Videot kryesore

Incidentet në garën Sprint në Miami 2025
Incidentet në garën Sprint në Miami 2025 Gazeta Si 44 Shikime • 1 year më parë

Red Bull vs Mercedes dhe Racing Bull vs Aston Martin

Dita e parë e UEFA-s në Tiranë
Dita e parë e UEFA-s në Tiranë Gazeta Si 48 Shikime • 1 year më parë

Gjithçka nisi me mbërritjen e Presidentit Ceferin në Rinas dhe pritjen me tapet të kuq, që FSHF dhe Presidenti Duka, kishte rezervuar për të. Në mbrëmje, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, drejtues të federatave evropiane dhe emra të njohur ish futbollistësh, u mblodhën në "Arenën Kombëtare" ku përjetuan mikpritjen tradicionale shqiptare.

Tension te Milani, Bakajoko sqaron sherrin me Gatuzon
Tension te Milani, Bakajoko sqaron sherrin me Gatuzon Gazeta Si 126 Shikime • 7 years më parë

Tension te Milani, Bakajoko sqaron sherrin me Gatuzon

Video e publikuar nga PD per shitblerjen e votes
Video e publikuar nga PD per shitblerjen e votes Gazeta Si 116 Shikime • 7 years më parë

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka denoncoi edhe me anë të një videoje, atë që ai e quajti blerje e votës nga ana e përfaqësuesve të PS-së në Tiranë.

Të ndjesh turp sepse nuk mund të ndihmosh më shumë, historia e një sipërmarrësi
Të ndjesh turp sepse nuk mund të ndihmosh më shumë, historia e një sipërmarrësi Gazeta Si 63 Shikime • 7 years më parë

Alban Karadashi me nje grup vullnetare miqsh prodhojne mburoja plastike per mjeket

Rama me fjalën e Calaveras: Nuk ka 15 kushte para nisjes së bisedimeve me BE
Rama me fjalën e Calaveras: Nuk ka 15 kushte para nisjes së bisedimeve me BE Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama solli fjalën e eurodeputetes, Genoveva Ruiz Calavera për të përforcuar pretendimin e tij se nuk ka 15 kushte të vendosura nga Bashkimit Europian para hapjes formale të bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë.

Rama e shoqëron videon e publikuar nga fjala e zonjës Calavera në Komitetin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, mbajtur ditën e hënë me një shënim për të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën.

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë e ka thjesht për qëllimin politik të luftës qorre me Qeverinë në mexhelisin poplitik dhe mediatik”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në fjalën e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme të PE-së, Calavera flet në emër të Komisionit Europian, si drejtore në Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Zgjerimit. Ajo e pranon se janë 15 kushte, por sqaron eurodeputetët e këtij Komiteti se jo të gjitha janë vendosur për t’u plotësuar përpara hapjes formale të negociatave.

“Të 15 kushtet janë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve ndërqeveritare. Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës dhe të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare”, tha Calavera.

Eurodeputetja u referohet tre kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman dhe më pas të pasqyruara edhe në vendimin e Këshillit Europian, që përcaktoi si kushte që duhen plotësuar përpara mbledhjes së parë ndërqeveritare plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, plotësimin e Gjykatës së Lartë dhe reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Permbytjet
Permbytjet Gazeta Si 155 Shikime • 6 years më parë

⁣Permbytjet

Zjarri shkrumbon kurorën me pisha në Mamurras
Zjarri shkrumbon kurorën me pisha në Mamurras Gazeta Si 88 Shikime • 5 years më parë

⁣Zjarri shkrumbon kurorën me pisha në Mamurras

Go Taps
Go Taps Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Si funksopnon Go Taps

Ceremonia e prehjes së tre oficerëve të policisë në “Varrezat e Dëshmorëve”
Ceremonia e prehjes së tre oficerëve të policisë në “Varrezat e Dëshmorëve” Gazeta Si 96 Shikime • 4 years më parë

Ceremonia e prehjes së tre oficerëve të policisë në “Varrezat e Dëshmorëve”

Kurti e Vuçiç në takimin e përbashkët urgjent në Bruksel
Kurti e Vuçiç në takimin e përbashkët urgjent në Bruksel Gazeta Si 46 Shikime • 4 years më parë

⁣Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçi⁣ç .

