiptare, në mënyrën e tij.

Showing 114 out of 115