Videot kryesore

Më të mirat e Europa League në 17 Prill
Më të mirat e Europa League në 17 Prill Gazeta Si 58 Shikime • 1 year më parë

Kualifikimet drithëruese të Tottenham, Athletic, Bodo/Glimt dhe Man Utd në 1/2 finale.

Dy golëshi i parë i Asllanit për Hoffenheim
Dy golëshi i parë i Asllanit për Hoffenheim Gazeta Si 44 Shikime • 11 muaj më parë

6 pikë për vendin e 6 të Hoffenheim pas 3 golave të Fisnik Asllanit në 3 javë Bundesliga 25/26. Sulmuesi dardan shënoi 2 golëshin e parë në transfertën e kryeqytetit ndaj Union. Asllani është një nga 6 lojtarët që kanë shënuar 3 gola në 270' e para të këtij sezoni në Gjermani.

Hotel për prostitucion në Tiranë, goditet grupi që shfrytëzonte 48 vajza të huaja
Hotel për prostitucion në Tiranë, goditet grupi që shfrytëzonte 48 vajza të huaja Gazeta Si 102 Shikime • 11 muaj më parë

⁣Hotel për prostitucion në Tiranë, goditet grupi që shfrytëzonte 48 vajza të huaja

Si i ndëshkoi Fisnik Asllani vendasit në Goteborg
Si i ndëshkoi Fisnik Asllani vendasit në Goteborg Gazeta Si 24 Shikime • 10 muaj më parë

Ky ishte goli i par⁣ë i tij me Komb⁣ëtaren duke e afruar m⁣ë shum⁣ë me faz⁣ën Playoff drejt bot⁣ërorit amerikan.

Shkodër, landfilli i Bushatit në flakë
Shkodër, landfilli i Bushatit në flakë Gazeta Si 40 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Shkodër, landfilli i Bushatit në flakë

Kur Ilir Meta sulmonte Bashën e Ramën
Kur Ilir Meta sulmonte Bashën e Ramën Gazeta Si 83 Shikime • 7 years më parë

Si President i zgjedhur, Ilir Meta drejtoi fushatën e LSI-së në 2017. Ai e cilësonte Lulzim Bashën si politikan pa shtyllë kurrizore dhe deklaronte se marrëveshja e 17 majit ishte fundi i politik i kryetarit të PD.

Lleshaj per djegien e KZAZ.mp4
Lleshaj per djegien e KZAZ.mp4 Gazeta Si 99 Shikime • 7 years më parë

Ministri Lleshaj ne deklarate per median, pas sulmeve te disa KZAZ-ve ne bashkite e drejtuar nga opozita. Ministri paralajmeroi shkrirjen e policive bashkiake ne keto njesi vendore

Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën
Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën Gazeta Si 55 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama hoqi atletet me të cilat u shfaq në samitin e katër vendeve të Vishegradit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veshi këpucët në takimin e nisur me Kancelaren Angela Merkel rreth orës 09:30.

Takimi mbërrin kur duhet pak më shumë se një muaj nga vendimmarrjan e Bashkimit Europian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Takimi është thirrur nga kancelarja Angela Merkel dhe pritet të jetë vendimtar në lidhje me qëndrimin e Gjermanisë sa i takon negociatave.

Çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë pritet të nisë të diskutohet që nga java e ardhshme në Parlamentin gjerman, ndërsa vendimi zyrtar do të merret më 24 shtator. Nga sinjalet e dhëna deri më tani nga përfaqësues të qeverisë dhe të Bundestagut gjerman kuptohet qartë që ka një pavendosmëri të Berlinit për çështjen e negociatave vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut vendimmarrja pritet që të jetë pa mëdyshje për hapjen e tyre.

Kryeministri Edi Rama e konfirmoi tërthorazi këtë, kur përmes rrjeteve sociale njoftoi takimin me përfaqësues të Komitetit për Çështjet Europiane të Bundestagut. “Për të kërkuar PO-në e Parlamentit gjerman për Shqipërinë”, shkruan ai, duke vlerësuar se takimi ishte pozitiv.