Në kërkim të një strehe, e paralizuara me sytë nga qielli
Në kërkim të një strehe, e paralizuara me sytë nga qielli Gazeta Si 43 Shikime • 3 years më parë

Shpresa Spahiu, 49-vjeçarja paraplegjike jeton prej 5 vitesh në një garazh të një pallati 11-katësh në zonën e "Don Boskos".
Por gruaja nuk ka gjetur qetësi, megjithëse ambientin e ka përshtatur për kushtet e saj fizike, pasi sa herë bie shi, "shtëpiza" e saj përmbytet.
Shirat e rrëmbyeshëm të nëntorit ia dëmtuan pajisjet elektroshtëpiake duke nxjerrë jashtë funksioni lavatriçen, kundrabufenë, ndërsa lagështira ka prekur disa centimetra lartësi edhe muret e shtëpisë. Gjurmët e shirave më të fundit, duken akoma tek muret dhe mobiljet e shtëpisë.

Video e parë e denoncimit të Luiza Gegës
Video e parë e denoncimit të Luiza Gegës Gazeta Si 57 Shikime • 1 year më parë

Në Federatë, nuk më duan as mua dhe as Atletikën.

Agon Maçolli gjen golin ndaj OB Odense
Agon Maçolli gjen golin ndaj OB Odense Gazeta Si 47 Shikime • 1 year më parë

Sulmuesi shqiptar sh⁣ënoi n⁣ë transfert⁣ën e humbur 3-2 n⁣ë Superlig⁣ën daneze.

NBA 'flet' shqip, këngë dhe valle para ndeshjes
NBA 'flet' shqip, këngë dhe valle para ndeshjes Gazeta Si 54 Shikime • 7 muaj më parë

⁣21 mijë tifozët në 'United Arena' në Amerikë kanë qenë
dëshmitarë dhe kanë shijuar këngë dhe valle tradicionale shqiptare.

Para ndeshjes së NBA midis Chicago Bulls dhe Indiana Pacers,
një grup shqiptarësh që jetojnë në SHBA kanë performuar me këngë dhe vallë
tradicionale shqiptare.

Në fund vendasit e Bulls u mposhtën 126 - 145 nga Pacers.

Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet”
Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet” Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Atë e kanë zili pothuajse të gjithë, por më shumë “të çuditur” mbeten ata që nuk kanë provuar ende të ngjisin qoftë edhe një mal, e të kuptojnë atë lumturinë që do të ndiejnë duke “e pushtuar” atë. Ndonëse është 8 vjeç, e mbase siç thotë edhe gjyshja e tij, – Ladi Sulo, që të gjithë e përngjajnë me mishërimin femëror të Dashnor Dikos (i famshmi i “Bananes”) – “Markus nuk e kupton realisht se çka po bën, por kur të rritet, do falënderojë nënën e veten, duke u ndier krenar”. Maja e Jezercës, Korabi apo maja e Çikës e Shëndëllia janë disa nga arritjet e këtij “fëmije” 8-vjeçar, – atë që shumë alpinistëve, u duhen muaj stërvitjeje (një shoqatë ka disa muaj që stërvit alpinistët dhe dashamirësit e maleve me majat e larta, duke u thënë se po përgatitemi të pushtojmë malin më të lartë në Shqipëri, Korabin).

Video/ Fëmijët e pasur sillen si "të fortë" sfidojnë policinë me makinë
Video/ Fëmijët e pasur sillen si "të fortë" sfidojnë policinë me makinë Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, e cila është postuar pikërisht në llogarin Rich Kids of Tirana në Instragram (Fëmijët e pasur të Tiranës) ku një person i jep makinës luksoze Benz AMG, duke i xhiruar gomat dhe e sjell rrotull makinën (drift) përpara godinës së komisariatit numër 6 të Policisë, në zonën e Kombinatit.

“Sipër shtetit”, është shprehja që e shoqëron këtë video, ku në makinë shfaqen disa janë brenda dy persona. Ndërsa një i tretë i filmon këtë spektakël që zhvillohet para godinës së policisë. Në një moment tek dera e komisariatit shfaqet një oficer policie, por asgjë nuk ndodh më tepër.

Pak pas shpërndarjes së këtyre pamjeve, Policia njoftoi se kishte shoqëruar personin që drejtonte këtë mjet, ndaj të cilit rëndojnë dy akuza, një penale dhe një administrative.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme”, deklaron Policia e Shtetit.

Video – Si e mban Jurgen Klopp në formë Livepulin
Video – Si e mban Jurgen Klopp në formë Livepulin Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Trajneri Jurgen Klopp përpiqet që të mbajë lart si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht lojtarët e Liverpulit, përmes organizimit të seancave stërvitore në distancë, ku të gjithë lojtarët janë nëpër shtëpitë e tyre.

Në një seancë të tillë, Klopp u kujton lojtarëve se talenti Harvey Elliot ka ditëlindjen dhe u kërkon të gjithëve që ta urojnë fillimisht në anglisht dhe më pas në të gjitha gjuhët që flitet nga lojtarët e “The Reds”.

E mes gjuhëve që fliten në “Anfield” është edhe shqipja. Xherdan Shaqiri ‘zbatoi’ urdhrin e Klopp për t’i përçuar në shqip një “Shumë urime për ty!” shokut të skuadrës, Harvey Elliot.

Thaçi: Dorëhiqem nëse merrem i pandehur! Do të dal i pafajshëm si Haradinaj
Thaçi: Dorëhiqem nëse merrem i pandehur! Do të dal i pafajshëm si Haradinaj Gazeta Si 72 Shikime • 6 years më parë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cilësoi fabrikime akuzat e hedhura ndaj tij nga Gjykata Speciale dhe është i bindur në pafajësinë e tij dhe ashtu si Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e të tjerë bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm nga akuzat për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe tortura.

“Bashkëluftëtarët e mi, me disa prej të cilëve paqja na ka ndarë shpesh në taborë të ndryshëm politikë, i kanë sfiduar me forcën e madhe të së vërtetës shumë fabrikime të ulëta dhe në fund pafajësia e tyre ka shkëlqyer mbi plehun e akuzave monstruoze. Njëjtë do të jetë edhe me mua dhe me vëllain tim nga gjaku i luftës, Kadri Veseli”, deklaroi Thaçi.

Presidenti i Kosovës iu adresua për herë të parë qytetarëve dhe jo vetëm atyre. Ai kërkoi unitet mbarëkombëtar përballë kësaj situate, ndërsa tha se në ditët në vazhdim do të konsultohet me udhëheqësit politikë të Kosovës. Ai garantoi se nëse akuzat zyrtarizohen nga gjykata dhe ai merret i pandehur do të japë dorëheqjen dhe në procesin gjyqësor nuk do të dalë si President i Kosovës.

“Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat”, u shpreh ai.

Në video-mesazh ai hodhi poshtë akuzat e prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë, që e akuzuan se së bashku me Kadri Veselin janë përpjekur të sabotojnë punën e tyre.

“Sot, kush thotë se qenkam bërë pengesë, madje edhe sabotues i kësaj gjykate, në rastin më të mirë është i keqinformuar dhe në rastin më të keq është tendencioz”, u shpreh ai.

Thaçi foli për standarde të dyfishta nga ana e drejtësisë ndërkombëtare sa u takon krimeve të luftës në Kosovë.

“Por, nga ana tjetër, dikush duhet ta bëjë bilancin e këtyre 21 viteve hetime, procese dhe gjykime për krimet e luftës në Kosovë. Unë do të isha njeriu më i lumtur nëse do të shihja se bashkësia ndërkombëtare aplikon standarde të njëjta mes Kosovës e Serbisë në adresimin e krimeve të luftës. Fatkeqësisht, jo vetëm që nuk e shoh këtë standard e proporcionalitet, por shoh të kundërtën e tij. Serbia ecën në rrugën e negocimeve për anëtarësim evropian, ndërsa Kosova nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë!”, vijoi ai.

Presidenti thotë se nuk e sheh këtë si formë komploti ndaj Kosovës, por qasja e ndryshe e ndërkombëtarëve është lehtësisht e dallueshme. Ai tha se gabimet që ka bërë lidhen vetëm me aktivitetin si politikan dhe jo si luftëtar i UÇK-së.