Para se të takohej me Edi Ramën, Merkel ka pritur në zyrë kreun e Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Me Krichbaum, veç takimit në Komitetin për Çështjet Europiane, Rama ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër joformale para se të ulej në bisedimet me Kancelaren Merkel. Kreu për Çështjet Europiane në Bundestag është mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk bën pjesë në listën e ligjvënësve gjermanë që kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë pa rezerva.

“Nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne, ashtu si Komision i Europës, por edhe unë personalisht duam të konsultojmë edhe raportet e tjera për të marrë këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar pika shumë të qarta dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato”, deklaronte ai në një intervistë për DW në 2018.

Mes pikave të përcaktuara nga Bundestagu gjerman është përmbyllja e reformës në drejtësi, ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe sidomos lufta ndaj krimit të organizuar.

Një flamur kombëtar për çdo tifoz, “Kuqezinjtë” nisin festën që në rrugë
Një flamur kombëtar për çdo tifoz, “Kuqezinjtë” nisin festën që në rrugë Gazeta Si 62 Shikime • 7 years më parë

Tifozët “Kuqezinj” kanë nisur që prej mesditës festën që i paraprin takimit të fundit për eliminatoret e Euro2020.

Shqipëria nuk ka asnjë mundësi që të kualifikohet dhe ndeshja ndaj Francës është sa për statistikë. Por, kjo nuk ka qenë aspak pengesë që 22 mijë biletat të shterojnë me shpejtësi për këtë takim, ndërkohë që rreth orës 19:00 tifozët iu drejtuan stadiumit “Air Albania”.

Para fillimit të takimit do të ketë një ceremoni përurimi, që pritet të zgjasë rreth 15 minuta. Si pjesë e koreografisë së kësaj ceremonie, por edhe përgjatë ndeshjes në të gjitha shkallët e stadiumit është shpërndarë nga një flamur kombëtar.

video lopa.mp4
video lopa.mp4 Gazeta Si 55 Shikime • 7 years më parë

Lopa Fraser i lë amanet viçin aktivistit të kafshëve kur mendon se po largohet nga jeta

Rama prezanton masat kundër koronavirusit
Rama prezanton masat kundër koronavirusit Gazeta Si 37 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komiteti Kombëtar të Sigurisë në lidhje me epideminë e koronavirusit, megjithëse zyrtarisht deri më tani Shqipëria nuk ka deklaruar asnjë të prekur nga ky virus.

Rama bëri thirrje për qetësi dhe të mos përhapet panik.

“Shprehjen e nevojës për qetësi dhe për të mos e lënë veten që të çoroditemi nga infedemia. Nga klikimet në burime të absurditetit informativ, që me papërgjegjshmëri shpërndajnë lajme të rreme dhe rrisin efektin shumë të rrezikshëm të infedemisë duke krijuar ankth dhe panik”, deklaroi Kryeministri.

Rama tha se një prej godinave që do të përdoret si karantinë është Konvaleshenca në Durrës.

“Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcaktuar vendosjen e shtëpisë së pushimit të Ushtarakëve në zonën e Durrësit. Me OBSH është përcaktuar përmbushja e të gjitha kushteve. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka kapacitete shtesë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për masat e shtuara në shkolla. Janë rekomanduar qytetarët të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë tha se sistemi shëndetësor shqiptar është në gatishmëri dhe në gjendje që paralelisht me përballimin e një epidemie të mundshme të koronavirusit në vend, të përballojë edhe patologjitë e tjera.

“Pra kemi siguruar normalitetin e punës sa u takon patologjive të tjera. Sistemi ynë shëndetësor, ka marrë masat dhe është në gatishmëri për të gjitha skenarët me të cilat mund të përballemi në të ardhmen. Probabilteti është që të prekë edhe Shqipërinë”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama solli një statistikë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të argumentuar se nuk ka nevojë për panik.

“Mos harroni këtë statistikë të konfirmuar nga OBSH, 97 për qind e të prekurve nga koronavirusi shërohen. Së dyti, i prek të gjithë, askush nuk është imun, por godet fort më të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje, që janë të sëmurë. Përballohet me sukses nga persona të shëndetshëm dhe nga fëmijët. Kështu që është e rëndësishme që të informohemi në kohë reale nga burimet zyrtare, dhe të mbyllim sa më shumë derën e virusit të infodemisë që hyn përmes kanaleve, portaleve dhe burimeve të llogjeve dhe pazare dhe duke menaxhuar ankthin dhe panikun me solidaritet, duke besuar tek solidariteti dhe tek mbështetja e pakufijshme që ne u japim të gjithëve dhe jemi të përgatitur në çdo situatë”, tha Rama.

Rama: Votë pro paktit të 5 qershorit, hapje të listave dhe ndalim të koalicioneve
Rama: Votë pro paktit të 5 qershorit, hapje të listave dhe ndalim të koalicioneve Gazeta Si 59 Shikime • 6 years më parë

Prej ditësh, Edi Rama ndodhet nga njëra anë nën presionin e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim që të miratojë në Kuvend pa vonesa dakordësinë e arritur në Këshillin Politik për reformën zgjedhore dhe nga ana tjetër nën presionin e opozitës jashtëparlamentare për ndryshimin e sistemit, hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Por, Partia Socialiste mendon se ka një ekuilibër për të plotësuar kërkesat e dy opozitave dhe kërkesën e pjesës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë hapjen e listave. Ekuilibri, sipas socialistëve është miratimi pa asnjë ndryshim i marrëveshjes së 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik me PD dhe LSI dhe hapja e listave sipas kërkesës së opozitës parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se dy proceset ecin paralelisht dhe nuk cenojnë njëri-tjetrin.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese ecën në mënyrë tërësisht të pavarurr nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dakordësimi i 5 qershorit nuk do të preket. Më 15 korrik ligjet diskutojnë dhe nuk preket asnjë prej atyre amendimeve dhe dokumenti i plotë sipas marrëveshjes që kemi dakordësuar më 5 qershor. Janë dy procese të pavarura që duhet të përmbyllen sa më shpejt”, u shpreh Balla.

Por, hapja e listave, siç deklaroi Kryeministri Edi Rama, do të duhet të shoqërohet me ndalim të koalicioneve parazgjedhore për çështje praktike.

“Listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioenve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, artimetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë, apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është çështje e tyre”, u shpreh Rama.

Për të ilustruar se nisma për hapjen e listave nuk prek sistemin zgjedhor, Rama solli qëndrimet e Venecias.

“…(Venecia) thotë se janë tre elementë që përbëjnë një sistem zgjedhor; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi. Së dyti, madhësia e zonave zgjedhore, nuk preket dhe së treti KQZ. Kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo prekje e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit, pra produkt i kësaj”, deklaron ai.

Kryeministri mendon se nuk ka arsye se përse Partia Demokratike ta refuzojë hapjen e listave për mungesë kohe, përsa kohë ka pranuar ndryshimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Ky (ndryshimi i KQZ-së) është një ndryshim esencial, shumë më esencial se hapja e listave dhe derisa bëjmë këtë s’ka pengesë që të bëjmë tjetrën. Qoftë Venecia, apo instancat e tjera çështje si lista të hapura, lista të mbyllura, apo pragu kaq e aq, i konsiderojnë mekanizma korrektues të një sistemi”, u shpreh ai.

Rama sqaroi edhe kohën kur i lindi bindja se listat duhen hapur.

“Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice, apo pakice qeverisëse. E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet, sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore”, deklaroi ai.

Kryeministri iu përgjigj edhe shqetësimeve se nisma për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve mund të shkaktojë reagimin e ndërkombëtarëve, që ndërmjetësuan marrëveshjen e 5 qershorit me Partinë Demokratike.

“Adresimi i shqetësimit është korrekt nga ana e të gjithë miqëve tanë dhe po kaq korrekte është edhe përgjigjia e Partisë Socialiste: marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket”, tha ai.

Ndryshimet sipas marrëveshjes së 5 qershorit janë futur në kalendarin e punimeve për në seancën e 23 korrikut, ndërkohë që më 30 korrik është vendosur diskutimi i nismës së opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesa për hapjen e listave.

Socialistët kanë sugjeruar më herët edhe një marrëveshje trepalëshe, me shpresën e gjetjes së një dakordësie për hapjen e listave. Por, hapja e listave u kundërshtua nga Partia Demokratike ditën e enjte, me arsyetimin se nuk ka më kohë për ta realizuar një gjë të tillë.