“Por asnjë faj a gabim i yni apo i imi, nuk e justifikon faktin që Kosova qe 21 vjet vazhdon me proceset e ballafaqimit me krime lufte në hapësirën e saj, e në anën tjetër në Serbi ka rënë heshtja e varrit për krimet e luftës. Këtë heshtje të Serbisë e bën edhe më të rëndë heshtja e bashkësisë ndërkombëtare”, vijoi Thaçi.

Presidenti i Kosovës i qëndron bindjes për dialog dhe paqe me Serbinë, pavarësisht akuzave dhe këmbëngul se të vetmet ligje që ka shkelur kanë qenë ligjet e Sllobodan Millosheviçit.

“Nuk pajtohem as nuk e pranoj dot faktin që për mijëra shqiptarë të zhdukur nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviçit, eshtrat e të cilëve janë në dheun e Serbisë, të mos ketë as deklarata të ndërkombëtarëve. A mos vallë duhet të presim edhe ditën kur të na thuhet se duhet t'i kërkojmë falje Serbisë për të zhdukurit tanë, për nënat e motrat tona ta përdhunuara, për spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër nesh?! Kjo pyetje absurde lind natyrshëm pasi askujt në Serbi më nuk i kërkohet llogari për krimet e luftës!”, shtoi Presidenti.

Thaçi tha se politikës iu fut me drojë dhe e sfiliti më shumë sesa lufta për liri. Por, nënkuptoi se nuk do të heqë dorë prej saj, as nga posti i Presidentit, pavarësisht akuzave me të cilat përballet.

“Sot nuk dua të rendis të arriturat e karrierës sime, sepse ky nuk është as një mesazh lamtumire, as një moment bilanci pune për mua. Dua vetëm t'ju them se kam mbajtur mbi kurriz shumë akuza dhe shumë ofendime gjatë tërë këtyre viteve. Por, një gjë është e sigurt: nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë qoftë edhe një provë të vetme në adresën e Hashim Thaçit për shkelje të ndonjë ligji. Ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviçit”, u shpreh ai.

Presidenti i Kosovës thotë se politikën nuk e ka parë asnjëherë si burim jetese, por si mision për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve. Me akt-akuzën e publikuar nga Gjykata Speciale e pranon se Kosova po hyn në një kapitull të ri vështirësish të panjohura, edhe për vetë atë.
 
“Kjo nuk është asgjë e re, pasi historia jonë ka pasur shumë periudha të vështira. Ky është një kapitull i ri edhe për mua dhe në këto momente ende nuk e di se sa i vështirë do të jetë. Por, unë jam gati ta shkruaj këtë kapitull me të vërtetën time përballë kujtdo qoftë”, thotë ai.

Thaçi nuk është i sigurtë nëse publikimi i akt-akuzës së tij gjatë në momentin që po udhëtonte në drejtim të Uashingtonit për t’u takuar me Vuçiçin në Shtëpinë e Bardhë në dialogun e ndërmjetësuar nga SHBA është rastësi, apo intrigë ndërkombëtare.

“Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar. A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës? Rrugën ma prenë. Por, nuk ma cenojnë besimin në vlerat që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë për mua dhe për qytetarët e Kosovës”, thotë ai.

Publikimin e akt-akuzës, Thaçi e konsideroi si skandal ndërkombëtar.

“Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik. Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimin e një bombe mediatike për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës, pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë”, u shpreh ai.

Presidenti i Kosovës nënkupton se ka një dorë që i ka interesuar ngutja për të publikuar akt-akuzën ndaj tij, por thotë se kjo do të shtjellohet në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, ndërsa shton se njoftimi i Gjykatës Speciale hodhi në erë mundësinë e një marrëveshjeje historike në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi. Prandaj apeli me të cilin dua ta mbyll ketë mesazh sonte është: Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabël të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë”, u shpreh ai.

⁣Permbytjet
⁣Permbytjet Gazeta Si 99 Shikime • 6 years më parë

⁣Permbytjet

Showing 11 out of 13