Avni Mula- Në Valsin e Përjetësisë
Avni Mula- Në Valsin e Përjetësisë Gazeta Si 109 Shikime • 6 years më parë

Momentet më të ligshta ndiente ato kur pesha e viteve mbi supe, nuk e linin të ngjitej më në skenë, por jehona e “Valsit të Lumturisë”, një nga krijimet e tij të para i falte kënaqësi të pamatshme, sepse vitet as e kishin zbehur e as e kishin mbuluar me harresë.

Në moshën 92-vjeçare, baritoni dhe kompozitori i madh shqiptar Avni Mula, fluturoi, siç shkruante e bija Inva në lajmërimin e përmortshëm se gjigandi i muzikës kishte fluturuar drejt valsit të përjetësisë.

I jetoi të gjithë kohët muzikanti gjakovar, i brumosur me kulturë shkodrane dhe i formuar në Konservatorin e Moskës, ku njohu dhe dashurinë e madhe të jetës, Ninën.

Ishte viti 1952, kujtonte dikur e ndjera soprano ruse, e cila e bëri Shqipërinë atdheun e saj, kur njoh me djalin e pashëm dhe elegant që këndoi për publikun atje “Luleborë”-n e Simon Gjonit.

Pastaj dashuria do të lindte në skenën e operas “Pagliacci”, të Leoncavallo-s. Dy këngëtarët lirikë – njëri bariton e tjetra soprano do të interpretonin fill edhe “Eugjen Oniegin”, të Çajkovskit.

Vite më pas, do të ishte e bija që do ta sillte produksionin e “Pagliacci”,në TKOB, aty ku prindërit e saj u ngjitën për dekada.

U martua me të bukurën soprano ruse dhe më 1957 do ta sillte me vapor nga Moska drejt portit të Durrësit e më pas në shtëpinë e tij në Shkodër.

Nga shumë dashuri të lëna në mes për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Rusisë, ajo mes Avni dhe Nina Mulës mbijetoi. Nina u kthye më 1960-n, pas letrës që i shoqi i dërgoi dhe prej asaj kohe për të afërmit e saj do të njoftohej përmes ndonjë letre të rrallë.

Por ishte puna artistike që i mbante të lumtur e të lidhur me njëri-tjetrin gjithmonë, brenda dhe jashtë skene.

Por në Tiranë, operat do t këndoheshin në gjuhën shqipe. E para opera që interpretuan në Teatrin e Operas dhe Baletit ishte “Jolanda” e Çajkovskit. Por Çajkovski tanimë nuk fliste rusisht dhe i takonte Avni Mulës ta ndihmonte të shoqen në interpretim, siç kish bërë ajo kur jetonin në Rusi.

“Ne kemi interpretuar bashkë shumë role në opera”, thoshte Avni Mula dhe ato më të bukurat, sipas tij, i kishte kënduar me Ninën. Pas skenës së Teatrit të Operas, rritën dhe dy vajzat e tyre, Adelinën pianiste dhe Invën soprano, sepse siç rrëfente Nina, qe e vështirë të gjeje dado që u përshtateshin orareve të vona të artistëve operistikë.

Edhe në vitet e brishta të moshës së shkuar, e kishte të vështirë të ndahej nga zakoni për t’u ndalur tek Teatrit i Operas dhe Baletit.

“Unë vij shpesh në TOB. Shikoj gjendjen që është sot opera, kujtoj miqtë dhe shokët e mi, që kemi punuar këtu”, kujtonte vite më parë artisti, i cili më 4 janar të këtij viti mbushi 92 vite të jetës, ku ndër to shumë i kishte kaluar në skenë.

Kujtonte vitin 1957, kur ishin transferuar nga opera e vjetër tek Akademia e Arteve në godinën e stilit sovjetik të Pallatit të Kulturës, tashmë me salla të restauruara dhe gati për shfaqje.

Kujtonte operan “Traviata”, “Berberi i Seviljes” “Skënderbeu”. Kujtonte se qe nga prijësit kryesorë të veprës dhe kujtonte se rolin e Skënderbeut e patën luajtur miqtë e tij, me të cilët ndau vitet e Konservatorit, si Gjon Athanas, Gaqo Çako e të tjerë.

Në vitet ’50 studentët shqiptarë në Moskë si Gjon (Xhon) Athanas, Ibrahim Tukiçi, Pjetër Gaci, Çesk Zadeja, Rifat Teqja , Agron Aliaj, Petrit Vorpsi e të tjerë, do të bëheshin elita e artit shqiptar.

Pasi interpretoi në opera role si Figar te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit apo Gjeta tek “Mrika” e Prenk Jakovës dhe siç numëronte ai, në mbi 30 opera më 1966-n, nga repertori u hoqën veprat e huaja.

Opera, ushqimi kryesor i këngëtarëve lirikë do të merrte fund dhe kështu Avni Mula do t’i kushtohej gjithnjë e më shumë kompozicionit.Kur kujtonte sesi ua hoqën operat e huaja, Avni Mula thoshte se artistin e mbante gjallë repertori.

Edhe kompozicioni, rrëfente ai i kishte falur shumë kënaqësi, veçanërisht kur këngët dëgjoheshin, vlerësoheshin dhe mbeteshin në memorien e popullit, edhe atij të thjeshtit që nuk kishte pasur mundësi të hynte në sallën e operas.

Kështu do të ngjitej në skenën e Festivalit të Këngës, qysh në edicionin e parë më 1962-shin, me disa interpretime bashkë me miqtë e tij Ibrahim Tukiçi e Gjoni Athanas.

Në festivalin e katërt të Këngës në RTSh, do të krijonte të famshmin “Valsi i Lumturisë”. Të tjerë këngë që kanë mbetur të gjalla në breza janë edhe “Nënë moj do pres gërshetin”, e interpretuar nga Vaçe Zela më 1976, duke marrë çmimin e parë , “Këngët e Atdheut tim” apo “Shqipëri o vendi im”.

Në ato vite shkroi edhe operetën “Karnavalet e Korçës” dhe më 1984 –n operan “Borana”.“Sa i takon veprave të mëdha që i janë kushtuar atdheut, për mua vepra “Borana” mbetet më e bukura”, thoshte artisti, ndërsa opera do të ringjitej vite më pas në skenë, në vazhdën e rikthimit të veprave të kompozitorëve shqiptarë.

“Lamtumirë axha Avni! Kështu të qeshun do të kujtoj përgjithmonë”, shkruante pianisti Genc Tukiçi, biri i mikut të tij, Ibrahim Tukiçi, i cili kishte postuar një fotografi me Mulën në ditëlindjen e tij të 92-të.

Mesazhe ngushëllimi do të vinin edhe nga politika. Kryeministri Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha, kryebashkiaku Veliaj, Kreu i Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës shprehën hidhërimin për ndarjen nga jeta të lirikut shqiptar. Kolos i muzikës shqiptare e cilësoi kreu i shtetit, ndërsa Ruçi e quajti “kolonë zanore të jetës shqiptare”, artistin e madh.

Në maj të këtij viti, sallës së koncerteve në shkollën e muzikës “Servete Maçi” iu vu emri i Avni Mulës. Në përurim qe edhe vetë artisti, i cili u ul të interpretonte në piano.

“Tashmë u bashkuan në qiell! Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para: “Kur këndoj për ty moj nënë” “I ëmbël zëri i gjyshes” “Për çdo vit në maj” Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty!” shkruante kantautori Ardit Gjebrea.

Mbi humbjen e Mulës ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila shkruante ““Valsi i lumturisë” sonte fluturon lart në qiell me engjëjt duke marrë me vete shpirtin e artistit shumë të dashur Avni Mula, që jetoi me artisten e rrallë, lindi artiste të rrallë dhe lumturoi me muzikën e tij sa e sa artistë që e kënduan dhe artdashës që e adhuruan!”.

Kumbaro do të kujtonte edhe 90 vjetorin e ditëlindjes së Avni Mulës, një festë surprizë nga e bija, Inva, më 2018-n në mjediset e Teatrit të Kukullave.Një nga dëshirat, të cilën mundi ta realizojë me të shoqen sa qe gjallë ishte të vizitonte edhe nëjeherë Konservatorin “Çajkovski”, ku u formua si artist dhe gjeti dashurinë e jetës.Dëshirnte edhe të kthehej në vendlindje, Gjakovë për një shfaqje me dashamirët e artit, duke ia dalë ta realizonte me të bijën.

Për ndarjen nga jeta të Artistit të Popullit dhe Nderit të Kombit, dy tituj që vlerësuan karrierën e tij, do të reagonin edhe presidenti i Kosovës Thaçi dhe ish-kryeminstri Haradinaj, duek e cilësuar humbje të madhe të kulturës kombëtare.

Mula nuk e ndali hovin edhe në dhjetëvjeçarët e fundit, duke publikuar më 2008-n, videoklipin me Liljana Kondakçi “Udhëtim në Pranverë” dhe një vit më vonë videoklipin “Vajza me kaçurrela”. “Kam kënduar muzikën shqiptare dhe të huaj, e cila më ka falur shumë në jetën time dhe nuk kam pengje”, thoshte vite më parë Avni Mula, ndërsa Valsi i tij i Lumturisë do të jehojë gjatë tek shqiptarët.

Xhevit Sinani në Gjykatën e Elbasanit i akuzuar për vrasjen e gruas dhe të vëllait në Gramsh
Xhevit Sinani në Gjykatën e Elbasanit i akuzuar për vrasjen e gruas dhe të vëllait në Gramsh Gazeta Si 70 Shikime • 4 years më parë

⁣Xhevit Sinani në Gjykatën e Elbasanit i akuzuar për vrasjen e gruas dhe të vëllait në
Gramsh

Arrestimi i Klered Bozhanajt pas plagosjes me armë zjarri të policit të "Shqiponjave"
Arrestimi i Klered Bozhanajt pas plagosjes me armë zjarri të policit të "Shqiponjave" Gazeta Si 78 Shikime • 3 years më parë

⁣Arrestimi i Klered Bozhanajt pas plagosjes me armë zjarri të policit të "Shqiponjave"

Në kërkim të një strehe, e paralizuara me sytë nga qielli
Në kërkim të një strehe, e paralizuara me sytë nga qielli Gazeta Si 44 Shikime • 3 years më parë

Shpresa Spahiu, 49-vjeçarja paraplegjike jeton prej 5 vitesh në një garazh të një pallati 11-katësh në zonën e "Don Boskos".
Por gruaja nuk ka gjetur qetësi, megjithëse ambientin e ka përshtatur për kushtet e saj fizike, pasi sa herë bie shi, "shtëpiza" e saj përmbytet.
Shirat e rrëmbyeshëm të nëntorit ia dëmtuan pajisjet elektroshtëpiake duke nxjerrë jashtë funksioni lavatriçen, kundrabufenë, ndërsa lagështira ka prekur disa centimetra lartësi edhe muret e shtëpisë. Gjurmët e shirave më të fundit, duken akoma tek muret dhe mobiljet e shtëpisë.

Godina e bar-lulishtes "Butrinti" në Sarandë përfshihet nga flakët
Godina e bar-lulishtes "Butrinti" në Sarandë përfshihet nga flakët Gazeta Si 81 Shikime • 2 years më parë

⁣Godina e bar-lulishtes "Butrinti" në Sarandë përfshihet nga flakët

Ilir Meta  në furgonin e policisë në Drejtorinë e Tiranës, Tedi Blushi e përshëndet
Ilir Meta në furgonin e policisë në Drejtorinë e Tiranës, Tedi Blushi e përshëndet Gazeta Si 107 Shikime • 2 years më parë

⁣Ilir Meta në furgonin e policisë në Drejtorinë e Tiranës, Tedi Blushi e përshëndet

Hafizi: "Duhej të guxonim ndaj Anglisë"
Hafizi: "Duhej të guxonim ndaj Anglisë" Gazeta Si 80 Shikime • 1 year më parë

⁣Ish traineri i Kombëtares vëren me keqardhje se në ishull nuk guxuam të sulmonim një skuadër që nuk ishte në ditën e saj më të mirë.


Podcastin e plotë e gjeni në - ⁣https://youtu.be/F1SdDAfHzT0


#epërsi #podcast #podcastclips #podcaster #podcasting #podcasts #england #worldcup #worldcup2026

Operacioni antidrogë në Tiranë me 15 të arrestuar
Operacioni antidrogë në Tiranë me 15 të arrestuar Gazeta Si 38 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Operacioni antidrogë në Tiranë me 15 të arrestuar

Showing 107 out of 165